Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera 2 - Vija e horizontit

Shkruan: Kastriot MYFTARAJ

www.sot.com.al

       VIJA E HORIZONTIT

    Kur njeriu mediton duke kqyrur vijėn e horizontit tek ai riaktivizohet arhetipi i vjetėr i paraardhėsve tė tij, dhe vija e horizontit bėhet sirenė qė e josh me forma, ngjyra, tinguj, e fton tė testojė limitet e veta nė sfidėn qė zgjedh ai. Tė kqyrėsh vijėn e horizontit nė muzg dhe nė mėngjes herėt ėshtė si tė marrėsh pjesė nė njė rit misteresh.

 

 

           

            Vija e horizontit ishte i pari ndėr misteret me tė cilėt u ndesh njeriu, qė nė prehistori, dhe tė cilin u pėrpoq qė ta zbulonte. Pėr njeriun prehistorik duhet tė ketė qenė njė mister i madh fakti qė bota e perceptuar prej tij kishte njė kufi, i cili largohej sa mė tepėr i afroheshe, ēka ndodh me vijėn e horizontit. Ky ishte njė mister sa fizik aq edhe metafizik. Vija e horizontit bėhej edhe mė tepėr impresionuese nė perėndim tė diellit, nė muzg, si dhe para lindjes sė diellit nė mėngjes, kur kjo vijė ngjyrosej nga reflektimi i dritės sė diellit, i cili tashmė gjendej i fshehur nėn horizont. Njeriu prehistorik nuk ishte nė gjendje qė tė eksploronte misteret e qiellit, nuk ishte nė gjendje qė tė eksploronte misteret e detit pėrtej njė pike fare afėr bregut, pa folur pėr thellėsinė. Por njeriut prehistorik i dukej se ishte e thjeshtė qė tė zbulonte misterin e vijės sė horizontit. Pėr njeriun qė rrinte nė njė rrafshinė, vija e horizontit gjendej 4-7 km larg, varėsisht shtatlartėsisė sė tij. Pėr njeriun qė ngjitej nė lartėsi, pemė, kodra, male, kjo largėsi e perceptimit tė vijės sė horizontit rritej deri nė 40-50 km.

            Vija e horizontit pėrbėnte kėshtu kufirin e botės sė perceptueshme nga njeriu prehistorik, dhe ende edhe sot ajo pėrbėn kufirin e botės qė ne perceptojmė me sy tė lirė. Njeriu filloi tė krijonte personalitetin e vet kur u diferencua nga natyra pėrreth dhe gjesti mė domethėnės i tij nė kėtė kahje ishte kur kėrkoi qė tė zbulonte misterin e vijės sė horizontit. Vija e horizontit ishte nxitėsi i parė pėr njeriun qė ky tė kultivonte personalitetin e vet. Njeriu qė mediton duke kqyrur vijėn e horizontit, ėshtė ai qė ndjen joshjen e sfidės pėr tė provuar limitet e veta, ēka ėshtė pikėnisja e kultivimit tė ēdo personaliteti tė fuqishėm. Njeriu i parė qė u nis tė ndiqte vijėn e horizontit ishte njeriu i parė i lirė, eksploratori i parė dhe intelektuali i pare, paraardhės i atyre qė do tė niseshin nė aventurėn e madhe tė ndjekjes sė vijės sė horizontit nė fusha nga mė tė ndryshmet, pushtuesve tė mėdhenj tė botės nė rrafsh gjeografik, intelektual, artistik. Sa intelektualė tė kohėrave tė mėvonshme dhe tė sė sotmes, qėndrojnė shumė pas kėtij njeriu tė parė, pėr shkak se ata, pėr shumė arsye, u akomoduan me limitet e vendosura nė fushat e tyre tė dijes, dhe nuk ndoqėn “vijėn e horizontit”?

            Vija e horizontit nxiti tek njeriu eksploratorin, jo vetėm nė hapėsirėn gjeografike, por dhe nė atė tė mendjes. Fakti se vija e horizontit merrte trajta tė mistershme nė muzg dhe herėt nė mėngjes (pėr kėto dy intervale kohe anglishtja ka njė fjalė tė vetme twilight), pėrbėnte tė parėn sfidė intelektuale tė njeriut. Dhe kjo jo vetėm nė hapėsirėn gjeografike, por edhe nė atė intelektuale. Pejsazhi (Landscape) gjeografik me vijėn e horizontit, i projektuar nė atė qė mund ta quajmė hapėsirė intelektuale, fushat e dijes. Mbresa qė krijoi vija e horizontit nė nėnvetėdijen e njeriut ėshtė me siguri nxitėsi kryesor qė njeriu t’ i hyjė sfidės sė eksplorimit tė fushave tė dijes, duke kėrkuar qė tė kapėrcejė limitet nė to.

 

 

            Fjala “horizont” vjen nga greqishtja e vjetėr, dhe do tė thotė kufiri ndarės. Nė greqishten e vjetėr, fjala “oros” ka kuptimin qė nė anglisht ka fjala “boundary”, pra njė kufi i pėrcaktuar. Por vija e horizontit nuk ėshtė njė kufi i tillė, ajo ėshtė ēka nė anglisht quhet “frontier” dhe qė ėshtė zona, pranė ose pėrtej boundary, pra njė kufi qė shtyhet tutje sa mė tepėr pėrparon njeriu. Tė dy konceptet, shprehin perceptime tė ndryshme tė botės dhe lloje tė ndryshme tė personalitetit. Sipas konceptit tė parė, kur vija e horizontit shihet si “boundary”, njeriu kėrkon tė gjejė limite nė botė, tė vetėkufizohet brenda tyre, tė akomodohet nė realitetin e zgjedhur prej tij dhe tė mos joshet nga sfidat pėr tė bėrė eksploratorin nė ēfarėdolloj fushe. Grekėt e vjetėr e kuptonin mirė se vija e horizontit ishte njė lloj sirene, si sirenat qė joshnin Ulisin, e cila tė joshte me trajtė, ngjyra, tinguj. Pamja mė e natyrshme nė botėn antike duhet tė ketė qenė njeriu qė mediton duke kqyrur vijėn e horizontit, ditėn apo nė muzg, e megjithatė kjo pamje mungon krejt nė artin antik grek. Nė fakt mungon edhe nė pikturėn e Rilindjes Europiane, dhe duhet pritur shekulli XIX qė kjo pamje tė shfaqet nė pikturat e njė artisti tė madh.

            Nė pikturat e Rilindjes Europiane tė bėn pėrshtypje refuzimi i vijės sė horizontit. Tek tabloja e Rafaelit, “The Madona of the Meadow” (1506), madona i ka kthyer shpinėn vijės sė horizontit. Tek “Primavera” (Pranvera) e Botticelli nuk duket vija e horizontit. Tek “Lindja e Venusit”, e Botticelli, vija e horizontit ėshtė nė sfond, por ndonėse ėshtė pragmėngjesi, kur ajo ėshtė shumė piktoreske, nuk duket. Tek tabloja tjetėr e Botticelli-t “Venusi dhe Marsi”, ndonėse vija e horizontit shfaqet, duket se ajo nuk tėrheq vėmendjen e piktorit. Nė tablotė e mrekullueshme tė barokut flamand (flemish), tė cilat kanė hyrė nė fondin e kryeveprave botėrore, vija e horizontit ėshtė gjithėherė diēka anėsore qė nuk tėrheq vėmendjen e piktorit. Tek tabloja e Anthony Van Dyck (1635) “Portreti i Mbretit Charles I”, shikon nga e kundėrta e vijės sė horizontit. Njėjtė edhe tek tabloja e Peter Paul Rubens, me titull “Peisazh me pamje tė Het Steen” (1636). Tek tabloja e Pieter Brueghel, “Korrėsit” (1565), vija e horizontit thuajse e padukshme.

            Tek tabloja e francezit Eugene Delacroix “Liria qė u prin njerėzve” (1830) mungon krejt, ndonėse vasha gjendet nė sfondin e pejsazhit. Nė fillim tė shekullit XIX njė piktor gjerman, Caspar David Friedrich (1774-1840), e bėri meditimin e njeriut pėrballė vijės sė horizontit, temė qendrore tė tablove tė tij. Nė pikturat e tij ka njerėz nė trajtė siluete qė meditojnė duke kqyrur vijėn e horizontit. Nė tablonė e kėtij piktori tė romanticizmit, “Udhėtari mbi detin e mjegullės” (1818), ėshtė njė njeri i cili mediton pėrballė njė hapėsire tė mjegullt, nė tė cilėn qartėsisht po bėhet gati qė tė aventurojė. Njėjtė edhe tek tablotė e tjera tė tij “Burri dhe gruaja duke medituar mbi hėnėn” (1835), “Lindja e hėnės mbi det” (1822), “Skenat e jetės”, mė e mrekullueshmja ndėr to pėr mua. Nė pikturėn e shekullit XX ėshtė Andrew Wyeth, i cili nė tablonė “Christina’ s world” (1948), paraqet njė vajzė e ulur nė njė arė me grurė, kqyr horizontin.

            Nuk ėshtė rastėsi qė vija e horizontit si pikė fokale ka hyrė nė pikturė baras me ēlirimin e njeriut nga konvencionet. Grekėt e vjetėr e kuptonin se njeriu i cili mediton duke kqyrur vijėn e horizontit ka diēka demoniake, nė sensin e mbinatyrores, se ky njeri ėshtė duke u tunduar qė tė testojė limitet e kapacitetit tė tij nė ndonjė lloj sfide. Grekėt e vjetėr kishin frikė nga ky lloj njeriu, se u trembeshin tiranėve. E megjithatė gjėrat mė tė bukura qė kemi trashėguar nga grekėt e vjetėr, i kemi nga kėta lloj njerėzish, ndjekės tė vijės sė horizontit.

            Pushtuesit e mėdhenj tė botės, qė nga Cyrusi, Kserksi, Aleksandri i Madh, Cezari, Karli i Madh, Genghis Khan, Kristofor Kolombi, Napoleoni, Hitleri qenė tekefundit ndjekės tė vijės sė horizontit. Pushtuesit e mėdhenj tė fushave tė dijes, kanė ndjekur “vijėn e horizontit”, Freud, nė thellėsitė e psikes njerėzore, nė subkonshin e tij, Einstein ka ndjekur “vijėn e horizontit” nė univers, Mozart dhe Bethoven nė botėn e tingujve, Platoni, Nietzche nė filozofi, Shakespeare, Dostojevsky nė letėrsi.

            Kur njeriu mediton duke kqyrur vijėn e horizontit tek ai riaktivizohet arhetipi i vjetėr i paraardhėsve tė tij, dhe vija e horizontit bėhet sirenė qė e josh me forma, ngjyra, tinguj, e fton tė testojė limitet e veta nė sfidėn qė zgjedh ai. Tė kqyrėsh vijėn e horizontit nė muzg dhe nė mėngjes herėt ėshtė si tė marrėsh pjesė nė njė rit misteresh. Vija e horizontit ėshtė mė intriguese nė muzg dhe nė mėngjes herėt, kur ėshtė e ngjyrosur nga perėndimi i diellit dhe lindja e dritės. Kėto dy intervale quhen nė anglisht “twilight”. Twilight, pėrdorur pėr herė tė parė nė anglisht nė shekullin XV, njė vonesė domethėnėse kjo. Ka dy twilight, dawn (mėngjes) dhe dusk (muzg), qė janė pėrkatėsisht twilight, nė fillim tė ditės dhe nė fund tė saj. Atėherė kur dielli ėshtė ende poshtė horizontit por drita e tij shfaqet nėpėrmjet reflektimit nė shtresat e larta tė atmosferės.

            Njeriu qė mediton pėrballė vijės sė horizontit lexon shpirtin e vet. Njeriu nė kėto momente shikon mė tepėr nė thellėsi tė vetvetes, se nė fushėpamjen natyrore para tij. Njeriu shikon kufijtė e ambicjes sė tij, kufijtė e personalitetit tė tij, limitet qė i ve vetvetes, kufirin se deri ku guxon nė sfidat qė zgjedh nė jetė, ato intelektuale dhe tė ēdo lloji tjetėr. Njeriu nė kėto momente gjendet pėrballė dilemės nėse do tė jetė nė jetė njė eksplorator nė fushėn e tij, apo do t’ i vendosė vetes limite, pėr t’ u akomoduar nė njė realitet tė kufizuar prej tij. Nė kėto momente njeriu ndjen thirrjen, lutjen, qortimin e “Unit” tė vet tjetėr, eksploratorit, qė kėrkon tė ndjekė vijėn e horizontit. Ky “Uni” tjetėr e ndjen veten sipas hekurave tė burgut nė realitetin e kufizuar qė njeriu ka krijuar pėr t’ u akomoduar dhe kėrkon t’ i thyejė kėto kufij, ku pėr tė ka po aq liri sa pėr tė burgosurin nė njė qeli tė vogėl. A do ta dėgjojė njeriu kėtė thirrje? Nėse nuk do ta dėgjojė, do ta kalojė gjithė jetėn duke u pėrpjekur qė t’ i arsyetojė “Unit” tė vet vendimin se pėrse nuk e bėri kėtė gjė, por nuk do tė marrė asnjė pėrgjigje, ashtu si njė njeri qė rri para sfinksit dhe flet me tė.

 

            kastriotmyftaraj@sot.com.al