Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegëza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZËRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRË

ZËRI I AMERIKËS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHËNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturë 2 - Takimi me psikologun

Shkruan: Arjan KALLÇO

Gazetakritika

Tregim

 

TAKIMI ME PSIKOLOGUN

 

          Shikoni doktor, unë nuk besoj se kam probleme të rënda…duke folur me miqtë që bëjnë takime, u apasionova dhe më lindi dëshira ta provoja këtë aventurë.

            Aventurë?

            Po, një aventurë intelektuale, me një tjetër, i aftë të dekodifikojë mendje time.

            A nuk është kështu…

 

 

            Mirdita! Jam Marko Beli, ju kujtohem? Kam ardhur për seancën e parë.

            Mmm, po, sigurisht, uluni.

            Ku? Si ku? Këtu në shtrat.

            Më falni jam pak nervoz, është hera e parë…

            Duhet t’jua ketë thënë sekretarja ime…pra, ju do të vini këtu tre herë në javë. Nëse do vini me vonesë apo nuk do të vini, takimet gjithsesi do të llogariten, dhe me parapagim.

            Po, po e di, e di! Pak…pak e rëndë e gjithë kjo, por e kuptova!

            Uaa!
            Familje e bukur! Juaja besoj.

            Më falni, cila familje? Për çfarë po flisni?

            Eh, për fotografinë mbi tryezën tuaj të punës.

            Kjo nuk duhet të zgjojë interesin tuaj. Shtrihuni në shtrat, ju lutem dhe fillojmë.

            Sigurisht ju jeni shumë i ri? E?! Nuk e mendoja…

            Nuk jam unë subjekti i bisedës sonë, duhet t’ju analizoj, siç mund ta dini ju…

            Po, po sigurisht, më falni! Po përpiqesha të familjarizohesha me ju…

            Ja, pikërisht kjo nuk duhet të ndodhë, të familjarizohemi!!…

            Eh, po atëherë?

            Atëherë lërini liri kujtesës, kujtimeve, lidhjeve të ideve.

            Me thënë të drejtën…po e pyes veten përse ndodhem këtu.

            Mmm, çfarë pyetje me vend!

            Shikoni doktor, unë nuk besoj se kam probleme të rënda…duke folur me miqtë që bëjnë takime, u apasionova dhe më lindi dëshira ta provoja këtë aventurë.

            Aventurë?

            Po, një aventurë intelektuale, me një tjetër, i aftë të dekodifikojë mendje time.

            A nuk është kështu…

            Doktor, unë jam një njeri i kënaqur, me prindër që më kanë dashur dhe mbi të gjitha gjyshërit, jetova një fëmijëri në një fshat fantastik me kujtime të mrekullueshme.

            Ju i keni apo besoni se i keni?

            Jo, jo i kam, për këtë jam i sigurtë. Familja ime është e madhe dhe me vëllezërit e mi kemi pasur gjithmonë marrëdhënie bashkëpunimi.

            Po rivalitet?

            Çfarë thoni?! Më mirë thoni bashkëpunim. Edhe tash që janë të martuar më adhurojnë. Dhe unë fëmijët e tyre, për të cilët jam një xhaxha i veçantë.

            E ndieni mungesën e një familjeje tuajën.

            Çfarë thoni? Me thënë të drejtën, unë e ndiej se jam një njeri i lirë. Më pëlqejnë udhëtimet, kam parë gati gjithë botën. Kam miq kudo, mbi të gjitha mike. Sepse, shikoni doktor, më nodh të dashurohem shpesh dhe sinqerisht. Jetoj dashuri të mëdha që më kënaqin dhe më pas kur mbarojnë mbetemi miq me ish të dashurat e mia.

            Gjithmonë?

            Epo, deri më sot nuk më ka ndodhur e kundërta. E dini, besoj se janë mirënjohëse ndaj meje për aftësitë e mia të veçanta të dashurisë.

            Ju i besoni?

            Doktor nuk dëshiroj të hyj në detaje, as të mburrem, por mund t’ju rrëfej, më besoni, kur thatë se u kam dhuruar të dashurave të mia netë dashurie, aludoj gjashtë, shtatë orë dashurie…

            Mos e ekzagjeroni!

            E lëmë këtë muhabet! Nëse biseda nuk ju shqetëson, mund t’ju flas për punën time. Pikërisht kjo më çon në udhëtime, jam një konsulent i një zinxhirri të madh hotelesh dhe vëzhgoj nëse plotësohen kërkesat e kategorisë së luksit. Një muaj në Haiti, një në Sidnej.

            Stres i vërtetë.

            S’bëhet fare fjalë për stres! Gjithçka e paguar dhe i zhytur në luks.

 

 

            Më dëgjoni pak, ju lutem. Përse keni ardhur?

            Jua thashë një aventurë intelektuale, ajo që më mungonte. Çfarë po bëni, po qani?

            Vafshi në djall, ju dhe aventurat tuaja! Jam djalë i vetëm i mbytur nga prindër patologjikë, kam qënë i sëmurë me azëm dhe alergji ndaj gjithçkaje që rritet në fshat. M’u desh të djersija për të marrë diplomën, për të studjuar harrova të gjithë miqtë, u martova me të vetmen grua që njoha në gjithë kuptimin e fjalës, a më kuptoni? Eh, e mbaj fotografinë e saj mi tavolinë, sepse kërkon që kliente e mia ta dinë se jam i martuar. Bëjmë dashuri të shtunave dhe ditët para pushimeve, por ajo që më bën të çmendem është se nuk kam lëvizur kurrë prej shtëpisë. Bëra vetëm një udhëtim në muajin e mjaltit në Venecia, sepse nuk kisha asnjë kacidhe . Dhe tani që mund të udhëtoj, vuaj nga fobia e avionëve, e kuptoni? Dhe ju vini këtu të më provokoni me aventura intelektuale, pa largohuni, largohuni!

            Doktor, doktor, doktor më vjen keq, unë nuk desha. Megjithatë nëse keni nevojë për diçka, mos hezitoni! Ja, po ju lë numërin tim të telefonit…ë? Më telefononi!