Darwin dhe evolucioni i species
Ai qė qe marrė sė pari me rileximin e historisė
evolutive tė njeriut nė shekullin XIX kundrejt kanoneve normale klasike tė
vendosura nga teologjia, ishte sigurisht Charles Darwin. Deri nė shekullin
XIX njerėzit nuk interesoheshin shumė pėr prehistorinė e tyre, e vetėm pak
shkenctarė ishin tė bindur pėr egzistencėn e njeriut prehistorik. E kjo,
pavarėsisht zbulimeve tė shumta tė fosileve njerėzore tė bėra nėpėr zona tė
ndryshme tė Europės, e mbi tė gjitha zbulimit mė 1856 nė luginėn e Neander
(pranė Duseldorf, Gjermani) tė njė kafke, e cila duke pasė parasysh formėn e
ēuditshme u quajt njeriu i Neandertalit.
Mė 1859 Charles G. Darwin, natyralisti i famshėm
anglez publikoi Origjinėn e specieve pėrmes seleksionit natyral, nė tė cilėn
shpaloste teorinė e tij tė evolucionit
Nė fillim kjo teori u pranua
gjerėsisht nga shkenctarėt, por brėnda dhjetė vitesh nisi tė marrė
tatėpjetėn. Darwin mbėshteste idenė se speciet kishin qenė tė afta, qė
pėrgjatė mijėvjeēarėve tė evoluonin nėpėrmjet njė numri tė pafundėm formash
tė ndėrmjetme, duke krijuar njė marrėdhėnie tė ngushtė me mjedisin rrethues
dhe problematikat qė lidheshin me tė. Natyrisht vetė Darwin e kuptonte se
ndryshime tė tilla tė paperceptueshme e tė vazhdueshme pėrgjatė shekujve
duhet tė bėnin tė mundur gjetjen e shumė fosileve qė do ti pohonin fazat e
ndėrmjetme tė ndryshimeve tė tilla. Pėrshembull: nėse qafa e xhirafės i
detyrohet evolucionit tė species dhe ėshtė zhvilluar duke kėrkuar ushqimin
pėrherė e mė lart, do tė ishte logjike tė pretendohej pėr tė gjetur edhe
fosile tė tjera xhirafash qė mund ti dėshmonin kėto faza tė ndėrmjetme qė
shėnonin kalimin mes njė qafe normale dhe njė qafe shumė tė gjatė si ajo e
xhirafave tė sotme.
Por nė tė vėrtetė kjo nuk ka ndodhur kurrė.
Teori dhe hipoteza mbi jetėn nė univers
Qysh nė agimet e qytetėrimit, njeriu ėshtė
shtyrė pėrherė nga kureshtja pėr tė ditur nėse egziston jeta nė planete tė
tjera tė Universit, e mbi tė gjitha a egzistonin krijesa inteligjente.
Pėrgjatė shekujve shumė filozofė, teologė e shkenctarė janė pėrballur me
kėtė problem duke sjellė argumente pro e kundėr egzistencės sė
jashtėtokėsorėve. Mbėshtetėsi i parė i idesė sė pluralizmit tė botėve, ishte
filozofi grek Anaksimandri i Miletit, jetuar nė shek. VI para Krishtit.
Simbas kėtij mendimtari, burimi i gjitha gjėrave tė njohura ishte njė
Element i Papėrcaktuar e prandaj mund tė egzistonin njėkohshėm shumė botė tė
tjera, tė ndryshme mes tyre.
Edhe Epikuri(341-270 para Krishtit) pohonte se
egzistonin botėra tė pafundme tė banuara, tek tė cilat gjithēka ėshtė e
pėrbėrė nga njė llojshmėri e pafundme atomesh qė shkėputen nga Pafundėsia
pėr tiu nėnshtruar atypėraty njė rregulli tė pėrkohshėm. Atome tė tilla
mund tė kalojnė edhe prej njė bote nė tjetrėn, duke gjeneruar qėnie shumė tė
ndryshme herė mbas here. Tezat e Epikurit qenė mbėshtetur nė botėn romake
nga Lukreci (shek. I para Krishtit).
Nė pėrgjithėsi mendimi filozofik perendimor e
mohoi tezėn e pluralizmit tė botėve dhe ēėshtjen e jetės jashtėtokėsore. Pak
mendimtarė (mes tė cilėve citojmė Xhordano Brunon dhe Spinozėn) u radhitėn
nė favor tė egzistencės sė jetės nė botėra tė tjera.
Bazat e para shkencore qė mbėshtetėn idenė e
jetės nė planete tė tjera u hodhėn nė shek. XVII, nė vijim tė vėzhgimeve dhe
arritjeve tė Nikolla Kopernikut (1473-1543) dhe Galileo Galileit
(1564-1642). Mėrkuri, Jupiteri, Afėrdita, Marsi e Saturni dukeshin aq qartė
si planete, ndėrsa mbi hėnė niseshin tė vėreheshin male dhe kratere. Nė
veēanti ai qė zgjoi mė shumė interes ishte planeti Mars, nė sipėrfaqen e tė
cilit mund tė vėzhgoheshin hapėsira tė ngjashme me detet dhe kontinentet,
re, shtėrngata. Duke u nisur nga kėto vėzhgime, lindi ideja qė planeti mund
tė ishte banuar prej krijesash inteligjente. Mandej vimė nė kohėt tona kur
vėzhgimi i planeteve ėshtė bėrė mė i saktė dhe me i pėrkryer, falė
pėrdorimit tė teleskopėve gjithnjė e mė tė fuqishėm, radioteleskopėve dhe
dėrgimit tė sondave nė hapėsirė.

Pėrmbytja mes mitit dhe realitetit
Oqeanografi Robert Ballard ka deklaruar disa
kohė mė parė, se kishte gjetur gjurmė tė Pėrmbytjes Universale nė njė vijė
tė lashtė bregdetare tė vendosur ndėrmjet Detit Mesdhe dhe Detit tė Vdekur,
e cila qe zhdukur nga njė pėrmbytje e tmerrshme rreth 8000 vjet mė parė.
Vetė Ballard pohon se zbulimi i tij pėrputhet me rrėfimin biblik.
Nė tė vėrtetė, ndryshe nga ēmund tė besohet,
legjenda mbi Pėrmbytjen Universale apo tė njė katastrofe tė natyrave tė
ndryshme qė mund tė kenė goditur Tokėn, nuk ėshtė karakteristikė e veēantė e
traditės hebreo-kristiane, pėrkundrazi mund tė pohohet se ajo ėshtė
trashėgimi e miteve sumere, qė qenė asimiluar nga Hebrejtė, tė cilėt nė kohė
shumė tė lashta kishin jetuar nė Mesopotami.
Nė tė vėrtetė miti i Gilgameshit, heroit sumer
qė pėrbėhej nga dy tė tretat hyjnor e njė e treta njeri, tregon sesi ai,
mbas vdekjes sė mikut tė vet Enkidu, u end i dėshpėruar nė kėrkim tė
paraardhėsit tė tij Utnapishtim (i cili ishte nė zotėrim tė dijes qė mund ta
ringjallte mikun e tij!!!).
Me ta gjetur paraardhėsin, Gilgameshi merr vesh
se vetė Utnapishtimi, me dashjen e zotit Ea, ishte i vetmi i mbijetuar nga
njė pėrmbytje e shkaktuar nga zotat pėr tė ndėshkuar njerėzimin e
korruptuar. Vetė zoti Ea i dha Utnapishtimit masat e njė anijeje qė ai duhej
tė ndėrtonte pėr tė shpėtuar veten e pėr ta ruajtur tė thatė farėn e tė
gjitha krijesave tė gjalla.
Mbas ditėsh e ditėsh lundrimi nėpėr ujėra tė
trazuara nga tėrbimi i elementėve, mė nė fund kur zemėrimi i zotave u duk se
qe fashitur, Utnapishtimi lėshoi mė sė pari njė pėllumbeshė e mandej njė
dallandyshe tė cilat duke mos patur se ku tė ndalonin u kthyen sėrish;
atėherė ai lėshoi njė korb i cili nuk u kthye mė sepse gjeti ushqim me
bollėk nėpėr kufoma. Atėherė Utnapishtimi vendosi tė zbarkonte nė tokėn e
ēliruar nga ujėrat. I ngjashėm me Utnapishtimin ėshtė edhe bibliku Noe. Edhe
popuj tė tjerė tė zonės euro-aziatike kujtojnė nėpėr mitet e tyre katastrofa
tė ngjashme dhe njerėz tė zgjedhur pėr ta shpėtuar e pėr ti dhėnė limfė tė
re genit njerėzor. Kėshtu nė traditėn greke gjejmė Deukalionin e Pirrėn,
burrė e grua, tė cilėt shpėtuan nėpėrmjet njė arke dhe arritėn ta
ripopullonin tokėn duke hedhur gurė mbas shpinė sė tyre. Nė Iran kujtohet
Jima, ndėrsa nė Indi pėrmendet Baisbasbata. Mė njė legjendė universale kaq
specifike, ku deri dhe kohėzgjatja e pėrmbytjes varion fare pak (mes 40-60
ditėsh), duke na bėrė tė besojmė se mė shumė se pėr njė mit, ėshtė fjala pėr
diēka absolutisht tė vėrtetė qė ka shkaktuar njė tronditje tė thellė nė
njerėzimin botėror.
|