Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera 2 - Sokrati edhe pas 25 shekujsh prapė do tė helmohej (6)

Bhagwan Shree Rajneesh - OSHO

 Shqipėroi: Valdet FETAHU 

SOKRATI EDHE PAS 25 SHEKUJSH PRAPĖ DO TĖ HELMOHEJ (6)

 

 

Kapitulli i katėrmbėdhjetė i ligjėrimeve tė filozofit tė madh Indian, OSHO (marr nga libri “Sokrati edhe pas 25 shekujsh prapė do tė helmohej”, qė ėshtė nė pėrkthim e sipėr nga V. Fetahu), qė u mbajt nė Greqi prej datės 19/02/86 deri mė 15/04/86

      

 

 

 

            Ai shkoi pak mė thellė, dhe gjeti njė miniere argjendi. Ai tha: “Zoti im! Gjithė jetėn time unė e shpenzova duke prerė drunj. Kjo ishte punė e vėshtirė, pastaj shitjen e kishte tė vėshtirė. Ka shumė druvarė, kėshtu qė ka shumė konkurrencė.”

            Ai mblodhi disa argjend, dhe ajo ishte me tė vėrtetė e mjaftueshme pėr njė muaj. Ai jetonte me qejf dhe i qetė. Pas njė muaj ai erdhi dhe vetėm ra nė kėmbėt e mistik dhe tha: “Unė jam sinqerisht mirėnjohės, dhe mė fal pėr ato momente qė ishin kur unė dyshoja.”

            Mistiku i thotė: “Ju akoma nuk po mė kuptoni. Shkoni pak mė thellė.”

            Plaku i tha: “Pėr ēfarė? Unė jam duke jetuar nė luks!”

            Ai tha: “Ju nuk e dini se ēfarė ėshtė luksi. Vetėm pak mė tutje, dhe ju do tė gjeni njė minierė ari.”

            Kjo ishte pėrtej konceptimit tė druvarit tė ketė njė minierė ari, por ai shkoi. Tani nuk kishte asnjė dyshim: ky njeri me siguri e din.

            Ai e gjet arin, dhe mistiku i tha: “Kjo do tė jetė e mjaftueshme pėr njė vit, ndoshta tash unė nuk mund tė jem nė gjendje tė t’ju shoh pėr njė vit.”

            Druvari tha: “Jo, unė do tė vij edhe njė herė vetėm pėr tė prekur kėmbėt tuaja. Ju jeni njeri i mrekullive! Pse ju tė vazhdoni tė qėndroni kėtu, kur ju  dini kaq shumė pėr ari dhe argjend?”

            Herėn tjetėr kur erdh tek mistiku, ai shikoi njė njeri krejtėsisht tė ndryshėm – me rroba tė bukura, kėpuca tė bukura – dhe me siguri ishte bėrė mė i ri, mė i shėndetshėm. Ai kishte fituar peshė; pėrndryshe mė herėt ai kishte qenė vetėm njė skelet.

            Mistikut iu dashtė pak koha pėr ta njohur, se a i ishte ai druvari i vjetėr. Ai tha: “Pra, gjėrat janė duke shkuar mirė?”

            Plaku i tha: “Ato janė duke shkuar jashtėzakonisht mirė, por unė vetėm po e kujtoj natėn e fundit… ndoshta ka diēka mė shumė pėrtej kėsaj.”

            Mistiku tha se: “Tani, mė nė fund, unė kam qenė nė gjendje tė arrijė nė zemrėn tuaj. Tani ju keni shpresė, tani ju keni njė tė ardhme premtuese. Po, ka diēka mė shumė pėrtej kėsaj: njė miniere diamanti.”

            Druvari i tha: “O Zot, pse nė fillim nuk mė treguat? Pse duhet unė tė humbė kohė me bakėr, argjend dhe ar?”

            Mistiku i tha: “Ju nuk do tė mė kishit besuar, ju nuk do tė kishit qenė tė sigurt nė mua. Ju nuk do tė kishte shkuar nė qoftė se ju kisha treguar nė lidhje me diamantet. Mė ėshtė dashur t’ju ēoj dal nga dal. Tash ju keni ardhur tė mė pyesni, dhe kjo ėshtė njė shenjė e mirė. Ju nuk jeni mė tė satisfaksionuar, tė kėnaqur, edhe pse ju jetoni me njė jetė luksoze mė shumė se kushdo tjetėr.

            Druvari tha: “Kjo ėshtė e vėrtetė. Do tė provoj njėherė.” Ai shkoi dhe gjet diamant. Kur u kthye – kjo ndodhi pėr tė parėn herė qė kur u kthye gjithashtu tė shkojė tek mistiku, preku kėmbėt e tij – ai tha: “Tash mund tė ndodhė se ndoshta mė nuk do tė vij kurrė. Kėta diamante mjaftojnė pėr gjithė jetėn time. Kjo ėshtė arsyeja pse kam ardhur t’i prekė kėmbėt tuaja.

            Mistiku tha: “Por ka edhe diēka mė shumė pėrtej kėsaj.”

            Druvari tha: “Jo, s’ka asgjė pėrtej diamanteve. Ēfarė mund tė ketė pėrtej diamanteve? Tani ju vetėm po bėni shaka!”

            Mistiku i tha: “Mė besoni. Ejani tė paktėn edhe njė herė. Ka diēka pėrtej diamanteve.”

            Tė nesėrmen druvari u shfaq – ai s’kishte mundur tė fle gjithė natėn. Ai kishte diamante tė mjaftueshme pėr tė jetuar tėrė jetėn e tij si njė mbret, por ditėn tjetėr ai erdhi. Mistiku qėndronte i ulur me sy tė mbyllur - kjo ishte pėr herė tė parė. Druvari preku kėmbėt e tij, por mistiku qėndronte thjesht sikur tė ishte njė statujė. Ai nuk lėvizi, ai nuk e pranoi falėnderimin e tij.

            Atė e befasoi mistiku: “Ai i tha: “Ēfarė ka ndodhur? Ju mė thatė se keni me mė treguar diēka qė ėshtė pėrtej.”

            Mistiku tha: “Kjo ėshtė ajo qė unė jam duke ju treguar. Pėrtej diamanteve ėshtė qenie juaj. Vetėm njė shtytje pak mė pėrpara. Derisa nuk e zbuloni minierėn e qenies suaj, ju s’keni gjetur asgjė.”

            Druvari i tha: “Tash po e kuptoj pse ju gjithmonė po rrini ulur kėtu, nėn kėtė pemė, kurrė nuk po mėrziteni pėr diamantet. Tash unė do tė qėndroj pran juve nėn kėtė pemė derisa mos ta gjej minierėn pėr tė cilėn po flitni. Kjo ėshtė shumė e vėshtirė. Tė tjerat ishin shumė mė tė lehta – duke shkuar pak mė larg, pak mė larg. Tash e keni ndryshuar drejtimin nė tėrėsi.”

            Derisa druvari rrinte i heshtur nė pyll nė prezencė tė mistikut, fundosej nė prezencėn e tij, nė heshtjen e tij, nė pėrzemėrsinė e tij – e gjithė dita kaloi, dhe kur dielli perėndoi druvari u habit. Ai hapi sytė. Ai tha: “Jeni duhur tė ma tregoni kėtė mė herėt. Kisha me ju pasuar. Ju nuk jeni njė njeri i mėshirės. Pėr vite kam pre drunj, duke i tėrhequr dhe duke i bartur nė supet e mia, e ju thjesht keni ndenjur kėtu duke e shijuar kėtė ndjenjė tė brendshme, kėtė kėnaqėsi tė brendshme, e ju nuk ma thatė.”

            Mistiku i tha: “Nuk do tė mė kishit dėgjuar. Sė pari nevojiten diamantet. Tash mund tė shkoni nė shtėpi, sepse miniera e thesarit tuaj ėshtė nė ju. Vetėm mbaje nė mend njė gjė: vetėm vazhdoni e vazhdoni, kurrė mos u ndalni. Nuk ka pikė, sepse pika ėshtė vdekje”...

            Ne mund tė jemi nė gjendje tė krijojmė diēka mė mirė se tė gjithė utopistėt e botės pėr tė cilėn kanė ėndėrruar, por utopia gjithmonė do tė ekzistojė nė horizont, e cila duket aq e afėrt saqė ju do tė mund ta arrini - vetėm tani, brenda njė ore - ku toka e prekė qiellin. Por sa mė afėr i afroheni horizontit, horizonti shkon mė larg pėrsėri, distanca midis jush dhe horizontit gjithmonė mbetet e njėjtė. E kjo ėshtė e gjithė fshehtėsia e rritjes dhe evolucionit.

            Mrekullitė janė tė mundshme, por jo mrekullia qė do tė jetė e pėrkryer. Pėrsosmėria nuk ėshtė e mundur, dhe kjo ėshtė e mirė se ajo nuk ėshtė e mundur. Ajo ju mban nė vazhdimėsi, ajo ju mban tė gjallė, ajo ju mban nė rrjedh.

            Unė jam i tėri pėr utopinė, dhe e di se idetė pėr utopinė do tė ndryshojnė. Ēdo gjė qė ne kemi arritur nuk do tė jetė pjesė e utopisė, por diēka tjetėr do tė bėhet pjesė e saj. Nuk ka asnjė mėnyrė tjetėr. Evolucioni i njeriut ėshtė shumėdimensionale, vetėdija e tij mund tė rritet nė pafundėsi, dhe ai duhet tė rritet deri nė pafundėsi.

 

 

 

            Pyetja e tretė

 

            I dashuri Osho,

            Mėngjesin e kaluar ju thatė se jeni kundėr politikanėve. Ju lutem ma tregoni njė rrugė tė suksesshme pėr t’i sjellė ata nė njė gjendje tė dashur tė mendjes. Gjithashtu, m’i tregoni mundėsitė e mėnyrės shumė mė kreative tė jetės dhe tė bėhet mė mirė shumė mė shpejtė.

 

            Unė nuk jam kundėr politikanėve, unė jam kundėr sėmundjes nga e cila ata vuajnė, nga sėmundja e kompleksit tė inferioritetit. Cilido politikan i cili ka pak inteligjencė mund ta ndryshoj tėrė skenėn politike. Ai nuk duhet tė jetė njė politikan, ai duhet tė jetė njė njeri nė politikė. Njerėzia e tij nuk duhet tė mbizotėrohet nga politika. Politika duhet tė jetė vetėm si mjeshtėria e instalimit tė ujit, si hidraulik, njė profesion. Ai duhet tė bėjė atė me profesionalizėm sa mė tė madh qė ėshtė e mundur, por nė momentin qė ai vjen nė shtėpi ai nuk duhet tė sjellė atė me vete.

            E bėra shprehi tė qėndroj nė Kalkuta nė shtėpinė e shefit tė drejtėsisė sė Gjykatės Supreme. Gruaja e tij mė tha: “Burri im vetėm juve ju dėgjon. I thuani se tė paktėn nė shtėpi ai nuk duhet tė jetė shef i drejtėsisė sė Gjykatės Supreme. Madje edhe nė shtrat ai ėshtė shef i drejtėsisė sė Gjykatės Supreme. Nė momentin kur ai hynė nė shtėpi, fėmijėt e ndalin lojėn, tė gjithė fillojnė tė kėrkojnė ndonjė angazhim. Nė momentin kur ai largohet nga shtėpia, ndihet sikur ėshtė hequr njė barrė e madhe, tė gjithė janė tė gėzuar dhe tė qeshur. Dhe kjo nuk duket mirė, kjo nuk ėshtė e drejtė. Por ai di vetėm se si tė urdhėrojė…dėgjueshmėri.”

            Atė natė i thash shefit tė drejtėsisė: “Ti ke harruar se je burrė gjithashtu. Ti ke harruar se e donė njė grua. Shefi i drejtėsisė nuk ka asgjė me grua. Shefi i drejtėsisė nuk ka asgjė me dashurinė. Ti ke harruar qė ke fėmijė. Shefi i drejtėsisė nuk ka asgjė me fėmijėt.

            “Qenia jote e shefit tė drejtėsisė ėshtė vetėm njė profesion. Por ti e ke harruar veten tėnde. Kur tė kthehesh nga gjyqi, tė gjitha duhesh t’i lėsh nė gjyq. Kthehu nė shtėpi si qenie njerėzore. Ti ndoshta nuk je i vetėdiijshėm se si vuan familja jote. Ata ndjehen tė lumtur kur nuk je nė shtėpi, dhe ata  ndjehen tė frikėsuar kur je nė shtėpi. Kjo nuk ėshtė njė dėshmi e mirė e karakterit tėnd.”

            Ai tha: “Por unė kurrė nuk kam menduar pėr kėtė, dhe askush nuk mė tha. Ndoshta ėshtė e drejtė.”

            Atė natė ai i kėrkoi falje fėmijėve, shėrbėtorėve, gruas sė tij. Ai iu tha: “Nga nesėr ju do tė mė gjani vetėm si njė njeri. Shtėpia nuk ėshtė gjyq, por unė thjesht e kam harruar. Aq shumė jam identifikuar me profesionin tim saqė jam humbur nė tė. Ju kam torturuar tė gjithėve, dhe e kam torturuar edhe vetveten gjithashtu.

            “Jam pyetur pse fėmijėt e mi nuk mė donin, pse gruaja ime nuk mė donte, pse tė gjithė dukeshin tė frikėsuar. Jam pyetur se pėr ēfarė arsye, ēdo gjė binte nė heshtje, shėrbėtorėt tė cilėt rrinin ulur, apo luanin me karta pėrnjėherė fillonin tė kėrkonin ndonjė angazhim. Tash e di, ishte gabimi im.” Kam vizituar disa herė kėtė familje mė vonė dhe ishte familje krejtėsisht e ndryshme.

            Pyetja ėshtė gjithmonė e tė kuptuarit tė thjeshtė. Nėse ju jeni nė kontakt me politikanėt dhe nėse doni t’i ndryshoni ata – ndoshta ju jeni tė lidhura me njė politikan, ose tė paktėn pas pak vitesh politikanėt janė tė detyruar tė vijnė tek ju pėr vota – duke e bėrė njė qėllim tė vetėm nė vazhdimėsi, kudo qė tė shkojnė: “Na premtojnė vetėm njė gjė - qė ne nuk duam asnjė premtim tjetėr, ne duam vetėm njė premtim – qė ju tė mbeteni njė njeri dhe nuk do tė bėheni vetėm njė politikan; qė politika do tė jetė profesioni juaj, por kjo nuk do ta ndryshojė njerėzinė tuaj.”

            Pyetni politikanėt vetėm pėr njė premtim, dhe tregoni atyre qė ju mund tė kujdeset pėr ēdo premtimi tjetėr: “Ju do tė jeni nė pushtet kėshtu qė mund tė bėni ēdo gjė qė ju dėshironi tė bėni pėr pėrmirėsimin e kushteve, por aq sa ne jemi tė shqetėsuar, mos harroni se ne duam t’ju shohin si njė qenie njerėzore, jo si njė politikan, njė president, njė kryeministėr ... jo. Ne duam qė ju vetėm tė jeni njė mes nesh.”

            Merrni atė premtim, duke insistuar nė tė pėrsėri e pėrsėri; kudo qė ata shkojnė dhe ju takojnė, insistoni nė atė. Ndoshta, nė qoftė se tė gjithė njerėzit e botės fillojnė tė insistojnė nė tė, kjo mund t’i zgjojė njerėzit e fjetur, sepse kjo nuk ėshtė duke bėrė ata tepėr tė mirė.

            Politikanėt kanė humbur dashurinė, ata kanė humbur respektin e vėrtetė. Kur  ata tė mos jenė mė nė post, askush nuk brengoset pėr ta, nė fakt, ėshtė shumė vėshtirė pėr ta gjetur se ku ėshtė ish-kryetari juaj. A e dini se ku ėshtė Jimmy Carter (Xhimi Karter), dhe ēfarė janė duke bėrė pasuesit e mjerė? Ju do tė dini vetėm kur ai vdes. Pastaj njė titull i vogėl lajmi nė gazeta, do tė shfaqet, qė ish-presidenti i Amerikės, Xhimi Karter, ka vdekur.

            Kjo nuk do tė ndodhė nėse njerėzit nė poste dhe nė pushtet tė mbesin njerėz. Njerėzia e tyre do tė mbetet me ta. Dhe nėse njerėzit e shohin njerėzinė e tyre, ata do tė jenė tė dashur pavarėsisht se a janė nė pushtet apo jo. Nė fakt ata do tė jenė mė tė dashur, kur ata mė nuk janė nė pushtet.

            Vetėm kuptueshmėria e pėrhapur, qė ne dėshirojmė ta edukojmė gjithė botėn. Unė dua ta pėrhapė kuptueshmėrinė nė tėrė botėn nė lidhje me problemet e thjeshta – kjo nuk ėshtė e vėshtirė.

            Kam dėgjuar se njė mėngjes nė kishėn e madhe nė Nju Jork, njė hipik qė dukej si njeri kishte hyrė brenda. Kryepeshkopi ishte frikėsuar paksa sepse hipiku dukej si Jezu Krishti. Ndoshta Jezusi ishte hipiku i parė… me flokė tė gjata.

            Dhe kryepeshkopi e kishte pyetur njeriun: “Kush jeni ju?”

            Ai tha: “S’po mund tė mė njihni? E ju jeni kryepeshkopi im, ju mė pėrfaqėsoni; duket se ju jeni budalla. Unė jam Jezu Krishti, i vetmi djalė i Zotit.” Dhe ai dukej pothuajse si Jezusi.

            Kryepeshkopi i shkretė nuk mund tė pėrfytyronte se ēfarė tė bėjė. Ai asnjėherė nuk e kishte menduar se nė jetėn e tij ai do tė takohet me Jezu Krishtit. Ai menjėherė telefonoi nė Romė, Papės polak, dhe i tha: Njė hipik, duket si njeri,  ėshtė duke qėndruar kėtu nė kishė dhe po thotė se ėshtė Jezu Krishtit.”

            Papa tha: “Zoti im, ai ka ardhur me tė vėrtetė?”

            Peshkopi tha: “Ju vetėm mė tregoni se ēka unė duhet tė bėj.”

            Dhe papa tha: “Vetėm duku i zėnė, dhe informoje policinė para se tė dalin gjėrat jashtė kontrollit.”

            Nga frika njerėzit fillojnė tė kėrkojnė angazhime.

            Kėta politikanė qė ju mendoni se janė kaq tė zėnė ... E keni gabim. Unė i njoh shumė mirė, intimisht.

            Unė isha duke qėndruar me njė nga kryeministrat e Indisė, Lalbahadur Shastri. Njė thirrje telefonike erdhi nga dikush qė donte tė shihte atė urgjentisht. Lalbahadur Shastri tha: “Jam shumė i zėnė - kėtė javė ėshtė e pamundur. Pyeteni sekretari tim pėr javėn e ardhshme.”

            I thashė atij: “Ti nuk je i zėnė. Ne vetėm rrinim bisedonim privatisht dhe qeshnim; ti nuk je i zėnė! Pse e the kėtė?”

            Ai tha: “Ti nuk e kupton politikėn. Njė politikan gjithmonė duhet tė jetė i zėnė, nėse ai nuk ėshtė, ai ka pėr tė pretenduar, kjo e bėnė atė tė duket i madh.”

            I thashė: “Mund tė jetė qė unė nuk e di zhargonin politik, por pėr mua kjo duket tė jetė ēnjerėzore. Ti nuk je i zėnė. Ke mundur ta thėrrasėsh njeriun. Ke mundur tė bisedosh me tė. Ti duhesh tė jesh njeri. Pse duhet tė jesh kryeministėr pėr 24 orė nė ditė? Kush tė zgjodhi qė tė jesh kryeministėr pėr 24 orė? Ti je kryeministėr, kur ti je nė zyrė. Kėtu je nė shtėpi, e diel, dhe nuk je i gatshėm ta takosh dikė qė ka ardhur nga larg… Kjo ėshtė e shėmtuar. Merre atė prapė nė telefon.”

            Ai tha: “Ti gjithmonė flet gjėra tė ēuditshme. Unė duhet ta marrė atė nė telefon? Unė jam kryeministėr.”

            Unė i thashė: “Harroj tė gjitha kėto tė pakuptimta. Ti je kryeministėr pėr shkak tė kėtyre njerėzve, ti je shėrbėtor i tyre. Kjo ėshtė ajo qė tė kanė thėnė. Dhe tash zotėria juaj donė tė takohet me ty dhe shėrbėtori i thotė ai ėshtė i zėnė. “Caktoje njė takim me sekretarin tim nė njė javė!” I thashė: “Ose telefonoj atij ose unė nė kėtė moment do tė dal nga shtėpia jote. Dhe do ta them nė publik, qė ti nuk ishe i zėnė.”

            Ai tha: “Prit, prit. Do ta marrė nė telefon.” Dhe ai telefonoi, dhe doli tė mos jetė askush tjetėr pėrveē axha i tij plak i cili kishte ardhur nga fshati, sepse ai ishte shumė plak dhe dėshironte ta shihte atė – ndoshta ai do tė vdes sė shpejti, dhe ai mė nuk do tė jetė nė gjendje ta shoh atė pėrsėri.

            Lalbahadur Shastri mė kėrkoi falje. I thashė: “Jo mua. Pyete axhėn tėnd pėr falje.”

            Plaku i gjorė nuk kishte ditur tė telefonojė kėshtu qė ai i kishte thėnė dikujt tjetėr tė telefonojė – ai kurrė nuk kishte pėrdorur telefon. Ai kishte ca rroba tė pahijshme dhe kjo ishte e tėra qė kishte sjellė me vete.

            Ai tha: “Kam ardhur vetėm tė tė shoh. Nuk do ta marrė kohėn shumė. Ti je njeri i zėnė, por para se tė vdes unė desha tė tė shohė…”

            Ju thjesht duhet t’i mėsoni politikanėt tuaj – pėrhapeni kuptueshmėrinė se ata duhet tė jenė mė shumė tė njerėzishėm. Unė nuk jam kundėr politikanėve; unė jam kundėr profesionit politik qė shkatėrron njerėzinė e tyre. Ėshtė e mundur pėr t’u ndarė tė dyja, atėherė ata do ta bėjnė mė mirė, do tė shėrbejnė mė mirė. Dhe nėse njerėzia qėndron duke rrahur nė zemrat e tyre, ju mund tė shpresoni se ata nuk do t’i shėrbejnė vdekjes, ata do t’i shėrbejnė jetės.

 

            Fund i kapitullit tė katėrmbėdhjetė

 

(1)    (2)    (3)    (4)    (5)