Njė ndėr krijimtaritė mė tė
lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku
bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor... shprehen pėrmes
shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime,
mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė
cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim
dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė jetės.
Qė nga Lekė Matrėnga e
Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės,
duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik
tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e
shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u
bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi...
nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni,
Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė
kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė
nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...
Dua ta falėnderoj nga zemra
mikun tim dhe poetin e mirėnjohur,
ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė
jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do tua
prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e
plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.
(www.sa-kra.ch)

Pėrgatiti:
Adem ZAPLLUZHA
ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE
XHEVAHIR SPAHIU
Hyrje
Xhevahir
Spahiu u lind nė Malind tė Skraparit nė 1 mars 1945. Mėsimet e para i mori
nė Vlorė, ndėrsa studimet e larta i kreu nė Universitetin e Tiranės, nė
Fakultetin Histori-Filologji, dega e Gjuhė-Letėrsisė. Prej vitit 1968 punoi
si gazetar nė gazetėn "Zėri i Popullit" mė pas nė revistėn "Nėntori", mėsues
letėrsie e libretist nė Teatrin e Operės dhe Baletit nė Tirane. Ka qenė
sekretar i Lidhjes sė Shkrimtareve dhe Artistėve tė Shqipėrisė, ndėrsa prej
shkurtit tė vitit 1998 -2000, kryetar i Lidhjes. Ndėr veprat e tij tė
botuara pėrmenden: "Mėngjes sirenash" (1970); "Vdekje perėndive" (1977);
"Agime shqiptare" (1981); "Nesėr jam aty" (1987), i vlerėsuar me ēmimin
"Migjeni"; "Heshtje s'ka" (1989), fitues i ēmimit tė parė nė konkursin e
45-vjetorit tė Ēlirimit tė Atdheut etj.
FERRPARAJSA
Pa pike pezmi vdes qysh nesėr
po fundja fatit pse t'ia prish
Pushtoma shpirtin, vere e vjetėr,
me lidh me pranga perėndish.
Shkėlqen parajsa pėrmatanė,
s'ka ferr e terr e tmerr pa fre,
se nga te gjithė qė shkuan e vane
asnjė s'u kthye prape mbi dhe
Por ēfarė marrėzie e pėrzishme
rrafshirė e botes n' amshim!
Pa pabesi te befasishme,
pa njė pėrplasje, njė tundim
M'u ndiz ne deje zjarr i pare,
me prush e afsh me pėrkėdhel.
Njė mije demone ta heqin zvarre,
i zmbraps ky dufi yt rebel!
Me yjet flet kur pret vetėm
nė ferrparajsa gjithsish.
Plugoma shpirtin, vere e vjetėr,
tė thyej pranga perėndish.
SHEMBJA E NJĖ NATE DASHURIE:
Ktheva kokėn, mbajta hapat:
binin tjegullat, binin trarėt,
binte qielli i njė nate dashurie.
Atje mbi papafingo, pranė yjeve e pata puthur,
shemben yjet tani, bėhen pluhur.
Dritare s'ka, ka sy tė zgavėrt,
s'ka mure me plasaritje tė etshme,
skelete fjalėsh nė gjysmė errėsirė,
skelete ėndrrash, premtimesh tė nesėrme.
Ngrihet tymi si njė mjegull e bardhė,
njė grusht eshtrash tė njė nate gėrmadhė.
Nė cep tė rrėnimit
dy burra po pinė qetė-qetė cigare.
Ej, ju atje! Nuk dėgjoni si ulėrijnė brenda meje xhindet,
edhe pak e llava do tė dalė jashtė meje si tek vullkanet.
Mos u kthe nė kujtim, i thashė
mos u kthe nė harrim, mė tha;
botės i falem njė natė dashurie
dhe kjo sėshtė pak.
Njė natė. Dhe ēfarė nate!
Dora mbi sup,
hėna mbi mal,
qielli i kaltėr i botės mbi krye...
Mbajeni, mbajeni!
Ajo po bie...po bie....
Dhe ishte njė natė e paemėr,
siē ishin tė paemėrt yjet.
Kini mėshirė, mos e shembni atė nate!
Ėshtė rėnkimi im apo klithma e saj?
Kini mėshirė, kini mėshirė!
Ajo ishte njė natė dashurie
qė kurrė s'duhej tė kish gdhirė.
Kini mėshirė,
nė mos po atje nėn gurė,
nėn peshėn e natės sė shembur do tė shembem,
i vrarė jo nga urrejtja, po nga dashuria,
qė, pėrjetėsisht quhet dhembje.
REKUIEM PER OREN 6...
Ora 6
Akrepat si dy krahė tė hapur qė presin
dhe ti s'po vjen
ti s'po vjen as ne 6 e njė minute
ne 6 e dy minuta vetmia ish me mua
unė isha me vetminė nė 6 e tre minuta
ne 6 e katėr bota ishte po ajo
6 e pesa i ngjante 6 e gjashtės si dy pika uji
6 e shtate, 6 e tete, 6 e nėntė, 6 e dhjetė
Ti s'po vjen
S'po vjen
S'vjen
ne 6 e pesėmbėdhjetė
hodha sytė si dy vetėtima nė fushėn e orės sė qytetit
akrepat u thyen si dy krahė tė njė zogu
qe s'ekziston
Unė mora pikėllimin pėr dore
dhe ika
BORXHET E MIJA
Do tė vdes,
do tė vdes i mbytur nė borxhe,
s'ėshtė asgjė mbytja ne lum a nė dhomat e gazit
I kam borxhe nėnės qe s'ia ngrita varrin,
i kam borxhe lisit qe s'ia hodha pjergullėn,
i kam borxhe dashurisė qė ia vodha tė dielėn,
i kam borxhe krimit qe s'i vura emėr.
Do tė vdes,
do tė vdes i mbytur nė borxhe.
I kam borxhe fjalės qe s'e pashė nė ėndėrr
i kam borxhe korbit qe s'ia zbardha pendėt,
i kam borxhe vitit '13 qe s'ia mbylla plagėt
i kam borxhe ardhmėrisė qe ia lashė tek pragu
terin e njė kohė tė largėt.
Do tė vdes,
do tė vdes i mbytur ne borxhe.
U kam borxh te gjallėve,
u kam borxh te vdekurve;
gurin e varrit e shes
te laj borxhet.
Dhe ve piken kėtu.
Tani mund te flisni
pėr borxhet qe me kini ju
e jemi vetėm e sotme.
KOSOVARJA
Nė hyrje tė shekullit tė njėzetė,
nxorėn nė bankė tė akuzės
njė malėsore tė thjeshtė.
Ajo pas hekurave tė burgut kishte pyetur:
- Pėrse?
Ata i thanė:
-Sepse...
Ajo nė gjyq:
-Pėrse?
Ata:
-Njė herė ke thėnė se...
Sy tė habitur
Nė sallėn e tymtė,
- Pėrse? Jua them unė,-
tha ajo mė nė fund.
Dhe zbuloi veshjen e varfėr tė saj,
sikur tė zbulonte njė thesar:
jeleku i kuq,
xhubleta e zezė!
- Ja, pėr kėto mė dėnoni,
ju tė njė toke tjetėr!
Nė sallė u shpalos
trupi i saj:
njė flamur kuq e zi.
Dhe zemra nė flamur
si shqiponjė lėvizi.
NĖ PYJE VJESHTA NDEZI ZJARRE
Nė pyje vjeshta ndezi zjarre
nė zemėr zjarr mė ndeze ti;
po diē gjėmoi lart nė male
dhe nga gjėmimi rrodhi shi.
Dhe fryu njė erė e dimri i bardhė
i shtriu krahėt gjer tek ne;
u drodhėn drurėt, gjethet ranė
si copėra flakėsh mbi xhade.
Tė dy mbėshtetur pas njė reje
Tė dy, dy sy nė gjithėsi;
unė bie, ngrihem brenda teje
e brenda meje digjesh ti.
Sa vjen, dėbon vetminė e plogėt
sa shkon, vetmia flet pėrēart;
pėr ne sdo thonė arkeologėt
statuja qė nuk patėn fat.
Nė pyje vjeshta ndezi zjarre
lejlekėt nisi sdi se ku;
mbi hi do fryjė erė e marrė
kur tė mos mbetet asnjė dru
|