Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 7 - TI MUNDESH NĖSE DO 

Shkruan: MSc. Albert HABAZAJ

      

TI MUNDESH NĖSE DO 

 

 

Librin e autorit Adem Zaplluzha "Ti mundesh nėse do"

mund ta shkarkoni falas nė sektorin

 

„Literaturė“

 

(E falėnderoj pėrzemėrsisht autorin)

 

 

 

 

            POEZI E PRODHUAR NGA HIDROCENTRALI I SHPIRTIT TĖ ADEM ZAPLLUZHĖS

 

            Parathėnie e vėllimit poetik “Ti mundesh nėse do” e poetit Adem Zaplluzha
 
            Edhe pse deri nė kėto ēaste qė shkruaj kėto dy fjalė shoqėruese pėr lexuesin e librit “Ti mundesh nėse do”, ende nuk e kam takuar Adem Zaplluzhėn, unė e njoh Poetin (nga prurjet e kaltra tė shpirtit tė tij tė bardhė). Adem Zaplluzha ėshtė Arusha e Bjeshkėve poetike. Njerėzit qė kanė dėshirė tė shkruajnė poezi e botojnė synojnė tė arrijnė nė Malin poetik, tė kapin majat e tij. Jo tė gjithė arrijnė nė mal. Jo tė gjithė kapin majėn. Ėshtė i lartė mali. Ka lugina, brinja, ēuka, kodra, shpate, qafa, gryka, gėrxhe, thepa. Kreshta ėshtė sipėr. Poeti Adem Zaplluzha kalėron bujar nga Bjeshkėt poetike, sepse prizrenasi ynė ka pirė nga uji i kulluar i  Bjeshkėve tė Sharrit, ka marrė nga hijeshia e tyre dhe ka prodhuar poezi nga hidrocentrali i shpirtit tė tij me dritė. Kur bėjmė bilancin e krijimit letrar, autori prezantohet me njė begati krijuese, qoftė pėr letėrsinė shqipe pėr fėmijė, qoftė pėr nė atė pėr tė rritur, sidomos nė gjininė e poezisė sė fushės sė letėrsisė artistike. Tashmė Zaplluzha ravijėzohet si njė pėrmendore madhėshtore e gjallė, me dinjitet e nė lėvizje pėr Lulėkuqet e Kosovės, se i dhembin sinorėt e Atdheut, se i ka tė shenjtė gurėt dardanė, se i ka nė eshtrėn e tij fosilet parake dhe thesaret e Therandės. Vėllimi poetik: “Ti mundesh nėse do” ėshtė njė megametaforė jetėsore dardane, gjaku artistik i autorit Adem Zaplluzha, i cili tronditshėm kėrkon, proteston e lufton, qė hirushja diellore, qysh kur u shfaq jeta nė kėto troje, tė udhėtojė fisnikėrisht pėrpara, veē jo nėpėr ēitjane tė “njerkės”, por nė krahė tė simotrave tė saj ballkaniko-europiane; jo “me kėmbėt e breshkės”, zvarritur, rraskapitur, zhuritur, por “ballėlart e mal nė kėmbė”, siē na vjen krenarisht jehona e njė kėnge tė bukur.

Profili i autorit ėshtė i tejdukshėm. Ai nė thelb ėshtė lirik. Natyra lirike e tij shfaqet natyrshėm, pa artific, pa bujė, bukur, ėmbėl, magjishėm e freskėt. Nuk ėshtė vėshtirė tė kuptosh, se nė rrahjet letrare tė autorit ndihen dhe regėtima tė fuqishme epiko-lirike, nga qė rrėnjėt e ushqimit tė tij poetik janė zėnė nga Uji i bekuar i Epikės legjendare, nga lėngu magjik i Ciklit tė Kreshnikėve, nga sherbeti i Baladave popullore shqiptare. Tek autori ynė, vijnė me gurgullimė tė kėndshme remineshencat mitologjike nga poezia jonė legjendare dhe nuk lėnė asnjė grimcė tė shijes sė lodhur parake. A nuk ngjan si njė kreshnik i ri i vargut Zaplluzha, qė merr e merr fuqi nga qumėshti i zanave tė Muzės sė krijimit?!

 

            MSc. Albert HABAZAJ, kryetar i Shoqatės sė Shkrimtarėve dhe Artistėve “Petro MARKO”, Vlorė.

 

 

 

Poezi nga libri i autorit Adem Zaplluzha "Ti mundesh nėse do"

 

 

METEORĖT KISHIN VDEKUR

 

Ishte premtja e madhe

Kur ma vranė atdheun

Vdekja nė njė sarkofag prej deltine

Zgėrdheshej pranė heshtjes sė gjymtuar

Kujt t’i drejtohem

Nė kėto ēaste dhembjeje

 

Mbrėmė isha nė mbretėrinė e Olimpit

Nėn kėmbėt e Hyjit Dardan

Qėndronin tė gjunjėzuar

Perėnditė e tė gjitha kohėrave

Binte njė lloj shiu i padukshėm

Na i lagėte tė gjitha kujtimet

 

Nuk pata se ēfarė tė bėj

Eca edhe disa vite nėpėr shpirtin e galaktikės

Meteorėt kishin vdekur

I ngjanin atdheut tim tė sfilitur

I ngjanin vdekjeve fantazmagorike

Vetėm fundi i hinores qante nė faltore

 

Qanin edhe kambanat

Te njė kambanore e lashtė dy pėllumba

Bisedonin nė heshtje

Pėr fatin e vrarė tė atdheut

Bisedonin pėr ringjalljen e sė nesėrmes

Pasi qė e sotmja veē kishte vdekur

 

 

DERI TE DAULLET E VALLEVE MORTORE

 

Kjo lėkurė qė rreshket nė diell

Ngjason me kėmbėt e breshkės

Cili evgjit qė menatė

Do bėj njė daulle tė ēmendur

E cila s’do tė pushoj as tė dielave

 

Ne i pėrjetuam shumė lloje daullesh

Duke u nisur

Prej atyre tė luftėrave

Deri te daullet e valleve mortore

Daullet e vdekjeve kur gjarpinjtė ulnin kokėn

 

Ishin dimrat e acartė

Kur flinin tok arinjtė dhe  njerėzit

Qė instinktivisht

Lėpinin plagėt e njeri-tjetrit

Lėpinin deri nė alivanosje

 

Kėshtu qė na mėsoi jeta

Tė vdesim ose tė ringjallemi

Si kryqi i ngulur nė mish

Jo pėr hir tė ringjalljes

Por pėr dashurinė e pastėr njerėzore                    

     

 

KISHTE VDEKUR NGA ETJA

 

Mbrėmė njė korb i zi nate

Bisedonte me rrapin e vdekur

Ashtu siē mund tė llafoset

Njė shpend i egėr

Me njė rrap qė e ka humbur vetėdijen

 

Kurse nata shtegtonte

Prej njė ane

Nė anėn tjetėr tė lumit

I cili me shumė se njėmijė vjet

Kishte vdekur nga etja

 

Njė njeri kishte mbetur mes dy lumenjve

Kurse urat ka kohė qė ishin thyer

Kush mund t’i ndihmoj nė kėto ēaste

Etjes sė mallit

Kush mund t’i ndihmoj ringjalljes sė lumit

 

 

NUK I NJEH ITINERARET E TRISHTIMIT

 

Sonte nuk kam se ēfarė tė bėj

Pėrpos ta vėshtroj kėtė valle tė lashtė

Tė meduzave

Njė hije e verdhė si njė zog i ēmendur

Mė pėrcjell nė ėndėrr

 

Mė ėshtė cunguar dora e djathtė

Kurse e majta

Nuk i njeh itineraret e trishtimit

Mbi cilėn degė tė kėtij shelgu tė pikėlluar

Ta ndėrtoj ēerdhen e sė nesėrmes

 

Asnjė korb nuk u ul sonte

Mbi kapelėn time tė grisur

Befasisht ikėn nositėt

Vetėm njė varkė e vdekur

Ka mbetur peng mbi syprinėn e ujit