Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 6 - CIKLI 2: "TAKIMI I AUTORIT ME  PERSONAZHET E TIJ"

Shkruan: Sotir ATHANASI

CIKLI - 2

"TAKIMI I AUTORI ME PERSONAZHET E TIJ"

 LILI, MOJ LILI DHE ZONJUSH JALLDIZI

[ PARAMNEZI*) ]

 

       Kėshtu, se e i rashė shumė larg e larg, nuk mė kujtohet ku mbaronte e vėrteta dhe ku niste trilli artistik qė portugezet prandaj e quajnė PARAMNEZI. Dhe unė, s'bėra keq qė u shtyva deri nė atė gjuhė pėr tė sjellė tek ju fjalėn e pėrshtatshme por, Moisiu ama u bind dhe ne tė dy, qė nga ai ēast, nisėm t'a heqim veten si personazhe tė braktisur nga tė  dashurat.

 

 

 

            - Kjo histori zė fill dekada vite larg, nisi rrėfimin e tij shkrimtari

            Lagja jonė pėrcolli me dhimbje mbytjen nė lumė tė njė tė riu i sapo kthyer nga ushtria. Thuhej se shkak qe bėrė njė femėr tė cilėn e donin njėkohėsisht dy shokė. Kuptohet: ajo do tė zgjidhte njėrin. Tjetri, kėtė veprim e quajti si ujdi pas shpine. Nuk  duroi mė dhe e mbylli jetėn nė kataraktin rrėzė Dajtit. Qe rasti i dytė nė lagjen tonė.

            I treti mund tė regjistrohej shoku i bankės sime Moisiu. Ėshtė pėr tė qeshur, por e vėrtetė. Ai s'kishte mbushur tetė vjeē. E donte LILI-n dhe m'a kishte thėnė edhe mua. Madje tė dy sė bashku i bėmė njė letėr asaj. Lili,  jo se nuk e pėlqente Moisiun, por se ai, nga padurimi, nuk pati kujdes kur ia dha. Letra ra nė dorė tė zonjushės. Ajo me atė zėmėrim qė vjen pas njė lėndimit, a njė veprimi tė turpshėm,  letrėn e lexoi pa pikėn e mėshirės pėr shokun tim MOISI, nė mes tė klasės. Kur ra zilja e pushimit, Moisiu qė kishte shumė sedėr, mori rrugėn e njohur nga e gjithė lagja, pėr nė lumė.

            Unė, qė ia njihja ndjeshmėrinė e ndoqa pas dhe... rrugės, i sajova njė gėnjeshtėr. Ajo doli aq bindėse, saqė kur e kujtoj tani, mė duhet tė pranoj se, duhet tė ketė qėnė krijimi im i parė treguar me gojė.

            - Dėgjo, i thashė. Unė zonjushė DIZIN, (shkurtim i emrit JALLDIZ) e  kam dashur nė SHKOLLĖN FOSHNJORE. Po. Dhe tė mė besosh. Asaj i vinte i fejuari me pajton nga Tirana (se mėhalla jonė ndodhej nė hyrje tė Laprakės).  Mėnyra se si Ai hidhej nga karroca, pėr mua kishte Fisnikėrinė e Princit Kaltėrt. Ajo rrinte ulur me ne nė lėndinėn karshi Fushės sė Aviacionit dhe na tregonte pėrralla tė bukura. Ai pėrkulej t'i kapte dorėn dhe me gjurin e mbėshtetur mbi bar, ia puthte atė, pėrpara se t'i thoshte:

            - Princesha ime, DIZI!   dua, pėr jetė. Sidoqė vijė puna: t'a dish!

            Njė mėngjes, unė mbėrrijta i pari nė shkollė. Dhe jo pa qėllim. Se doja tė bėja gjestin e Princit tė Kaltėrt.

            Ajo mė priti krahė hapur, por unė nuk iu hodha si pėrherė. Jo. Ia kapa dorėn, ia putha dhe i thashė:

            - Princesha jonė DIZI! ! dua pėr jetė. Sidoqėvijė puna: t'a dish!

            Ajo u shkri sė qeshuri dhe mė rrėmbeu nė kraharor si tė isha djali i saj dhe mė puthi.

            Atė natė e pashė nė ėndėrr zonjushėn JALLDIZIN. Ashtu siē kishte ndodhur edhe nė mėngjes qė mė puthi. Kur ia tregova mamasė ēfarė kisha parė nė gjumė, ajo u mėrzit. Nuk donte tė m'a shkoqiste shpjegimin e saj. Kėmbėngulja ime e theu.

            - Ka shumė tė ngjarė qė nė vėnd tė zonjushė JALLDIZIT t'u sjellin njė tjetėr. Pra do tė ndahesh nga ajo. Pėr kėtė tė paralajmėron ėndrra.

            Gjithė atė javė zonjushė DIZIN e shihja nė dritė tė syve. Edhe ajo mė kėqyrte  me ėmbėlsi besnikėrie. Por unė e kuptoja qė nė shikimin e saj diē kishte. Se ata qė duhen, ia kuptojnė brengėn shoi-shoqit, qė me shikim. Kėshtu kam dėgjuar tė thonė tė rriturit. Dhe kjo duhet tė jetė e vėrtetė. Ajo njė gjė e kishte dhe unė nuk guxoja t'a pyesja time mė, se babai kishte mbushur vitin nė udhėn e gjatė pėr te Zoti. Mamasė ia pėrsėrisnin shpesh gratė qė vinin dhe e ngushėllonim me fjalėt: mjerė ai qė iku, pa t'i, "Sidoqė tė vijė puna, me bukė a pa bukė, fėmijėt do t'i rrisish".

            Dhe, ashtu siē bėjnė tė rriturit qė duhen dhe kėmbejnė vetėm me sy, edhe ne tė dy, domethėnė unė dhe zonjushė Dizi, nuk ia ndanim vėshtrimin njėri-tjetrit.

            I saj pėr mua mbase do tė thoshte: mos u trėmb i dashur! Nuk do t'i them askujt. Por mua mė shqetėsonte e ardhmja e saj. Se nuk thonin kot:  "puna e mbarė". Qė do tė thoshte se kishte edhe punė jo tė mbara. Princi i Saj i Kaltėr, nuk i tha kot: "..., Sido qė tė vijė puna". Pra, zonjushė DIZIT, mund t'i vinin punėt jo mbarė.

            Javėn qė pasoi, niste muaji i ri dhe zonjushė DIZIN e zėvėndėsua me njė tjetėr. As e bukur, aspak fisnike, njė nursėze.  Pa le, po kishte njė emėr qė tė vinte pėr tė vjellė: Mahmudie. Njė fytyrėvrazhdė tek e cila vajta pas njė jave. Se e hoqa veten si tė sėmurė. Nė tė vėrtetė ashtu isha. Nė trup s'ndjeja gjė. Por nė shpirt ama... Koka mė mbeti nė jastėk. Qaja gjithė natėn deri sa mė zinte gjumi pa kuptuar. Mamaja kujtonte se e gjithė mėrzitja mė vinte nga dhimbja pėr babanė. Kjo edhe qėndronte. Por atė pėr zonjushė DIZIN e kisha tė freskėt dhe nė ato kohėra flitej shpesh pėr plagė nga qė vitet pas ēlirimit, numėroheshin me gishtat e njėrės dorė. Mua mė habiste njė gjė qė e dėgjoja nga tė rriturit. Pa u mbyllur ende plagėt e luftės, pse u dashkan tė hapen tė rejat?

            - JALLDIZI, (O Zot, sa emėr i bukur !) siē na tha drejtori, "- JALLDIZI pra, ishte familje borgjeze dhe nuk kishte asgjė tė pėrbashkėt me moralin tonė socialist".

            Kėto fjalė unė nuk i kuptoja. Por, pėr tė rriturit, ato qė tha drejtori, hapnin plagė tė reja. Kurse pėr mua, borgjezėt, (sipas gjykimit tim kishin emra tė bukur: JALLDIZ), fytyrė edhe mė tė bukur (si e DIZIT) dhe  zemrėn shumė tė madhe qė nxėnte aty jo vetėm dashurinė e PRINCIT tė saj TĖ KALTĖRT, por edhe dashurinė time tė njė mistreci.

            Mė kujtohet, nė grupin paralel, qė zonjusha ishte e thyer nė moshė, nė prag tė pensionit, sapo gjarpri kafshoi njė vajzė tė vogėl, ajo thirri me alarm zonjushėn tonė DIZIN.

            Tė dy grupet u bashkuan dhe zonjusha jonė shqeu njė shami mėndafshi dhe i lidhi vogėlushes krahun nė llėrė qė gjaku tė mos shkonte nė zemėr.

            Se ishte dora e  majtė. Pastaj ia thithte helmin nė vėndin ku dukej kafshimi dhe e pėshtynte atė. Nė fund, e mori pėrpara duarve dhe doli me vrap nė rrugėn kryesore.  Njėqind metra mė tutje ishte abulanca.

            Kur u kthye, Princi i saj i Kaltėr, sapo u hodh nga pajtoni dhe e pa tė bėrė me njolla gjaku, u alarmua.  Por zonjushė DIZI e qetėsoi:

            - Asgjė, i dashur, asgjė. Ndihmova njė vogėlushe qė e kafshoi gjarpri nė kopshtin tonė tė vogėl botanik.

            - Ia bėnė gjilpėrėn ANTIVIPERA?

            - Po, edhe pse s'qe e nevojshme.

            - Pse ?

            - Sepse helmin e gjarprit unė ia kisha nxjerrė duke ia thithur me gojė.

            - Je e sigurt qė s'tė ka kaluar ndonjė pikė?

            - Plotėsisht i dashur.

            Princi i saj i Kaltėr u bind, kurse mua fjalėt e drejtorit pėr shkakun e largimit tė ZONJUSH JALLDIZIT,  mė dukeshin si kafshimi i jo vetėm tė tė gjithė gjarpėrinjve, por edhe tė nepėrkave tė krejt "rruzullit tė Botės", (sa pėr tė pėrdorur njė shprehje tė zakonshme nga ato tė drejtorit tonė). Por, pėr 'to, s'kam dėgjuar se ka ANTIVIPERA. Shkurt, helmimi ishte i sigurt.

            Kjo mė bėnte tė vuaja dhe kafshoja duart e mia tė pazonja pėr t'i zhbėrė ato fjalė qė tha drejtori pėr ZONJUSHĖN TONĖ DIZI. .

            Kėshtu, se e i rashė shumė larg e larg, nuk mė kujtohet ku mbaronte e vėrteta dhe ku niste trilli artistik qė portugezet prandaj e quajnė PARAMNEZI. Dhe unė, s'bėra keq qė u shtyva deri nė atė gjuhė pėr tė sjellė tek ju fjalėn e pėrshtatshme por, Moisiu ama u bind dhe ne tė dy, qė nga ai ēast, nisėm t'a heqim veten si personazhe tė braktisur nga tė  dashurat.

            Mua pėr arsye shtetėrore, Moisiu pėr tradhėti nė dashuri, por pa dashje.

            Se LILI ishte e besimit mysliman,  kurse MOISIU, si dhe unė, ortodoks.

            Po JALLDIZI ē'besim kishte? Derisa mė donte, unė kisha bindjen se borgjezėt, nuk duan tė dinė pėr doktrinėn fetare, siē e kishte quajtur fenė drejtori ynė.

 

            - II -

 

            - Qe fund jave, - vazhdon tė tregojė edhe nė kėtė pjesė tė dytė kolegu im shkrimtar.

            Po nė atė hollė nė mbrėmje, si edhe tani, veshi mė zuri njė rast tjetėr qė trupi i  njeriut rikthehej nė origjinėn e tij alimentare*). Shkurt, bėhej fjalė pėr "edukimin ushqimor" nė fėmini. Tingėllon disi i ēuditshėm, ė? Po kur t'u them se njė kuadėr i nomenklaturės, u sėmur dhe mjekėt tanė, edhe pas analizave, nuk i nxorėn asgjė, e shpunė nė Hungari. Kjo duhet tė ketė ngjarė nė fillim tė viteve '60-tė.

            Atje e panė dhe i vunė njė djetė ushqimore me BUKĖ MISRI E KOS. Pas dhjetė ditėsh, e nxorėn nga spitali tė "shėruar". Diagnoza?

            RIKTHIM ORIGJINĖN ALIMENTARE*)

            Unė, nuk mund t'a kuptoja pse duhej gėrmuar nė portugalisht, pėr tė gjetur si i thonin USHQIMIT!?!

            Kaq mė duhej mua qė ngjajshmėrisht, tė provokoja dikė tė kėndonte dhe tė shihja edhe ndikimin te MOISIU qė, nė tregimin e parė, u njohėm me humbjen e kujtesės sė tij.

            Se unė pėr vete, me ēdo femėr qė mund tė njihesha, kėrkoja tiparet e asaj borgjezeje me emrin aq tė bukur JALLDIZ - Sy e vetull zezė. Portret tė hijshėm, tė cilėn kur e gjeta, sa nuk fluturova nga gėzimi. Tani mė duhej edhe njė kėngė.

            Pėrzgjodha refrenin e  treshes  vlonjate pėr time shoqe:

 

            O mbi qepik,

            mbi qepikun e syrit tėnd!

            O po do tė rri,

            Do tė rri e tė pushoj.

 

            Sikur edhe vetėm njė herė nė muaj t'ia kėndoja kėtė kėngė asaj, e kisha tė garantuar harmoninė. Por unė nuk mbeta vetėm me njė miklim tė tillė aq tė domosdoshėm. Pėrdorja edhe njė tjetėr..., stil, tė cilin, tė tjerėt kur e dėgjonin e krahasonin me: "prerjen e artp tė mekanikės. Pėr shėmbėll: Nė mėngjes, ajo patjetėr qė do tė mė shtrėngonte kollaron, por vėmėndjen e kishte tė mė ngrinte (e fiksonte me sapun vetullat, tė cilat mė binin mbi sy). Unė do t'a puthja lehtė nė faqe. Ajo do tė mė pyeste:

            - E ke qindėshen  nė xhep, se ku i dihet me kė takohesh?

            Por le t'i lėmė kėto kolpo e katekule tė miat nė kohėn e DIKTATURĖS dhe le tė pėrpiqemi tė provokojmė NGĖRĒIN e MOISIUT.

            I kisha bėrė njė eimel moderatorit ARDIT GJEBREATV-KLAN ku i kėrkoja tė ndėrmjetėsonte qė kanali tė transmetonte nė njė kohė tė caktuar pėrpara ose pas lajmeve, kėngėn qė kishte brėnda vargjet:

            LILI, MOJ LILI e kėnduar nga  shqiptari i  Kosovės, SHKĖLZEN JETISHI. (XENI). Dhe, o Zot!  Pėrgjigja e eimelit erdhi pėrpara se tė lėshohej nė eter melodia. Unė qėndroja si mbi gjėmba. Kėnga, nė qoftėse i mbaj mėnd mirė fjalėt, buēiti:

      

            Lili, moj Lili,

            Si ma pate hallin,

            Unė tė kam dashur, moj Lili,

            Si dy sytė e ballit.

 

            Efekti qe i menjėhershėm. Moisiu u ngrijt mė kėmbė me mallėngjimin shpėrthyes:

            - Kjo kėngė ėshtė e imja. Pėr KRISHT, po ju them. Nuk mė besoni? Po sytė e mi tė pėrlotur, nuk i shini? Po..., dhe ai nuk mundi tė pėrfundojė fjalėn se e mbytėn ngashėrimet.  Mbase donte tė thoshte: - "Mirė zėmrės se ėshtė thellė nė kraharor, po buzėn qė po mė dridhet, nuk ma shihni?"

            Tė gjithė mbetėm pa fjalė.

            - Mirė pra, - na u drejtua neve MOISIU:

            Ajo kėngė ėshtė bėrė pėr mua. Se autori, - dhe ai m'u drejtua mua padrejtėsisht, a metaforikisht, nga qė e dinte se isha shkrimtar, -  Autori, miqtė e mi, e kujton shumė mirė letrėn qė unė i bėra LILIT,  qė nė simestrin a parė, tė vitit tė parė shkollor. Apo harrove?           Unė pohova me krye se s'desha t'a  ndėrpres. Ai vazhdoi:

            - Na ndanė demek, besimet tona fetare. Dhe qė tė  mė harronte,  familja e LILIT u transferua nė kėnetėn e Durrėsit. Vonė, do tė kuptoja se ishin pasojat e LUFTĖS SĖ KLASAVE dhe ēdo gjė mori tatėpjetėn qė e di vetėm DJALLI.

 

 

            Pasoi njė heshtje e dhimbshme. Por, mė tronditėsja ende  ballė s'kishte bėrė.

            MOISIUT i ra sinjali i celularit.  Pėrkitas me 'tė hyri kronisti I TV-KLAN .

            Ai i tha:

            - Ju mos quheni MOISI?

            MOISIU disi i befasuar, ende pa fshirė mirė lotėt, u pėrgjigj:

            - Mė duket se akoma s'e kam harruar emrin, qė mbaj. Se vetėm ky mė ka mbetur bashkė me njė kujtim tė largėt sa vetė jeta ime.

            Kronisti vazhdoi:

            - Nė celularin Tuaj zotni, ka njė mesazh pėr Ty!

            MOISIU e nxori aparatin nga xhepi dhe ia la nė dorė.

            Sytė i bėnin xixa. Djali lexoi formulėn e mesazhit:

            JENI I FTUAR NĖ EMISIONIN E DJELA SHQIPTARE.

            KA NJĖ MESAZH PĖR TY.

            PĖRSHĖNDETJE!

            ARDIT GJEBREA!

            Moisiu u hutua dhe sėrish ktheu kryet nga unė. Mua, mė takonte qė diē t'a pėrgatisja nga ēfarė do tė vinte mė pas. Prandaj ia bėra  me shenjė tė drejtohej nga ekrani. Se, ajo qė shihnim, nuk kishte tė bėnte aspak me krijimin tim, tashmė. Jo. Ajo i pėrkiste tėrėsisht regjisores sė Klanit Vera GRABOCKA dhe moderatorit, Ardit GJEBREA.

            Nė fillim perdia u zbardh dhe nėn njė kolonė zanore u dallgėzua dhe ne ndjemė njė zė spikerje qė, si nė njė  recital tėrėsisht tė veēantė, do tė shqiptonte dhimbshėm:

            - Eh! Kujtimet e mia, zonja dhe zotėrinjtė e mi tė azilit...!?!

            Zėri tregonte mplakje dhe rikthim nė vitet e largėta tė fėmijėrisė, pėrpara se tė shfaqej njė vogėlushe, shtatė vjeēare.

            E cila, me grykėsen e zezė tė shkollės dhe me dy bishtaleca qė i binin mbi ēantėn prej meshini tė librave, tregonte gėzimin e saj nė ditėn e parė tė shkollės.

            MOISIU klithi:

            - L I L I !  Kjo ėshtė L I L I , shoqja ime e fėmijėrisė.

            Pėr Krisht, qė nuk gėnjej! Pėr Krisht, po ju them.

            Pse s'flet ti shkrimtar! Apo nuk do tė tregosh se ti je Ai qė gėrmove albumet e mia? Unė thjesht buzėqesha. Se pjesėrisht kisha gisht nė gjithė kėtė. Por le tė shohim vazhdimin. Sfondi i ekranit sėrish u dallgėzua dhe kurioziteti ynė qe fqinjėsuar me tė befasishmen. Dhe ajo nuk vonoi tė shfaqet:

            Ishte njė vogėlush me uniformė marinari, (veshje tejet e parapėlqyer pėr kohėn). Djali dukej qė ishte ēapkėn. Se: nė ēastin e shkrepjes sė aparatit, dora e tij e pranuar  fillimisht, mbi supin e vajzės, preku gėrshetin e saj, tinėzisht. Ajo, si llasticė qė ishte, ktheu kryet.

            Gjest qė fliste pėr njė mostolerim tė hapėt dhe qė... ishte fiksuar nė foto.

            Holli shpėrtheu nė tė qeshura.

            Detari MOISI, me gjestin e tij, sikur donte tė vėrtetonte thėnien se:

            "Marinarėt ēdo port, kanė nga njė dashnore". Nga tė qeshurat,  nuk u muarrėn vesh batutat. Veēse, jam i sigurt qė dikush e tha. Se, shumė zėra, si nė korr pėrsėritėn: "- NDALU BAG SE KA HENDEK"!

            Dhe vėrtetė. Hendeku i fėmijėrisė, mbi besimin, apo mbi mostolerancėn e llasticė LILI,  s'ishte asgjė pėrpara  LUFTĖS SĖ KLASAVE.

            L I L I, si qindra familje, jo vetėm fėmijėrinė, por edhe rininė e dekada deri nė fillimet e viteve '90-tė, e kaloi internimeve.

            Kur shkuan kronistėt e klanit dhe i treguan pikėrisht kėtė fotografi tė ruajtur me kujdes nga shoku i tij nė vitin e parė tė shkollės, ajo shpėrtheu nė tė qara. Njė kamera e fshehtė kishte filmuar tė gjithė bisedėn dhe ne po e shihnim dhe dėgjonim me veshėt tanė, ashtu si edhe spektatorėt nė sallė, tė mbytur nė lot. Ajo tha: - O ZOT I MADH! MOISIU!

            Moderatori pohoi me krye se lotėt i kishin zėnė grykėn e si asnjėherė, nuk nxirrte dot as edhe njė fjalė. Asnjė. Pėr KRISHT, po ju them, se m'u ngjit edhe mua ky betim i bukur, bindės.

            - Dhe mė thoni se ėshtė i gjallė ky njeri?

            Moderatori ende s'e kishte marrė vetėn. Ai pohoi me krye.

            - Pse s'thoni se do tė ēmėndem sapo t'a shoh?

            Se vdekjen e kam thirrur dhe ajo, si tė qe ministreshė, nuk mė ėshtė pėrgjigjur.

            Kurse kjo fotografi do tė mė nxjerri nga ky azil dhe do tė mė shpjerė nė ēmėndinė.

            Salla, si me komandė, fshinte sytė e pėrlotur. Moisiu u ngrijt e doli pėrballė ekranit:

            - Nuk do tė ēmėndesh se edhe unė nuk u ēmėndia kur dėgjova atė kėngėn qė e kam kėnduar me mijėra herė nė SAN - MIGUEL tė Argjentinės dhe njerėzit mė merrnin pėr tė luajtur.

            Befas mrekullia teknologjike ndau nė dy pjesė ekranin. Fjalėt e MOISIUT, punė sekondash bashkė me figurėn e tij. Neve dhe tok me ne, gjithė teleshikuesit e soditėm dhe mund tė themi plot gojėn e ndjemė. Nė anėn e djathtė tė tij, pamė njė grua tė thinjur tėrėsisht dhe ato gėrshetat mbi krye si kurorė, si pėr tė freskuar dy sytė e lodhur nga njė pritje skajshėm tė gjatė, a si pėr tė kurorėzuar qėndresėn e njė heroine e cila, nuk pret aspak  fundin pėr t'u larguar nga kjo botė . Pėrkundrazi: sikur pėrgjon shpresėn se njė ditė ajo ėshtė nisur dhe mepatjetėr do tė vijė.

            Kronisti me mikrofonin e tij nė dorė, iu drejtua Moderatorit ARDIT GJEBREA:

            - Taksia ėshtė pėrjashta e bashkė me 'tė edhe mjeti i xhirimit. Si thua? Tė nisemi me MOISIUN  pėr te LILI qė e ke nė sallė?

            - Edhe pyet? - u pėrgjigj Moderatori i TV KLAN,  ARDIT GJEBREA.

            Ekranin e zuri tanimė portreti simpatik i Kėngėtarit nga Kosova: SHKĖLZEN JETISHI ( XENIT).

            Dhe ne dėgjonim nėn zėrin e tij kaq tė ėmbėl tingujt e asaj kėnge tiranase, me refrenin kaq tė bukur, kaq tė ndjerė, kaq tė dhimbshėm:

 

            Lili, moj Lili,

            Si ma pate hallin?

            Unė tė kam dashur moj Lili,

            Si dy sytė e ballit.

 

            Fjalėt ngjanin se i thuheshin njė zogu tė bukur qė vetėm largohet dhe luteshin mė kot,  t'a ndalnin . Por ai kėrkonte strehėn e tij nė ndonjė baden kėshtjelle. Fqinjėsisė dhe strehės nė 'tė, i shkonte mbase edhe zėri i tij. Se  dėshironte pėrjetėsinė.

 

            * * * * * *

            Por, nuk mbaron kėtu ky tregim.

            Ka diēka tjetėr qė do tė mė gėzonte jo vetėm mua si autor, por jam plotėsisht i bindur qė edhe juve, miqtė e mi. Qe ēasti mė i papėrfytyruar.

            Diēka qė tejēonte ēdo fantazi sado tė ēartur tė qe. Nė qoftėse do tė kisha mundėsi tė njihja mendimin tuaj, lexues tė dashur, se pėr ēfarė bėhet fjalė dhe tė bindesha se e dini, apo edhe se, nė fund tė fundit, e merrni me mėnd, do tė ndjehesha shkrimtari mė i lumtur nė botė. Besomėni.  Pėr KRISHT po ju them. Dhe s'bėj aspak shaka. Edhe me betimin. Se na ndodh jo rrallė qė pėrvetėsojnė gjuhėn e personazheve, ashtu si policėt e rrugores, qė herė - herė, lėnė mėnjanė gjuhėn e akademisė, pėr tė pėrdorur atė tė TRAFIKUT.

            Po e ul nga retė. Nga qė ashtu mė ngjau se zbriti. Dhe mos e merrni pėr ėndrrėn  e njė nate vere. As trazim fantazmagorik, ju siguroj qė jo.

            Pėr KRISHT, e pėrsėris. Mbase, diē toksore po lėshohet si nė pėrralla, miqtė e mi. Ato pėrralla qė kam dėgjuar nė SHKOLLĖN FOSHNJORE.

            Konkretisht:

            Nga shkallėt e hotelit po zbriste njė zonjė e shkuar zonjave. Kishte kapur pėr dore njė fėmijė tė vogėl dhe, po tė mos e dėgjoje t'i  fliste shqip vogėlushit, me siguri do t'a merrje pėr njė aristokrate londineze. Jo vetėm nga veshja e asaj rrobe mbrėmjeje, bordo. As atyre flokėve tė krehura mėnjanė, ku, ngjyra e argjendtė, aq shumė, o Zot, i shkonte! Apo, edhe atij tualeti tė lehtė, por tejet ndriēues pėr portretin e njė ikone. As...

            Nuk do ju torturoj mė. Boll u befasova unė. U ngrijta nga vėndi si somnambul dhe i dola pėrpara. Ata i mbėrrijta dy shkallare pėrpara fundit. Zonja i foli pesė a gjashtė vjeēarit:

            - Arbėr! Hapi rrugėn Zotnisė tė ngjitet!

            Unė u ndala pėrpara tyre:

            - Nė qoftėse s'mė gabon kujtesa ju duhet tė jeni zonjusha ime e FOSHNJORES. ZONJA JALLDIZ ?!?

            Ajo mė pa me vėrejtje dhe tha:

            - Po, nuk gaboheni, fort i nderuar zotni!  Ajo jam por e kam tė vėshtirė t'ju kujtoj se qė atėhere, kur fati e deshi tė mė shkėpusi nga dashuria ime mė e madhe e jetės, SHKOLLA FOSHNJORE,  kanė kaluar..., nė mos gaboj, plot GJASHTĖ DEKADA!

            Tha kėshtu dhe sytė i pėrndritėn, pastaj u pėrpėlitėn dhe kur, mė nė fund, qepallat u ngrijtėn, unė pashė se ato ishin tejet tė pėrlotura.

            Pėr njė ēast, pamja e saj mė ngjau krejt fėminore dhe unė e ndjeva se kishim kėmbyer rolet. S'qe rasti i parė qė pėrballesha me kėtė dukuri tė trishtė, prandaj mė duhej nisma pėr t'a kthyer nė favor tė saj gjėndjen. Me pak kujdes dhe shumė pėrpjekje, vura buzėn nė gaz.

            - Arbėri i vogėl sa vjeē ėshtė? - e pyeta unė pėr tė barazpeshuar tronditjen, sidomos tė asaj qė do tė vinte mė pas.

            - Gjashtė.

            - Kaq isha edhe unė kur ju putha dorėn si PRINCI JUAJ I KALTĖR QĖ VINTE ME PAJTON DHE JU...

            - A po. Mė kujtohesh. Kaq keni qėnė, zotni i nderuar: sa nipi im. - tha kėshtu dhe e zgjati  krahun. Unė u pėrkula dhe ia putha dorėn. Pėrpara se tė deklamoja  e  ndjeva tė domosdoshme t'i merrja leje:

            - Lejomėni T'u drejtohem si dikur nė moshėn e Arbėri Tuaj?

            Ajo buzėqeshi dhe tundi kryet.

            (O Zot i madh, mė duket se nuk e kishte harruar)

            (Qe noima karakteristike e saj kur donte tė ngjyroste njė gjest loicak )

            - A e mbani mėnd vėrtet?

            - Po provoj, - thashė dhe nisa tė deklamoja si dikur:

            - Princesha jonė DIZI!

            TĖ DUA PĖR JETĖ. SIDOQĖ VIJĖ PUNA. T'A DISH.

            Ajo u shkri sė qeshuri

            - Tani mė kujtoheni tėrėsisht. Keni qėnė i veēantė dhe me njė trill pėr tė cilin premtonit shumė. Me miqtė e mi e kam kujtuar sidomos atė deklaratė fėminore si tė njė... PRINCI VĖRTETĖ KALTĖRT.

            Ajo zbriti edhe shkallaret e mbetura dhe unė e ftova nė trapezėn tonė.

            LUFTA E KLASAVE  edhe te kjo zonjė kishte lėnė gjurmė tė thella.

            Jetonte vėrtet nė Londėr, por qe kthyer pėr tė provuar nėse do tė mund tė ngryste vitet e mbetura tė jetės nė Atdheun tonė post diktature.

 

            * * * * * *

            Shtysa kryesore pėr kėtė shkrim, ishte:

            "kuadri i nomeklaturės" dhe Diagnoza e vendosur nė kartelėn e klinikės Hungareze, qė nėpėrkėmbte njė popull tė tėrė:

TRUPI I KĖTIJ NJERIU KĖRKON ORIGJINĖN ALIMENTARE*)

            Prandaj u ula tė shkruaj kėtė tregim, i cili nuk qe e mundur tė mėnjanonte, ato qė lexuat. Ndihmesėn e kolegut tim shkrimtar e ngrė nė bazament.

            Le tė hyjė edhe ky shkrim nė galerinė e kontrasteve tė sistemit tė gremisur njė herė e pėrgjithmonė.

 

---------------------------------

*)         PARAMNEZI  =  Pėrzierje e realitetit me trillin artistik.

**)       ALIMENTARE   =  Ushqimore.

***)     RUBIKONI  =  Rrėke e vogėl nė Italinė verilindore, afėr San Marinos, qė rrjedh pėr nė Adriatik, e cila shėnonte kufirin e lashtė ndėrmjet Italisė dhe Galisė Cisalpine. Duke e hedhur ushtrinė e vet matanė tij (d.m.th. jashtė provincės sė vet mė 49-tėn p. er.), Jul Ēezarit dhe Pompeit.

 

 

Shkruar nė: Athinė  Gusht, 2016!

Dėrguar nga Gjeneva: 7, Janar,2017!