«Zbrit ne kraterin e Jokullit te Sneffels
qe hija e Skartaris lepin perpara qirinjve te korrikut, udhetar i guximshem,
dhe do te arrish en Qender te Tokes. Kjo ishte ajo qe une bera. Ame
Saknussemm». Keshtu shkruhej ne pergamenen e vjeter qe i dha
shtytjen fillimit te “udhetimit ne qender te Tokes” te Jules Verne, ne vitin
1864. Dhe 150 vjet me vone njeriu vendosi ta provonte vertet. Nese
protagonistet moderne te kesaj historie nuk kane si qellim qendren e Tokes,
vend/pozicion i paarritshem (deri tani), shpresojne te pakten te tejkalojne
ate pjese te vogel te shtreses tokesore ku jetojme, koren, per per te
arritur ne shtresen poshte saj: manteli.
Kush tha qe nuk ka me asgje per te mesuar mbi
Token?
Damon Teagle, shkencetar i Qendres Kombetare te
Oqeanografise te Universitetit te Southampton ka vendosur te hape nje rruge
drejt qendres se Tokes, duke u frymezuar nga tregimi i Jules Verne. Teagle
se bashku me kolege te tjere nga Qendra e Gjeoshkencave nga Universiteti i
Montpellier do te drejtojne nje konsorcium europian prej 24 shtetesh te
quajtur Ecord, gati per te tejshpuar me nje sonde koren e tokes duke arritur
per te paren here ne mantelin e saj.
“Kemi shkuar ne Hene, por kurre nuk kemi
tejkaluar 2 km nen fundin e tokes” shpjegojne kerkuesit ne Nature
duke prezantuar misionin e tyre qe tenton te arrije 6 km ne thellesi nga
fundi i tokes, ku askush nuk ka guxuar te arrije deri me sot. Nje eksplorim
emocionant qe premton te terheqe kuriozitetin e mediave edhe pse per
momentin nuk i eshte dhene shume rendesi.
Kerkuesit nuk kane pse te bejne shume
parashikime per kohen e realizimit. Pikerisht muajin qe vjen (prill
2011) do te nise ekspedita per te arritur rekordin aktual te
thellesise prej 2 km (2.111 metra nen dyshemene e oqeaneve) ne nje pike te
Paqesorit lindor afer Kosta Rikes. “Por per te arritur ne mantelin e
tokes i dhame vetes skadencen e fundit te dhjetevjeçarit” shpjegon
Teagle. “Teknologjite e perdorura ne Islande ne sektorin gjeotermik na
lejojne te punojme ne 300 grade nxehtesi. Sfidat kryesore jane trysnite
shume te medha, gjetja e materialeve shume rezistente per koken e sondave
shpuese dhe lubrifikante te efektshem”. Per shpimin jane hipotizuar
tre pika ne Paqesor: ne lindje te Meksikes, ne lindje te Kosta Rikes ose te
ishujve Hawaii. “Nen det – shpjegon Teagle – korja e tokes eshte me e
holle dhe mjafton te shpojme per 6 km per te arritur mantelin”. Ndersa
ne korrispondence te tokave mbi uje korja e tokes shkon dhe pertej 30 km.
“Duhet te gjejme nje pike afer thellesive oqeanike, por jo me shume: aty
korja formohet vazhdimisht dhe eshte me e holle, por temperaturat jane
gjithashtu me te larta”, thote kerkuesi anglez.
Shpimi do te behet nga nje anije: gjigandi
japonez Chikyu, 210 m i gjate, 56 mije tone i rende dhe nje specializim ne
shpime ne thellesi te medha per te studiuar termetet. Nuk do te kete nevoje
te hidhen spirancat ne det: “Anija – shpjegon Benoit Ildefonse – eshte
e pajisur me nje sistem “pozicionimi dinamik” qe i mundeson qendrimin ne
vend vertikalisht mbi vrimen qe shpohet, e cila do te kete nje diameter prej
6 cm. Sonda ka nje pjese bosh brenda saj qe lejon terheqjen e materialit te
germuar. Per te arritur mantelin do te na duhet te ndertojme sonda shpimi me
te medha se aktualet, dhe per kete arsye duhet te gjejme materiale me te
lehta”.
Misioni i Ecord qe do te nise me
13 prill 2011 per te qendruar ne det deri ne 3
qershor, perkon me 50 vjetorin e tentatives se pare per te arritur ne
mantelin e tokes. Projekti Mohole, ideuar nga Harry Hess, nje nga baballaret
e tektonikes me pllaka, nisi ne Mars te 1961 nen flamurin e Fondacionit te
Shkencave Kombetar Amerikan. U pozicionua ne ujerat e Guadalupe, ne Meksike,
por u dorezua ne 183 metra thellesi si shkak i veshtiresive teknike,
shpenzime jashte kontrollit dhe sherre mbi lidershipin e projektit. John
Steinbeck, ne bordin e anijes, tregoi misionin e deshtuar ne revisten Life
te 14 Prillit 1961. Sot, me nje eksperience prej gjysem shekulli mbi shpimet
per nafte, kerkuesit kane çelesin per t’u bere, ashtu si eksploruesit e
Jules Verne, “shkencetaret me te lumtur te botes”.
Nese do t’ja dalin mbane dhe do te arrijne te
hapin nje rruge per te zhbiruar çfare fshihet nen koren tokesore, patjeter
qe nuk do te gjejne dinozaure, oqeane te fshehura dhe pyje me kerpudha
gjigande siç imagjinonte Verne. Por pervoja do te jete gjithsesi fantastike,
te pakten per shkencen, sepse do t’i dhuronte asaj nje mal me informacione
dhe njohuri qe as mund te imagjinojme.
|