Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Meditime 2 - Parafytyrimi kreativ (2)

Shkruan: Shakti GAWAIN 

 Pėrktheu: Avni K. KĖPUSKA

      

PARAFYTYRIMI KREATIV (2)

 

       Ėshtė e rėndėsishme qė thellėsisht tė jeni tė qetė, kur filloni tė mėsoni ta aplikoni parafytyrimin kreativ. Kur trupin dhe mendjen e keni thellėsisht tė relaksuar, valėt e trurit ju ndėrrohen dhe ju ngelin tė ngadalshme. Ky nivel i thellė e i ngadalshėm quhet alfa nivel (ndėrsa gjendja jonė, e zgjuar, quhet beta nivel) dhe nė jehonė janė shumė kėrkime shkencore tė ndikimeve dhe tė vetive tė tij.

 

 

            Ushtrim i thjeshtė nė parafytyrimin kreativ

 

            Ky ushtrim ėshtė bėrė nė teknikėn themelore tė parafytyrimit kreativ.

            Sė pari mendoni diēka qė e dėshironi, pėr kėtė ushtrim zgjidhni diēka tė thjeshtė nė mėnyrė qė mė lehtė tė mund tė paramendoni pėr tė pėrfituar. Kjo do tė mund tė ishte gjė tė cilėn e dėshironi, ngjarje qė do tė pėrjetoni, situatė ku dėshironi tė ndodheni, ose kėrkesė pėr disa kushte pėrmirėsuese nė jetė.

            Uluni apo shtrihuni nė pozitė tė pėrshtatshme, nė vendin ku nuk do tė keni shqetėsime. Plotėsisht trupin ta keni tė qetė. Mendoni nė relaksim tė ēdo muskuli individualisht, duke filluar nga gishtėrinjtė e kėmbėve e deri te koka, pastaj lejoni qė t'ju "rrjed­hė" e gjithė ndeja. Merrni frymė thellė e ngadalė nga stomaku. Numėroni nga 10 deri nė 1, duke pėrkuj­tuar tėrė kėtė tė pushuar pėr ēdo numėr.

            Kur ndjeheni plotėsisht tė relaksuar, filloni tė mendoni atė qė dėshironi mu ashtu siē e dėshironi. Po qe se ėshtė ndonjė lėndė, mendoni vetėm nė lėndė, se si e pėrdorni, se si e bėni atė tė mrekul­lueshme, se si e pėrjetoni, se si ua tregoni miqve. Po qe se kjo ėshtė situatė a ngjarje, veten e paramendoni nė vendin e ngjarjes dhe kjo ngjarje t'ju ndod­hė ashtu siē e keni dėshiruar. Mund tė paramendoni se ēka do tė flasin njerėzit, ose cilatdo detaje qė do t'jua bėjnė figurėn reale.

            Mund tė shfrytėzoni relativisht pak kohė apo disa minuta pėr tė paramenduar kėtė -  veproni ashtu siē ju pėrgjigjet! Pėrjetojeni atė! Kjo do tė duhej t'ju bėhet pėrvojė mjaft e mirė, sikurse fėmija i zgjuar kur ėndėrron pėr atė qė do tė marrė pėr ditėlindje.

            Tani, duke iu pėrmbajtur ende idesė a pasqyrės shqisore, thuajini vetes diēka mjaft pozitive e afir­mative (me zė a nė vete, se si ju pėrgjigjet) pėr atė, si pėrshembull:

"E shoh veten nė vikendin e bukur nė bjeshkė".  "Ēfarė pushimi i shkėlqyer?!" Ose: "Tani kam mar­rėdhėnie tė jashtėzakonshme e tė rregulluara me___________. "Nė tė vėrtetė mėsojmė pėr tė kuptuar njėri-tjetrin".

            Kėto deklarime pozitive, tė quajtura afirmime, janė pjesė tė rėndėsishme tė parafytyrimit kreativ, tė cilat mė vonė, nė mėnyrė tė zgjeruar, do t'i kup­tojmė.

            Gjithnjė pėrfundojeni kreativitetin me deklarim tė fortė nė vete:

            "Kjo a diēka mė e mirė, tash manifestohet pėr mua mėnyrė tė kėnaqshme dhe tė pajtueshme, pėr tė mirat e ne tė gjithėve".

            Kjo do tė lėrė hapėsirė pėr diēka ndryshe, bile pėr diē edhe mė tė mirė sesa qė keni menduar mė parė, dhe ju pėrkujton se ky proces funksionon nė tė mirė tė tė gjithėve.

            Po qe se ju paraqiten dyshime a mendime kon­tradiktore, mos tentoni t'u rezistoni a t'u pengoni. Kjo do t'u jepte forcė tė cilėn as qė e kanė. Lejojuni t'ju kalojnė pėrmes vetėdijes suaj, si dhe kthejuni deklarimeve dhe figurave tuaja pozitive.

            Kėtė proces zbatojeni vetėm derisa kėtė e pėrje­toni ose derisa ju ėshtė interesante. Kjo mund tė zgjasė 5 minuta ose njė gjysmė ore. Pėrsėriteni pėr ēdo ditė, mundėsisht sa mė shpesh.

            Siē e shihni, procesi themelor ėshtė relativisht i thjeshtė. Qė me tė vėrtetė ta aplikoni me efikasitet, zakonisht ėshtė e nevojshme mė shumė mirėkuptim dhe ushtrime.

 

            Me rėndėsi ėshtė tė qetėsoheni

 

            Ėshtė e rėndėsishme qė thellėsisht tė jeni tė qetė, kur filloni tė mėsoni ta aplikoni parafytyrimin kreativ. Kur trupin dhe mendjen e keni thellėsisht tė relaksuar, valėt e trurit ju ndėrrohen dhe ju ngelin tė ngadalshme. Ky nivel i thellė e i ngadalshėm quhet alfa nivel (ndėrsa gjendja jonė, e zgjuar, quhet beta nivel) dhe nė jehonė janė shumė kėrkime shkencore tė ndikimeve dhe tė vetive tė tij. Ėshtė konstatuar se alfa niveli ėshtė njė gjendje mjaft e mirė e vetėdijes, pėr shkak tė ndikimit tė pushueshėm tė trupit dhe tė mendjes. Dhe, ē'ėshtė veēanėrisht interesante, kjo gjendje ėshtė konfir­muar si mė efikase nga beta niveli nė krijimin e ndėrrimeve tė vėrteta nė tė ashtuquajturėn botė objektive, pėrmes aplikimit tė parafytyrimit. Pėr aplikimin tonė praktik kjo do tė thotė se, po qe se do tė mėsoni qė thellėsisht e tė qetė tė aplikoni parafy­tyrimin kreativ, do tė mund tė realizoni ndėrrime efektive nė jetėn tuaj, sesa sikur kėtė do ta kishit bėrė duke paramenduar, duke u brengosur, duke planifikuar ose duke tentuar qė tė manipuloni me sende dhe njerėz.

            Po qe se e keni zhvilluar ndonjė mėnyrė tė cak­tuar pėr t'u bėrė tė lirshėm a pėr tė arritur gjendje tė qetė e meditive, pėr ēdo rast shfrytėzojeni atė metodė. Nė tė kundėrtėn, ndoshta do tė dėshironit tė shfrytėzonit metodėn qė e kam pėrshkruar nė pjesėn time paraprake - frymėmarrje e thellė, por ngadalė, duke liruar ēdo muskul individualisht dhe duke numėruar ngadalė nga 10 deri nė 1. Nė qoftė se keni vėshtirėsi rreth arritjes sė gjendjes sė lirė fizike, ndoshta do tė kishit mundur tė mėsoni jogėn ose meditimin, pėr ēka kjo do t'ju ofronte ndihmė. Mirėpo, me vetėm pak ushtrime tė lira do tė arrini pėrsosmėri.

            Natyrisht, mirėqenia nga e gjithė kjo ėshtė, pra, se veprimi i thellė dhe i lirshėm do tė jetė i frytshėm pėr shėndetin fizik e atė mendor.

            Veēanėrisht ėshtė rekomanduese qė parafy­tyrimin kreativ ta praktikoni nė mbrėmje para fjet­jes, ose nė mėngjes menjėherė posa tė zgjoheni, sepse atėherė mendja dhe trupi thellėsisht janė tė receptuar. Mė praktike ėshtė qė kėtė ta bėni tė shtrirė nė shtrat, por nėse keni tendenca pėr kotje, atėherė mė sė miri ėshtė qė tė uleni nė skajin e shtratit apo nė karrige -  nė pozitė tė pėrshtatshme. Kurrizi i drejtė ndihmon rrjedhjen e energjisė dhe lehtėson tė arriturit e thellė tė alfa valės.

            Periudha e shkurtėr e meditimit dhe e parafytyrimit kreativ nė mesditė do t`jua qetėsojė dhe do t'jua pushojė edhe pjesėn tjetėr tė ditės, e cila do t'ju kalojė mė rehat.

 

 

            Si tė parafytyroni?

 

            Shumė pyesin ē'do tė thotė fjala "parafytyrim". Disa janė tė brengosur se kur i mbyllin sytė dhe ten­tojnė tė parafytyrojnė, nuk e shohin pasqyrėn shqisore.

            Mos lejoni qė t'ju hutojė termi "parafytyrim". Pėrgjithėsisht nuk ėshtė e nevojshme qė me mend tė shihni pamje. Disa thonė se, kur i mbyllin sytė, shohin me mprehtėsi mjaft pamje. Tė tjerėt ndjejnė se nė tė vėrtetė nuk "shohin" asgjė, por se nė njė mėnyrė "paramendojnė" ose mendojnė tė vėshtrojnė atė pamje, ose mbesin ndjesi tė vetėdijshme ndikuese. Kjo, gjithsesi, ėshtė nė rregull. Ne tė gjithė, gjithnjė e pėrdorim imagjinatėn; ėshtė e pamundur tė mos e pėrdorni, kėshtu qė ėshtė i mirė ēdo proces qė do tė mund tė aplikoni atėherė kur imagjinoni (paramendoni).

            Po qe se nuk jeni tė sigurt se ē'do tė thotė parafytyrimi, lexoni ēdo ushtrim tė ardhshėm, tani mbyllini sytė dhe tentoni:

            Mbylli sytė dhe lirohuni! Paramendoni nė ndonjėrin lokal sikurse ėshtė dhomė juaja e fjetjes a e ditės. Pėrkujtojeni disa detaje tė njohura nga ajo, siē ėshtė: ngjyra e tepihut, renditja e mobileve, ndriēimi i saj. Paramendoni se si po hyni nė atė lokal, se si po uleni nė karrige komode dhe si po shtrihen, nė shtrat tė rehatshėm.

            Tani pėrkujtoni ndonjė ēast tė mirė qė e keni pėrjetuar disa ditė tė kaluara, posaēėrisht ndonjė ēast tė ndjesive tė kėndshme fizike, siē ėshtė dreka e shijshme, merrni ndonjė porosi, tė magjepsur me ujin e kėndshėm e tė ngrohtė, ose duke ēuar dashuri. Pėrkujtojeni atė pėrvojė mundėsisht sa mė mirė, si dhe dėfrehuni pėrsėri nė ato ndjesi tė bukura.

            Tani paramendoni veten nė njė ambient tė rehatshėm fushor, ndoshta duke pushuar nė bar tė njomė e tė gjelbėr para lumit tė pastėr ose duke shėtitur nė pyllin e dendur e tė bukur. Ky mund tė jetė vendi ku dikur veēse keni qenė ose vendi ideal ku do tė donit tė shkonit. Paramendojini detajet dhe paramendojeni atė vend ashtu siē e dėshironi nė jetė.

            Metoda qė e keni aplikuar duke paramenduar kėto shfaqje, paraqet mėnyrėn tuaj tė parafytyrimit.
            Ekzistojnė dy mėnyra tė parafytyrimit kreativ: njėra ėshtė e pranueshme (receptive) e tjetra ėshtė aktive. Nė mėnyrė receptive thjesht lirohemi dhe lejojmė qė pamjet dhe pėrshtypjet tė na mbushen pa paramendim tė posaēėm tė detajeve tė tyre - pranojmė atė qė do tė arrijė. Nė mėnyrė aktive, tė vetėdijshėm, e zgjedhim dhe e krijojmė atė qė dėshirojmė tė shikojmė a tė paramendojmė. Pra, se kėto procese janė pjesė e qenėsishme tė parafytyrimit kreativ, ėshtė me rėndėsi qė zotėsitė aktive dhe receptive t'i pėrforconi gjatė ushtrimeve.

 

            Problemet e posaēme tė parafytyrimit

 

            Kohė pas kohe njeriu e bllokon zotėsinė e tij tė parafytyrimit a tė imagjinimit sipas dėshirės sė tij dhe ndjen se "kurrsesi nuk mundet". Ky bllokim kryesisht paraqitet nga frika dhe mund tė tejkalo­het, nėse njeriu kėtė e dėshiron.

            Zakonisht njeriun e bllokon zotėsia e tij pėr tė shfrytėzuar parafytyrimin kreativ nga frika prej asaj qė mund tė hasė kur "shikon" nga brenda nė vetvete - frikė nga emocionet dhe ndjesitė e veta personale. Pėr shembull, njė nxėnės imi kurrsesi nuk ka mundur tė parafytyrojė dhe gjithnjė ka ėndėrruar nė kohėn e meditimit. Me njė rast ėshtė konstatuar se ka pėrjetuar njė pėrvojė mjaft emocionale, gjatė parafytyrimit ka qenė i frikėsuar se do tė jetė i pakėndshėm, po qe se do tė jetė emocional para tė tjerėve.

            E vetmja e vėrtetė ėshtė se nė ne nuk ka asgjė qė do tė mund tė na lėndonte; vetėm frika nga pėr­jetimet e ndjenjave tona personale mund tė na mbajė tė mbyllur.

            Po qe se do t'ju paraqitet diēka e pazakonshme dhe e papritur gjatė meditimit, mė sė miri ėshtė qė kėtė ta shqyrtoni, ta mbani dhe tė pėrvetėsoni sa mė tepėr, do tė konstatoni se do ta humbė tėrė fuqinė negative ndaj jush. Frikėsimet tona paraqiten nga sendet me tė cilat nuk ballafaqohemi. Posa tė jemi tė pėrgatitur pėr t'u kacafytur plotėsisht me burim­in e frikės, ajo atėherė e humb fuqinė e vet.

            Pėr fat kėto probleme tė parafytyrimit janė tė rralla. Sipas rregullit, parafytyrimi kreativ vjen natyrshėm dhe sa mė shumė qė ta ushtroni do tė keni mė lehtė.

 

            Vazhdon...

 

(1)                   (3)       (4)