Njė ndėr krijimtaritė mė tė
lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku
bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor... shprehen
pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin
mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e
artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė,
edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė jetės.
Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė
hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė
shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha
sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si
njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė
zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi,
Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli,
Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė
pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit
tė tij...
Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur,
ADEM ZAPLLUZHA,
qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė
gjerė, do tua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me
kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė
shqiptare.
(www.sa-kra.ch)

Pėrgatiti:
Adem ZAPLLUZHA
ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE
XHELAL
ADEMI
Hyrje
U
lind mė 1964 nė fshatin Zajaz, Maqedoni
Ka kryer fakultetin e gjuhės dhe letėrsisė shqipe
Shkruan prozė, poezi, publicistikė dhe kritikė letrare.
Deri me tani ka botuar:
- "Mėkat nate" - Poezi
- "Ende kemi rrugė" - Poezi
- "Diell nė skėterrė" - Roman
- "Rrugė dertesh" - Roman
- "Ishull nėn terr" - Poezi
TI MĖ NJEH
Ti mė njeh mė mirė se bota, dhe kur qeshem dhe kur qaj
Kur plot helm mė mbushet gota, e pa shkak tė nis e shaj
Dhe sakaq tė them, mė fal, kėtė e bėra pa dėshirė
Dhe kur ngutem dhe kur ndal, mė shikon me ca mėshirė.
Ti mė di sa jam hutuar, sa kjo botė mė ngjan e ēmendur
Di qė armėt s`kam nė duar, ta pėrzė kėtė re tė dendur
Qė na shfaqet pėrmbi koka, e tinėzisht tutje tė merr
Kur greminė mė hapet toka, kur parajsa ngjet nė ferr.
Ti m`i njeh fjalėt e trishta, vinė kur pritjet janė tė gjata
Dhe kambanat sa tė brishta, kur tė lodhur mė zė nata
Di qė veten kam pėrmbysur, tek poetėt s`jam nė majė
Edhe vjeshta vetullngrysur, s`mė pranon nė shtrat tė saj.
Ti mė di nė gjithė kėtė jetė, sa pa frikė i qasem drojės
Por tashmė kam shkelur vetė, pelegrin nė mes tė Trojės
Kur flaknaja han qytetin, njė strehim kėrkoj kėtu
Jo mbi varka tė marr detin, por tek qiejt e syve tė tu...
NĖ QYTET TĖ HUAJ
Acar e mjegull por ku po vete
Asgjė s`kuptoj as vetė,
Kėrkoja t`gjeja njė fije jete
Te ky qytet i shkretė.
Mbase hutimi mė pati ndjekur
Tėrthoras shpesh i rashė,
Teksa mendoja, bota ka vdekur
Sakaq nė rrugė tė pashė.
Ah, u tmerrova, harresės vije
Si njė kujtim i gjallė,
Qė s`ishim parė, ti mirė e dije
Por si duruam vallė.
Tė grisja retė provova shumė
Me to tė t`fshija ballin,
Gėrmova tokėn e s`gjeja lumė
T`na shuaj etjen, mallin.
Kanė shkuar muaj, koha ka ikur
Sėrish sė toku ne,
Prej qelqi puthjen s`e kemi shpikur
Ajo ka qenė mbi dhe.
Pėr ty kam erdh, se s`munda mė
Ta lė ndjesinė tė vuaj,
Tė ikim qiellit, puhizė pa zė
Nga ky qytet i huaj.
Kur t`bie shi ēdo bėsh me mua
Bėzan por jo mė kot,
Pėrplasen yjet, ndėrsa e thua
Qerpikėve zbret njė lot.
Mu dhimbe fort por dot s`ta fshija
Atė pikėl lot nėn sy,
E si t`a bėja, kur mirė e dija
Qė unė tė vrava ty...
NJĖ NĖNĖ NĖ QYTET
Mu pėrtej taverne pėrgjėroj njė nėnė
Duke shtypur tokėn me hap tė rėnduar,
E ligshtė e brishtė, e zverdhur si hėnė
Mes qepallash ruan veē dy qiej tė shuar.
Ngutem t`i afrohem, t`i flas kot mė kot
Por shikim prej nėne seē mė pat goditur,
Ishte pėrkėdhelės, por s`i t`flisja dot
Shtangur si statuje, me buzė tė nemitur.
Ajo si asgjėja, mezi hapte udhė
Veēse disa hapa, lodhej mė pastaj,
E kotė tė bėzaja, do gėrvishtja rrudhė
Edhe njė mė tepėr tek fytyrė e saj.
Ah, sėrish u mata, sa doja t`i flas
Ku rrugon oj nėnė, t`i them pa nxitim
Por ē`ti bėj trishtimit, zemrės qė mė plas
Sakaq njė mijė copa pėrmes gjoksit tim.
Oh, gjithēka tė flas, t`i pėrkulem dua
Nėnėloke ē`mė hape arkėn me kujtime,
Jo mė kot qyteti nis e shkel mbi mua
Heshtur ma ke sjellė ti sot nėnėn time.
Koha bėhet gurė, s`ka moment mizor
Kemi ndryrė shikimet, nuk e lė tė shkojė
E mbaj pėrqafuar por se kam nė dorė
Qindra fjalė i flas, pa lėvizur gojė.
Eh si m`vajti mendja, se kuptoj as vetė
T`ia fshi njė ēurg djerse nga i saji ballė,
Por i katandisur nėpėr ēast tė shkretė
S`di si m`ra nga dora, si e humba vallė
Ndoshta sakaq hyri tek njė pikėl loti
Qė ra mes kalldrėmi mbase s`pati fre,
Gjersa gjej vetveten, tek ec pėr sė koti
Mbi kokė s`ishte dielli por e zeza re
TI PRET E DASHUR
Ti pret e dashur, ti ndjen njė zė
Si zemra fjalė tė thotė,
Ta mbyllėsh xhamin se s`pritet mė
Kur keq noton kjo botė.
Por shpresa vjen, jeton e gjallė
Kanata mbetet hapur,
Tashmė qė hėna pushon nė ballė
Ti rrezet ia ke kapur.
Matanė njė korb nėpėr shikim
Gėrvisht tė zezėn natė,
Ti pret e dashur, por s`ka takim
Njė ēast, njė vit i gjatė.
Mėrzitur del mbanė njė lumi
Ai turret drejt nė det,
Ka kohė qė njerėzit i vrau gjumi
Po vdes dhe ky qytet.
Veē ti bėn hapa pėrherė e endur
Me ca trazim nė sy,
Ka rėnė vjeshta tashmė e ēmendur
Por s`ka tė bėj me ty.
Se zgjohet agu e dritė hareje
Ka sjellė kėtė agim,
Ka zbritur dielli pėrfund njė reje
Po vjen me njė vegim...
ĖNDĖRR
Ndjeva qė ke parė ėndėrr, tė helmoi njė korb i zi
Hape krahėt tė mė merrje, por s`mė gjeje pėr ēudi,
Sėrish doje tė rikthehesh, kėmba-doras te kjo jetė
Por nė gjak lėvrinte helmi, mėnjanė ėndrra e ti vetė
Ah, helmuar pėrmbi shtrat, aty poshtė i zi njė varr
Mė bėzanė pas furtunės, me nguti tė vi t`t marr,
Kur tė pashė katandisur, seē mu njomėn kėto sy
Vajtėn lotėt me rrėmbim, u pėrplasėn pėrmbi ty.
Oh ē`mė ra rrėfe mizore, ēka tė bėja mė kėshtu
Ishin ulur perėndimet, mbi qerpikė tė syve tu,
Vjeshta rrotull fshikullonte, sa djallėzore lojė e saj
Si gjethnajat ishe zverdhur, si mos nisja e tė qaj.
Ti ma ndjeve zėrin mua, aq rebel siē qe mė parė
Kur tė tjerėt tė lėvdonin, shpesh ky zė tė kishte sharė,
Donte rrugėn tė tė hapte, tė rigjetur e tė humbur
Kur mes bishash hileqare ecja t`bėhej e pa mundur.
Kisha ardhur tė tė merrja, jo buzė varrit tė tė shaj
Ngrite kokėn e ēuditur, grisėm natėn mė pastaj,
Dielli erdhi pėrtej xhamit, ėndrra iku pėr sė koti,
Nėpėr krojet e Dodonės, pamė qė ranė dy pika loti.
Ti mund tė largohesh
Nėse mundesh tė harrosh gjithēka tonėn pėrmbi dhe
Gjithēka bėre e sodite, gjithēka preke gjithēka pe,
Madje hapit pėrmbas shpine nėse mundesh t`i vėsh emėr
E t`i ndrydhėsh njėmijė heshtje qė tė ecin nėpėr zemėr.
Nėse mundesh t`i vėsh fshesėn gjithēka ishte jeta jote
T`hedhėsh ndjenjėn nėpėr dete mes valnajės fuqiplote,
Nėse mundesh tė rrėmbesh gjithēka tėnden qė mė dhe
Dhe t`pėshtysh nga ece dje pėr tė hapur rrugė tė re.
Nėse buzės i vė drynin qė t`mos shkrifet nėpėr vaj
Gjitha puthjet t`ia shkėpusėsh mu aty tek cep i saj,
E t`i hedhėsh pėrmban qiellit o t`i djegėsh pėrmbi prush
Dhe e akullt t`i sodisėsh me atė sy tė zi si rrush.
Nėse plagėt mund t`i mbyllėsh t`arratisesh fare kot
Mbi karvanėt e kujtesės mos ia beh ky qiell me lot,
Nėse mundesh t`mbyllėsh sytė, nėn qepalla kur tė shkosh
Atėherė ndodh qė tė largohesh, duke bartur shpirtin bosh...
NJĖ VJERSHĖ PĖR TY
Tek ndjenjat mia e muzgjet gri
Pėrhumba fare sot,
Njė rruge nisa dhe ku ta di
Do ec, do ec, mė kot.
Por sakaq hapur pėrpara meje
Shpėrthen ndjesi e dendur,
Tek bregu vasha mėnjanė njė reje
Pushon mbi gurė e gjendur.
Pėrsipėr qielli mė dyshė u hap
Rrebesh u bė kjo botė,
Pėrtej ėshtė jeta dhe si ta kap
Ta pija tek njė gotė.
Mė vjen tė qesh mė vjen tė qaj
Nuk di ēka bėra vetė,
Ajo s`mė vėren, tek sytė e saj
Jeton njė det i qetė.
E
njoha thash, mė vjen e njohur
S`e di ku tė kem parė,
Mė zė rrėqethja, acar i ftohur
Nė vjershė e paskėsh vrarė.
Mbase nuk qenka siē e kam shkruar
Si kjo nuk ka tė dytė,
Mos ėshtė zanė gėrshetė praruar
Me njė vegim te sytė.
Shekspiri s`vjen, ku ėshtė mbuluar
Ta hiqja nga ai varr,
Qė t`mė rrėfente ēka duhet shkruar
Pėr buzėt e saj zjarr.
Ku shkoi Khajami, mė zuri halli
Sqarim pėr tė mė dhėnė,
Ē`ndryshim ka vajza aty tek balli
Nėse e zbres atė hėnė.
Ah, jo veē kėta dinė t`i mbushin
Vargjet pėrplot rimime,
Do shkoj te varri tė zgjoj Lasgushin
Poet tė gjuhės sime.
E
di, do qeshet, pėrse po ngutem
Tė zbresim hėnė e tokė,
Njė vjershė pėr vashėzėn aman tė lutem
T`ia vė kurorė nė kokė...
|