Incidenti “Roswell”, autopsia e një alieni
Incidenti “Roswell” përfshin gjetjen e materialeve të një
objekti të paidentifikuar në Roswell, Nju Meksiko në SHBA, 1947. Që prej
asaj kohe ky rast është kthyer në objekt spekulimesh e hipotezash nga më të
ndryshmet. Ekzistojnë hipoteza të ndryshme në lidhje me atë që ka ndodhur në
të vërtetë atje. Forcat ushtarake të SHBA-së pretendojnë se mbetjet që u
zbuluan në vendin e aksidentit ishin ato të një balone top-sekrete që ishte
përplasur. Sidoqoftë shumë ithtarë të UFO-ve vazhduan të besojnë se objekt i
përplasjes ishte një UFO. Incidenti u kthye në një legjendë urbane dhe
Roswell njihet si incidenti më i njohur që ka lidhje me UFO-t. Në vitin
1995, sipërmarrësi i videove, Ray Santilli nxiti debate të shumta me të
ashtuquajturën “autopsia e alienit”, kur pretendoi se kishte xhirime të
kryera në një kamp ushtarak amerikan, menjëherë pas përplasjes në Roswell.
Në fillim Santilli i paraqiti filmimet që dispononte në një audiencë, ku
ishin të pranishëm përfaqësues të mediave, studiues UFO-sh, etj, në Muzeun e
Londrës më 5 maj, 1995.
Lista e personave që studionin UFO-t dhe u gjetën
të vdekur në mënyra misterioze. Libri u kushtohet atyre:
1.Zigmund
Adamski, vdekur në rrethana të paqarta
2.Gjen. Ailleret, incident ajror
3.Dr. Vladimir Alexandrov, i zhdukur
4.Dr. Alistair Beckham, i djegur nga rrufeja
5.Prof. Keith Bonden, incident rrugor
6.Ten. Brown, incident ajror
7.Dr. Robert Charroux, sëmundje
8.Richard Church, i vdekur në rrethana misterioze
9.Dr. Vimal Dajibhai, i rënë nga një shkëmb
10.Kap. Davidson, incident ajror
11.Antonio De Falco, i helmuar
12. Frank Edwards, incident rrugor
13.Dr. John Ferry, i goditur nga rrufeja
14.Prof. Colin Fisher, i vrarë
15.Dr. Olavo Fontes, sëmundje
16.Gjen. James Forrestal, i vetëvrarë
17.Rosa Gigante, i helmuar
18.Waveney Girvan, i vdekur në rrethana misterioze
19.Dr. Antonhy Godley, i zhdukur
20.Dr. Roge Hill, i vrarë nga një e shtënë
21.Inxh. Frank Jennings, infarkt kardiak
22.Prof. Morris Jessup, i vetëvrarë me gaz
23.Dr. Trevor Knight, helmim nga shkarkim gazi
24.Inxh. Willy Ley, i vdekur në rrethana misterioze
25.Prof. James MacDonald, i vetëvrarë me revole
26.Charles Maney, i vdekur në rrethana misterioze
27.Tog. Robert McGouan, i vetëvarur
28.Jean Miguéres, i vrarë
29.Dr. Victor Moore, mbidozë qetësuesish
30.Dr. Peter Peapell, i mbytur
31.Dr. Richard Pugh, i vdekur në rrethana të paqarta
32.Kap. Edward Ruppelt, sëmundje
33.Dr. Scott Rogo, i therur me thikë
34.Dr. David Sands, i vetëvrarë
35.Dr. Frank Scully, i vdekur në rrethana misterioze
36.Dr. Ashad Sharif, i mbytur me litar
37.Prof. Avtar Singh Gida, i zhdukur
38.Inxh. Edwin Skeels, i mbytur
39.Inxh. Wilber Smith, i vdekur në rrethana misterioze
40.Marc Thirouin, i vdekur në rrethana të paqarta
41.Arthur
Bryant, sëmundje
13.UFO-t - Bio-makina që krijojnë ndërlidhje
me dimensione të tjera
Konsulenti David Adair, një teknolog që punoi në sitin S3,
Groom Lake të Zonës 51 dhe që është një nga dëshmitarët e pakët ndaj
fenomenit Ufo, gjatë një interviste të filmuar, konfirmoi takimet e tij me
një anije kozmike aliene dhe ka vizituar strukturën motorike të saj. Ai
pranon se ai ishte djalë i ri dhe u çudit, kur ai u vu në shërbim të Forcave
Ajrore me gjeneral Lemay Curtis në vitin 1971 në Groom Lake, Nevada
(Area-51).
Duke dëgjuar dëshminë e tij në lidhje me teknologjine e
përparuar aliene dhe sekreteve të ruajtura me xhelozi nga ushtria amerikane,
mishi të bëhet me kokrra si lëkure pate. Adair shpjegon se si në moshën 17
vjeçare ndërtoi një sistem elektro-magnetike në plazma, një motor raketë me
fuzion dhe rreze dhe pas kësaj shpikjeje, ai më pas u ftua nga ”pecogroset'”
e Forcave Ajrore për ta nisur atë në White Sands.
Kjo solli atë që ai të jetë një pjesë e rëndësishme e
enigmës në ekipin e shkencëtarëve që punojnë në sitin S3 të Zonës 51 në
Nevada, ku ai pa po të njëjtin motor që kishte parë kohë më parë në anijen
aliene. David deklaron se anijet jashtëtokësore janë shumë të sofistikuara,
ato veprojnë si makina BIO, duke reaguar ndaj mendimit dhe emocionit të
pilotëve të saj. Këto anije reagojnë ndaj emocioneve dhe mendimeve si
pajisje të vërteta të jetës, njëlloj si njerëzit, duke qenë në gjendje të
marrin dhe të reagojnë edhe ndaj emocionit me të vogël apo energjisë së
dashurisë tonë.
“Unë jam një ish i rrëmbyer nga të huajtë, duke më futur në
bordin e anijes se Jashtëtokësorëve. Ata vetë më kanë thënë se anija ishte
një organizëm i gjallë dhe ka një cikël të vërtetë të jetës. Këto anije
kozmike kanë të vetmin qëllim, atë të udhëtimit ndëryjor. Ka shumë modele
dhe lloje, përveç faktit se këto makina duke qenë Bio mund të transformohen
në mënyrë që ata mund ta ndryshojnë formën e tyre, madje edhe duke u bërë të
padukshme”.
Flotilje dritash? Këto objekte janë bio-anije
multi-dimensionale
“Gjithashtu, vazhdon ai, amerikanët kanë njohuri të plota
rreth këtyre anijeve, bile ata i kanë emërtuar ato duke i quajtur -
Manisolas.
Adair ka vendosur për të zbuluar të vërtetën e mahnitshme që
ai fshehu për më shumë se 25 vjet, në një video dokumentar, duke zbuluar se
ai kishte takime të rregullta me fizikanin Nobelist, Stephen Hawkings.
Këto Manisolas janë pra makina hapsinore biologjike. Këto
anije kanë të drejtën të manifestojnë nëpërmjet rrjetit morfogjenetik të
Tokës gjithë shkëlqimin e tyre vizual. Kam bindjen se planeti ynë është një
qelizë e gjallë.
Sipas librit Landig, Manisola ose manisolaset, janë
interpretuar në mënyra të ndryshme nga kultura të ndryshme. Kjo gjithashtu
ka të bëjë me format e projektuara të mendimit. Në qoftë se studioni
aspektin e tretë dhe të katërt dimensional të gjeometrisë së shenjtë, ju
mund të shihni se këto janë thjesht ato të ashtuquajtura “Manisolas
Kabbalistike” të krijuara.
Ato krijojnë vorbull ose vorbulla energjetike eterike,
njëkrijuese dhe të gjithëpranishme, pra energjinë e famshme VRIL, energji,
që nazistët u përpoqën ta prodhonin dhe ta përdornin si një burim të
pashtershëm, në vend të naftës.
Manisolas ose “bio-makinat”, janë kryesisht anije që
krijojnë dhe përdorin për ndërlidhje midis dimensioneve, tunele hapësinore
ose vrimat depërtuese (Stargate). Menjëherë pasi është krijuar tuneli këto
bio-makina ndërlidhen me katër ose tre dimensione dhe me forcën e vetë
jetës, me forcën e dashurisë.
Manisolas, gjithashtu, kanë të bëjnë me ato forca që
kërkojnë t’ia japin formën e tyre të mendimit, ndërgjegjes kolektive të
qenieve tokësore. Adair vazhdon, duke menduar se Toka është një entitet që
jeton dhe mendon njëlloj si bio-anijet, me ekuipazh në bord.
Në këtë rast, vlen të kujtohet çfarë ndodh brenda anijes
kozmike dhe ekuipazhit, si fizika moderne që përcakton “ngatërresën
kuantike”, d.m.th. korrelacionin dhe menaxhimin e një procesi “imprinting”
që bëhet shumë herë më i fuqisëm se çdo tjetër gjë në botë, për ato qenie që
mund të kontrollojë .
14. Organizata sekrete - Majestic 12
Majestic 12 është emri i koduar i një komiteti sekret
shkencëtarësh, udhëheqësve ushtarakë, dhe zyrtarësh qeveritarë, i formuar në
vitin 1947 nga një urdher ekzekutiv i Presidentit të SHBA-ve, Harry S.
Truman. Qeëllimi i komitetit ishte të hetonte mbi aktivitetin e UFO-ve
direkt pas ngjarjes se incidentit në Roswell – përplasja e supozuar e një
objekti alien afër Roswell, New Mexico, në Korrik 1947. Ky komitet është një
pjesë shumë e rëndësishme e teorive konspirative mbi një fshehje qeveritare
të informacionit mbi UFO-t.
Projekti i studimeve të veçanta të Majestic 12
nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare
Që nga fundi i viteve 2000, i është referuar vetes si ”Grupi
Punëtor”, mundësisht sipas zgjedhjes së presidentit të atij viti. I
referohet siglës MJ-12 për shkurtim, por vetëm në mënyrë informale dhe
asnjëherë në dokumenta të brendshëm. MJ-12 është kaq sekrete sa që vetëm ata
në krye e kuptojnë se çfarë janë duke mbrojtur. Pjesa më e madhe e
personelit të MJ-12 janë personel sigurie që merren me fshehjen e
aktiviteteve të UFO-ve në Tokë, sëbashku me pëlqimin e qeverisë. Pjesa
tjetër janë teknike dhe shkencëtarë që merren me gjetjen e aplikacioneve të
“dhuratave” nga UFO-t mbi teknologjinë dhe inteligjencën. Një përqindje
shumë e vogël merren personalisht me kontaktin direkt me jashtëtokësorët,
duke marrë teknologjinë dhe inteligjencën e tyre, dhe duke vendosur
rregullat e MJ-12.
Elementi që mban bashkë të gjithë elementet e tjerë të MJ-I2
është kodi i autorizimit MAJIC. Gjithëçka që ka të bëjë me kontaktet e
qeverisë së SHBA-së me jashtëtokësorët klasifikohet me kodin MAJIC: material
që kërkon nivelin e autorizimit MAJIC për tu konsultuar. Niveli MAJIC është
niveli më i lartë i sekretit në qeverinë e SHBA-së, dhe e bën mbajtësin e
këtij materiali një “super-person” në komunitetin e
inteligjencës. Mbajtësit e nivelit MAJIC janë të autorizuar të kenë
informacione dhe të hyjnë në vende të cilat nuk ka rëndësi se kujt
organizate i përket mbajtësi i nivelit MAJIC, apo se cila agjenci
inteligjence e ka këtë informacion apo që drejton atë strukturë apo vend.
Ish-anëtarë të rrethit të brendshëm të MJ-12 e mbajnë nivelin MAJIC pasi i
lënë shërbimet qeveritare, sëbashku me disa persona, qytetarë privatë
jashtëzakonisht të pasur dhe me influencë të madhe që kanë marrë këtë nivel
MAJIC.
MJ-12 është e përhapur. Anëtarësimi, lehtësitë, dokumenta
inteligjence dhe buxheti janë shpërndarë midis CIA-s dhe degëve të ndryshme
të Departamentit të Mbrojtjes. Anëtarësimi aktual në MJ-12 rezervohet vetëm
për anëtarë të zgjedhur të: NSC, CIA, DIA, NSA, NRO, Komandës së Hapësirës
së SHBA-së, Agjencisë së Inteligjencës së Forcave Ajrore, Inteligjencës së
Ushtrisë dhe Komandes së Sigurisë, dhe mbi të gjitha Zyra e Inteligjencës
Detare. Kjo e fundit është zgjedhur që të jetë agjencia e inteligjencës që
ka autoritetin mbi projektet që zhvillohen në bazën ushtarake tokësore -
Area 51, si dhe në Laboratoret Bërthamore në Los Alamos në shtetin New
Mexico, që merren me miqtë jashtëtokësorë. Mendohet së përgjatë viteve CIA
ka filluar të humbasë influencën e saj mbi MJ-12, falë “pushtimit” nga NSA,
DIA, dhe degët e tjera të inteligjencës ushtarake. Departamenti i Mbrojtjes
kontrollon pjesën më të madhe të resursave dhe personelit të MJ-12, ndërsa
bën shumë kujdes mbi ndarjen dhe ruajtjen e statuseve midis tyre. MJ-12
është shumë e organizuar dhe shume e financuar mirë.
Më poshtë është lista e anëtarëve të
Majestic-12, të azhornuar deri në Dhjetor 2005:
J-1: Zëvendës-Admiral JOHN ‘MIKE’ MCCONNELL
J-2: RICHARD B. CHENEY
J-3: PORTER GOSS (Pasardhës i GEORGE TENANT)
J-4: Admiral BOBBY RAY INMAN
J-5: HENRY KISSINGER
J-6: ZBIGNIEW BRZEZINSKI
J-7: Gjeneral RICHARD B. MYERS
J-8: Sir KEVIN TEBBIT
J-9: CAROL ANN THATCHER
(Pasardhëse e DAN BURISCH, i cili erdhi pas
ROMANO PRODI)
J-10: ALAN GREENSPAN
J-11: HAROLD E VARMUS
J-12: E M KELLY? R. BUSS? (i pakonfirmuar)
15.Area 51 - Baza ajrore më sekrete e
SHBA-ve
Area 51 është një
bazë ajrore e ushtrisë amerikane e ndërtuar në shtetin e Nevadës, në
perëndim
ë
ShBA-ve (83 milje në veriperëndim të
qytetit të LasVegasit) që supozohet të jetë baza më sekrete a aviacionit të
ushtrisë Amerikane, ku si qëllim ka të mbështesë zhvillimin në fushën e
aviacionit ushtarak dhe armëve ajrore. Sot përdoren edhe emra tjerë për ta
identifikuar si : Dreamland, Paradise Ranch, Home Base, Watertown Strip,
Groom Lake, e kohëve të fundit edhe si Homey Airport.
Area 51 është
pjesë e Fushës së Operacioneve Ushtarake të Nellis dhe një hapësirë ajrore e
ndaluar përreth zonë,s e cila i referohet kodit (R-4808N të ushtrisë
amerikane.
Tendenca për të mbajtur fshehur çdo gjë rreth saj nga
qeveria Amerikane, e cila edhe njihet për gjëra të tilla, e vë shumë herë si
subjekt të shumë teorive konspirative dhe oponente (kundërshtare) qendrore
të fluturakeve të paidentifikuara ajrore, të njohura si
UFO.
Qeveria pretendon se në këtë bazë bëhet testimi i modeleve të rinj të
aeroplanëve tanimë të njohur Stealth, të cilët kanë një formë interesante.
Nga përshkrimi i tabelës, aty në anë
të djathtë, thuhet se është e jashtligjshme të kalohet kjo zonë dhe se
personat që kalojnë do të jenë të rrezikuar me jetë, ku sipas Nenit 21 për
Siguri të brendshme Kombëtare, çdo person që e kalon këtë do të jetë
shënjestër nga ana e ushtrisë, e cila e ruan zonën. D.m.th. ka ligj ose Akt
nënligjor që e lejon këtë veprim.
Area 51 ka 7 pista, duke përfshirë këtu edhe një, e cila
duket të jetë e mbyllur. Pista e mbyllur, 14R/32L deri tani llogaritet të
jetë më e gjata, me një gjatësi pre 7.1 km. Pistat tjera jaë dy pista të
asfaltuara, njëra 12R/32R me gjatësi 3.65 km dhe pista me numër 12/30 me
gjatësi 1.65 km. Ka edhe 4 pista të cilat janë të ndërtuara përgjatë Liqenit
të kripur. Këto 4 pista janë: 09L/27R dhe 09R/27L me nga 3.5 km gjatësi ,
03L/21R dhe 03L/21R me gjatësi 3.05 km. Baza gjithashtu ka edhe fushë
helikopterësh.
Të flasësh për Area 51 e të mos e përmendësh Aksidentin
në
Roswell
(New
Mexico), ku i gjitë tregimi për
alienët filloi të thurret shumë kohë më parë, më 03 Qershor 1947. Publikimet
e objekteve fluturuese deri në
atë
kohë kishin shkaktuar shqetësime popullatës për disa vite rresht, mirëpo nuk
ishte bërë
ndonjë kontakt direkt nga askush deri atëherë.
Dikur një inxhinier nga
Roswell
(New Mexico) kishte rastisur në një vend ku ndodheshin disa mbetje të një
disku gjigant nga hekuri. Gjithashtu ai kishte vërejtur edhe disa tupa
misteriozë të paidentifikura deri atëherë, që nuk ngjanin me njerëzit. Behej
fjalë për një fluturake të përplasur. Pesë minuta pasi kishte ndodhur
përplasja, zyrtarë të ushtrisë amerikane kishin filluar inspektimin. Ata
ngarkuan mbetjet e fluturakes me gjitë trupat misteriozë të shtrirë përtokë
dhe i larguan në drejtim të panjohur. Askush nuk e dinte se për ku po
tansportohehin ato mbetje, ndërsa dëshmitarëve iu ishte thënë që të mabjnë
gojën mbyllur për shkak të sigurisë kombëtare. Sidoqoftë, kjo nuk zgjati
shumë, pothuajse deri të nesërmen dhe lajmi u përhap nëpër gjithë botën, dhe
gazetat i kishin mbushur ballinat e tyre me informacione për ngjarjn që
kishte ndodhur. Qeveria e ShBA-ve vazhdimisht i demantonte lajmet e tilla
nëpërmjet zëdhënësit të saj, duke thënë se bëhet fjalë për një fluturake që
shërbente për meteorologët.
Edhe
pas
këtyre demantimeve nga qeveria e SHBA-ve, gazetarët nuk ndaleshin së
kërkuari për informacionet e ndryshme rreth ngjarjes. Bëhet e ditur së
menjëherë pas ngjarjes që kishte ndodhur, presidenti i atëhershëm Harry
Truman kishte informuar presidentin e ish-Bashkimit Sovjetik, Jozef Stalin.
Ky i fundit me të marë lajmin kishte mbledhur një grup ekspertësh, të cilët
ishin të specializuar në raketa edhe inxhinieri ajrore. Grupit i printe
akademik Sergey Korolev.
Si pasojë, aksidenti në Roswell u bë si pikë referimi për
shumë ngjarje të tjera pasuese. Menjëherë pas aksidentit, i tërë njerëzimi
po dyshonte se disa fakte shumë të rëndësishme për UFO-t ishin ndaluar dhe
zhdukur nga qeveria amerikane dhe ish-Bashkimi Sovjetik.
Vazhdon...
(1)
(3)
(4)
|