PIKTORI I JEPĖ SHPIRT GURIT
Nuk di se ēfarė kuptimi kanė
Gjėrat qė nuk ekzistojnė
Piktori i japė shpirt gurit
Qė tė mburret shtatorja
Me duart delikate tė trėndafilave
Nga bardhėsia e zambakėve
Mundohemi ta shtrydhim bardhėsinė
E njė eliksiri tė mėndafshtė
E cila bardhėsi
Asnjėherė nuk pranon dėshtimin
E lindjes sė gjelbėrimit
Kur jemi tė nevrikosur
Ecim nėpėr vetminė e rrugėve
Si somnambulėt
Dhe kur mbėrrimė pa dashje
Nė fund tė tregimit
I harrojmė parathėniet e ngjyrave
KAH PO IKIN DITĖT
Ky dimėr
Po ikėn me bastun
kah majat e egra
Ku ti lė duart e ngrira
Kallkanėt mė shikojnė me ironi
A ka emėr kjo jetė qė po ikėn
Kur ishim bashkė
Dėgjonim se si qante era
Kurse sot
Po dėnesi nė vetmi
Si quhet lumi qė po shteron
Mė janė ngrirė lotėt
Njė grusht borė spaska mbetur
Nė kepin e shpresės sė kujtimit
Kah po ikin ditėt
Nė cilin det po ndodh
Pėrmbytja e zogjve tė bardhė
MBRĖMĖ QANTE ERA
Mendova se lumi e ndėrron rrjedhėn
por jo
Derdhet si pėrherė
Nė shtratin e vdekur tė kohės
Njė erė e marrė po troket nė kujtesė
Erdhėn edhe ujkonjat
Netėt po ulėrijnė
Ashti siē ulėrinin nė kohėrat e liga
Kah ti drejtojė lutjet
Mėkati i kujt mė zuri nė kėtė shteg
Mbrėmė i dėgjova lutjet e fundit
Dėgjova
Se si qante era e pėrlotur
NATA ISHTE E GJATĖ
Thonė se ankthi ėshtė
Njė pjesė e pandashme e gjumit
Kurse unė mendoj
Tė kundėrtėn
Gjumi ėshtė ajo pjesė e ankthit
Kur i dėgjon britmat Frojdjane
Njė eunuk pėr ēdo ditė
I mjelė yjet
Kur nė netėt e vona
Gjumi hynė nėpėr ledhnajat
E ėndrrave
Pėr ti zėnė ngushtė zhgjėndrrat
Mbrėmė vėrejta se si dėnesnin
Me mallėngjim vajtonin
Boēat e orės
Nata ishte e gjatė
Kurse tiktaku i akrepave
Ende kėndon njė elegji
Tė pa kėnduar deri mė sot
KAM FRIKĖ
Kam frikė
Kėto pamje groteske
Po mė duken si leckat e njė beteje
Diku nė majat e majave
Njė korb i zi
Nuk i ndalė krakėllimat
Mjegullat sillen vėrdallė
Si vagabondėt pa adresė
Shėtisin hijet
Njė natė e zorshme si kjo
Mė duket se asnjėherė ska ngjarė
Nė mendjen time
Kjo frikė ka diēka tė tmerrshme
Nė brendinė e saj
I zgjatė duart thellėsive
Dhe nė fund tė udhės
Mbytet nė gjolin e njė dallge pa emėr
Kam frikė
Paskam shumė frikė
Nga kjo lojė pėrplot lemeri
NJĖ PIKĖ LOTI KĖTU
Nė kėtė azil
Nuk vjen askush
Mė kuptoni kėtu ska njerėz
Po sa hynė nėpėr kėto porta
Shndėrrohen nė hije tė murrme
Njė pikė loti kėtu
I mbytė tė gjitha detet
Oqeanet janė aq tė vegjėl
Sa qė humbin
Nė sytė e pėrlotura tė gjelbėrimit
Si vesa e agullimės
Ju thash se kėtu ska mė lot
Janė tharė detet e syve
Nė kėtė azil tė paemėr
Vetėm pas qepallave tė thinjura fshehin
Njerėzit mė grotesk tė kohės
Poezi nga libri " Shi nė qytetin tim"
|