Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Psikologji 3 - SI TĖ MBROHENI NGA NJERĖZIT NEGATIVĖ?

Nga Dr. Valbona HYSENAJ MIFTARI

https://www.familjadheshendeti.com

SI TĖ MBROHENI NGA NJERĖZIT NEGATIVĖ?

 

Gjej njerėz tė cilėt janė optimistė, me humor tė mirė dhe tė lumtur. Sa mė shumė kohė qė ju kaloni me njerėzit e tillė aq mė tė lumtur ju do ta ndjeni veten.

 

 

Ky shkrim ka pėr qėllim t’iu servojė disa kėshilla nė dukje tė parė tė thjeshta por qė iu ndihmojnė pėr tė marrė kontrollin mbi jetėn tuaj duke i mėsuar tiparet e njerėzve negativė.

Vetėm atėherė kur t’keni arritur t’i identifikoni shpejt personat negativė si dhe kur tė arrini pėr t’i shmangur ata nė mėnyrė tė qetė, do t’ia dilni tė qėndroni vetė pozitiv.

Tė gjithėve iu ka ndodhur shpesh herė qė tė jeni nė humor tė mirė dhe papritmas tė ndjeheni sikur dikush ua vodhi energjinė pozitive dhe disponimin tuaj. Me siguri mund tė keni takuar dikė qė ka njė art tė vėshtirė komunikimi dhe i cili ua ka mjegulluar gjendjen tuaj shpirtėrore.

Ne tė gjithė kemi ditėt tona tė kėqija, mirėpo tek disa njerėz errėsira negative megjithatė mund tė jetė e pėrhershme.

Nė qoftė se dikush mė shumė se disa ditė nė javė ėshtė i tillė atėherė ėshtė fjala pėr njė lloj toksik (helmues) tė personalitetit.

Tė tillėt janė cinikėt, kritikėt e pėrhershėm, intrigantėt, ata tė cilėt gjithmonė kanė botėkuptime negative ndaj tė tjerėve, ata qė pretendojnė gjithmonė t’i nėnēmojnė tė tjerėt etj.

Prapa kėtyre vetive fshihen padyshim ērregullime tė personalitetit.

Nėse ju keni njė qėndrim miqėsor ndaj njerėzve dhe krejtėsisht perceptim tjetėr nga ta, kjo do t’ua bėjė mė tė vėshtirė njohjen e menjėhershme tė njerėzve toksikė nė jetėn tuaj. Sepse ju niseni nga vetvetja. Por nė qoftė se ju njėherė e pėrgjithmonė mėsoni se si tė njihni ata, atėherė ju mund t’i identifikoni shumė mė lehtė pretendimet negative tė tyre.

Zemėrimi i shpeshtė, tė folurit pėr tė tjerėt pas shpine dhe tė kritikuarit e pėrhershėm janė karakteristikat kryesore tė njė personaliteti toksik. Njerėzit e tillė kolerikė ndonjėherė kanė nevojė pėr shumė ndihmė, por nuk ėshtė roli juaj tė bėheni kurban i tyre, sepse nė kontakt tė vazhdueshėm me ta, ju do tė tėrhiqeni patjetėr nė spiralen e negativitetit. Mos e lejoni kėtė!

Ju ka rastisur me siguri tė keni nė rrethin tuaj njerėz qė e shohin vetėm anėn e errėt tek secili e tek ēdo gjė. Ata tipa me dashje apo pa dashje tentojnė tė tė tėrheqin edhe ty nė trishtimin e tyre. Ata i shohin gabimet e tė tjerėve sikur akte tė pafalshme dhe e kanė tė vėshtirė qė t’i akceptojnė ato. Kėta njerėz me kalimin e kohės flasin me “kėnaqėsi” dhe “mburrje” pėr trishtimin e tyre. Kjo mėnyrė e jetės iu bėhet ushqim shpirti.

Kujdes njerėzit qė merren me thashetheme, ata janė tė mbushur pėrplot zili. Nganjėherė mund tė duken thashethemet “interesante” dhe t’iu bėjnė kurioz mirėpo nėse ua bėni vetė “hyzmetin” do t’a keni tė vėshtirė pėr t’u shmangur nga to dhe nga njerėzit e tillė. Thashethemet janė bazamenti i zhgėnjimit dhe dėshtimit. Me njė fjalė vetėm e keni fėlliqur veten tuaj dhe e keni dėrguar nė moēalin e turpit.

Paramendoni njerėzit pėrreth jush dhe analizoni kriteret e sipėrpėrmendura.

Bėjeni njė listė tė personave toksikė nė jetėn tuaj duke filluar nga anėtarėt e familjes, shoqėria, kolegėt e punės, fqinjėt etj.

 

 

Mundohuni qė njerėzit t’i akceptoni ashtu siē janė. Personat toksikė janė vėrtet helmues pėr ju vetėm nė qoftė se ushtrojnė ndikim negativ nė ju. Ju mund tė rrini me persona negativė, kjo nuk do tė thotė qė edhe ju vetė jeni negativ ose qė me ju diēka nuk ėshtė nė rregull. Pranoj ata ashtu siē janė por mos lejo tė ndikohesh nga ata.

Ndjeni mėshirė pėr ta. Nėse ata p.sh. flasin vetėm versionet e tyre negative, ndihmoni ata pėr tė parė mundėsitė dhe jo vetėm disavantazhet pafund.

Mos u mundoni pėr t’i ndryshuar njerėzit. Mos harroni se kjo ėshtė e vėshtirė madje thuajse e pamundur, ju mund tė ndryshoni vėshtirė njė person tjetėr, por veten tuaj po.

Prandaj ju nuk duhet ta shkatėrroni veten duke menduar se ju jeni pėrgjegjės pėr ti ndryshuar/ pėrmirėsuar ata. Ju mundeni vetėm vetveten ta mbroni nga negativiteti i tyre. Ata e kanė “shpėtimin” vetėm tek psikoterapeutėt me pėrvojė.

Mėso tė bėhesh “shurdhmemec”. Nėse nuk u pėlqen ajo qė dikush thotė, mundohuni tė nxirrni vetėm pjesėt pozitive dhe konstruktive tė bisedės. Nėse bashkėbiseduesi juaj nuk pushon sė foluri keq, qėndroni tė qetė… me heshtjen tuaj ai/ ajo do ta kuptojė nė kėtė mėnyrė qė ju nuk dėshironi pėr tė folur pėr kėto ēėshtje.

Nėse e shihni qė mund tė keni ndikim i thuani qė nuk ndjeheni mirė me biseda tė tilla.

Ndrysho temėn e bisedės. Pasi qė kėta persona tentojnė ēdo herė pėr ta kthyer bisedėn nė negative, ju duhet tė gjeni diēka tė re pėr tė biseduar.

Pėrqendrohuni nė gjetjen e njė zgjidhje pėr problemin dhe pėr ti parė gjėrat pozitivisht.

Nėse personi ėshtė i zemėruar shumė, atėherė lėre vetėm dhe jepi hapėsirė ​​pėr t’u qetėsuar.

Nėse e keni tė vėshtirė pėr t’u marrė me negativitetin e kėtyre njerėzve, atėherė ndoshta ėshtė koha pėr tė reduktuar kėto ndėrveprime nė mėnyrė tė prerė. Pra kur nuk mund tė ndryshoni mėnyrėn se si njerėzit sillen, mund tė tėrhiqeni vetė.

Nėse ju e inicioni ndarjen me kėtė persona shikoni se ē’po ndodh nė vijim. Nėse ai person nuk kontakton me ju, do tė kuptoni se lidhja nuk ishte e rėndėsishme pėr tė qė nga fillimi.

Nėse ai/ ajo iu pyet se ēka nuk ėshtė nė rregull, atėherė duhet tė jeni tė sinqertė me tė. Thuaj: Nuk mė pėlqen se si ndihem mė pas.

Nė ēoftė se dikush me negativitetin e tij/ e saj me tė vėrtetė e komprometon shėndetin tuaj mendor duhet pėrfunduar interakcionin me tė.

Filloni tė mendoni pėr nevojat dhe dėshirat tuaja, pėr atė qė ėshtė mė e rėndėsishme pėr ju, se ēfarė doni nga jeta, se ku e shihni veten nė tė ardhmen.

Shkruaj planet tuaja afatshkurtra dhe afatgjata nė njė fletė. Vareni atė nė njė vend ku ēdo ditė do ta shihni. Kjo do t’ju ndihmojė shumė qė ta arrini cakun e dėshiruar. Shumė njerėz kalojnė jetėn duke thėnė: “Prindėrit e mi donin qė unė tė bėhem kėshtu, kėshtu qė unė e bėra kėshtu ose “Burri im ka kėrkuar kėtė, kėshtu qė neve na ndodhi kjo”.

A thua jeta juaj ėshtė vendosur nga dikush tjetėr? A ėshtė zgjedhje tė jetoni me pasojat? Ju dhe vetėm ju jeni timonieri i jetės suaj. Mos t’ ju shėrbejnė njerėzit tjerė dhe preferencat e tyre si njė justifikim. Pėr tė thėnė: “Unė do tė isha i/e lumtur nėse ... ėshtė vetėm njė mėnyrė tjetėr pėr tė thėnė, ėshtė vėrtet vetėm njė justifikim. Ėshtė e vėrtetė se ndonjėherė ju duhet tė bėni kompromis por kompromisi i tillė nuk e udhėheq jetėn tuaj.

Rrini me njerėzit tė cilėt mund t’u ndihmojnė pėr tė zhvilluar njė trup dhe mėndje tė shėndoshė.

Gjej njerėz tė cilėt janė optimistė, me humor tė mirė dhe tė lumtur. Sa mė shumė kohė qė ju kaloni me njerėzit e tillė aq mė tė lumtur ju do ta ndjeni veten.

Nėse ėshtė e nevojshme, ndėrrojeni edhe vendin e punės nė qoftė se jeni tė rrethuar nga njerėz negativė.

Fillojeni njė kapitull tė ri me njerėzit qė iu ngrisin dhe jo me ata qė ju tėrheqin teposhtė.

Merrni shembuj frymėzues nga njerėzit pozitivė nė jetėn tuaj nė mėnyrė qė edhe ju tė ndiqni rrugėn e tyre.

Qėndroni optimistė, jepni komplimente kur dikush meriton, mbajeni kontaktin me sy dashamirėsie dhe buzėqeshje.

Gjeni ēdo ditė njė shkak pėr tė cilin ju jeni mirėnjohės. Falėnderojuni Zotit pėr tė mirat qė ai u ka dhuruar.

Kėrkoni tė mirat e jetės, tė mirat nė ju… mos i lejoni njerėzit negativė tė abuzojnė me ndjenjat tuaja.

 

 

Dr. Valbona Hysenaj Miftari ėshtė kryemjeke pranė Departamentit tė Varėsisė nė Klinikėn Psikiatrike nė Brugg tė Zvicrės, qendėr kjo akademike e Universitetit Shtetėror tė Cyrihut.