I pasionuar pas alkimisė ishte edhe gjeniu
Leonardo Da Vinēi. Nė kėrkim tė "eliksirit tė jetės", ai kishte ēarė me
dhjetėra trupa njerėzish tė pajetė. Ditėn pikturonte "Darkėn e fundit",
ndėrsa natėn eksperimentonte fshehurazi nė kufoma njerėzish, pasi nė atė
kohė, pėr njė veprim tė tillė dėnoheshe me vdekje. Edhe pse Leonrado nuk
arrita ta gjej "eliksirin e jetės", as nė gjakun e as nė zemrėn e kufomave,
megjithatė, ai arriti tė zbuloj i pari sistemin e qarkullimit tė gjakut dhe
tė dėshmoj se arterioskleroza nė enėt e gjakut ėshtė shkaktar i sulmeve nė
zemėr.

Kur jemi tek Leonrado dhe veprat e tija,
pothuajse pėrherė enigmatike, qė edhe lėnė shumė mundėsi interpretimi, po e
cekim portretin e Marias, tė cilin ai e kishte paraqitur nė sa piktura tė
tij. Duke e pas parasysh qėndrimin e tij ateist, supozohet se Maria e
paraqitur nė veprat e tij, e veēanėrisht, figura e saj tek piktura shumė e
njohur murale nė kishėn Santa Maria delle Grazie tė Milaons, "Darka e
fundit", nuk paraqet Shėn Marian - Zonjėn e bekuar, por njė Maria tjetėr -
Maria Prophetissa. Maria Prophetissa ishte njė hebreje qė kishte jetuar nė
Egjiptin antik dhe e cila nga alkimistet ishte shpallur "Shenjtore". Ajo
ishte formuluese e principit, sipas tė cilit, secila substancė nė Tokė, ka
njė trup dhe njė shpirt, pasuese e parimit tė njohur dhe pranuar shumė mė
vonė edhe shkencėrisht ku thuhet se secili element ka veti specifike.
Ndoshta nuk do tė ishte e tepėr tė shkruhet nė
kėtė artikull edhe pėr shkrimtarin dhe filozofin e shquar, Gėte (Johann
Wolfgang von Goethe), gjegjėsisht pėr motivimin e tij pėr njėrėn nga veprat
mė tė famshme botėrore - "Fausti-t". Nė dhjetor tė vitit 1768, kur Gėte
ishte vetėm 19 vjeēar, goditet nga njė sėmundje e rėnd. Mjekėsia e
atėhershme u tregua e pasuksesshme. Dr. Metz, njė alkimist i njohur,
megjithatė, i mban shpresat e ndezura! Ai e pėrgatit njė pije (koktej) tė
cilėn i jep Gėtes pėr ta pirė. Dhe si me magji, pas disa orėsh Gėte filloi
ta rimarr veten dhe u shėrua plotėsisht. Qė nga kjo ditė, dhe deri nė fund
tė jetės, ai iu pėrkushtua alkimisė. Aty gjente inspirimin pėr veprat e
veta, edhe pėr "Faustin" e famshėm, vepėr tė cilėn ia pėrkushtoi tėrėsisht
mjekut, shpėtimtarit tė tij, Dr. Metz-it.
Dhe ta pėrfundojmė kėtė pjesė me njė zbulim
mjaft interesant. Dy gjeolog nga Zelanda e Re, Stuard Simmons dhe Kevin
Brown, pasi i rishikuan edhe disa herė shėnimet, paraqitėn para mediave tė
dhėnat e tyre sensacionale: Ata kishin zbuluar nė shtetin e vogėl tė
kontinentit australian, Papua-Neuguinea njė minierė ari, me kapacitet enorm!
Nė kushte normale, nevojiten miliona vite deri sa tė krijohet njė rremb ari
nė njė masė gurore. Nė minierėn Ladolam, nė Papua-Neuguinea, pėr njė proces
nevojiten vetėm 55 000 vite!
Ari deponohet nė shtresat gurore, nėse ai mė
parė ėshtė larė me ujė qė buron nga shtresat tė thella tė tokės me
temperaturė mbi 200 gradė celsius dhe i cili ka pėrmbajte tė squfurit.
Simmons dhe Brown me zbulimin e tyre dėshmuan bindjet e alkimistėve! Ata
thonė: "Nėse shkohet me kėtė sistem, vetėm brenda disa dekadave, mund tė
rimbushen sėrish me shtresa ari shkėmbinjtė e njė miniere".
Pėr atė qė alkimistėt ishin qė moti tė bindur se
ari "rritet" (krijohet) nga dheu, e vėrtetuan edhe zbulimet mė tė reja
shkencore, gjegjėsisht, njė tjetėr shkencėtar australian, Frank Reith. Ai
hulumtoi gjatė nėpėr galeritė nėntokėsore tė minierave tė arit, dhe aty
zbuloi njė lloj baktere e cila nga pėrmbajtja e dheut thith njė sasi tejet
tė vockėl ari dhe e deponon nė trupin e vet. Pse e bėnė kėtė? Mikrobiologu
Derek Lovley, nga Universiteti i Masachusetts nė Amherst, thotė: "Ato
baktere e shfrytėzojnė arin, sikurse ne oksigjenin!". Me kėto baktere
Lovley eksperimenton edhe nė laborator. Brenda disa ditėsh thėrrmija tejet
tė imėta ari dukeshin nė thjerrėzėn e mikroskopit. Kėto baktere energjinė e
tyre e tėrheqin nga metalet e liruara nė ujė. E pėr ta zhvilluar njė proces
tė ngjashėm, Lovley gjatė eksperimentimit, futi nė ujė elektrone tė cilat
provokonin lirimin e mineraleve, pra edhe tė arit, tė cilin e absorbonin
pastaj kėto baktere. Athua kishin arritur edhe alkimistėt ta vrojtonin njė
gjė tė tillė?! Sidoqoftė, ata ishin tė bindur pėr lidhshmėrinė mes materieve
tė gjalla dhe atyre, tė ashtuquajtura "tė vdekura". Ata i njihnin ligjet e
hermetizmit sipas tė cilave jeta ėshtė njė dhe e pandarė, por format nė tė
cilėn ajo paraqitet janė pambarimisht tė shumėllojshme dhe tė ndryshme. Pėr
ta, ndarja e botės nė materie tė gjallė dhe tė vdekur ishte koncept i
rrejshėm. Edhe ato gjėra qė nga forma e jashtme duken tė "vdekura", siē
ėshtė edhe ari, nė fakt, nė to ē'thuren energji enorme tė atomit, por
lėvizja harmonike e elektroneve rreth bėrthamės sė atomit, dhe shpejtėsia e
tyre tejet e madhe, reflektojnė tek receptorėt tonė (qė janė tė kufizuar
mjerisht), ngurtėsinė e metalit, gjegjėsisht tė ari.

Alkimia nė planin shpirtėror (psikik)
Energjia, materia dhe jeta janė tri shikime tė
manifestimit ekzistencial - harmoni universale e hyjnores dhe tokėsores,
krijuesit dhe njeriut - m'u ashtu siē thotė edhe Ligji i Hermesit: "Si
poshtė, ėshtė lartė, si lartė ėshtė poshtė". "Si ėshtė
makrokozmosi, ashtu ėshtė edhe mikrokozmosi" -
njė ndėrlidhuri ndėrmjet pjesėve mė tė imėta tė materies dhe atyre mė
gjigante qė lėvizin nė gjithėsi. Ēdo lėvizje provokohet padyshim nga njė
lloj energjie, sakaq, energjia ėshtė vetia themelore e materies, burimi i
njė aksioni, i njė veprimtarie. Po ashtu, sipas hermetizmit, qė ėshtė edhe
bazamenti i alkimisė, ēdo lloj energjie, ēdo manifestim ekzistencial, nė
cilėndo mėnyrė, pėrmban nė vete dije. Dhe kjo dije zhvillohet pėrmes
spirales kozmike, ose siē quhet ndryshe, "dije kozmike", "energji hyjnore",
e nė kėtė spirale bėnė pjesė edhe qenia mė e pėrsosur, shėmbėlltyra e
Krijuesit, njeriu, qė supozohet tė ketė edhe formėn mė tė lartė tė dijes.
Edhe katėr elementėt themelorė: ajri, zjarri, uji dhe toka, nė planin
shpirtėror, nuk janė asgjė tjetėr, pos njė nyjė nė procesin e evolucionit
transcendental, dukuri pėrmes sė cilave "dija kozmike", "energjia hyjnore",
paraqitet dhe ndryshon, duke kaluar nga njė gjendje nė tjetrėn.
Ta cekim se tė gjitha format e jetės u janė tė
nėnshtruar ligjeve tė evolucionit, gjithēka lėviz drejt formės mė tė lartė
dhe mė tė pėrsosur tė ekzistencės. Edhe synimi i natyrshėm i njeriut pėr
deponimin e pėrpjekjeve pėr zbulime (nė mikrokozmos) paraqet pasqyrimin e
ligjit tė pėrgjithshėm tė evolucionit (nė makrokozmos). Ato lėvizje, thėnė
shkurtimisht, janė pėrparime kah format mė tė larta dhe mė tė pėrsosura tė
dijės. Janė investime dhe pėrpjekje pėr ta arritur piedestalin mė tė lartė
tė pėrsosmėrisė shpirtėrore, pėrndritjen, niveli astral, shenjtėrinė, e me
kėtė edhe amshueshmėrinė, pėr t'u bėrė pjesė e elementit tė pestė - pjesė e
akashės, caqe kėto shumė tė njohura dhe synime parėsore tė besimtarėve tė
devotshėm. Pėr besimtarėt e mirėfilltė por edhe pėr alkimistėt, vdekja nuk
ekziston, por ekziston vetėm transformimi i gjendjeve, ndėrrimi i
dimensioneve.
Gjithēka qė ekziston, si nė univers, ashtu edhe
tek qenia njeri, ekziston nė njėrėn nga gjendjet e kėtyre katėr elementeve
themelorė ose ambiental, qė ne po i quajmė elemente kozmike. Gjithēka qė
ėshtė krijuar, qė krijohet, kalon nėpėr kėto katėr element kozmik, nėpėr
kėtė nyje tė procesit evolutiv, nga trajta mė e ulėt, drejtė mė tė lartės,
duke pėsuar edhe ndryshime, duke u transformuar nga njė gjendje nė tjetrėn.
Elementi i tokės - Elementi bazė i
veprimtarive nė fushėn e alkimisė, por edhe zanafilla e krijimit tė njeriut
(sipas religjioneve) nga Krijuesi. Shkenca (qė njeh deri mė sot 92 element
natyror) ka vėrtetuar se, pothuajse tė gjitha elementet qė ekzistojnė nė
natyrė, ekzistojnė edhe tek qenia njeri. Edhe alkimistėt eksperimentet e
tyre i kanė zhvilluar duke pėrdor kėta element natyror, por edhe Zoti, m'u
nga kėta element pėrbėrės ka modeluar krijesės mė tė pėrsosur - njeriun.
Toka paraqet stabilitetin, peshėn, masėn. Edhe nė planin material (fizik)
edhe nė atė shpirtėror (psikik), elementi i tokės pėrfaqėson bazėn
elementare tė ekzistencės.
Elementi i ujit - Uji ėshtė element
pastrues, ndėrtues, ushqyes dhe burim i domosdoshėm pėr jetėn. Dheu pa ujė
do tė thahet pėr pak kohė - do tė bėhet shkretėtirė, nuk do tė ketė mė
vlerė, pasi nuk mund tė jap asnjė lloj fryti. Secili nga ne e dimė se, pėr
tė krijuar brumin fillestar tė diēkaje, ėshtė i domosdoshėm elementi i uji.
Me kėtė brumė kanė eksperimentuar edhe alkimistėt, po me kėtė brumė (baltė),
Krijuesi i ka dhėnė formė krijesės sė tij. Gjendja e ujit, nė rrethana
normale, pa ndikim tė ndonjė lloj energjie, ėshtė e qetė - jo aktive. Natyra
e tij nė kėtė gjendje ėshtė e butė, por edhe ftohtė.
Elementi i zjarrit - Veti bazė e
elementit tė zjarrit ėshtė nxehtėsia. Ngritja e temperaturės vė nė lėvizje
grimcat e trupave dhe me kėtė aktivizon energjinė e cila ėshtė burimi i
vitalitetit, entuziazmit, aktiviteteve, pra fuqi e gjithėmbarshme, qė
kuptohet - ndėrton ose rrėnon. Derisa natyra e tokės dhe ujit ėshtė e qetė,
natyra e zjarrit ėshtė gjithnjė aktive, shpėrthyese, ekspansioniste.
Elementi i zjarrit i vė nė lėvizje edhe elementin e tokės edhe tė ujit.
Brumi i krijuar nga dy elementėt e parė, me ndihmėn e elementit tė zjarrit,
finalizohet.
Elementi i ajrit - Ajri ėshtė element i
pėrsosmėrisė, element qė drejtpeshon, qė plotėson ēdo gjė, element qė i jep
jetė, formės sė finalizuar nga tre elementėt e tjerė, m'u ashtu siē i dha
jetė, pėrmes frymės, krijesės sė modeluar nga balta, vetė Krijuesi.
Kėta katėr element janė edhe baza e ligjit tė
amshueshmėrisė, ligjit tė pėrhershėm tė ndryshimeve: lindjes, zhvillimit,
transformimit, shpėrbėrjes...
Kėtu qėndron edhe magjia, sekreti i alkimisė sė
brendshme, asaj nė planin, nivelin mė tė lartė tė niveleve tė mundshme
shpirtėrore: lėvizja drejtė formave mė tė larta tė pėrsosmėrisė
ekzistenciale, transformimi nga pėrbėrja mė e ulėt, ajo materiale, qė
herdokur shpėrbėhet dhe i kthehet elementit tė tokės, drejt trajtės mė tė
lartė, elementi eterik, bashkimit, njėsimit, me unin e vėrtet, me vet
shpirtin, me frymėn e Krijuesit. Sinteza e tė qenit njė me Krijuesin, nė
fakt, ishte dhe mbetet synimi parėsor i alkimistėve.

Ndėrsa nė nivelet mė tė ulėt tė transformimit
shpirtėror, thėnė mė thjesht, nė jetėn e pėrditshme, sekreti i alkimisė sė
brendshme qėndron nė jetėsimin e synimeve pėrmes formave tė ndryshme
psikologjike. Kėtu bėhet fjalė pėr transformimin e vetive negative,
gjegjėsisht shprehive dhe emocioneve tė padėshiruara, nė veti pozitive:
urrejtjes nė dashuri, dėshpėrimit nė gėzim, vuajtjes nė lumturi, mjerimit nė
mirėqenie, frikės nė guxim, dėshtimit nė sukses etj., me njė fjalė,
transformimin e mendimeve.
Trupi i njeriut edhe nė nivelin mė tė ultė tė
transformimit, nė planin shpirtėror, paraqet elementin e tokės - bazėn
elementare tė ekzistencės, strukturat e pėrgjithshme tė molekulave
organike.
Tė gjithė e dimė se trupi unė pėrbėhet nga njė
pėrqindje e madhe e ujit: kockat e njeriut pėrmbajnė 22% tė lėngut tė ujit,
shtresimet dhjamore 25%, indet muskulore pėrmbajnė rreth 75% , ndėrsa
plasma e gjakut pėrmban mbi 90% tė kėtij elementi jetėsor. Megjithatė uji
ndryshon gjendjen varėsisht prej temperaturės - nėn minus 0, molekulat
tėrhiqen fort dhe nuk lėvizi dhe kėshtu uji kalon nė gjendje tė ngurtė. Kjo
gjendje ėshtė e pavlerė - nuk ka aktivitet. Nė nyjėn e procesit transformues
shpirtėro (psikologjik), njeriu nė kėtė gjendje ėshtė pasiv, pa vullnet, i
dėshpėruar, i demoralizuar, i mjerė, depresiv. Mund tė thuhet se kjo ėshtė
gjendje e pa jetė e njeriut.
Me rritje e temperaturės, molekulat fitojnė
energji dhe "rrėshqasin" mes tyre, duke ndryshuar gjendjen nė tė lėngėt. Nė
kėtė gjendje, gjithnjė nė nyjėn e procesit transformues shpirtėror, fillojnė
tė mbushėn hapėsirat dhe tė nivelizohen ato. Edhe kėtu aktivitetet janė tė
kufizuara ose, sipas ligjit tė zakonshėm tė ujit, ato "rrėshqasin" tė
pakontrolluara, varėsisht prej rastėsive, kuptohet tatėpjetė! Dėshpėrimi apo
gėzimi, vuajtja apo lumturia, mjerimi apo mirėqenia, sukses apo dėshtim nė
kėtė fazė janė produkte tė rastėsisė. Ky proces i takon elementit tė ujit.
Pėr ta vėnė nė lėvizje kėtė pėrbėrės kryesor tė
trupit tė njeriut, pėr t'i kontrolluar mendimet, pėr tė synuar caqeve e
dėshiruara, jetėsimin e tyre, nevojitet energji. Ėshtė nxehtėsia - elementi
i zjarrit qė ngritė temperaturėn, aktivizon energjinė e cila, siē e kemi
cekur edhe mė lartė, ėshtė burim i vitalitetit, burimi i motivimit, burimi i
frymėzimit, burim i imagjinatės, burim i entuziazmit, burim i tė gjitha
aktiviteteve mendore pėr realizimin e qėllimeve tė pėrcaktuara. Kjo energji
shpėrthyese aktivizon neuronet tona, i vė nė lėvizje miliarda qeliza,
molekulat e tė cilave fitojnė aq shumė energji, sa pėrhapėn nė tė gjitha
drejtimet dukė kaluar kėshtu nė gjendje tė gaztė, nė avull.
Avulli - elementi i ajrit, ngjitet pėrpjetė,
lėviz me lehtėsi drejtė lartėsive, atje ku ėshtė gjithēka e kristaltė, e
pėrsosur dhe hyjnore. Edhe pse nė dukje tė lė pėrshtypjen e njė energjie tė
qetė ose thėnė mė saktė, tė plogėsht, megjithatė fuqia e tij ėshtė enorme!
Ėshtė aq e madhe kjo fuqi, sa, siē e dimė tė gjithė, ėshtė nė gjendja ta vė
nė lėvizje njė kompozicion tė madh vagonėsh treni, qindra tonelatash tė
rėnda. Ky ėshtė sekreti i alkimisė sė brendshme, atij transcendental: i
njėjti komponent, e njėjta pėrbėrje - H2O, por nė procesin transformues, me
fuqi tėrėsisht tė ndryshme.
Vazhdon....
(1)
(3)
|