A udhėheqin me ne forcat misterioze?
Shikuar shkencėrisht vetėm njerėzit me vetėdije
tė lartė mund tė merren me magji. Duhet tė ekzistoj energji e shtuar
pozitive, si dhe shumė kritere tjera pėr tė cilat flitet nė literaturėn qė
merret me kėso temash.
Edhe nė anėt tona kemi dėgjuar qė shumė njerėz
merren me magji tė ndryshme: disa me magji tė bardhė, tė tjerėt me tė zezė,
ndėrsa gratė qė merren me kėto punė tė fėlliqura nė popull emėrtohen si gra
qė bėjnė sehire.
Nga ka filluar interesimi i tepėrt pėr tu marrė
me kėto punė dhe si janė bėrė ato gra qė bėjnė sehire, vėrtet ėshtė
vėshtirė tė hulumtohet gjeneza e kėtyre biografive, sa tė ēuditshme, aq edhe
tė mistershme.
E ata tė tjerėt, tė cilėt i shfrytėzojnė magėt
dhe magjistricat pėr tė kryer shėrbimet e tyre, pėr ti prishur a pėr ti
ndrequr punė atij apo kėtij njeriu, janė shumė tė bindur se njerėzit e tillė
posedojnė fuqi mbinatyrore. Ky shkrim pikėrisht shqyrton fatin e njė gruaje
shqiptare, Xh. B., nga njė fshat i largėt i Anamoravės, e cila i hapi dyert
e veta pėr tu ndihmuar njerėzve me shumė halle e me shumė derte.
Ajo grua kurrė nuk ishte marrė me diēka tė
tillė, e as qė i shkonte mendja se njė ditė do tė bėhej viktimė e ca forcave
tė panjohura dhe do tė pėrpėlitej nė shtratin e vdekjes, gjersa do ta bindin
qė ajo tė merret me punė tė panjohura.
Ajo qė e ndryshoi rrjedhėn e jetės sė saj ndodhi
njė natė nėntori tė vitit 1996. Isha duke pastruar njė kėmishė tė burrit
tim nė oborr pasi kisha ngrėnė darkė, kur para meje u paraqit njė djalė afro
27 vjeēar i cili mu drejtua kėsisoj: Oj, Xh. Lėre atė kėmishė se kėto punė
nuk janė pėr ty. E kur e ngrita kokėn pėr ta shikuar me mirė, pashė vetėm
njė dritė tė zbehtė te dyert e oborrit dhe dėgjova njė zė tė ējerrė fėmije
qė mė trembi -tregon ajo. Pastaj e humbi vetėdijen. Ndjeu njė nxehtėsi tė
madhe trupore dhe mė spati forcė tė qėndronte nė kėmbėt e veta. U alivanos
dhe humbi ndjesinė e hapėsirės. Mė nuk dinte qė ėshtė nė shtėpinė e vet.
Ndėrruan pamjet, fytyrat, objektet. Mė kot mundohej djali dhe burri, qė e
shpurėn nė shtrat, ta sjellin nė vete. Kjo nuk bėhej e gjallė, nuk jepte
shenja jete. Atėherė asaj iu afruan disa krijesa tė padukshme, tė cilat
vazhdimisht mundoheshin ta bindnin tė bėhej falltare, tu ndihmojė njerėzve,
tė merrej me magji. Nė atė ankth ireal me tėrė forcėn e shpirtit tė saj
luftonte me ato qenie qė e kishin lėnė tė vdekur pėr sė gjalli. Ishte diku
nė kufi midis botės reale dhe ireale. Kurė arriti ti shquaj fytyrat e
njerėzve tė dashur tė shtėpisė, u tmerrua edhe mė shumė. Smund ta duronte
burrin e vet, lutej tia hiqnin sysh.

Tri net e tri ditė tė plota Xh. B. Luftoi me ato
krijesa qė se linin tė qetė. Ditėn e dytė njerėzit e shtėpisė vėrejtėn
trupin e saj tė vizatuar me disa shkronja tė ēuditshme. Krijesat e ēuditshme
e tė padukshme kishin shkruar shkronja tė panjohura pėr ta. E, ēishte mė
interesant, ngjyra e shkrimit pėrputhej me kanėn tė cilėn e pėrdorin gratė
pėr ti ngjyrosur flokėt.
Ata sėrish kėmbėngulin qė ajo me ēdo kusht duhej
tė bėhej e tyre, pėrndryshe...
U arsyetua se duhet ta pyeste burrin e saj. Dhe
burri i saj spati gjė kundėr; vetėm ti dilte gruaja e gjorė nga ajo
gjendje mjeruese, nga ajo agoni qė i lemeriste tė gjithė, e , ēėshtė mė e
keqja, asnjėri sdinte si ti ndihmonte.
Kur ajo mė nė fund u pajtua se ashtu do tė
bėhet, si i diktonin ata, gjithēka u fashit. Kaloi alivania, pushuan
ankthet, pėrēarjet...u zhduk shkrimi nė trupin e saj. Atė ditė, gjersa ajo
pėrjetoi rrathėt e ferrit, hoxhės sė ri tė fshatit i kishte rėnė libri i
shenjtė nga dora, e vetėm atėherė Xh. B., paska pranuar tė bėhej emisare e
atyre. Hoxha, pastaj ishte qetėsuar dhe kishte filluar tė predikoj ashtu
si i ka hije njė njeriu tė Zotit.
Pasi u qetėsua pakės, nė mbrėmje doli tek
fqinja. Duke shikuar orėn, atė e nget lemza dhe thotė: Eh, qenka ora
njėmbėdhjetė!. Tė gjithė qė ishin nė dhomė u habiten me fqinjėn e tyre. Mos
paska luajtur mendsh? Apo ka rėnė nė ato punėt e liga? -pyesnin tė gjithė nė
fshat.
Por tek mė vonė tė gjithė e kuptuan ēka i kishte
ndodhur Xh. B.-sė. Dhe u bindėn se vėrtet atė e kanė zgjedhur pėr tė bėrė
magji, pėr ti ndihmuar njerėzit, pėr tua sqaruar kush ua do tė mirėn e
kush tė keqen dhe pėr tė gjitha problemet e tjera qė njeriu i has nė jetė.
Sot e kėsaj dite kėtė grua e vizitojnė shumė
njerėz. Ėshtė pėrson i kėrkuar i hallemėdhenjve. E kėshtu ndodhi!
Kush e di vallė se ēka tė diktohet tė bėsh nė
jetė? Tė bėhesh falltare, magjistricė apo...diēka tjetėr. Ekzistojnė forca
qė mendojnė edhe pėr kėto mistere tė pashpjegueshme tė jetės njerėzore.
Gjithēka ėshtė e mundur nė botėn paranormale, apo jo?
|