TOKA ËSHTË E ZOTIT
Muhamedi ynë i dashur
Në shpellën HIRA shkonte
I shpallej feja e vërtetë
Xhibrili ia transmetonte.
Ia sillte shpalljet;
Udhëzime për njerëzinë
Dëshminë ta shprehin
E ta braktisin idhujtarinë.
Çdo pengesë
E fatkeqësi
I kaloi në durim
E besnikëri.
Paganët bindeshin
Rrethi zgjerohej
Edhe pema në kopsht
Me fruta begatohej.
TOKA ËSHTË E ZOTIT
Ne e shfrytëzojmë
Pa dyshim vjen dita
E në varr na çojnë.
RRJEDH DITURIA
-Muhamedit a.s
ZOTI është i madh
Askujt nuk i dëshiron dëshpërim
Të jep njëmijë gëzime
Vetëm Ai meriton lavdërim.
Jemi nën ombrellën e Tij
Prandaj s’ duhej pasur hidhërime
Shkëlqyeshëm dokumenton
Prej kur i ndriti fytyra Emines.
Fjala e dhënë para Zotit
Është burrëri
Por vetëm atëherë
Kur edhe vetveten e bënë fli.
Zotëriut Mutalib
Iu plotësua ajo dëshirë
Plotësoi dëshirën e Zotit
Ashtu siç ishte më mirë.
Ashtu si’ rridhte qumështi
Muhamedin ta rrisë
Edhe sot rrjedh dituria
Për ato që kanë shqisë.
IKRE
Lexo e mëso
Studio e hulumto
O i dashur Muhamed
Diturinë mos e freno.
Ishin fjalët e ALL-LLAHUT
Në shpellën HIRA
Që i dëgjoi Profeti
Fjalët më të mira.
U bind në vullnetin e tij
Probleme s’ pati kurrë
Ato që i bënin pengesa
Përherë hasnin në mur.
S ‘ përkrahu shfrenimet
Por as kënaqësinë
Me vullnetin e ZOTIT
Faljet, mëshirën dhe drejtësinë.
RRUGA E DREJTË
Jetën njeriut
Ia falë PERËNDIA
Për ta sprovuar
Në të mira e këqija.
Ta zhdukim unin
Mos t’ i lakmohemi vetmisë
Rruga e drejtë është
RRUGA E PERËNDISË.
Mos të na mashtrojë shejtani
Të kujdesshëm të jemi
Pas mëkateve të bëra
Pasoja do të kemi.
Mëkatin e Kabilit
S’ duhej ta bëjmë kurrë
Prandaj vëllezër
Vini sinor-mur.
FUQINË IA DHA ZOTI
Atë që ka thënë ZOTI
S’ mundet ta njollosë njeriu
Rasti i MEJREMES
Është për ne dëshmi.
Nga hurma e thatë
Ranë freskëta fruta
Uji filloi të rrjedhë
Nga shumë skuta.
Kur e prekën në sedër
Kërkoi ndihmë nga djali
ALL-LLAHU i PLOTËFUQISHËM
Ia hoqi atë peshë mali.
Të lodhemi o popull
Për punë me vlerë
Ndihma nga ZOTI
Do t’ na vijë përherë.
Poezi nga libri "Zoti është kudo"
|