A dėshironi ta vėrtetoni reēetėn pėr sjellje nė
momentet e krizės, teknikė kjo tė cilėn mund tė filloni pėr ta aplikuar,
para se tė vazhdoni ta lexoni kėtė libėr?
Do t'ju njoftojė me metodėn qė e shpiku
inxhinieri Vilis Karijer, themelues i industrisė sė pajisjeve pėr ftohje.
Pėr mua ky ėshtė njė nga teknikat mė tė mira, pėr t'i pėrballuar brengave,
dhe, pėr atė dėgjova personalisht nga Karijeri.
"Si djalosh i ri, punoja nė shkritoren nė Bafalo,
tė shtetit Nju-Jork. Isha me detyrė nė repartin e njė fabrike tė qelqit nė
Pitsberg, pėr tė vendosur pajisje pėr pastrimin e gazrave teknologjike.
Metoda e jonė pėr pastrim tė gazrave ishte plotėsisht e re. E kishin provuar
vetėm nė njė rast tė mėhershėm dhe nė tjera kushte. Duke punuar nė atė
detyrė nxitėse, jam ballafaquar me vėshtirėsi tė paparashikueshme. Pajisja
funksiononte, por kualiteti i gazrave tė pastruara ishte tejet larg pritjeve
tona.
Isha i dėshpėruar. Fillova tė ndiej shtrėngime
nė lukth, dhe njė kohė fare nuk munda tė flejė.
Mė nė fund mbizotėroi arsyeja e shėndoshė dhe vetėdijesimi, se me rėndime
nga brengat asgjė nuk do tė arrijė, prandaj fillova qė kthjellėt tė mendoj.
Rezultati i gjithė asaj ishte i mrekullueshėm. Ashtu zbulova teknikėn pėr
zbrapsjen e brengave, me tė cilėn shėrbehem tash e tridhjetė vjet. Teknika
ėshtė e thjeshtė dhe e pėrshtatshme pėr tė gjithė, dhe pėrbėhet nga tre
etapa.
Etapa e parė: Haptazi dhe pa frikė e
analizova situatėn, dhe pėrpiqesha t'i paramendoj pasojat e mundshme tė
dėshtimit. Erdha nė pėrfundim se nuk mė kėrcėnohet as burgimi dhe as vdekja
me pushkatim. Vėrtet, mund tė ndodhte qė ta humbi punėn, si dhe qė
shkritorja ku punoja, t'i humbte njėzet mijė dollarė tė investuara nė ato
pajisje pėr pastrimin e gazrave.
Etapa e dytė: Pasi qė paramendova pasojat
mė tė kėqija tė mundshme u pajtova me mendimin se, nėse ėshtė nevoja, i
gatshėm do t'i pranoja ato. Thash me vete: Ky dėshtim do tė jetė goditje e
fuqishme pėr famėn time. Mund tė ndodh qė ta humbi punėn, prandaj, krahas
saj, do tė duhej tė gjej njė tjetėr. Sa i pėrket shkritores, njerėzit nė
pozita udhėheqėse janė tė vetėdijshėm se, zbulimi i mėnyrave tė reja pėr
pastrimin e gazit paraqet njė rrezik tė caktuar. Nėse ky eksperiment u
kushton njėzet mijė dollarė, do tė duhej tė pajtohen me humbjen. Prandaj le
ta llogarisin atė, si shumė pėr shpenzime tė hulumtimeve, ngase, nė fund tė
fundit, ky dhe ėshtė eksperiment. Pas mendimit tė kėtillė ndodhi diēka me tė
vėrtet e pazakontė. U ēlirova, mora frymė dhe fillova tė ndihem mė i qetė se
mė parė.
Etapa e tretė: Nga ai ēast gjithė
energjinė time e drejtova nė mendimin e qetė dhe tė kthjellėt se si sė paku
deri diku ta zbusė katastrofėn, me tė cilėn isha pajtuar thellė nė shpirt.
Si ta shpėtoj atė qė mund tė shpėtohet.

Fillova tė gjeja mjete dhe mėnyra pėr t'i
zvogėluar humbjet prej njėzet mijė dollarėsh. I kreva disa prova dhe nė fund
erdha nė pėrfundim se, me investim plotėsues prej pesė mijė dollarėve do tė
mund t'i shpėtonim pajisjet. Ashtu dhe e zgjidhėm problemin. Kėtė e bėmė,
dhe nė fund shkritorja i fitoi pesėmbėdhjetė, nė vend se t'i humbte njėzet
mijė dollarė.
Kjo qė ua tregova ndodhi para shumė viteve.
Pėrvoja e fituar mė sjelli dobi, tė cilėn e pėrdora nė jetė aq sa munda. Pėr
kėtė jeta ime rrjedhte e qetė dhe pa shqetėsime tė shumta."
Filozofi Vilijem Xhejms, baba i psikologjisė sė
aplikuar, kėshtu i mėsonte studentėt: "Pajtohuni me situatėn, ngase pranimi
ėshtė hapi i parė nė pėrballimin e ēdo problemi."
Mendimin e njėjtė e ka dhėnė edhe Lin Jutang nė
librin e vet Mbi rėndėsinė e jetesės. "Qetėsia e vėrtet shpirtėrore", tha
filozofi kinez, " rrjedh nga pajtimi me mė tė keqen. Mendoj se, shikuar nga
aspekti psikologjik, pajtimi do tė thotė lirim i energjisė."
E saktė! Shikuar nga aspekti psikologjik,
pajtimi me tė vėrtet do tė thotė lirim i energjisė sė re! Kur e pranojmė atė
mė tė keqen, nuk kemi mė ē'tė humbim. Kjo automatikisht do tė thotė se
mundemi edhe tė gjitha t'i fitojmė! "Pasi qė u ballafaqova me mė tė keqen",
tha Karieri, "u ēlirova, morra frymė dhe fillova tė ndihem mė i qetė se
kurdoherė mė parė. Nga ai ēast, munda tė mendojė!
E arsyeshme, apo jo? Megjithatė, me miliona
njerėz ia shkatėrruan jetėn vetes pėr shkak tė frikės sė lemeritshme nga tė
menduarit e kthjellėt apo ngase nuk kanė qenė tė gatshėm qė tė pajtohen me
mė tė keqėn. Ngase nuk kanė qenė tė vullnetshėm pėr t'u pėrpjekur qė tė
shpėtohet ajo qė mund tė shpėtohet. Nė vend se t'i bėjnė tė gjitha qė, ujin
ta kthejnė nė mullirin e vet, ata "i dorėzohen fatit" dhe pėrfundojnė si
viktima tė kompleksit tė imagjinuar - melankolisė.
Do t'ua pėrshkruaj rastin edhe tė njė njeriu, i
cili e pranoi formulėn magjike tė Karijerit:
"Isha bėrė viktimė e shantazhit", e filloi
tregimin e tij njė njujorkas, kursist i kurseve tė mia qė merrej me shitjen
e naftės. "Nuk mund tė besoja se kjo ėshtė e mundshme. Mė dukej se diēka e
tillė ndodh vetėm nė filma. Ja se ē'mė ndodhi:
Ndėrmarrja pėr shitjen e naftės ku isha drejtor,
posedonte njė numėr tė caktuar tė kamionėve dhe disa shoferė. Rregullat e
shoqatės pėr shitje tė naftės ishin tejet tė rrepta, prandaj asnjėrit nga
konsumatorėt nuk guxonim t'i shitnim mė tepėr se sasia e pėrcaktuar. Mirėpo,
njė ditė konstatova se disa shoferė, gjatė dėrgesave, pėr konsumatorėt e
rregullt, stėrshitnin mė shumė naftė.
Pėr kėtė punė kundėrligjore kuptova kur, njė
ditė mė erdhi njė njeri i cili m'u prezantua si inspektor shtetėror, dhe
kėrkoi ryshfet pėr tė heshtur. I kishte dėshmitė e dokumentuara mbi thyerjen
e ligjit nga ana e shoferėve tanė, prandaj u kėrcėnua se, nėse nuk e paguaj
ryshfetin, rastin do t'ia japin gjyqit tė qarkut.
E dija, natyrisht, se personalisht jam i pastėr
por, para ligjit, si drejtor mbaja pėrgjegjėsi pėr sjelljen e tė punėsuarve
tė mi. Aq mė tepėr, e kisha tė qartė se "reklama" nė gazetė, nėse rasti vjen
nė gjyq, do t'ma shkatėrronte reputacionin, por edhe ndėrmarrjen. Ishte e
tmerrshme tė mendoja se njė gjė e tillė mund tė mė ndodhte mua, njeriut qė
aq shumė krenohesha me ndėrmarrjen tė cilėn njėzet vjet mė parė e kishte
themeluar babai im!
Tre ditė tė plota as nuk kam ngrėnė dhe as nuk
kam fjetur. Rrugėve ecja si i xhindosur. Pėrpiqesha tė mendoja se, ta paguaj
apo jo ryshfetin - shumėn prej pesė mijė dollarėsh - apo tė lėshohem nė
mėshirėn e inspektorit dhe ligjit. Edhe njėra edhe tjetra mė dukeshin tė
tmerrshme.
Njė mbrėmja pėrderisa shėtisja pa mend nėpėr
shtėpi, rastėsisht nė dorė mė ra broshura "Si t'i zbrapsim brengat", tė
cilėn si e kisha marrė nė kurset e Karnegit mbi shkathtėsinė oratorike. Duke
e shfletuar, hasa nė tregimin e Karierit. Ballafaqohuni me mė tė keqėn. E
pyeta veten: Ē'do tė mė ndodhte nė rastin mė tė keq nėse refuzoj ta paguaj
ryshfetin, dhe kėrcėnuesi e dėrgon nė gjyq rastin tim? Pėrgjigja ishte:
Ndėrmarrja do tė dėshtojė, fama do tė mė shkatėrrohet, por nė burg nuk mund
tė mė vendosin!
Mirė, do tė pajtohem me faktin se puna do tė mė
shkatėrrohet, i thash vetes. Ē'do tė ndodh pas kėsaj? Do tė detyrohem qė tė
gjej ndonjė tjetėr punė. Kjo nuk do tė jetė kushedi se sa vėshtirė, ngase
kam pėrvojė nė shitjen e naftės, dhe di pėr disa ndėrmarrje, nė tė cilat do
tė mund tė punėsohesha! U lehtėsova. Ankthi qė mė bėnte presion pėr tre ditė
dhe net ngadalė filloi tė tretet. Fillova tė qetėsohem. Pėr habinė time,
menjėherė isha nė gjendje tė mendoj.
Tashmė isha mjaft i arsyeshėm qė tė kaloja nė
etapėn e tretė tė Karierit: Tė shpėtohet ajo qė mund tė shpėtohet. Gjersa
mendoja mbi zgjidhjet e mundshme, mė ra ndėrmend diēka qė deri atėherė nuk
mė kujtohej. Po tė shkoja gjer te avokati dhe t'i tregoja tėrė ndodhinė,
ndoshta ai do tė gjejė ndonjė zgjidhje tė menēur. Marrėzi ėshtė tė them se
si nuk mė ka rėnė ndėrmend mė herėt ky mendim, por mos harroni se, gjer nė
atė ēast nuk kam menduar, por vetėm jam ēmendur me brengėn. Duke vendosur qė
tė nesėrmen menjėherė tė shkojė tek avokati, u shtriva nė shtrat dhe kam
fjetur si njė cung.
Mėngjesin e ardhshėm, avokati mė kėshilloi tė
shkoja gjer te prokurori publik i qarkut dhe t'i tregoja pėr tėrė rastin.
Kėtė dhe e bėra. Kur e mbarova tregimin tim, mė tmerroi deklarata e
prokurorit se "inspektori im" ishte kriminel i zakonshėm i cili tashmė me
muaj merrej me shantazhe tė ngjashme, tė cilit policia assesi nuk ishte nė
gjendje t'i bjerė nė gjurmė. A mund tė paramendoni se sa jam lehtėsuar!
Ky ishte mėsim i mirė pėr mua. Nga ajo ditė me
situata tė tilla tė pazgjidhura gjithnjė pėrballem duke u shėrbyer me
formulėn magjike tė Karierit."
Pėrafėrsisht nė tė njėjtėn kohė kur Vilis Karier
brengosej pėr shkak tė pajisjeve tė veta pėr pastrimin e gazrave, njė njeri
nga Broken Broua, tė shtetit Nebraska, pėrpiqej tė shkruaj njė testament.
Quhej Erl Hanej dhe vuante nga ulqerja nė zorrėn dymbėdhjetėgishtore. Tre
mjekėt, mes tė cilėve edhe njė specialist, e shpallėn Hanejin si rast tė
pashpresė. Ia pėrshkruan dietėn dhe e braktisėn, qė tė pajtohet me fatin dhe
ta shkruaj testamentin.
Pėr shkak tė zorrės dymbėdhjetėgishtore, Haneji
edhe mė parė ėshtė dashur tė heq dorė nga puna, prandaj dukej se nuk i
mbetet asgjė tjetėr pėrpos qė ta pret vdekjen.
Duke menduar mbi tė gjitha, njė ditė erdhi gjer
te njė vendim fascinant. "Pasi qė gjer nė vdekje nuk mė mbetet edhe shumė
kohė", i tha vetes, " mirė do tė ishte qė kohėn ta shfrytėzoj nė mėnyrėn mė
tė mirė tė mundshme. Gjithnjė dėshiroja qė tė shkoja nė rrugėtim rreth
botės. Kėtė do ta bėjė tash ose kurrė mė." Pa u hamendur, shkoi nė njė
agjension dhe e bleu biletėn.
Mjekėt ishin tė trullosur. "E kemi pėr detyrė
t'ua tėrheqim vėrejtjen se rrugėtimin tuaj nėpėr botė do ta paguani me
kokė", i thanė ata.
"Nuk do ta paguaj me kokė", iu pėrgjigj ky.
"Familjes i kam premtuar varrim nė varrezat familjare, nė Broken Bou. Do ta
blej njė arkivol dhe ta marrė me vete nė rrugė."
Haneji me tė vėrtet e bleu arkivolin, e ngarkoi
nė anije, dhe njėkohėsisht me agjensionin detar i qartėsoi gjer nė detaje tė
gjitha elementet. Nė rast tė vdekjes, ata kufomėn do t'ia vendosnin nė
pajisjen pėr ngrirje tė thellė dhe do ta kthenin nė Nebraskė. Pastaj, i
disponuar pėr mrekulli, shkoi nė rrugėtimin e tij. As qė e kishte ndėrmend
qė t'i pėrmbahet dietės sė pėrshkruar. Pinte vera mė tė shtrenjta, pinte
cigare dhe hante ushqime tė llojllojshme, e madje edhe specialitete lokale,
tė cilat, nė bazė tė dietės sė pėrshkruar, do tė duhej ta dėrgonin nė varrė.
"Asnjėherė nė jetėn time nuk jam kėnaqur aq
shumė", shkruante Haneji. Nė det u tėrbuan monsumet dhe tajfunet, por ky
gėzohej si njė fėmijė. U shoqėrua me udhėtarėt nė anije, argėtohej, kėnaqej
dhe ēonte dafrungė me ta tėrė natėn. "Kur arritėm nė Kinė dhe Indi, aty e
kuptova se ē'ėshtė mjerimi i vėrtet. Nė Amerikė u ktheva me njėzet kilogramė
mė shumė, dhe gati duke harruar se ndonjėherė kam vuajtur nga ulqerja e
zorrės dymbėdhjetė gishtore. Kurrė mė parė nė jetė, nuk jam ndier mė mirė.
Arkivolin ia shita menjėherė entit tė varrimeve dhe u ktheva nė punė. Mund
tė lavdėrohem se nga ajo kohė kurrė mė nuk jam sėmurė, as edhe pėr njė ditė
tė vetme."
Nė kohėn kur e tėra kjo ndodhi, Erl Hanej nuk
kishte lidhje pėr Karierin dhe metodėn e tij pėr mėnjanimin e brengave. "Qė
tash kuptoj", mė tha para njė kohe, "se ndėrdijshėm jam shėrbyer me tė
njėjtin parim. Jam pajtuar me mė tė keqėn, kjo do tė thotė me vdekjen. Mė
pastaj u pėrpjeka tė shpėtoj atė qė mund tė shpėtohet, duke u munduar tė
nxjerr sa mė shumė mirėsi nga ajo pak kohė qė mė kishte mbetur. Po t'i
lėshohesha nė duar melankolisė dhe brengave pėr ardhmėrinė, jam i sigurt se
nė Nebraskė do tė kthehesha nė brendi tė Arkivolit. Mirėpo, unė u ēlirova
dhe e harrova vdekjen. Kjo qetėsi shpirtėrore mė ishte njė burim i energjisė
sė re, e qė pikėrisht ajo ma shpėtoi jetėn."
Mėsim i mirė, apo jo? Nėse pra, Karieri shpėtoi pajisjen e
vlefshme, nėse ai shitėsi i naftės nga Nju-Jorku u lirua nga shantazhi,
ndėrsa Haneji e mashtroi vdekjen duke pėrdorur "formulėn magjike", a nuk
mendoni se ajo do tė mund t'ju ndihmojė edhe Juve qė t'i zgjidhni problemet,
qė nė kėtė ēast Ju duken pa zgjidhje?
Rregulli i dytė ėshtė: Nėse Ju mundojnė brengat,
pėrdorni formulėn magjike tė Karijerit.
1. Pyeteni veten: Ēka mund tė mė ndodh nė rastin
mė tė keq?
2. Pajtohuni me pasojat e mundshme.
3. Qetazi pėrpiquni qė tė shpėtoni atė qė mund
tė shpėtohet.
|