Laerti
i befasoi studentėt e tij me fotot e nxjerra nga mikroskopi.
Tejet tė zmadhuara si ca pėrbindėsha, ato mikrobe, t'a shpifnin
me lakminė e tyre tė kthyer nė babėzi pėr tė gllabėruar gjithēka u dilte
pėrpara, tė ndjekura pas nga zinxhiri ēfarosės i larvave.
Dhe tė mendosh se ndodheshin nė laptopet e ēdo granduandi pėr
master nė mikrobiologji, tė cilėt gjithsesi, e dinin rrezikun e tyre dhe i
pastronin herėpas'here me solucione asgjėsuese aparatet elektronike.
Mikrobiologu u dha studentėve udhėzimet e ēastit si detyrė
shtėpie dhe e la auditorin.
Nė
kafen pėrjashta, iu desh tė qėndronte disa ēaste sa tė merrte kazanin e
mbeturinave qytetare makina e bashkisė. Atje e priste kolegu i tij, Odiseja.
Jo vetėm pėr t'u zėvendėsuar prej tij si konsulent pėr studentėt atė javė
qė ai do tė qėndronte nė periferi tė Athinės, por edhe pėr tė kėmbyer mbi
problemin profesional, ndodhur tetėmbėdhjetė vjet mė parė.
Pasojat, plotėsisht fatale, tanimė kishin ngjarė.
Ēfarė?
Rripi qė i kishte shkaktuar plagėn nė sup Oficerit Madhor,
pėrfundimisht, doli se qe infektuar me mikrobin e PLASJES.
Merren me mėnd pasojat, kur dihet botėrisht se, asnjė nuk ka
shpėtuar nga kjo sėmundje.
Nga ana e saj, prokuroria, pas hulumtimeve nė dokumentacione,
shkonte drejt pėrfundimit se: laboratori mikrobiologjik, i cili kish
lėshuar dokumentin e pastėrtisė sė lėkurės, mundet tė qe firmosur nga
ODISEJA.
Ky, si specialist i vetėm mbikėqyrės i atij laboratori, duhet
tė pėrgjigjej pėr pasojat dhe me 'to, s'bėhej aspak shaka.
-Tė
thirri prokurori?
- Po dhe mė paralajmėroi tė mos largohem nga qyteti. Kam tė
drejtėn e lėvizjes vetėm nga shtėpia nė fakultet, domethėnė nė laborator i
gatshėm nė ēdo kohė qė do t'u duhet tė mė thėrresin.
- Pse?
- Sepse Oficeri Madhor pėrfundoi nė varreza dhe dikush duhet tė
paguajė pėr vleftėn e predhave qė e shoqėruan pėrcjelljen e tij.
Laertit
nuk i pėlqeu aspak ky arsyetim se kėtu, bėhej fjalė pėr humbjen e jetės sė
njė njeriu dhe aspak pėr vlerėn e ceremonisė mortore. Por, ai vėrejti
ērregullim nė psikikėn e tjetrit se: edhe pėr 'tė, s'ishte nė rrezik thjesht
karjera profesionale, por edhe jeta e tij nė liri. Kaq mjaftonte qė
Laerti, t'i shmangej ēdo diskutimi. Aq mė pak tė jepte mendimin tėrėsisht
kundėr pėr ceremoninė protokollare tė Oficerit Madhor.
Pėrkundrazi, Laertit, iu kujtua batuta e PASTERIT, kur njė
hamall qė shkarkoi qymyrin pėr laboratorin e tij, i pakėnaqur me shpėrblimin
e pamerituar, u shamatua me tė dhe e thėrriti nė duel. Shkencėtari
mikrobiolog qė e njeh bota, i tha:
- "Dakord. Unė kam tė drejtė tė zgjedh armėt. Kėshtu?
- Po, - iu pėrgjigj ky i pagdhendur i bindur nė fitore cilado
tė ish pėrzgjedhja e armatimit. Ai qe gati tė ēonte nė botėn tjetėr vetėm
pėr ca qindarka edhe vetė Zotin (po tė mundte), jo mė njė..., farė
biologu, siē i dukej se qe, i veēanti LUI PASTER.
- Unė preferoj qė tani kėto dy strishe*). Dakord?
-
Dakord, - u pėrgjigj nė tym qymyrshitėsi.
Mikrobiologu shtoi:
- Njėra nga ato ėshtė menjėherė vdekjeprurėse. Cilėn dėshironi
ju, zotni?
Fletėt e trimit u palosėn. Qeshi dhe u tėrhoq.
- Pra, shakaje qė bėri dhe i ngjiti me serahoshin idhulli ynė,
LUI PASTER-i, duhet tė ketė rėnė jashtė me PROKURORIN dhe nuk eci, siē edhe
e menduam. Kėshtu?
- Absolutisht, - tha ai dhe ndėrroi temė: - Mė duket se kėtu
ndahemi, miku im dhe ajo, siē unė mendoj, ėshtė pėrfundimtare.
- Pse ?
- Sepse mund tė hyj nė burg. Festėn pėr pėrvjetorin e
tetėmbėdhjetė tė vajzės suaj, unė, qė pėrherė kam qenė i pranishėm nė
kremtimin e saj, do tė jem nė burg. Uroi edhe nga ana ime njė qind vjet
vajzės (nuk tha Asaj, siē duhet tė pėrmbushte nė ligjėratė tė drejtė
fjalinė. Por, pėrsėriti fjalėn: VAJZĖS ). Kjo, si tė qe akrep iu ngjit nė
vesh dhe mori rolin e shamisė sė Otellos pėr Laertin, i cili atė ēast
mendoi:
Ne duhet tė ishim ndarė tetėmbė..., jo. Nėntėmbėdhjetė vjet mė
parė, atėherė kur mė pėrcolle pėr DISERTACION nė Havard.
Kaq mjaftoi qė zgjidhja e kėsaj dileme tė merrte njė tjetėr
vlerė.
Pas
kėsaj Laerti, nuk i la asnjė detyrė pedagogut tė mikrobiologjisė dhe
parapėlqeu qė tė pėrdorte vetėm vikendin dhe tė hėnėn tė rikthehej pranė
studentėve nė fakultet. Prandaj shprehu diēka tė rėndomtė, por ngushėlluese
diktuar nga mirėsjellja dhe u largua.
Nė tė vėrtetė ndjeu keqardhje kolegėsh, se kishin afėrsisht dy
dekada qė bashkėpunonin, ndonėse secili, nė laboratorė tė veēantė.
Por korrektesa, sidomos nė specialitet e mjegullonte atė, pėr tė
mos thėnė se e kthente nė tė kundėrtėn. Vdekja e njė njeriu nga pakujdesia
profesionale pėr tė, pėrbėnte Alfėn dhe Omegėn e gjėrave. Nė rastin
konkret, fliste edhe pėr mangėsi nė karakterin e kolegut tė tij.
Kėtu ata u ndaheshin pa kthim.
Odiseja zbriti poshtė. Laertin, urrejtja e beftė e shndėrroi nė
egėrsirėn qė kthehet nė strofull. Por nė tė vėrtetė qe tunel dhe ai shkoi
aty pėr tė marrė metronė.
Mikrobiologu u ngjit lart pėr tė kapur trolin qė sapo mbėrrijti.
Parmaku i hekurit, sė cilės iu qep, i kujtoi ganxhėn e ngjitur
tashmė nė vesh dhe u shkėput prej saj me vrullin qė tė pais zemėrimi si edhe
me shpejtėsinė qė tė shpėrblen dyshimi.
Veēse: dhen theli kopo, theli tropo, na kėshillon njė fjalė e
urtė greke. Dhe nė shqip do tė thotė: Nuk do mund, do mėnyrė.
Njė
pėllumb, tėrėsisht i zi, si tė qe artificial e t'a kishte vėnė dikush me
dorė tė kudronte ngjitjen e nxituar tė mikrobiologut. Madje, t'ia trazonte
mėndjen e tij edhe ashtu, jo pak tė ngutur e tė turbullt, u shndėrrua
dalėngadalė nga shpend, nė njė pėrbindėsh.
Zėri i brendshėm i tha se duhet tė jetė i familjes sė
pėllumbave. Por meqenėse zmadhimi i tij kap shifrėn tetėmbėdhjetė, ėshtė
transformuar nė njė fajkua gjigant.
Kaq duhej qė njė tjetėr "mikrob", si PLASIA nė rrypin e
Oficerit Madhor, tė fitonte tė njėjtat pėrmasa e tė paisej (nė heshtje dhe
fshehtėsi tė plotė) me po ato tipare jetėngrėnėse si nė rastin e Ushtarakut
tė Lartė.
Mikrobiologu Laert, ishte i ndėrgjegjshėm pėr kėtė "infeksion",
ashtu siē edhe mbante ende tė ndryrė sythin e tij, mbjellur nė tru
tetėmbėdhjetė vjet tė shkuara dhe qė, sapo u vadit.
Formimi kulturor e aq mė pak ai profesional, mund tė luanin
rolin imun nė ndėrgjegjen e tij, tashmė tė sapodalė nga kalcifikimi (pėr tė
folur me gjuhėn mjekėsore, e barabartė me shprehjen tonė, aq tė goditur:
zėnia kore e "plagės").
2.
Nė plazhin te UJĖRAT E ĒMĖNDURA ose: MANJAKE, Laerti, po tė
themi se shkonte rrallė, ndonėse aty kishte trashėguar shtėpinė e gjyshit,
nuk do tė ishim tė saktė. Megjithatė, si atė ditė, kur nė timon tė
makinės sė tyre ishte vajza dhe pranė saj e ėma, kurse ai mbrapa, qe jo
vetėm rast i pazakontė, por ai, i vendosur ashtu si pas shpine, kyēte
planin e fshehtė tė tij, pėr tė dalė nė dritė me zhurmė si ceremonia mortore
e Ushtarakut tė Lartė.
Veē sė tjerash, kaq fjalėpak, kaq pa zhurmė, pa shakarat e tij
karakteristike, sidomos me tė bijėn, mund tė themi se ishte hera e parė dhe
siē do tė ktheheshin nga vikendi, mund tė pranojmė qė tani, se ishte hera e
fundit.
Njė
parandjenjė ēuditėrisht e ligė deri nė njė shtjellė gjėmėmadhe, ia kishte
larguar humorin aq karakteristik tė tij, si tė qe njė bobinė e futur nė
rrymė tė alternuar, ia pėrzinte keqas mendjen, herė nė njė drejtim dhe herė
nė tė kundėrtėn. Por, kur vėshtrimi i sė bijės nga pasqyra nė timon aq i
ėmbėl, sapo ndeshej me shikimin e tij, hidhėrohej deri nė vajtim, atėhere,
Laerti niste tė kthjellohej e pėrmėndej si nga njė ėndėrr vėrtetė e ligė e
mėkatare. Por s'qe i thjeshtė ndriēimi i vajzės, me ėmbėlsi tė trazuar,
tanimė, ai qe i babait ende dyshimin shpaloste.
Diē e largėt, nė kohė, tepėr e largėt edhe nė mendėsi, mbase sa
mosha e sė bijės, e ngjashme me analizėn e gabuar tė Odisesė, fajtorin
direkt pėr vdekjen e Oficerit Madhor, ndrynte.
Diē tejet e ftohtė, e akullt, si e dalė jo nga frigoriferi, por
nga njė shpellė nga mė tė thellat e nga mė tė pėrtejmet, mbase nga
akullnajat nė polin e veriut, papritmas, qe kthyer nė llavė vullkani dhe e
digjte sė brėndshmi.
Ishte dyshim ? Mosbesim? Apo frikė?
Ose tė tria bashkė.
Megjithatė, si njė lėndė mjegullante, ajo qe.
Si ē'vendosje e ēdo ideje tė njėmendtė, djalli e kish thirrur.
Se kėshtu njollosej e nxihej tėrėsisht me blozėn qė
mbart: pasiguria, mėdyshja, dyshimi.
Por, pėr ēfarė?
Pėr ēfarė, o Zot? Kjo ishte dilema. Kėtu niste paqartėsia. Me
kėtė gjithashtu, fqinjėsonte lėkundja.
Mungesa e kurajos pėr t'ia thėnė vetvetes nė sy atė.
Cilėn? Tė paemrėn? Tronditėsen nga themelet tė fortesės
familjare? Ndofta. . .
Dhe sishte aspak ēudi. Se qe e dhimbshme. Aq, sa edhe vetėm
sjellja nėpėrmėnd lėndonte.
Ndėrkaq, kishin mbėrritur te UJĖRAT E ĒMĖNDURA.
Pėr fatin e mirė tė tij, qė tė shkundej disi nga kėto pėrsiatje
ngatrrestare, URA ishte ngritur dhe makinat kishin ndalur pėrpara saj.
Njė anije po lundronte dhe kishte kombinuar se: UJĖRAT E
ĒMĖNDURA, ose MANJAKE, po lėviznin nga veriu nė jug. Ky qe dhe drejtimi i
atij mjeti lundrues nė kėto ujėra tė DETIT JON. Dhe pikėrisht nė KALKIDHA.
Nė pjesėn e pasme tė saj, njė sėrė vajzash si nė pasarelė, tė
ē'veshura edhe nga gjoksoret, i kėnaqte edhe vetėm dorzimi ndaj rrezeve tė
diellit qė trupin e tyre ngjyroste.
Laerti kėtė paradė nė fillim e pa thjesht me kėrshėri; por kur
kjo u shndėrrua nė kėnaqėsi e mė pas nė dėshirė pėr ta riparė, ai ktheu
kryet pėrpara dhe ndeshi vėshtrimin, jo vetėm tė qeshur tė sė bijės, por
edhe tundjen e kokės sė saj qė thoshte:
- tė pėlqejnė, babushi im, ė? Tė pėlqejnė?
Qe
marrėveshja e parė e heshtur mes tyre.
Cili mashkull nuk do tė kėnaqej ti ē'faqeshin nė tė vėrtetė e
jo nė ėndėrr madje, jo njė e dy, por njė skuadėr femrash gjokszbuluar ?
Kėtė lexoi edhe vajza nė vėshtrimin lakmitar tė idhullit tė saj,
Laertit.
Por tė lėmė mėnjanė kėtė ndjesi qė pėrfshinte marrėveshja e
fshehtė midis vajzės dhe atit tė saj dhe tė ndjekim rrėfimin.
Pas
gjashtė orėsh, ujėrat ndėrronin drejtim: nga jugu nė veri. Prandaj edhe
banorėt, pa u thelluar nė shkakun e kėtij fenomeni, qenė mjaftuar duke i
quajtur TĖ ĒMĖNDURA, ose MANJAKE.
Thua tė lozi rolin e vet kjo pjesė deti me ujėra tė ēmendura nė
mendėsinė e njerėzve qė e kudrojnė atė dhe ti shndėrrojnė nė binjakė tė
tyre manjakė?
3.
Laerti u pėrqendrua pėrpara laptopit nė studion e tij dhe nisi
tė punojė pėr tė larguar stresin dhe turbullinė e shkaktuar nga njė
shifėr: TETĖMBĖDHJETĖ.
Por, edhe nga njė fjalė: VAJZĖ.
Si ishte e mundur qė kolegu i tij i punės t'a kujtonte dhe ai,
qė ishte i ati i VAJZĖS, t'a kishte harruar?
E shoqja s'po kthehej ende nga psonisjet nė supermarket.
E bija kishte ndezur televizorin qė jepte muzikė dhe vallėzonte
sipas ritmit tė saj.
Ai ngriti kryet dhe pėr shkak tė portės sė hapur, pas atij
korridori-urė qė lidhej studioja me dhomėn e ditės, vėshtrimi i tij ndeshi
me atė tė sė bijės, ndėrkohė qė dėgjoi njė fėrshėllimė futur nga dritarja nė
ēastin mė tė pėrshtatshėm pėr mikrobiologun.
Vajza, tejet e gėzuar, po kėrcente me njė... "kavaljer"
rastėsor.
Ky ishte njė nga jastėkėt-mbėshtetės sė kolltukėve.
- Hajde Laerti im (kėtu mbiemri im, ėshtė i zakonshėm nė gjuhėn
e ditės nė Greqi. Thėnia, "zonja ime", pėrdoret nė respekt edhe midis dy tė
panjohurve. Madje, klienti mashkull mund ti drejtohet arkėtares grua:
"zonja ime". E veēanta, nė rastin tonė, ėshtė se asaj i qe lejuar thėrritja
e tė atit edhe me emėr, nė vend tė fjalės: baba. Sepse, ajo e konsideronte
shok atė). Prandaj edhe shprehu:
- Hajde Laerti im tė kėrcejmė!
- TETĖMBĖDHJETĖ! - shqiptoi pa dashje ai dhe mund tė ishte e
tetėmbėdhjeta herė, ose shumėfishimi i saj, qė i shkonte nėpėr mėnd kjo
shifėr.
- Po, i
ėmbli im. Pasnesėr mbush plot tetėmbėdhjetė vjeē dhe mė vjen mirė qė ti,
babushi im, e mban mėnd kėtė datė. Se, unė me mamin donim tė t'a bėnim
surprizė. Prandaj ajo ka shkuar pėr tė psonisur gjėra tė freskėta. Madje, do
tė marri edhe peshk qė: nė barkun e tij tė fshehi UNAZĖN E ARTĖ.
- Pse nuk zbret mė mirė te autori fėrshėllimės qė tė thėrret
aty, poshtė nė plazh, por shtrėngon jastėkun sipas ritmit? - I tėrhoqi me
ėmbėlsi vėrejtjen ai.
Ndėrkaq, vajza kishte mbėrritur nė studio. Ashtu e veshur me
minifund dhe njė dekolte disi tė tepruar ku, frymėzuar edhe nga pasarela e
aty mėparshme, tretėkatėrtat e gjoksit tė saj, ishin tė zbuluara si pėr tė
plotėsuar njė nga paragrafėt e marrėveshjes sė fshehtė, aty te ura.
Pėr ta zhbėrė disi marrėveshjen e fshehtė, Laerti zgjodhi
mėnjanimin dhe jo vėrejtjen. Nga ana tjetėr, bindja qė ai pėr kėtė
tetėmbėdhjetė vjeēare ishte thjesht babai ligjor dhe jo biologjik, i lejonte
njė mendėsi disi ndryshe qė, megjithatė, ligjėronte qėndrimin e tij prej
mashkulli.
- Mė the, i ėmbli im, pse nuk zbret mė mirė te autori i
fėrshėllimės? Kėshtu?
- Po.
- Sepse pėlqej deri nė adhurim babushin tim, - komplimentoi ajo
dhe nga mėnyra se si e shprehu, ai e kuptoi qė s'qe aspak kompliment. Qe i
njėmendtė. Tėrėsisht i vėrtetė. Ishte idealizim.
Laerti, s'mund tė mos pranonte ftesėn e sė bijės dhe u ngrit.
Thirrja e prindit, qoftė edhe vetėm ligjor (siē bindja po i shtohej), e
detyronte t'i pėrgjigjej asaj.
Ajo plotėsoi fjalinė:
- Kam shumė dėshirė, babushi im qė UNAZA tė tė bjeri Ty.
- Qė unė tė kėrkoj njė..., mami tjetėr?
- Jo babi! Dua qė Ti, Babi Im, tė zbulosh dhe tė mposhtish
shkaktarėt e njė tjetėr mikrobi tė PLASJES. Se njeriu, Laerti im, plas edhe
pėr shkaqe tė tjera, jo infektive, jo mikrobike. E pėr kėto, nuk kujdeset
askush. Nuk ka laboratorė. As vaksina. Ashtu sikundėr, askush imunitet, nuk
gėzon. Qoftė edhe ti, miku e idhulli im, Laert. Se, mikrobi, i cili edhe
pas tetėmbėdhjetė vjetėsh, ēoi nė rrugėn e gjatė pėr te Zoti, Oficerin
Madhor, mund tė shpjerė nė katastrofė edhe njė tetėmbėdhjetė vjeēare si unė,
vetėm e vetėm se idhulli i saj, ėshtė shpėrfillės.
Gjatė kėsaj kohe ajo kokėn e kishte vendosur nė supin e tė atit.
Se, vetėm nė kėtė mėnyrė mund t'ia thoshte, pa e parė nė sy, eimelin anonim
ardhur nė laptopin e saj bashkė me urimin pėr ditėlindjen qė veēanėrisht
pėrsėritej vit pėr vit. Madje dy herė: tė parėn, nė ditėn e lindjes dhe tė
dytėn, nė ditėn e emrit. Dhe, ēuditėrisht ajo, jo vetėm e pranonte nė
fshehtėsi, por ndjente edhe kėnaqėsi .
Nė fėmijėri nuk i kishte vėnė rėndėsi. Nė adoleshencė i kishte
pėlqyer sidomos intimiteti dhe mezi i priste kėto kremtime. E adhuronte
dėrguesin. Nė ndryshim nga babai, ky merrte njė status tė njė miku afėr
prindėror. Por pėr babanė, (idhullin e saj) ajo ishte e gatshme pėr ēdo
sakrificė. Madje donte ta shtrėngonte nė gjoks. Ta ēante tė sajin, ose
edhe tė tijin dhe tė futej aty brenda si njė zog. Prandaj, nė pamundėsi pėr
asnjėrėn nga kėto variante, ajo parapėlqeu.
Ēfarė?
Nė fillim, me miklimin femėror qė se bėnte pėr herė tė parė,
kur i rregullonte kollaron pėrpara se tė nisej te studentėt. Sigurisht, jo
tė kėsaj natyre. Ajo mundi, ashtu pa e kuptuar Ai, ti zbėrthente tre -
katėr kopsat e para tė gjoksit. Pastaj, teksa muzika, si kolona zanore e njė
filmi tė vėrtetė, zbuste ēdo kundėrshtim dhe nxiste, ēdo nismė sado tė
guximshme derisa sillte kėnaqėsi, bėri qė Laerti tė pėrfshihej me drejtimin
e treguar nga instinkti mashkullor nė kėtė aventurė. Gjoksin e Tij tė
leshtė, pėr tė cilin Ajo, prej vitesh e ėndėrronte, e kishte prekur me
gjinjtė e saj tėrėsisht tė zbuluar vetėm me njė lėvizje, sa tė lehtė, aq
edhe fine.
U
dėgjua sėrish fėrshėllima, por ajo nuk e shkėpuste dot kryet nga qafa e tė
atit. Gjoksi i saj tetėmbėdhjetėvjeēar sikur donte tė njėmendėsonte mendimin
e aty mėparshėm dhe asaj i ngjante se qe mjaft pranė realizimit.
Pėr Laertin ishte e para herė qė e toleronte kėtė shtrėngim
gjoks mė gjoks me tė dhe trazimi po i turbullonte mendjen. E bija, qė vetėm
ligjėrisht ai pėr tė duhet tė qe Babai, po tregonte njė pjekuri pėr tė
cilėn ai befasohej.
Nga ana tjetėr, me vėshtirėsi mundohej tė mposhtte ndjenjat e
pėrfshira tashmė nė njė veprim qė fjala mėkatim qe larg ndėshkimit tė
ndėrgjegjes sė tij dhe zėrit tė brendshėm, tingulli i tė cilit digjej nė
flakėn e ndjenjave nė tėrbim mė keq se UJĖRAT E ĒMĖNDURA gjashtė orė nė
drejtimin veri - jug dhe po kaq orė nė tė kundėrtėn. Kurse reflekset tek ai
ndryshonin ēdo minutė.
Por, a ishte vėrtet e bija ajo?
O Zot i madh, ē'ishte kjo tėrheqje pas vajzės sė tij
tetėmbėdhjetė vjeēare tė cilėn s'mund t'a zhbėnte?
Ē'ishte kjo grishje qė e kėnaqte tė bijėn, por e vinte nė pozita
tė skajshme, aspak pėr tu mburrur dhe nė tė njėjtėn kohė, pranė njė lloj
turpėrimi Atė, si baba?
Nuk tha
sėrish tetėmbėdhjetė. Jo. Risolli nė mėndje vetėm njė shprehje filozofike,
autorin e tė cilit nuk mund qė nuk mund t'a kujtonte. Ai thoshte pak a shumė
kėshtu:
"Kėrcimi ėshtė
realizimi vertikal i njė dėshire horizontale". Disi fyese, ė?
Megjithatė, tingėllon shumė pranė sė vėrtetės.
Hajde fol tė kam rixha, pas kėtij pėrcaktimi tronditės pėr
rastin nė fjalė.
I tillė iu duk ai vallėzim nga ana e ELEKTRĖS. Dhe Lavdi Zotit,
kjo thėnie s'ishte aspak e tij, ndonėse vetėm e kėsisoj pėrmbajtja e atij
vallėzimi qe.
Ai ndjehej i vetėfyer, i vetėturpėruar e pse jo edhe aspak i
nderuar, po tė pranonte atė qė kishte ndjerė e bija me kėtė vallėzim.
Tanimė, numri tetėmbėdhjetė u zėvendėsua me:
..."Rruga drejt Realizimit VERTIKAL tė njė dėshire HORIZONTALE".
Ja
edhe diē tjetėr pėr tė shtuar trazimin: njė eimel anonim, pėr tė cilin
mendoi se: shpėrfillja do tė qe gjėja e duhur. Prandaj, e mori tė bijėn pėr
dore dhe ndjeu qė ishte kėnaqėsi pėr 'tė.
Dora e saj po dridhej nė pėllėmbėn e tij. Gjithnjė e mė tepėr
tek ai mbizotėronte ideja zėmėrake se ajo nuk mund dhe nuk duhej tė qe
vajza e tij. Po tė pėrfundonte nė tė kundėrtėn, kėto veprime prej tė
marrėsh, zgjidhjen e mendonte katastrofale.

Kishin mbėrritur nė studio.
Ai u ul mbi divanin ku tendosej pėr tė korrigjuar detyrat e
studentėve tė tij, ose priste ndonjė tė ftuar.
Nė kėtė rast, ELEKTRA, ishte vėrtet e ftuara dhe e vluara e tij.
Se tė tillė ajo, veten e ndjente. Dhe kėsisoj pėrcaktimi i shkonte.
Ajo u afrua dhe iu ul nė prehėr pėr t'i kaluar dorėn nė qafė. Qe
tejet e eksituar.
Mikrobiologu mendoi se ajo, diē donte t'i thoshte. Dhimbja qė
ndjeu pėr hamendėsim e asaj ēka mund tė shprehte vajza, e s'postonte e
shpėrqendronte. Edhe pse e kuptonte se ajo vuante ndrydhjen. Dhe kjo sqe
zbavitje. Aspak. Marrėzia, kjo fqinjė e padėshiruar, po e vizitonte.
Por pėr 'tė do tė qe mė mirė.
Jo tė mos dėgjonte asgjė prej saj, por mbase, tė mos e lejonte
tė fliste.
Dhe kjo nuk ia pakėsonte vuajtjen dhe dėshpėrimin. E lindur sė
pari tek Ajo dhe duke tejshpuar kraharorin, kishte mbėrritur tek Ai.
Kėsisoj, sė paku, frenonte dhe shmangte greminėn.
Prandaj Ai, edhe pėr ta mikluar disi, qė tia zbuste sadopak
zhgėnjimin, i vuri gishtin tregues nė buzė dhe i pėshpėriti lehtė e
zė-ėmbėl: -sh-sh-sh-yt. Pusho!
( Oh! A nuk i kishte bėrė tė njėjtin gjest sė ėmės sė saj ato
vite rinore kur i sapo laureuar nė mikrobiologji, ajo i qe ulur nė kėtė
mėnyrė dhe ky, kishte shumė ndroje si ai djali aty poshtė qė bėnte xhiro nė
rėrė dhe mjaftohej vetėm me fėrshėllimė? )
Por Ajo kėtė shenjė e mori pėr miklim, ashtu siē edhe qe
pėrnjėmend. Veēse, kur Ajo e futi nė gojė e nisi ta lėpijė gishtin e tij
me afsh, pėr tė frenuar stadin e ri, kėtė etapė qė ngutej tė vinte, dhe tė
binte sė pari mbi 'tė, si tė qe shpata e Damokleut, ai u ngrit:
- Bija ime! (Nuk qe rast i shkėputur pėrdorimi formal i kėtij
pėrcaktori). Shfrytėzimi i saj, mbase lozte rolin e njė gardhi ndarės e tė
njė tjetėr mendėsie pėr tė kaluar e lėnė pas etapat drejt mėkatimit. Por
edhe pėr tė bindur veten pėr tė kundėrtėn.
- Atje lart, - nisi ti thotė, - kam dosjen e para
nėntėmbėdhjetė viteve.
Ėshtė doktoratura e mikrobiologjisė mbrojtur nė Havard. Shko laj
sytė qė tė jesh mė e kthjellėt se germat janė tė imta dhe eja hip nė...,
lartėsi.
Ajo ktheu kryet pėr tė parė shkallėn e aluminit dhe buzėqeshi.
Ishte e vetėdijshme se ashtu, me minifund, idhulli i saj, nuk do
tė ishte kaq i ftohtė dhe mbase do tė nxirrte njė tjetėr pėrfundim qė
gjithsesi, pėr 'tė pritej me njė kėnaqėsi tė veēantė. Se gjoksin e saj (tė
zbuluar) Ai nuk e pa. Por kjo nuk do tė thotė se nuk e ndjeu. Pa tė vėrejmė
si do ta kalojė provėn kur tė shohi pamjen time nga poshtė?
Prandaj
u bind. Ndaloi nė korridor pėrpara pasqyrės sė madhe dhe shtriu kėmbėn pėr
tė parė kofshėn e saj, nxehtėsinė pėrvėluese tė sė cilės, sdinte se si ta
largonte. Me ujė, sbėhej fjalė. Kur qe thellėsisht e bindur se donte dorėn
mashkullore tė idhullit: LAERTIT. E pse tė mos e provonte atė? Dhe qė tė
nxiste ngasjen, me shishen e vogėl e parfumoi atė por edhe tė dy sisėt.
Laerti, nga ana e tij vendosi shkallėn nė vendin e saktė dhe, nė
qelqet e kornizės u pasqyrua kofsha e sė bijės.
Ai, instinktivisht ktheu kryet dhe tashmė, sishte
pasqyrimi-ngasje, por vetė njė kėmbė e shtrirė, muskulore dhe e freskėt
tetėmbėdhjetė vjeēare, pushin e sė cilės, njė Zot e di sa e pėlqente,
ndonėse kishin kaluar po kaq vite, me tė cilėn edhe qe ndarė.
Ja edhe ato dy gjėndrat e gjoksit tė cilat vetėm i kishte
ndjerė, kur Ajo qe shtrėnguar aq ėmbėl, aq dridhshėm nė kraharorin e tij.
Bisha mashkullore brenda kraharorit, kėrcėnonte frikshėm.
Sishte thjesht shantazh. Jo. Qe rrezik pėr mėkat. Paralajmėrim
serioz, ai qe.
E
megjithatė, statusi i prindit, ende ishte nė fuqi dhe e frenoi.
Prandaj, u nda nė sirtarin e bibliotekės pėr tė njėmendėsuar
planin e menduar.
Diē bėri me diēka tė fshehur me kujdes dhe njė litar qė
pėrfundonte me ganxhė, e vuri pėrfund kolltukut.
U ul
dhe priste ELEKTRĖN e cila nxitoi tė vinte si njė pėllumbeshė pėr tė marrė
nė kėmbėn e saj letrėn e pėr t'a dėrguar tej hapėsirave, nė vendet e
largėta. Por edhe matanė kohėrave. Nė origjinėn e KOMPLEKSIT TĖ ELEKTRĖS.
Por jo. Jo dhe jo. Ajo do tė hipte mbi ato shkallė nė kreun e sė
cilės ai kishte vendosur librat e Mitologjisė greke mbi tė TJERAT dhe
HOMERIN e VERBĖR si tė qe kurorė, por edhe si njė kujdestar formal.
Laerti u ul sėrish nė divan qė tė shijonte pamjen si njė anėtar
zhurrie tė cilit i kėrkohej opinioni. Ndjenja e atit qe gremisur nė
tatėpjetėn e lashtėsisė.
-Tė hipi mbi shkallė?
- Po.
- Mbi ato libra?
- Po, nimfa e JON-IT nė UJĖRAT E ĒMĖNDURA, -i bėri ai mė nė
fund, njė kompliment tė vėrtetė tė cilėn, Ajo e meritonte plotėsisht.
Dhe vajza vendosi kėmbėn nė shkallaren e parė.
Pastaj nė tė dytėn. Dhe mė nė fund, nė tė tretėn. Ku: Ca
minifund dhe ca lartėsia,
ia tregonin kėmbėt dhe mė pas kofshėt e freskėta, tė ndritura-mermer, si
shtyllat e PARTENONIT.
Atij, i ulur nė kolltuk, po i dridhej dhe fėrgėllonte i gjithė
trupi. Gjaku i ndezur nė deje, po i rrihte damarėt. Goja i lėngėzonte dhe
mėkatimi ishte nė prag. Njė zė vetėm mashkullor e thėrriste e nxiste si njė
zjarrvėnės jo vetėm tė trupave, por tanimė edhe shpirtrave, kėto binjake me
njėra-tjetrėn. Tė tilla edhe me UJĖRAT E ĒMĖNDURA.
Vetėm atė ēast, Ai kuptoi gjithė historinė e Trojės shkruar nga
njė i VERBĖR me emrin HOMER.
Por, Ai s'qe i verbėr, miqtė e mi.
Pėrkundrazi. Njė vėzhgues mikrobiolog, Ai qe.
Me kėtė duhet tė nėnkuptojmė se kemi tė bėjmė me njeriun
qė: fluturėn e bėn..., helikopter dhe jo tė kundėrtėn.
Prandaj, shohim...,
Prindin qė befas kthehet thjesht nė njė mashkull.
Sheh hiret e Asaj qė duhet tė qe e bija, si tė ishte thjesht njė
tetėmbėdhjetė vjeēare nė njė pasarelė ngasse, tejet intime dhe provokative
pėr mėkat.
Megjithatė, LAERTI, ishte ende nė gjendje tė mposhti dalldinė.
Ndonėse ka bindjen qė ajo nuk ėshtė vajza e tij.
Por...
Ajo
ktheu kryet dhe e kapi gafil tė atin. Kjo befasi mahnitėse i pėlqeu edhe
asaj. Prandaj, si tė ishte shndėrruar me magji nė njė kopsht, i hodhi njė
buzėqeshje tė trėndafiltė.
Miklimi mashkullor e trazoi deri nė eksitim:
Nga dalldia, qe pushtuar, sė pari Ajo.
- Domethėnė tė shkel mbi lashtėsinė?
- Qe pyetja e Saj me dy kuptime.
Laerti
i magjepsur nga ajo nimfė deti nė UJĖRAT E ĒMĖNDURA, ose MANJAKE JONIANE,
mbase i gatshėm qė t'a rrėmbente e t'a pėrpinte me gjithēka, nuk foli.
Parapėlqeu tė pohonte me kokė, ashtu nga kolltuku. Statusi i pozicionit tė
atit, gjithsesi mbahej ende dhe pengonte. Frenonte.
Kurse
statusi i vajzės, si tė mos qe aspak i tillė, por vetėm dhe pastėr njė
tetėmbėdhjetė vjeēare e paprekur nga asnjė dorė mashkulli deri tani,
ēuditėrisht kėrkonte pėrkėdhelje nga duart e shokut, mikut dhe idhullit tė
saj: Atij.
Nė asnjė rast, nuk mendonte pėr raportin: vajzė-prind. Jo.
Kjo e trimėronte, ashtu siē ia afronte marrėzinė qė me ēdo kusht
kėrkonte.
Ajo qe gati ti lutej. Ti binte nė gjunjė. Tė ledhatohej nga ky
mashkull dhe jo nga ai ēunaku, moshatari i saj, qė dinte vetėm tė
fishkėllente. Qė druhej ti prekte edhe dorėn. Se ajo, ia kishte dhėnė
mundėsinė ta puthte dhe ai qe shmangur.
Pas jo
mė shumė se pesė sekondave, ajo mbėrriti tė hip mbi..., HOMERIN,
por s'mundi tė qėndrojė sipėr tij. Nė fillim u vais ngaqė nuk e duroi dhe e
mėnjanoi i VERBĖRI. Pastaj u shkėput dhe u tremb.
Por, Ai, (domethėnė, babai i saj) qė tashmė ishte ngritur mė
kėmbė dhe (Ajo me bisht tė syrit, siē dinė tė vėzhgojnė vetėm femrat) e
pikasi dhe parashikoi rrėzimin.
Pas kėsaj, gremisja ndodhi si nė harkun e vetėtimės.
Nga ana tjetėr, Laerti qėndronte i gatshėm pėr t'a... bluar.
O Perėndi!
E mbėrtheu me krahėt e tij si tė qe vėrtetė ajo, ELEKTRA e dalur
nga mitologjia greke dhe..., e gatshme pėr ēdo marrėzi tė kėsaj bote.
Se nuk ra. Por bėri sikur ra. U hodh ashtu siē edhe e mendoi nė
ēastin kur e kapi idhullin e saj gafil.
Megjithatė, ai e priti si njė dhuratė e dėrguar nga mbi qiejt.
Nė tė vėrtetė: pėr tė fundit herė, ato kėmbė tė bukura, mbi
HOMERIN E VERBĖR kishin prekur. Prandaj do tė qe mė e saktė tė thonim se
ELEKTRA E HOMERIT kishte dėrguar kopjon e saj, nė studion e mashkullit tė
vėrtetė pėr tė cilin, tėrbohej ajo mė keq se UJĖRAT E ĒMĖNDURA TĖ JON-IT,
qė: me siguri po rridhnin nė drejtimin e kundėrt: jug - veri dhe jo veri -
jug siē bėnte xhiro njė ēunak, buzė bregut duke fishkėllyer, herė pas here.
Ajo e puthi babanė me afshin e njė tė reje nė moshė qė adhuron
mashkullin e saj.
Edhe Laerti , pėr njė hop, harroi statusin e tij, dhe, siē ia
ushqeu fillesėn, qe gati tia shqyente dekoltenė e cila, edhe ashtu, vetėm
formale ish.
Kėtė priste ajo.
Kėsaj i druhej ai.
Se qe njė rit-kėnaqėsie pėr tė kur bėnte dashuri me mamanė e
Saj dhe qė e Ajo e kishte parė rastėsisht, e kishte fiksuar, dhe, kuptohet,
edhe e kishte pėrgjuar pėr ta riparė.
Prandaj, e mbante mirė mėnd duke e ėndėrruar pėr vete.
Kė? Vetėm atė ēast. Pas sė cilės ai e ulte mbi krevat pėr tė
vazhduar..., me realizimin e njė dėshire HORIZONTALE.
Ajo po
ia zinte frymėn pa e kuptuar. Duart e Saj qarkuar pas qafės, sikur kėrkonin
tė zbraznin tė gjithė afshin, krejt pasionin e ndrydhur nė vite qė
s'mbaheshin mėnd.
Mbase nė ato tė pararendėses sė saj, pėr tė cilat, HOMERI I
VERBĖR E I DURUAR, na shpjegon lashtėsinė.
Ai e
uli si tė qe e kristaltė mbi parket dhe kishte kujdes qė Asaj tė mos i
shkonte mėndja pėr vazhdimėsi tė kėsaj marrėzie.
Nga ana tjetėr, Ajo me kėtė veprim, priste DĖSHIRĖN HORIZONTALE
TĖ VALLZIMIT dhe e hoqi veten tė pafuqishme pėr tu ngritur duke bėrė ca
lėvizje qė motivonin pikėrisht dobėsinė.
Dhe, kur Ai e mori pėr tė vėrtetė gėnjeshtrėn e saj dhe u
pėrkul ta ndihmonte, ajo e tėrhoqi dhe ai i ra sipėr. Ajo kėrkoi edhe njė
herė buzėt e tij. Ky ia dha. Qe e fundit tolerancė.
Kur u
ngritėn, megjithatė si dy trupa tė ngjitur, me eskimezėt Ata ngjasonin.
Nė fillim Ai, pastaj Ajo, hoqėn dorė nga vazhdimėsia.
Nga mėkati. Nga inēenti. Ose gjaktrazimi.
Por, a qe Ajo e bija?
Kėtė do tė vazhdojmė ta zbėrthejmė mė poshtė.
- Boll
tė lash tė plotėsoje dėshirėn. Kėshtu?
- Jo plotėsisht kėshtu. Megjithatė tė falėnderoj idhulli im. I
ėmbli im!
- Unė shkela edhe mbi personalitetin tim nė statusin e PRINDIT,
pėr tė cilin dyshoj. Tani kam unė njė dėshirė, - u nxitua tė shtojė Ai.
Asaj iu rikthye shpresa. I ngjau se idhulli i saj qe penduar.
- Me kėnaqėsi do t'a plotėsoj, i shtrenjti im, - shprehu me tė
njėjtin ngut Ajo gatishmėrinė dhe e puthi sėrish.
Ai e shkėputi ėmbėl, por ky veprim ia shtonte asaj dėshirėn e
tundonte vazhdimin e marrėzisė.
- Je e sigurt?
- Pėr ēfarė? - pyeti ajo qė e kishte harruar kėrkesėn e tij.
- Pėr tė plotėsuar njė dėshirė timen.
- Dhe e vė nė diskutim? Po!
- Mė jep fjalėn?
- Pėr kokėn tėnde, jeta ime!
Ai nxori nga nėn'ndenjėsja litarin dhe i tha:
- Lidhmė me kėtė litar nė kolltuk.
Ia la nė dorė dhe u ul tė priste..., ndėshkimin.
Kundėrshtimin e Saj e garantonte betimi.
ELEKTRA, (le tė vazhdojmė ta quajmė kėshtu, tanimė vajzėn), u
befasua.
- Pse, baba?
- Sepse mė dhe fjalėn.
- Tė lutem, baba! Ēliromė nga betimi.
Ai nuk i dha pėrgjigje, ndonėse edhe vetė nuk e donte kėtė
zgjidhje.
Ajo nuk e pėrsėdyti pyetjen, por sytė iu mbushėn pėrnjėherė me
lot.
Filloi t'a lidhi tė atin e saj duke nisur nga kėmbėt dhe duke
pėrfunduar pak mbi gjoksin e tij tė leshtė. Kėmishėn Ai, nuk e la ta
mbėrthente kur pėrfundoi, hyri nė studio e ėma.
4.
Ajo pa sė pari ELEKTRĖN, qė po mundohej tė vendoste ganxhėn nė
njė bullon nga mbrapa karriges kolltuk dhe i ranė qeset nga duart.
Pamja nuk qe vetėm befasuese, se edhe e pakuptimtė, pėr gruan
ajo s'qe.
Gjithsesi, tek pa lotėt e sė bijės, ndjeu dramėn e nėnkuptuar qė
mund tė kish ndodhur. Prandaj edhe klithi:
- Ēfarė tė ka bėrė babai, qė po e lidh, moj bijė?
Dhe, pa pritur pėrgjigjen e saj, lėshoi dyshimin:
- Mos vallė tentativėn pėr pėrdhunim?
- Ē'ėshtė kjo pyetje mami? Si t'a nxė goja t'a thuash?
Laerti,
na thotė HOMERI I VERBĖR, ishte babai i Odisesė e pėr pasojė, kurthi te ky
njeri sė pari duhet ta kishte folezėn e tij. Gracka, lakun e saj, nė dorėn
e kėtij njeriu, shtrėngohej.
Pikėrisht kėtė dyshim e pėr pasojė, kėtė pyetje kishte parashikuar
mikrobiollogu Laert.
Qe radha e tij tė zbrazte sythin e lindur nėntėmbėdhjetė vjet
mė parė dhe qė hera herės rritej e zhvillohej. Mbase me ca stinė tė ndryshme
nga ato qė njohim ne, njerėzit e zakonshėm pėr kohėn. Sepse, si ēdo marrėzi,
edhe ajo e krimbit tė dyshimit, nė errėsirė rritet dhe meqė terrin ajo
kėrkon, vėshtirė tė gjejė kalimin.
Por le
tė kthehemi te Laerti:
- Pra, pėrgjigjen e more grua, apo kėrkon qė vajza t'a
pėrsėrisė?
Tjetra nuk foli.
- Tani e kam unė radhėn tė pyes:
- Pse dyshove pėr tentativė pėrdhunimi? Ėshtė vajza ime kjo, apo
jo. Se po tė qe e imja nuk do tė lindte dyshimi. Vetėm nėse ajo ka njė
tjetėr baba, mua do tė mė shikojė si mashkull dhe pėr kėtė, nuk mė vjen
aspak turp ta them se ėshtė pikėrisht kėshtu. Edhe unė sigurisht, si femėr
Atė sot e kam parė.
U rrokullis e zuri mė nė fund vend, njė heshtje e rėndė si
mėkati i gremisur. Apo edhe si guri i Sizifit, qė njė fuqi largqofti e
risjell nga humbėtira pėr tė tromaksur heronjtė.
Vajza shihte tė ėmėn e dyzuar. Dyshimi se idhulli i Saj Laerti,
nuk qe Babai i Saj, ishte mė pranė sė vėrtetės se kurrė. Kjo pėrligjte...,
pse tė mos e themi: dashurinė e Vajzės pėr Atė qė vetėm ligjėrisht qe i
Ati. Dhe, natyrisht, i padėgjuar ky shpjegim, qe. Ashtu si e pandodhur edhe
kjo bėmė, ajo ish.
-Grua! - I foli Laerti me ton tejet urdhėrues!
Ajo u shkund e tėra dhe frika nė sytė e saj lexohej. Pėr tė
parėn herė, nė kėto dy dekada, dėgjonte kėtė kumbim tejet tė ashpėr. Kėtė
thirrje disi tė ējerrė. Kėtė kėrcėnim.
- Hape sirtarin dhe nxirr qė andej atė qė ėshtė brenda.
Ajo veproi ashtu si i tha i shoqi dhe lėshoi njė klithmė.
Elektra u afrua dhe si e ėma, gjithashtu bėrtiti pėrpara se tė
thotė:
- Ēėshtja kjo revole i ėmbli im? Ēkėrkon tė bėsh me tė? Po qe
se pėr t'u qetėsuar, tė duhet tė vrasėsh dikė, ja ku mė ke. Mė vrit mua!
- Ėshtė e nevojshme tė bėjmė ADN-nė, apo ke ndonjė shpjegimin? -
e rinxiti Laerti tė shoqen dhe e shpėrfilli Vajzėn.
Ajo sėrish sqe e gatshme tė fliste. Befasimi. Ngrirja.
Ballafaqimi me njė mėkat ndodhur gati dy dekada mė parė, sqe aspak e lehtė
edhe vetėm tė ftillohej. Se po rijetonte skenėn, kohėn, vendin. Ēmendinė.
- Shėn Marinė mbase e kam besuar mė pak se ty. Jo se kishe tė
njėjtin emėr me tė. Por se dashuria jonė kėshtu mė thoshte. Tani e shoh, se
jo vetėm jam gabuar, por edhe qenkam tradhtuar.
- Nuk ėshtė kėshtu Laert. Nuk ėshtė kėshtu. Qe aksident.
Rastėsi. Apo kurth nga shoku yt, Odiseja.
- E mora me mėnd. Njeriun qė interesohej mė shumė pėr kremtimin
e ditėlindjes sė ELEKTRĖS, se sa rrezikut pėr burgim tė pėrjetshėm qė e
pret.
Vajza desh tė pyeste pėr arsyen, por, ndonėse i dhėmbi, sguxoi.
E shoqja, pa u interesuar pėr shkakun, tha:
- Ai meriton plumbin.
- Pse?:
- Se ditėn qė tė pėrcollėm pėr disertacionin, nė kthim pata njė
dhimbje tė tmerrshme koke. Ai nxori nga kroskoti i makinės njė tabletė dhe
m'a dha gjoja pėr tė mė qetėsuar. Ajo ishte kokainė dhe atij nuk iu durua as
tė shkonim deri nė shtėpi, kur e kuptoi se ajo veproi menjėherė te unė. Kaq
duhej qė tė mė linte shtatzėnė nė sediljet e makinės me..., ELEKTRĖN.
- Domethėnė se: Babai im i vėrtetė ėshtė ODISEJA? - pyeti
menjėherė Vajza.
Tjetra pohoi me krye.
Vajza kishte njė ndjesi dyfishe:
Atė tė faktit se kishte idealizuar, jo babanė e Saj, por njė
mashkull tė vėrtetė, edhe pse tė paktėn, dy dekada mė tė madh. Prandaj edhe
e kishte dashuruar.
Nga ana tjetėr, ndjente dhimbje pėr Odisesė. Eimelet e tij nė
prag tė ditėlindjes e hovėzonin si ta kishte prind. Sepse, edhe ai tė kėsaj
natyre ia qėndiste aq bukur ato.
- Zgjidhmė! - iu drejtua Laerti Elektrės.
Vajza e pa me vėrejtje, se e trembi toni.
- Mė thuaj se ēdo tė bėsh, i ėmbli im. Ose prit. Do ta mbyll
sirtarin me ēelės, pastaj do tė tė zgjidh.
Ai buzėqeshi lehtė.
- Arma doli nga skena. Thjesht do tė bėj njė telefonatė, - tha.
Vajza u bind. E siguroi armėn nė ēelės dhe e zgjidhi Laertin.
- Tani, - i tha sė bijės, - jam nė rolin e qymyrshitėsi dhe mori
receptorin.
Nėnė e bijė, shihnin tė tmerruara Laertin. Ky kishte formuar
numrin dhe sapo dėgjoi pėrgjigjen e Odisesė matanė kabllit, tha:
-
Odise! Plaga nė supin e Oficerit Madhor, ndonėse e shpuri nė udhėtimin e
gjatė pėr te Zoti dhe tani duhet tė ketė mbėrritur nė Parajsė, sėshtė asgjė
me gabimin tjetėr tėndin. Prandaj, pėrgatit dy striēe. Njėrėn pėr vete qė
tė udhėtosh pėr nė ferr dhe tjetrėn pėr mua.
Kaq tha. Nuk priti pėrgjigje dhe e uli mbi fole dorezėn e zezė.
Elektra
nisi sė bashku me tė ėmėn tė mbledhin zarzavatet e shpėrndara nė dysheme.
Laerti u ul pėrpara laptopit.
Nga dritaret e hapura, U dėgjua sėrish fėrshėllima e rioshit.
******
Elektra hapi televizorin nė njė kanal qė kishte muzikė. Befas
ajo ndaloi dhe spikerja dha njė lajm tė beftė:
- Ndėrpremė transmetimet tona pėr njė ngjarje tė
jashtėzakonshme. Policia, me fletėn e arrestimit lėshuar nga prokurori,
shkoi tė shoqėronte pėr nė vendet e paraburgimit mikrobiologun z. Odise.
Dyshimet pėr gabimin e bėrė tetėmbėdhjetėvjetė mė parė, shkak pėr tė cilin
ndėrroi jetė njė Oficer Madhor, e rėndonin sė tepėrmi mikrobiologun. Por,
atė e gjetėn ende me frymė pasi kishte kryer njė vetėvrasje tė padėgjuar
deri tani. Ai qe infektuar me njė strishe tė atij mikrobi pėr tė cilin
Oficeri Madhor javėn e kaluar, u pėrcoll me nderime pėr nė banesėn e
fundit.
Gjesti i mikrobiologut flet pėr njė ndėrgjegje tė pastėr dhe njė
karakter tepėr tė lartė. Gabimi i tij, ishte njerėzor.
*)
Paramnezi (portugalisht) = Pėrzierje e realitetit me trillin artistik.
Shkruar nė: Athinė, Korrik, 2016
Dėrguar nga: Gjeneva: 28, Tetor, 2016
|