William Okam ka qėnė njė teolog, nė Mesjetė.
Interesi i tij mė i madh ka qėnė studimi dhe klasifikimi i qėnieve
mbinatyrore: fantazmat, engjėjt, demonėt, shpirtrat etj. si kėta. Sot ai
kujtohet vetėm nėpėrmjet proverbit Latin qė ai sajoi pėr ta udhėhequr atė nė
studimet e tij: "Entia sunt multiplicanda praeter necessitatem" qė
pėrafėrsisht mund tė pėrkthehet kėshtu: Entitetet te mos shumėzohen,
pėrveēse nga nevoja". Ēndikim mund tė kenė kėto fjalė sot dhe pse janė
veēanėrisht tė vlefshme pėr ata qė interesohen pėr dukuritė paranormale ose
mbinatyrore?
Brisku i Okamit, siē njihet ky proverb, na mėson
qė t'i mbajmė hipotezat nė minimum. E pse t'i shumėzojmė teoritė dhe besimet
pėrpara se tė dhėnat e disponueshme tė na detyrojnė ta bėjmė kėtė? Nė qoftė
se do tė na duhet tė zgjedhim midis dy teorive, tė cilat mbėshteten nė
mėnyrė tė barabartė nga tė gjitha faktet e njohura, atėhere ne duhet tė
anojmė nga teoria mė e thjeshtė. Me kėtė metodė do tė jemi nė gjėndje t'u
japim zgjidhje problemeve nė dukje misterioze, pra duke e prerė ēėshtjen si
me brisk. Le tė marrim njė shembull nga koha e William Okamit. Le tė
supozojmė se nė qiell, pranė Sufolk, ku jetonte Williami nė shekullin e
14-tė, shihet njė dritė. Disa prej fshatarėve, duke u qėndruar besnikė
besimeve tė kohės, do tė thoshin se ajo dritė ishte shpirti i njė tė
sapovdekuri qė shkonte drejt parajsės. Njė murg, ndoshta, do tė kishte
sugjeruar se drita mund tė ishte njė engjėll qė lėvizte pėr punėra tė zotit.
Tė tjerė mund tė shikonin nė atė dritė dorėn e shejtanit etj. Por nuk do tė
mendonte kėshtu William Okami. Pyetja e parė qė do t'i bėnte ai vetes do tė
ishte kjo: "A ėshtė e nevojshme tė krijoj njė teori tė re pėr tė shpjeguar
atė qė kam parė?"
Pėrshtypjen e dritės nė qiell mund ta japin shumė
gjėra ordinere: yjet, kometat, meteoritet, dielli qė perėndon mbrapa reshė
shumė tė ulta, hėna, zogj tė bardhė, rrufeja sferike etj. Atėhere pse, duke
pasur kaq shumė shpjegime natyrore, ne kėrkojmė shpjegime mbinatyrore? Nė
ditėt tona, natyrisht, njė dritė nė qiell ka mė shumė tė ngjarė tė mendohet
mė tepėr si njė UFO se sa si njė engjėll, por parimi ėshtė po ai. Ne duhet
t'u kthehemi shpjegimeve ekzotike vetėm atėhere kur tė gjitha shpjegimet
natyrore dhe tokėsore nuk arrijnė ta bėjnė kėtė. Madje edhe atėhere ne nuk
duhet tė shkojmė mė larg se sa kėrkohet nga faktet qė disponojmė.
Tė postulosh njė qytetėrim jashtėtokėsor nisur nga
njė dritė e zbehtė nė qiellin e errėt do tė ishte absurditet. Gjashtėqind
vjet pas krijimit tė Briskut tė Okamit, duket akoma me shumė vlera. Le tė
marrim njė shembull tjetėr ku mendja tė shkon drejtpėrsėdrejti te shfaqja e
forcės sė telekinezisė. Dimė qė nė natyrė ekzistojnė katėr forca bazė:
rėndesa, elektromagnetizmi dhe forcat bėrthamore tė dobta dhe tė forta.
Shohim dikė qė shtrembėron lugė ose lexon mendjen e tjetrit pa pėrdorur nė
dukje njė nga forcat e njohura tė mėsipėrme. "Mrekulli!" bėrtasim ne ose
themi qė ėshtė njė dukuri paranormale. William Okami do tė na thoshte tė
ishim mė tė kujdesshėm. Pėrpara se tė ndėrtojmė njė hipotezė bazuar nė
magjitė, ndėrhyrjen hyjnore ose aftėsitė e reja njerėzore tė quajtura
telekinezi, duhet tė shikojmė mė me vėmendje nė mund tė gjejmė njė shpjegim
tė besueshėm nė rendin e natyrshėm ekzistues tė dukurive.

Shpjegimi
Ē'lloj shpjegimi kam unė? Gjėnė e parė qė dikush
duhet tė pyesė kur shikon dikė qė bėn diēka qė sfidon ligjet e njohura tė
natyrės ėshtė "a mund tė arrihet e njėjta gjė me marifete ose hile?" Nė
qoftė se pėrgjigja ėshtė "po" atėhere ēėshtja ėshtė e thjeshtė. Dimė qė
burrat dhe gratė gėnjejnė, mashtrojnė dhe ndėrmarrin veprime tė pandershme.
Ne, nga ana tjetėr, nuk e dimė qė ekzistojnė dukuri tė tilla si telekinezia.
Duke qėnė kėshtu ne duhet tė zgjedhim hipotezėn mė tė thjeshtė. Dihet shumė
mirė qė njerėz qė pretendojnė se kanė fuqi paranormale u kėrkojnė skeptikėve
tė mos i ndjekin ata nė proceset e tyre. Fuqitė paranormale janė tė
druajtura dhe tė paparashikueshme. Efekti i druajtjes ėshtė njė dukuri e
pranuar dhe e njohur. Ēdo tė thotė kjo? Ushtruesi paranormal thotė: "Tani
unė do tė bėj diēka tė ēuditshme dhe tė mrekullueshme. Megjithatė nė qoftė
se ju shikoni me shumė vėmendje ajo mund tė mos ndodhė dhe, nė qoftė se
ndonjėri i pranishėm kėtu nuk beson nė magjirat, atėhere ajo sigurisht qė
nuk do tė ndodhi". Ka dy mundėsira. Ose unė do tė jem dėshmitar i ndalimit
tė ligjeve tė universit ose kam pėrpara njė prestidigjator tė rėndomtė.
Nuk dua nė asnjė mėnyrė tė them se dukuritė
paranormale ose mbinatyrore nuk ekzistojnė. Aktualisht ne e interpretojmė
botėn nėpėrmjet njė paradigme tė caktuar, qė ėshtė nė thelb njė kombinim i
teorisė sė kuanteve dhe relativitetit. Do tė bėhen zbulime tė reja dhe do tė
formohen hipoteza tė reja qė do tė ndryshojnė nė mėnyrė radikale mėnyrėn se
si e shohim ne botėn. Fillimisht, relativiteti dhe teoria e kuanteve u panė
me dyshim tė madh. Vetem fakti se ato u provuan dhe u verifikuan herė pas
here si nga ata qė i besonin ashtu edhe nga skeptikėt, mjaftoi qė tė ēonte
nė pranimin e tyre. Ėshtė pikėrisht kjo ajo qė dallon njė teori tė mirė nga
njė teori tė keqe: aftėsia pėr t'i provuar, bėrė dhe kontrolluar
parashikimet dhe pėr tė lejuar kėdo tė disponojė informacionin qė ndodhet
mbrapa asaj teorie. Kushdo mund tė sajojė njė teori pėr ēfarėdo lloj gjėje,
por nė qoftė se nuk i verifikojmė dot pretendimet e teorisė, nė qoftė se
ėshtė e pamundur pėr ta provuar atė, atėhere shanset e asaj teorie janė ato
tė njė teorie false qė ka ardhur mė tepėr nga njė imagjinatė se sa nga njė
realitet i jashtėm i botės.
Shumė kemi dėgjuar mbi jetėn pas vdekjes, por
askush nuk ka tė dhėna pėr ta vėrtetuar kėtė. Bota ėshtė njė vend i
mrekullueshėm, plot bukurira dhe mistere. E pse t'i shpikim misteret? Ato
janė aty. Megjithatė, ndėrsa hulumtojmė subjekte tė tilla tė mrekullueshme
si jeta, vdekja dhe ndėrgjegja njerėzore, duhet tė jemi tė ndėrgjegjshėm se
natyra njerėzore, ashtu siē ėshtė, fsheh shumė gėnjeshtarė dhe sharlatanė.
Pėrpara se tė pranojmė njė teori tė re, ne duhet
tė pyesim, siē pyeste William Okami 600 vjet mė parė: "Ėshtė e domosdoshme?
A mund ta kuptoj unė kėtė ngjarje vetėm duke sajuar njė teori tė re pėr ta
shpjeguar atė?" Dhe, nė qoftė se vėrtetė e ndjejmė nevojėn pėr njė mėnyrė tė
re tė vėshtruari tė botės, duhet tė pyesim veten: "Si mund ta ve nė provė
kėtė teori? Jam unė i interesuar nė realitetin objektiv apo nė fantazitė
rehatuese kur s'jam i prirur ta shqyrtoj ēėshtjen nga afėr?" Ėshtė gabim tė
pranohet ēdo ide fantastike thjesht nga fakti se ėshtė e re dhe e tillė.
Fakti duhet ndarė nga fantazia. Po ashtu e vėrteta nga dėshira.
Nga libri "Bota drejt barbarizmit
dhe Profetėt"
|