Rrėzė Sharrit, poshtė, mu nėn kėmbėt e maleve,
ndodhet fshati jo edhe gjithaq i vogėl - Lubinjė e Poshtme.
Ishte ftohtė njė mėngjes janari tė vitit 1969.
Acari i fortė e ngrinte edhe gjakun nė vena. Vetėm ndonjė uluri qensh e
thyente idilin dimėrorė, kurse trumcakėt nė kopshtin e Ramiz Kurteshit mė
kot kėrkonin ndonjė thermi ushqimi sa pėr tė zbutur urinė nė dimrin e ashpėr
tė kėtij viti, qė kishte filluar mjaft herėt dhe u kishte sjell mjaftė
kokėēarje banorėve tė kėtij fshati.
Familja e R. Kurteshit pothuajse nuk kishte
fjetur fare. Nė shtėpinė e tyre, sipas vlerėsimeve tė mjekėve, ishte shumė i
sėmurė anėtari mė i ri i familjes, Shaban Kurteshi. Nė kėmbėn e tij tė
djathtė, mu nė gju, kishte kancerin e indit eshtėror. Kot sė koti kishte
vizituar entet shėndetėsore se mos vallė do tė gjente ilaē pėr sėmundjen e
tij tė rėndė e tė pashėrueshme. Parashikimet e mjekėve ishin dekurajuese dhe
tė pa shpresė.
Atė mėngjes, mė 24 janar 1969, i ati i djaloshit
19 -vjeēar, Shaban Kurtishit, Ramizi, kishte vendosur qė ta dėrgonte edhe
njė herė tek specialisti i njohur nė Prizren, tek ortopedi qė vinte nga
Shkupi, pėr tė kryer kontrollimet specialistike pėr nevojat e spitalit tė
Prizrenit. Meqė autobusi atėbotė nuk qarkullonte dhe veturė nuk kishin,
ishin nisur herėt nė mėngjes, rreth orės 5, bashkė edhe me djalin tjetėr me
emrin Kadrush.
Bora edhe mė tej binte pa shpresė se pėr njė
kohė tė shkurtėr do tė ndalej, por vuajtja i shtynte pėr udhėtim, madje
brenga prindėrore ishte mė fortė se ēdo pengesė eventuale qė mund tė gjendej
nė rrugė. Tė veshur e tė mbėshtjell mirė, siē dinė vetėm malėsoret e kėsaj
ana, ngadalė por tė sigurt pėrparonin drejt Reēanit. Mendonin se do tė
arrinin disi nė Reēan e nga aty me ndonjė automjet tė niseshin pėr Prizren.
Bora pothuajse ishte gjer nė brez. Me mund tė madh u dynden gjer nė Reēan,
por jo mė tej -as qė ishte e mundur. Asnjė automjet atė ditė nuk
qarkullonte nė relacionin Reēan - Prizren. Kot u mėrdhin pran lumit dhe nė
fund vendosėn tė hiqnin dorė nga udhėtimi dhe tė kėrkonin strehim tek tė
afėrmit e tyre nė fshat. Tė afėrmit e pritėn mirė dhe me zjarr tė fortė e
ēaj e pritėn mėngjesin. Vendosėn tė ktheheshin nė shtėpi dhe tė prisnin qė
tė zbutej moti e tė qarkullonte komunikacioni, atėherė ti drejtoheshin
ortopedit. Bora pandėrprerė edhe mė tej binte, thua donte me ēdo kusht ti
ndėrpriste udhėtarėt qėllimtarė dhe ti kthente pėrsėri nė shtėpi. Iu
falėnderuan tė afėrmve pėr pritje tė ngrohtė, edhe pse ata i lutėn qė tė
rrinin e tė flinin pėrsėri, gjersa tė qetėsohej koha e keqe, dhe u nisėn
pėr nė Lubinjė tė Poshtme.
Tė heshtur e me dhembje nė zemėr, babai i
djaloshit tė sėmurė mendonte dhe e luste Zotin qė i bir ti shėrohej, herė
pas here duke i nxitur tė bijtė qė tė qėndronin. Ndodhej nė ballė tė kėsaj
minikolone duke shqyer borėn e duke ēelur rrahėn nėpėr rrugėn plot meqavė.
Shpeshherė sharronte nėpėr gropa, meqė nga smetet e borės nuk mund tė njihej
rruga. Njė ēast, nė vendin ku ndahen rrugėt pėr Lubinjė tė Epėrme dhe tė
Poshtme, tė quajtur Gėrshėrėt, vėrejtėn plakun qė po shkonte drejt tyre.
Plaku i buzėqeshi duke i pėrshėndetur: mirėmėngjesi!
-Ku keni qenė nė kėtė kohė tė keqe?
Kolona e vogėl u hutua, ishte ora gjashtė e
mėngjesit, dhe me heshtje shikonin plakun pedant me mjekėr tė bardhė, i
veshur lehtė me rroba tė leshta e me opinga tė lehta nė kėmbė. Nė dorė
mbante shkopin e drunjtė, me mbajtėsen pakės tė thyer, i cili i kishte hije
nė dorė. Nė kokė e kishte kapelėn e bardhė tė mbėshtjell me maramė, siē e
mbajnė malėsorėt e kėsaj ane. Asgjė e pazakonshme, vetėm veshja e hollė i
ēudiste udhėtarėt. Nėpėr kėtė kohė tė keqe, e kaq hollė i veshur!

-Jei nisur te mjeku, - tha Ramizi, babai i
djaloshit tė sėmurė. Dhe, siē po e sheh, kohė shumė e keqe dhe u detyruam tė
kthehemi.
-Ēfarė sėmundje ju mundon? - tha plaku dhe
rregulloi opingėn e kėmbės sė djathtė, duke i lidhur tojat e saj.
-Ky djali im ėshtė rėndė i sėmurė nga kanceri,
ashtu thonė mjekėt! -tha Ramizi.
-Sėshtė asgjė kjo. Ju lutem ēojini pantallonat
ta shoh! -tha plaku i panjohur dhe u pėrkul tė ndihmonte qė djaloshi i
sėmurė ta hiqte mė lehtė ēizmen e rėndė e tė mbushur me borė gjatė ecjes sė
gjatė.
Me mundim tė madh e hoqėn ēizmen dhe plaku
shikoi gjurin, edhe pse me anė tė syrit asgjė nuk mund tė vėrehej.
-Sėshtė kjo asgjė, -tha sėrish plaku. Merrini
kėto e kėto barishta, i vendosni mbi gju dhe kjo pėr njė javė do tė
shėrohet. Do tė jesh ēunaku im, plotėsisht i shėndosh, thua se ke lindur
pėrsėri! -dhe ia ledhatoi ēunit kokėn.
-E ku je nisur ti, o axhė, nėpėr kėtė kohė tė
keqe dhe prej nga je? -e pyeti djaloshi plakun e panjohur.
-Unė kam ardhur nga Vejca (fshat nė Komunėn e
Tetovės, nė Maqedoni) pėrmes maleve tė Sharrit dhe kam qenė mysafirė te
Bahtiar B. i fshatit tuaj. Tek ai kam fjetur, -u pėrgjigj plaku. Tek ai kam
kaluar bukur kurse sonte e kam konakun tek njė miku im nė Zogjishtė.
Plaku u pėrshėndet me kėtė kolonė tė vogėl dhe
mori rrugėn e Reēanit.
Vallė, si ka mundur tė kalojė nėpėr majat e
maleve tė Sharrit? -pyeste veten Ramizi, dhe atė nėpėr kėtė kiamet? Ēudi!
Ishte edhe aq hollė i veshur! Si nuk kishte tė ftohtė?
Pak nga pak, kolona e vogėl prej tre vetėsh,
ngadalė, afrohej kah Lubinja e Poshtme. Gjatė rrugės nuk vėrenin kurrfarė
gjurmėsh tė plakut tė panjohur, por kėsaj nuk i dhanė rėndėsi, meqė mendoni
se meqava i ka mbuluar. Ēuditėrisht, mu nė hyrje tė fshatit, nė varre, panė
grupin e vogėl tė njerėzve duke hapur varrin e dikujt.
-Dikush paska vdekur mbrėmė, -komentoi Ramizi.
E kur iu afruan grupit dhe mėsuan se nė atė
mbrėmje kishte vdekur Bahtiar B., te tre u shikuan me habi:
-Ēka? Ka vdekur Bahtiar B.? Po ai ishte shumė
mirė me shėndet!...
-Posi, ka vdekur!... -tha plaku nga grupi.
Nga habia e madhe i harruan barishtat qė plaku i
panjohur ua kishte rekomanduar dhe arritėn nė shtėpi. I pėrkujtonin
pėrshtypjet pėr takimin me plakun e panjohur, por kurrsesi ti kujtonin
barishtat qė ua kishte rekomanduar, dhe kėshtu kaloi njė javė. Por, pėr
ēudi, Shabani, nė mėnyrė misterioze, u shėrua. Bora u shkri pas njė kohe.
Shkuan te mjeku dhe i bėnė analizat, dhe nga sėmundja -asnjė gjurmė...
-Ndoshta ai ishte lajmėtari i vdekjes! -tha
Ramizi; ia ka marrė shpirtin e Bahtiarit dhe pastaj ka shkuar te ndonjė
shpirt tjetėr nė Zoqishtė...
Sidoqoftė -komenti ėshtė i tepėrt.
|