HIPNOTIZIMI I FĖMIJĖVE
Sugjestibiliteti te
fėmijėt varet shumė edhe nga mosha e tyre, p. sh. fėmijėt e moshės mbi 10
vjeē hipnotizohen shumė mė lehtė se sa fėmijėt nėn kėtė moshė. Fėmijėt e
moshės mbi 10 vjeē, e sidomos adoleshentėt, siē thamė, hipnotizohen shumė
lehtė, prandaj te ata mund tė zbatohet ēdo lloj metode, ndėrsa tek fėmijėt
nėn kėtė moshė preferohen zakonisht metoda indirekte. Fėmija nuk duhet tė
jetė i informuar, as nga ju e as nga prindi pėr procesin e hipnotizmit qė to
tė zbatohet mbi tė. Me fėmijėt duhet tė bėni variacione tė ndryshme pėr tė
mėnjanuar te ai praninė e frikės. Fėmijės nuk duhet ti sugjeroni direkt,
por nė mėnyrė tė tėrthortė, nėpėrmjet ndonjė loje tė cilėn fėmija e
adhuron. P. sh. kėrkoni nga fėmija qė ta sjellė kukullėn qė e adhuron mė sė
shumti. Pastaj filloni ti sqaroni fėmijės se kukulla ėshtė e sėmurė dhe
duhet patjetėr tė shėrohet. Filloni tė bisedoni me kukullėn: Ti je e
sėmurė, por unė do tė shėroj. Shtrihu nė krevat dhe mbylli sytė. Kėtu lute
edhe fėmijėn qė tė shtrihet sė bashku me kukullėn, duke i sqaruar se
kukulla nuk po kupton, prandaj duhet ai ti tregojė se ēfarė tė bėjė. Pasi
tė arrini ta bindni fėmijėn qė tė shtrihet sė bashku me kukullėn, vazhdoni
me sugjestione: Tregoj kukullės se ēfarė duhet tė bėjė pėr tu shėruar.
Mbylli sytė. Ja edhe kukulla duke ju parė juve, po i mbyll sytė. Kukulla po
bėnė gjithė atė qė po e bėni edhe ju. Ajo po mėsohet nga ju, por ju duhet
ti tregoni pak mė gjatė qė tė mėsohet edhe mė mirė. Do ti mbani sytė e
mbyllur deri kur tju them unė ti hapni prapė, pasi po ti hapni ju edhe
kukulla do ti hap dhe nuk do tė shėrohet. Tani filloni tė merrni frymė
thellė - thellė, edhe kukulla, duke ju parė juve po merr frymė
thellė-thellė. Me ēdo frymėmarrje po ju lirohen duart edhe kėmbėt; edhe
kukullės gjithashtu. Tani do ti tregoni kukullės se si mbahen sytė gjatė tė
mbyllur dhe si rrihet gjatė qetė i shtrirė. Ju po e ndieni vetėn shumė
mirė; po merrni frymė shumė lehtė; kėmbėt dhe duart i keni shumė tė lehta;
po sheh njė ėndėrr shumė tė mirė, por zėrin tim po e dėgjon shumė qartė dhe
mirė. Do ta bėsh gjithė atė qė do ta sugjeroj unė. Kjo ėshtė shumė me
rėndėsi qė kukulla juaj tė mund tė jetė sėrish e shėndoshė, prandaj
gjithēka qė do tju them unė do ta zbatoni me pėrpikėri dhe kukulla juaj do
tė shėrohet...
Shumica e fėmijėve i pranojnė sugjerimet e juaja, dhe i
nėnshtrohen pa rezistencė gjumit hipnotik, duke mos i kuptuar variacionet e
lojės suaj. Por, ėshtė mirė qė sugjestionet tė thellohen edhe mė, pėr tė
qenė efekti mė i sigurt.

Pasi ta hipnotizoni fėmijėn dhe i jepni sugjestionet e caktuara,
preferohet qė, para nxjerrjes nga kjo gjendje, ti jepet edhe shifra, e cila
do tju ndihmojė shumė pėr induktimin e hipnozės sė ardhshme: Gjithēka qė
ju kam thėnė i keni mbajtur mend dhe tė gjitha do ti zbatoni vetėdijshėm.
Duke filluar nga ky moment, vetėm kur tju pėrkėdhel tri herė flokėt, ju do
ti mbyllni sytė dhe do tė bini nė kėtė gjendje qė jeni tani. Dhe prapė do
tė jeni i qetė si tani dhe do tė ėndėrrosh ėndrra tė bukura... Kur tė
numėroj deri nė tre, ju do ti hapni sytė dhe do tė dilni nga ky gjumė i
kėndshėm. Do tė ndiheni shumė mirė, do tė jeni shumė i qetė dhe duart e
kėmbėt do ti keni prapė nė gjendje normale. Njė,dy,tre. Hapini sytė! Jeni
plotėsisht i zgjuar, i freskėt dhe po ndiheni shumė mirė.
Gjatė induktimit tė gjendjes hipnotike te fėmijėt, duhet tu
kushtojmė kujdes tė posaēėm mendimeve tona, pasi qė ndėrdija e fėmijėve
ėshtė shumė e pastėr si dhe vetėdija e padjallėzuar ende, mendimet tona
pranohen shumė lehtė nga ai, e nė rast se janė negative, jo vetėm qė do tė
mungojė suksesi, por mund tė lėmė edhe pasoja nė psiken e tij tė pastėr.
Gjithashtu te fėmijėt mund tė pėrdorni edhe teknika tė tjera,
por me rėndėsi ėshtė qė mė fėmijėn tė lidhni raport miqėsor dhe procesi i
hipnotizimit duhet tė zhvillohet gjithnjė nė prani tė njėrit ose te dy
prindėrve, pasi ashtu fėmija e ndien vetėn shumė tė sigurt dhe rezistenca
ndaj sugjestioneve tė hipnotizuesit ėshtė mė e zbehtė.
Njė ndėr teknikat tjera ėshtė edhe teknika me anė tė tregimit
tė ndonjė pėrralle, teksti i sė cilės duhet tė koincidojė (i fantazuar nga
hipnotizuesi) me sugjestionet e procesit hipnotik. Por, siē thamė mė lartė,
me rėndėsi ėshtė raporti miqėsor, pasi pa njė raport tė tillė ai nuk do tė
pranojė tė bashkėpunojė miqėsisht me ju. Fėmija duhet tė shtrihet nė
krevat dhe hipnotizuesi (nė prani tė prindit), pasi e urdhėron qė ti mbyll
sytė, fillon ti tregojė ndonjė pėrrallė dhe gradualisht e futė nė pushtetin
e gjumit hipnotik.
HIPNOTIZIMI I NJERĖZVE TĖ MOSHUAR
Njerėzit e moshuar
zakonisht janė shumė rezistentė ndaj ndikimit tė gjumit hipnotik, prandaj
edhe procesi i hipnotizimit tė tyre kėrkon kohė dhe durim. Pasi qė ata
karakterizohen nga vetitė e pjekura tė personalitetit, vėshtirė i
nėnshtrohen ndikimit tė sugjestioneve, sidomos kur ato bėhen nga personi me
moshė me tė re se ata. Gjithashtu, te njerėzit e moshuar, rol tė madh luan
edhe motivacioni. P.sh., nė qoftė se ai (ajo) ėshtė i sėmurė dhe hipnozėn e
sheh si mjetė ndihmės pėr shėrim, atėherė edhe sugjestibiliteti do tė jetė
mė i rritur e edhe efekti mė i suksesshėm etj.
Induktimi i gjumit hipnotik te njerėzit e moshuar duhet
patjetėr tė fillojė me aplikimin e testeve tė sugjestibilitetit, pasi njė
induktim direkt, zakonisht pėrfundon me dėshtim. Me aplikimin e testeve tė
sugjestibilitetit, ne vėrtetojmė shkallėn sugjestibile te tė moshuarve dhe,
pasi disa nga testet e sugjestibilitetit gjithmonė pėrfundojnė me sukses,
forcojnė bindjen ndikuese tė tyre mbi ta.
Pasi ta zbatoni ndonjėrin nga testet e sugjestibilitetit me
sukses, vazhdoni me induktimin e gjendjes hipnotike. Teknika mė e
pėrshtatshme konsiderohet ajo e rėnies sė duarve, e kombinuar me ndonjė
teknikė tjetėr. Urdhėrojeni mediumin qė ti mbyll sytė dhe ti mbajė duart
tė zgjatura nė pozitė horizontale dhe filloni me sugjestionet: Duart tuaja
po rėndohen, gjithnjė e mė tė rėnda po bėhen. Gjithnjė e mė shumė po ju
rėndohen, gjithnjė e mė shumė. Gjatė ēdo pėrsėritjeje tė sugjestionit bėni
njė pauzė tė shkurtėr pėr tė fituar nė kohė, pasi pas disa minutash asnjė
individ i ri, e lėre mė njė i moshuar, nuk mund ti mbajė duart nė atė
pozicion. Duart tuaja aq tė rėnda po bėhen sa qė ju nuk po mund ti mbani
mė. Janė bėrė si plumb tė rėnda. Ato po fillojnė tė lėvizin, po fillojnė tė
bien. Ato po bien gjithnjė e mė shumė, gjithnjė e mė shumė dhe ju as qė po e
kundėrshtoni njė gjė tė tillė, pėrkundrazi, po ndieni njė kėnaqėsi. Sa mė
shumė qė po ju bien duart aq mė shumė po ju shtohet kėnaqėsia.
Pas tensionit disaminutėsh, lėshimi i duarve provokon ndjenja tė
kėndshme, pasi me rėnien e tyre fillon edhe shtensionimi i muskujve dhe
kėshtu shpejtohet edhe procesi i hipnotizimit. Ato po bien gjithnjė e mė
shumė, gjithnjė e mė shumė. Sa mė shumė qė po ju afrohen gjunjėve, aq mė
thellė po futeni nė kėtė gjendje tė kėndshme gjumi... Duart tuaja i prekėn
gjunjėt dhe ju po ndieni njė ndjenjė tė kėndshme. Po e ndieni se si ajo
ndjejė po fillon tua pėrshkojė tė gjithė trupin dhe ju po ndieni njė qetėsi
tė mrekullueshme. Ja, po fillon nga kėmbėt, nėpėr bark, gjoks, duar e deri
te koka. Asgjė nuk po ju pengon. Tė gjithė trupin tani e keni tė relaksuar
dhe tė pėrfshirė nga njė ndjenjė e kėndshme. Po ndiheni mirė dhe po i
nėnshtroheni kėtij pushteti duke u thelluar thellė e mė thellė nė kėtė gjumė
hipnotik. Jeni plotėsisht i qetė dhe ēdo gjė me ju ėshtė nė rregull. Zėrin
tim po e dėgjoni shumė qartė dhe kthjellėt. Asgjė tjetėr nuk po ju intereson
pėrveē zėrit tim. Po ndiheni gjithnjė e mė i lodhur, gjithnjė e mė i lodhur.
Thellė - thellė po futeni nėn pushtetin e kėtij gjumi tė kėndshėm hipnotik.
Vetėm zėrin tim po e dėgjoni dhe asgjė tjetėr - vetėm zėrin tim...

Nuk duhet harruar se gjatė induktimit tė gjumit hipnotik te
njerėzit e moshuar, edhe shikimi duhet tė ketė forcė magnetike, por edhe
zėri duhet tė jetė i shprehur me ton magnetik.
Pėr njerėzit e moshuar, por edhe pėr ata qė janė rezistentė ndaj
hipnozės, zbatohet edhe njė lloj teknike tjetėr, ku si mjet ndihmės pėrdoret
njė aparat i vogėl pėr elektrizim. Nė kėtė teknikė, mediumit i jepet nė
njėrėn dorė njė elektrodė e kėtij aparati, ndėrsa mė dorėn e majtė,
hipnotizuesi e merr elektrodėn tjetėr. Forca e rrymimit pėrmban 2
miliampera, ndėrsa tensioni 50 volt. Aparati posedon edhe rregullatorin, me
tė cilin e ulim ose e rrisim tensionin, varėsisht prej situatės. Posa ta
prekim mediumin me dorėn e djathtė, ne mbyllim qarkun e rrymimit dhe ai e
ndien se si atė pjesė tė trupit, ku e kemi prekur me dorė tė djathtė, po
ia pėrshkon njė fėrgėllimė e kėndshme. Efekti ėshtė veēanėrisht qetėsues
kur mediumit i preket balli, qafa ose zverku. Procedimi ėshtė plotėsisht i
parrezikshėm, si pėr mediumin, ashtu edhe pėr hipnotizuesin. Posaēėrisht
ėshtė efikas kur kombinohet me teknikėn e ledhatimit mesmerik.
Edhe biofidbeku, siē e kemi cekur mė herėt, ėshtė aparat shumė
praktik qė ka sot pėrdorim tė gjer si nė mjekėsi ashtu edhe nė organet e
policisė. Ky aparat elektronik, i cili i shndėrron ndryshimet fiziologjike
nė sinjale zėri me intensitet tė ndryshėm, mediumit i vihet nė sipėrfaqe
tė trupit nėpėrmjet elektrodave ose nėpėrmjet njė transmetuesi pėr ti
kapur kėto sinjale. Sipas pozitės sė gjilpėrės qė gjendet nė aparat, mund
tė konstatojmė ndikimin e sugjestionit tė dhėnė dhe, varėsisht nga efekti i
ndikimit, i mėnjanojmė sugjestionet joefikase dhe i stimulojmė ato efikase
duke i pėrsėritur nga disa herė.
Pėr dallim nga aparati elektrizues, ku mediumi e ndien
qarkullimin e rrymės, te ky aparat ai nuk ndien asgjė, pasi aktivitetet
fiziologjike si: valėt e trurit, rezistenca e lėkurės, tensioni i gjakut,
temperatura etj., kalojnė nėpėrmjet elektrodave deri te gjilpėra treguese e
aparatit, nga ku ne marrim pėrgjigje pėr gjendjen e tij emocionale nga
sugjestionet e parashtruara.
Pasi qė ku aparat pėrdoret edhe si detektor i gėnjeshtrave,
pėr kėtė qėllim mund tė pėrdorėt edhe nė hipnozė. Mediumit i parashtrohen
pyetje tė ndryshme dhe gjatė ēdo pėrgjigjeje nė tė cilėn mundohet tė
gėnjejė, shkaktohen tek ai reagime emocionale tė cilat e vėnė gjilpėrėn e
aparatit nė lėvizje, nga ku ne edhe konstatojmė vėrtetėsinė e pėrgjigjeve
dhe, nė bazė tė tyre, e vazhdojmė procedurėn e mėtejme tė hipnotizimit,
gati gjithnjė me sukses.
Lexues tė nderuar, kėto qė ua paraqita deri mė tani ishin vetėm
disa nga teknikat dhe metodat e ndryshme pėr induktimin e gjumit hipnotik,
nga numri shumė i madh ekzistues i tyre. Po qe se i keni zbatuar ushtrimet
pėr zhvillimin e aftėsive hipnotike dhe keni pėrfituar aftėsi tė tillė,
aplikimi i saj nė kombinim me njėrėn nga teknikat e lartėpėrmenduara me
siguri do tju sjell rezultat, pasi qė, siē do ta shihni edhe vetė mė vonė,
tė gjithė njerėzit nuk reagojnė njėjtė ndaj teknikave qė aplikoni,
prandaj, pėr tė pasur sukses, gjithmonė duhet zgjedhur teknikat qė i
pėrgjigjen karakterit tė individit i cili duhet hipnotizohet.
Gjithashtu, me rėndėsi ėshtė edhe pėrshtatja e fjalorit me atė
tė mediumit. Bisedat, e sidomos sugjestionet, duhet ti pėrshtatėn shkallės
sė ngritjes intelektuale tė tij, sepse ato ndikojnė vetėm atėherė kur
pranohen nga gjuha e ndėrdijes sė mediumit duke u transformuar nė fotografi
psikike. Kusht pėr kėtė janė sugjestionet e kuptueshme dhe tė qarta.
Arritja e hipnozės sė parė me sukses pėr ju do tė jetė pėrjetim
i paharruar. Fakti qė keni arritur qė nė personin tjetėr tė ndikoni me
fjalė sugjestive do ta forcojė aq shumė sigurinė dhe vetėbesimin sa qė do
ta ndryshojė edhe mendimin tuaj pėr shumė dukuri. Kur ta zbuloni kėtė
dimension tė ri, nuk do tė jeni mė ai njeri i mėparshėm. Do tė pėsoni, nė
njėfarė mase, ndryshim personaliteti dhe do tė krijoni bindje plotėsisht tė
reja, si mbi njeriun ashtu edhe mbi shoqėrinė, natyrėn e kozmosin nė
pėrgjithėsi. Prandaj, pėr tė pasur sukses tentativat e para, po ua
pėrkujtojmė edhe njėherė disa rregulla:
1. Zhvillimi i aftėsive hipnotike: koncentrimi shikimi magnetik
zėri magnetik.
2. Gjetja e mediumit tė pėrshtatshėm: testet e sugjestibilitetit.
3. Relaksimi trupor: frymėmarrja e thellė dhe e qetė - relaksimi i
kėmbėve, duarve, trupit, kokės.
4. Relaksimi shpirtėror:
ndjenja e qetėsisė dhe kėnaqėsisė - hapja e dyerve tė ndėrdijes.
5. Sugjestionet e dėshiruara.
6. Zgjimi nga hipnoza: dhėnia
e shifrės - rikontrollimi i sugjestioneve tė mėhershme - sugjestionet
pėrfundimtare.
Nė fund po cek edhe diēka qė ėshtė me rėndėsi. Nė qoftė se gjatė
gjendjes hipnotike mediumi humb kontrollin me ju dhe nuk reagon nė
sugjestionet tuaja ose nė sugjestionin pėr tu zgjuar nga gjendja hipnotike,
mos u shqetėsoni! Mos krijoni panik! Gjėja mė e rėndėsishme nė kėto momente
ėshtė ruajtja e qetėsisė shpirtėrore. Mos tentoni ta ndėrprisni hipnozėn nė
mėnyrė tė shpejtė, pasi nuk do tė keni sukses, por mundohuni me sugjestione
pėrkatėse ta zgjoni atė. Nėse edhe pas kėsaj nuk keni sukses, lėreni
mediumin nė atė gjendje, pasi ai vetė, pas njė kohe, do tė kalojė, nga
gjendja hipnotike nė gjendje gjumi normal dhe zgjimi i tij atėherė do tė
jetė i lehtė. Sepse, siē thotė K.Tepperwein: Ēdo njeri qė fle edhe
hipnotizohet. D.m.th., ēdo njeri, para se ta zėrė gjumi, kalon nėpėr fazat
e gjendjes hipnotike, por pa vetėdije dhe pa kontroll nga jashtė.
Edhe njė herė po e cek: nė qoftė se u pėrmbaheni udhėzimeve tė
dhėna, suksesi me siguri nuk do tė mungojė. Provojeni!
Fund
|