Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegëza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZËRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRË

ZËRI I AMERIKËS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHËNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Meditime 2 - VETËDIJA ËSHTË DRITË

Shkruan: Lulzim GASHI

VETËDIJA ËSHTË DRITË

       Disa njerëz janë të lindur me potencial natyror që rrezatojnë dritë, absorbojnë frekuencat e energjisë ma letë, dhe këta njerëz tërheqin dhe reflektojnë pozitivitet duke i përmbyt energjitë negative, njëherit janë ma të suksesshëm në jetën e përditshme.

 

 

 

 

 

            Ne jetojmë në një periudhë ku varfëria shpirtërore ende mbetet e lartë.

 

            Ne jetojmë në një botë dualiste, ku të gjithë njerëzit kanë energjinë e dritës, po ashtu, kanë edhe errësirën. Ne jemi të programuar të gjithë të evoluojmë drejt niveleve të larta të vetëdijes dhe të bëhemi më të vetëdijshëm.

 

            Por trajtimi i njeri-tjetrit bartë pasoja që pasuria universale e bollshme e ndërgjegjes të shndërrohet në urrejtje.

 

            Si të kuptohet ndryshe:

 

            -Vetëdija është dritë,

 

            -Drita është informacioni,

 

            -Informacioni është dashuri.

 

            Çdo gjë që lëvizë, ka një vibrim. Vibracionet sa ma te shpejta që janë do të thotë se njeriu është më afër akumulimit të dritës në shpirt, pra është ma afër te të qenurit i vetëdijshëm në intuitën shpirtërore.

           

            Kurse vibracionet e ngadalshme të çdo energjie shkaktojnë probleme duke bllokuar vetëdijen e intuitës për të hy në botën virtuale, dhe si rrjedhojë e kësaj, shkaktohet errësira shpirtërore duke formuar dy paralele, dy botë dualiste.

 

            Karakteristikat e energjisë që vibrohet në frekuenca të ulëta, tek njerëzit shkaktojnë: zili, xhelozi, gjykime, zemërim, frikë, ankth, stres e në fund - dështim(e).

 

            Disa njerëz janë të lindur me potencial natyror që rrezatojnë dritë, absorbojnë frekuencat e energjisë ma letë, dhe këta njerëz tërheqin dhe reflektojnë pozitivitet duke i përmbyt energjitë negative, njëherit janë ma të suksesshëm në jetën e përditshme.

 

 

            Edhe pse vibrimet e energjisë janë afër me njëra-tjetrën, energjia e kërkimit për një nivel të përbashkët dallon nga ligji i tërheqjes.

 

            Zakonisht njerëz të lindur me ngjyrë të bardhë, biondë, janë në sy të vëmendjes dhe suksesi i tyre është shumë ma i shpejt se sa i njerëzve me ngjyrë të zezë etj.

 

            Shpeshherë në jetën e përditshme hasmi në individ që janë shumë kategorik ne mendimet e tyre!

 

            Shembull:

            Unë i besoi vetëm asaj që e shohë me sy, e dëgjoj me veshë dhe e prekë me dorë, tjerat janë trillime, janë utopi, sepse fuqia që lëvizë është vetëm ajo që shihet, preket e vihet në lëvizje me një kundërforcë tjetër etj.

 

            Ç'do mendim ndryshe për këta njerëz nuk qëndron për realitetin.

 

            Ja, ta shpjegojmë se ku qëndron çelësi i fuqisë me të vërtet!

 

            Nëse jemi duke e shikuar një film në TV, ku aktrimi është aq i përsosur me skena të ndryshme tronditëse të përgjakura (por kemi frikë, si p.sh., nga kafshë si gjarpri, merimanga etj.) dhe, ne një qastë, i ndalet zëri TV derisa filmi vazhdon! Sipas psikologëve, 90% e njerëzve - individëve që kanë frikë tmerruese nga skena të përgjakura, pasi t'i ndalet zëri TV-s,  niveli i frikës do të jetë deri në 0,5%. D.m.th, fuqia nuk është vetëm te ajo që e shohim!!!

 

            Ta ilustrojmë me shembuj se sa e madhe, në të vërtet, është fuqia virtuale që ne nuk e shohim me sy, e as e prekmi me dorë, por ende si besojmë!

 

            Nëse i-e dashura e dërgon një letër, apo djali i dërgon nënës së vetë, dhe anasjelltas, dhe pasi të hapet zarfi, letra fillohet të lexohet në heshtje... Për një qastë, gjatë leximit, fillon të qeshë, të qajë... për një qastë, varet se çka qëndron në letër, por mundë edhe të alivanoset etj. Kjo na jep të kuptojmë se: Energjia e dritës së shpirtit ka frekuenca ma të fuqishme saqë, pa të prekë, arrin ta ndërron karakteri e vibracioneve shpirtërore, ku mund të qashë, mund të qeshësh, mund të hidhërohesh, por  edhe të alivanosesh.

 

            A nuk u tha në fillim të këtij burimi informativ se vetëdija është dritë - dritë që transformohet në frekuenca valore? E kjo pastaj varet nga individi se si hapë portën e vetëdijes, apo mbyllë atë!

           

            A nuk u tha në fillim të këtij burimi informativ se drita është informacion? Po, është informacion përderisa varfëria shpirtërore nuk hynë në boten virtuale që së pari ta njohë vetveten!

 

            A nuk u tha në fillim të këtij burimi informativ se informacioni është dashuri? Me të arritur në frekuencat e dritës, për tu bërë vetë drita, atëherë edhe po të mbështjellësh me errësirë, ti do të ndriçosh çdo herë rrugën e suksesit sikurse një xixëllonjë që mbijeton natën...