Spiritualiteti, ky koncept qe eshte gjithmone e
me i rendesishem ne shoqerine e sotshme, ka disa veti qe e dallojne nga
feja/religjioni:
- nuk eshte i institucionalizuar,
- eshte dicka individuale,
- theksohet rendesia e pervojes konkrete.
Paul Heelas perdor shprehjen "SELF-SPIRITUALITY"
Ky koncept do te thote se te gjithe njerezit kane spiritualitet brenda
vetes. Linden me te, por gjate socializimit deformohet ose zhduket. Mirepo,
mund te rizbulohet dhe rifitohet me ane te disa teknikave. Ky
"vetespiritualitet" eshte i lidhur me teresine e madhe, me nje transcendence
qe i lidh te gjitha gjallesat.
Spiritualiteti, ezoterika, era e re (New Age)
konsiderohen nganjehere si dicka tipikisht perendimore. Thuhet qe eshte
pasoja e protestantizimit, sepse Reforma protestante ishte nje levizje drejt
individualizimit: rruga e drejtperdrejte individuale e njeriut drejt Zotit
pa pasur nevoje per ndonje ndermjetes. Mirepo, levizje te ngjashme
ekzistojne ne te gjitha kontinentet, per shembull ne Japoni.
Spiritualiteti eshte i lidhur ngushte me
"VETEREALIZIM" dhe konsiderohet si pjese e tij. Mirepo, eshte e veshtire ta
definosh "veten" si instance te vazhdueshme dhe te pandryshueshme. Vetja
eshte nje koncept relativisht i ri perendimor.
Ne shoqerine neoliberale - neoliberalizmi
kuptohet si ideologji sipas te ciles rritja ekonomike dhe tregu mund te
zgjidhin te gjitha problemet shoqerore, edhe pse duhet pranuar ne fillim
reduktime ne fushen sociale -, ekzistojne shume mundesi zgjedhjeje per ta
jetuar jeten dhe per ta definuar veten. Njeriu fuqizohet per role te vecanta
dhe i kultivon; ndersa spiritualiteti eshte nje FUQIZIM RELIGJIOZ I VETES.
Duke studiuar spiritualitetin, duhet studiuar
edhe DISKURSIN E SPIRITUALITETIT. Ne kuptim te gjere, ky perfshin edhe
menyrat e te folurit per spiritualitet, edhe praktikat e vepruesve. Sipas
Foucault-it, diskursi perfshin mendimet, praktikat, objektet, arkitekturen,
menyren e te folurit, ilustrimet vizuale etj. e dickaje.
Diskursi vete krijon ose konstituon realitet:
1. Emertimet dhe gjuha kontribuojne ne menyre te
konsiderueshme ne perceptimin tone te mjedisit dhe te bashkejeteses ne
shoqeri.
2. Menyra e emertimit, e kuptimit te fjaleve
shpreh marredhenie fuqie dhe pushteti.
Per spiritualiteti, kjo do te thote qe retorika
dhe strategjite e justifikimit luajne nje rol te madh. Jane strategjite e
NATYRALIZIMIT, te cilat bejne qe gjithcka paraqitet dhe pastaj perceptohet
si krejt e natyrshme dhe logjike.
Pra pyetja qe duhet shtruar eshte: Si
natyralizohen supozimet?
Ka nje nderveprim dinamik midis rrethanave te
pergjithshme shoqerore, sidomos te transformimeve, dhe te diskursit
spiritual natyralizues.
Por edhe fete e vecanta e ndikojne njera-tjetren
dhe jane te gershetuara.
SHKENCA E RELIGJIONEVE eshte marrja me veprimet
religjioze, qe jane veprime qe i drejtohen dickaje qe e tejkalon sferen
njerezore. Ketu jane te rendesishem vepruesit.
(Komenti im: religjioni nuk mund te reduktohet
ne veprimet; teorite dhe idete si dhe ndjenjat luajne nje rol po ashtu te
rendesishem. Por ndoshta veprimet mund te analizohen me lehte.)
Pra pikenisja e studimit te spiritualitetit
eshte:
- EKZISTON VETESPIRITUALITETI
- KONTAKTI ME FUQITE ME TE LARTA ESHTE I
MUNDSHEM
|