LLOJET E POSAĒME TĖ HIPNOZĖS
HIPNOZA NĖ GJUMĖ
Kjo metodė e tė
hipnotizuarit zakonisht pėrdoret pėr ta hipnotizuar dikė pa dėshirėn e tij
ose pėr ti hipnotizuar fėmijėt dhe pleqtė. Kėtu nė mėnyrė tė
drejtpėrdrejtė i drejtohemi ndėrdijes ku kurrfarė dyshimi a kritik e
vetėdijes nuk mund tė na pengojė nė arritjen e suksesshme tė hipnozės. Me
rėndėsi ėshtė qė tė gjendet momenti mė i pėrshtatshėm pėr ta aplikuar kėtė
metodė. Sipas shumė ekspertėve, rasti mė i pėrshtatshėm, ku efekti i
suksesit ėshtė gati gjithnjė i sigurt, konsiderohet ai gjatė dy orėve tė
para tė gjumit dhe ai njė orė para zgjimit.
Preferohet qė kjo metodė tė zhvillohet nė shtėpinė e personit qė
duhet tė hipnotizohet dhe ai nuk duhet tė jetė i njoftuar pėr kėtė. Mė kėtė
nuk dua tė bėj pėrjashtimin e zbatimit tė saj edhe nė ordinancė apo lokal
tjetėr, por, pėr shkaqe suksesi, sepse zbatimi i saj nė ambient tė huaj
dhe imponimi i detyruar pėr gjumė, vėshtirė realizohet nė rrethana tė
tilla dhe nė kohėn e dėshiruar nga ju.
Sė pari duhet qė ju tė vendosni tė ashtuquajturin kontakt me
ndėrdijen e personit i cili gjendet nė gjumė. Ky arrihet kėshtu: Afrohuni
tek dera e dhomės ku personi i cili duhet tė hipnotizohet ėshtė duke fjetur
dhe filloni ta shikoni me shikim magnetik duke pėrfytyruar gjithnjė situatėn
e dėshiruar. Pastaj, po nga aty, filloni tia pėshpėritni sugjestionet e
caktuara. Kėtė duhet ta bėni mė zė sa mė tė ulėt, por magnetik. Duke
vazhduar me sugjestione, filloni ti afroheni gjithnjė e mė afėr, dhe gjatė
afrimit, njėkohėsisht e rrisni edhe tonin e zėrit. Gjithashtu, ėshtė shumė
me rėndėsi qė mos tia pėrmendni emrin, sepse, nė tė shumėn e
rasteve, personi zgjohet nga gjumi. Sugjestionet i filloni kėshtu: Mos u
shqetėsoni por vazhdoni tė flini i qetė. Gjumi po ju bėhet gjithnjė e mė i
thellė, asgjė nuk po ju pengon. Po e ndieni veten shumė mirė. Gjumi po ju
bėhet gjithnjė e mė i thellė, gjithnjė e mė i thellė. Vazhdoni tė flini
kėndshėm dhe thellė. Ju po flini thellė, thellė, por zėrin tim po e dėgjoni.
Edhe pse po e dėgjoni zėrin tim, ju po vazhdoni tė flini kėndshėm dhe
thellė.... Pėr ta vėrtetuar vendosjen e kontaktit, personit qė fle duhet
ti drejtoheni me sugjestionet: Ju po flini thellė por zėrin tim po e
dėgjoni shumė mirė. A po flini thellė dhe kėndshėm? A po mund ta dėgjoni
zėrin tim?... Nė qoftė se personi pėrgjigjet pozitivisht, ėshtė e qartė se
mesazhi juaj tashmė ka depėrtuar deri tek ndėrdija e tij dhe tė gjithė
urdhrat e dhėnė nga ju ai do ti zbatojė. Por, nė qoftė se tentimi i parė
nuk rezulton me sukses kjo nuk do tė thotė se ju duhet tė demoralizoheni dhe
ti humbni shpresat. Zakonisht kjo vjen si rrjedhojė e moskontaktit tuaj me
ndėrdijen e personit tė fjetur. Ju duhet ti vazhdoni sugjestionet deri sa
ta arrini kontaktin me tė. Ka mundėsi qė procesi tė zgjasė edhe me orė tė
tėra, prandaj pėr kėtė duhet durim dhe qetėsi, nė qoftė se dėshironi tė
arrini efektin e suksesit.
Sugjestionet, siē thamė, duhet tė jenė tė drejtuara nėn dėshirėn
e fortė shpirtėrore pėr realizimin e qėllimit tė caktuar. Fjalėt qė
burojnė nga ju duhet tė krijojnė atmosferė disponuese nė psiken (ndėrdijen)
e tė fjeturit. Ato duhet tė pėshpėriten nė mėnyrė sa mė tė qetė duke krijuar
tek i fjeturi simpati pėr to. Edhe tek hipnoza nė gjumė, gjithashtu rėndėsi
prioritare duhet ti kushtohet formulimit tė sugjestioneve. Nuk guxojmė ti
themi: Nuk guxon tė urinosh natėn nė krevat, por nė tė ardhmen, posa tė
ndiesh nevojė pėr urinim, do tė zgjohesh dhe do tė shkosh nė nevojtore. Kur
tė kthehesh, do tė mund tė flesh menjėherė plotėsisht i qetė etj.
Kur ta zotėroni kėtė metodė do tė habiteni edhe vetė me sukseset
e arritura nė shumė lėmi, si nė atė tė edukimit, shėrimit etj.
HIPNOZA ME PĖSHPERITJE
Ndoshta keni pasur
rastin tė vėreni nė jetėn e pėrditshme se kur dikush pėshpėrit, zgjon tek ne
mė tepėr kureshtjen dhe vetvetiu e drejtojmė vėmendjen kah ai. Kėtė efekt
mund ta shfrytėzojmė pėr ta orientuar vėmendjen e mediumit nė atė qė i
themi.
E filloni dialogun me mediumin me tonin e zėrit normal. Gjatė
bisedės filloni ta ulni tonin e zėrit, por atė duhet ta bėni gradualisht,
ashtu qė mediumi tė mos e kuptojė se atė po e bėni me qėllim. Bisedoni
gjithnjė e mė qetė derisa zėri juaj tė mos kalojė nė pėshpėritje. Nė tė
shumtėn e rasteve, do tė vėreni se edhe mediumi vetvetiu do tė fillojė tė
pėshpėrit duke krijuar raport tė pėrbashkėt me ju. Ėshtė e domosdoshme qė
biseda tė zhvillohet nė ambient tė errėt dhe me muzikė relaksuese, si dhe
tema e bisedės tė jetė e lidhur me gjumin. Nėse e vėreni se mediumit po i
mbyllen sytė, atėherė vazhdojeni bisedėn duke u pėrqendruar gjithnjė e mė
thellė rreth gjumit, e nė qoftė se ai nuk i mbyll sytė, atėherė thuani: Ju
lutėm mbyllni sytė dhe relaksohuni. Po e ndieni vetėn mirė, ēdo gjė me ju
ėshtė nė rregull. Gjatė ēdo frymėmarrjeje po futeni thellė e mė thellė nė
gjumin hipnotik duke ndjerė njė ndjenjė kėnaqėsie dhe qetėsie... Pastaj
vazhdoni me tekstin e zakonshėm, derisa ta bini mediumin nėn pushtetin e
gjendjes hipnotike. Pas kėsaj, mund tė filloni gradualisht ta ngrini tonin
e zėrit deri nė nivel normal ose mund tė vazhdoni me pėshpėritje.

HIPNOZA ME NDĖRPRERJE
Ky lloj induktimi i
gjumit hipnotik ėshtė treguar shumė i suksesshėm, pasi pas disa
ndėrprerjeve qė bėjmė gjatė procesit hipnotik, na mundėson marrjen e
informacioneve nga mediumi pėr veprimet pozitive ose negative tė
sugjestioneve tė dhėna, pra cili sugjestion e pengon dhe cili i jep
kėnaqėsi. Kėshtu qė kjo metodė na mundėson qė tu pėrshtatemi reaksioneve
individuale tė mediumit.
Procesi zhvillohet kėshtu: Vendoseni mediumin nė njė vend tė
pėrshtatshėm, kolltuk ose krevat dhe sugjeroni; relaksojeni plotėsisht tė
gjithė trupin. Merrni frymė qetė dhe thellė. Gjatė ēdo frymėmarrjeje po
zhyteni thellė e mė thellė nė njė ndjenjė tė kėndshme qetėsie shpirtėrore
e trupore. Asgjė nuk mund tju pengojė. Tani koncentrohuni nė kėmbėt tuaja.
Po e ndieni se si kėmbėt po ju rėndohen, gjithnjė e mė tė rėnda po ju bėhen.
Tani i keni shumė tė rėnda, si plumb tė rėnda... Edhe duart po ju rėndohen.
Gjithnjė e mė tė rėnda po ju bėhen, gjithnjė e mė tė rėnda. Tani edhe duart
i keni shumė tė rėnda - plumb tė rėnda...Edhe sytė po ju rėndohen. Kapakėt e
syve gjithnjė e mė tė rėndė po ju bėhen - gjithnjė e mė tė rėndė. Aq tė
rėndė u janė bėrė sa ju nuk po mund ti mbani mė hapur. Ata janė bėrė plumb
tė rėndė. Ju nuk po mund ti hapni, por njė gjė tė tillė as qė po e
dėshironi... Po ju pushton ndjenja e rėndėsisė. Gjithnjė po ndiheni mė i
lodhur, gjithnjė e mė i lodhur...
Kėtu ndaloni pėrafėrsisht njė minutė, pastaj vazhdoni: Ende
jeni i qetė dhe po ndieni kėnaqėsi. Nė kėtė gjendje, secila pjesė e trupit
tuaj ėshtė freskuar dhe ju po ndiheni jashtėzakonisht mirė. Kur tė numėroj
deri nė tre, kėmbėt dhe duart do tju lirohen dhe do tju bėhen prapė tė
lėvizshme, si dhe sytė do tė mund ti hapni. Njė, dy, tre. Kėmbėt dhe duart
i keni prapė tė lira dhe sytė mund ti hapni. Hapni sytė! Jeni i freskėt
dhe po ndiheni kėndshėm.
Pastaj filloni ta pyetni mediumin se si dhe sa kanė ndikuar
sugjestionet tek ai. Pasi tė informoheni pėr efektet e sugjestioneve,
vazhdoni prapė me thellimin e atyre qė kanė pasur ndikim mė tė dobėt. P.sh.,
nė qoftė se mediumi thotė se nė duar ose diku tjetėr nuk ka ndier rėndėsi,
nė vazhdim duhet ti thelloni sugjestionet nė atė pikė. Vazhdimi i hipnozės
mund tė duket kėshtu: Relaksojeni prapė gjithė trupin. Mbyllni sytė dhe
filloni tė merrni frymė qetė dhe thellė. Lirohuni plotėsisht. Po e ndieni
vetėn mirė dhe kėndshėm. Gjatė ēdo frymėmarrjeje po zhyteni thellė e mė
thellė nė njė gjendje tė kėndshme qetėsie shpirtėrore e trupore. Po ndieni
nevojė vetėm pėr gjumė dhe kėtė as qė po e kundėrshtoni. Pėrkundrazi, ju po
keni dėshirė tė flaktė pėr tu futur nė kėtė gjendje gjumi tė kėndshėm. Po e
ndieni se si ajo kėnaqėsi po ju shpėrndahet nėpėr gjithė trupin. Po i
dorėzoheni me gjithė shpirt kėtij pushteti... Tani koncentrohuni vetėm nė
duart tuaja. Po e ndieni qartė se si ato po ju rėndohen, po ju bėhen
gjithnjė e mė tė rėnda. Ato po ju rėndohen gjithnjė e mė shumė, gjithnjė e
mė shumė. Tani i keni shumė tė rėnda, si plumb tė rėnda. Aq tė rėnda sa qė
ju ato as qė po mund ti lėvizni. Po e ndieni se nė to ju mė nuk keni
pushtet. Te dy duart i keni tė rėnda si plumb dhe plotėsisht tė
palėvizshme. Ju mė nuk po mund ti lėvizni. Po merrini frymė qetė dhe me
ritėm, dhe me ēdo frymėmarrje po zhyteni thellė e mė thellė nė gjumin
hipnotik - gjithnjė e mė thellė...
Kėtu prapė ndaloni pėrafėrsisht njė minutė. Pastaj prapė
vazhdoni: Edhe njė herė po e ndieni atė qetėsi tė pėrkryer. Ēdo fjalė
imja po depėrton thellė nė ndėrdijen tuaj dhe atje po mbetet e regjistruar.
Ju po e dėgjoni me vėmendje ēdo fjalė qė po ua them. Kur tė numėroj deri nė
tre, duart tuaja prapė do tė lirohen dhe do tė jenė tė lėvizshme, si dhe do
tė mund ti hapni sytė. Do ta ndieni vetėn tė kthjellėt dhe kėndshėm. Por
prapė kur ta kėrkoj kėtė nga ju, menjėherė do tė relaksoheni dhe do tė
zhyteni nė kėtė gjumė tė kėndshėm. Njė, dy, tre. Hapni sytė! Duart i keni
tė lira dhe tė lėvizshme. Jeni i kthjellėt dhe po ndiheni shumė mirė...
Pastaj prapė e pyetni mediumin se si ėshtė ndier gjatė procesit;
pėr efektet e sugjestioneve etj. Nė qoftė se ka vėrejtje vazhdoni prapė me
thellimin e sugjestioneve nė ato pika ku efekti i ndikimit ka qenė i dobėt,
e nė qoftė se nuk ka vėrejtje vazhdoni me thellimin e gjumit hipnotik.
Pėrsėritjet e vazhduara tek mediumi krijojnė refleksin e
kushtėzuar, kėshtu qė, krijimi i kėtij refleksi regjistrohet thellė nė
psiken (ndėrdijen) e tij dhe vetėm pėrsėritja e cilitdo sugjestion krijon
tek ai automatikisht efektin e dėshiruar...
Vazhdoni me thellimin e gjendjes hipnotike: Relaksohuni
plotėsisht. Merrni frymė qetė dhe thellė. Veē po merrni frymė thellė dhe
qetė. Gjatė secilės frymėmarrje po zhyteni thellė e mė thellė nė qetėsinė e
kėndshme shpirtėrore. Duart dhe kėmbėt po ju rėndohen, gjithnjė e mė shumė
po ju rėndohen. Aq tė rėnda sa qė ju nuk po mund mė ti lėvizni. Janė bėrė
si plumb tė rėnda. Edhe kapakėt e syve po ju rėndohen. Gjithnjė e mė tė
rėndė po ju bėhen. Aq tė rėndė sa qė nuk po mund ti mbani hapur. Ata po ju
mbyllen fort. Ju mė nuk mund ti hapni. Po merrni frymė thellė dhe me ritėm.
Po i dorėzoheni kėtij pushteti tė pėrkryer tė gjumit hipnotik...
Prapė ndaloni pėr njė minutė. Pastaj vazhdoni: Asgjė nuk po ju
pengon. Vetėm zėrin tim po e dėgjoni dhe asgjė tjetėr nuk po ju intereson,
vetėm zėri im. Ēdo fjalė imja po depėrton thellė nė ndėrdijen tuaj. Gjatė
ēdo fjale ju po futeni thellė e mė thellė nė gjumin e kėndshėm hipnotik. Nė
kėtė gjendje qetėsie po fillojnė tju hapen dyert e ndėrdijes suaj. Gjithēka
qė po ju them po depėrton lehtė nė ndėrdijen tuaj dhe atje po mbetet
pashlyeshėm e regjistruar. Do tė veproni ashtu siē do tju them unė. Sa herė
qė ta pėrmendi fjalėn DIO, ju menjėherė do tė bini nė kėtė gjendje qė jeni
tani. Do tė mjaftojė qė vetėm njė herė tju them DIO qė ju automatikisht tė
bini nėn kėtė pushtet tė kėndshėm shpirtėror. Ky ėshtė detyrim absolut qė
duhet ti nėnshtroheni. Ju dėshironi ti nėnshtroheni, prandaj edhe do ta
zbatoni...
Pas kėsaj pushoni prapė njė minutė... pastaj vazhdoni: Do tė
numėroj deri nė tre dhe ju do tė mund ti hapni sytė, ti lėvizni duart dhe
kėmbėt, dhe do tė ndiheni shumė i kthjellėt dhe i qetė. Tė gjitha ato qė ua
kam thėnė u janė regjistruar thellė nė ndėrdijen tuaj dhe ju do tė veproni
gjithnjė nė pėrputhje me to, derisa vetėdija nuk do tė di asgjė. Njė, dy,
tre. Hapni sytė! Po ndiheni shumė mirė, ēdo gjė me ju ėshtė nė rregull. Jeni
shumė i kthjellėt. Duart dhe kėmbėt i keni tė lehta dhe tė lėvizshme. Jeni
plot forcė dhe energji...
Pas arritjes tė gjumit hipnotik nėpėrmjet kėsaj metode,
nėpėrmjet njė lloj refleksi tė kushtėzuar, si dhe me regjistrimin e shifrės
DIO, induktimi tjetėr i saj kėrkon kohė vetėm prej disa sekondash.
Vazhdon...
|