Etimologjia e oronimit Sharr
Sharri si tėrėsi unike gjeografike, paraqet njė
kompleks tė ndėrlikuar tė elementeve gjeotektonike, gjeomorfologjike,
gjeologjike, pedologjike, hidrografike, klimatologjike, biogjeografike etj.
Tė gjitha kėto elemente janė mjaftė provokuese nė aspektin e kėrkimit
shkencor.
Metamorfoza e oronimit prej Scardur deri te emri
i sotėm Sharr ka kaluar nėpėr trajta tė ndryshme. Nėpėr harta dhe autorė tė
ndryshėm hasim variante tė ndryshme. Te Polibi e hasim si Skardus - Oros,
tė Tit Livi Scardi Montis dhe Scardus, nė hartat e Ptolomeut tė cilat
pasqyrojnė pjesėn e Gadishullit Ballkanik, po ashtu haset varianti klasik
Scardus i cili ruhet deri nė shekullin e XVI. Mė vonė, Scardus ndėrrohet me
emrin e dikurshėm pėr Kopaonikun (Monte Argentaro) e i cili ėshtė ruajtur
deri nė gjysmėn e shekullit XIX me variantet Montagna dell'argento, Mont
d'argent, e mė vonė pėrsėri Schardagh, Sardagi, Shardagh e deri te Sharr.
Lidhur me etimologjinė e oronimit Sharr, shumica
e albanologėve pajtohen me mendimin qė trajta mė e lashtė Scardus, me
ndėrmjetėsinė e gjuhės shqipe do tė ketė prodhuar Sharr.
Lidhur me kalimin nga trajta antike Scardus nė
atė tė sotmen Sharr mendohet se kanė ndikuar ligjet fonetike tė shqipes.
Kjo fletė pėr vazhdimėsinė, gjegjėsisht autoktoninė e shqiptarėve si
pasardhės tė ilirėve nė kėtė territor ku gjenden edhe sot.
Ky oronim te grekėt jepet si Skardos, Skardon,
te romakėt si Skardus Mons, e qė ėshtė zhvilluar sipas ligjeve fonetike tė
shqipes nė tė sotmin Sharr, i cili prej shqipes kaloi edhe nė gjuhėt tjera
ballkanike duke pėrfshirė aty edhe turqishten.
Tė barazimet Scardus Mons dhe Sharr mungon
ndėrmjetėsia sllave me likuidametatezėn e saj, ndėrmjetėsi qė del
pėrkundrazi tė Scardona nė Dalmaci, sot Skradin.
Ndryshimi i trajtave tė kėtij oronimi tregon se
Sharri vazhdimisht ka qenė interesant pėr pushtues tė ndryshėm. Pėr
rėndėsinė gjeostrategjike tė Sharrit si pjesė qendrore e Gadishullit
Ballkanik, tregon e dhėna kur ky krahasohet me Catena Mundi apo Catena del
mondo "hallkė e botės", qė pėrfshinte tė gjitha malet nga Deti i Zi e deri
tė Adriatiku, pėrveē Rodopėve.
Njė numėr i studiuesve emrin Sharr e lidhin me
larminė e panoramės malore, me bardhėsinė e borės, kullosat, gurėt e
llojllojshėm. Kėtij grupi i takon edhe Arni Bue, i cili emrin Sharr e lidh
me llojllojshmėrinė relievore tė kėtyre maleve dhe me mbulesėn e gjelbėrt
bimore. Bue plotėsisht i pėrjashton emrat Sharrlag, Ēardak, si forma turke.
Megjith kėto qė u than, emri Sharr ėshtė emėrtim i kohės sė re dhe mendohet
se ka filluar tė pėrdorėt qė nga viti 1840.
Diferencimi hapėsinor i Sharrit
Nė bazė tė karakteristikave morfologjike,
vargmalet e Sharrit u pėrkasin Dinarikeve, skaji jugor i tė cilave vazhdon
si sistem malor Sharro-Pind, rrudhja e tė cilit ėshtė bėrė diku kah fundi i
triasit dhe fillimi i jurės nė kohėn e mezozoikut. Ngritja e vazhdueshme
tektonike e tij bėhet deri nė dilivium. Kontura e parė e relievit tė
hapėsirės sė Sharrit ėshtė krijuar nga lėvizjet e mėdha tektonike radiale,
dhe se gjeneza e kėsaj konture nė asnjė mėnyrė nuk mund tė shikohet ndaras
nga kuadri morfotektonik i Fushėgropės sė Dukagjinit.
Gjatė lėvizjeve orogjenike tė oligomiocenit
bėhet copėtimi i strukturės sė vjetėr gjeotektonike dhe krijimi i formave
tė reja tė relievit, nė njė anė bėhet ngritja e masivit tė Sharrit dhe
kreshtave tė tija, e nė anėn tjetėr bėhet ulja dhe krijimi i fushėgropave tė
Tetovės, Prizrenit mė gjerė e Dukagjinit dhe e Kosovės. Gjatė kėtyre
lėvizjeve tektonike pėrcaktohet edhe drejtimi i shtrirjes meridionale tė
Sharrit. Pikėrisht gjatė kėtyre lėvizjeve tektonike bėhet edhe ngritja e
disa timorėve (horstėve) dhe ulja e disa pellginave tė vogla tektonike
malore e qė janė Gora, Opoja, Srecka dhe Siriniqi, qė tė gjitha shtrihen nė
pjesėn veriperėndimore dhe perėndimore tė Sharrit. Tė katėr fushėgropat
malore mes veti ndahen me pragje, qė prishin vijėn dislokuese me tė cilėn
ndahet pjesa qendrore e Sharrit nga degėt e tij Koritniku, Cyleni, Oshlaku,
Koxha Ballkani, Korabi etj.
Riformimi morfologjik i fushėgropave malore
Gora, Opoja, Srecka dhe Siriniqi bėhet gjatė evoluimit morfologjik tė
mėvonshėm pėrmes ndikimeve nė faza tė ndryshme. Ka rėndėsi tė pėrmendet se
nė kufirin lindor tė Opojės, pikėrisht te Maja Karanikollė (2.409 m), Sharri
e ndėrron drejtimin meridional nė drejtimin verilindor dhe shtrihet paralel
boshteve tė gjatė tė shtrirjes sė Sreckės dhe Siriniqit, qė d.m.th. se
Sharri pėrgjatė Fushėgropės sė Opojės dhe Fushėgropės sė Gorės ka drejtim
meridional.

Hapėsira Gjeografike e Sharrit
Mali Sharr ėshtė rnasiv i maleve qė shtrihen
midis Rrafshit tė Dukagjinit, Fushės sė Kosovės dhe fushgropave tė
Maqedonisė Perėndimore duke u zgjatur deri tė liqeni i Ohrit dhe
ai i Prespės. Gjatėsia e Sharrit nga Luboteni deri nė Vrutok
ėshtė 76 km, nderkaq sipėrfaqja e tij ėshtė rreth 1600 lcm2
Rreth hapėsirės gjeografike dhe kufijve tė
Sharrit ka mendime tė ndryshme: Studiuesi D. Krivokapiq nė veprėn e tij
"Mali Sharr" thekson se "Mali Sharr shtrihet nė territorin e Maqedonisė dhe
tė Kosovės. Nga juglindja kufizohet me fushėn e Tetovės, nė lindje me Grykėn
e Kaēanikut, nga verilindja dhe veriu me krahinėn e Siriniqit dhe me
lėndinat e lumit tė Prizrenit, nė veriperėndim me krahinėn e Opojės dhe tė
Gorės, nė pjesėn perėndimore kufizohet me Shqipėrinė, duke filluar nga
Kallabaku deri nė Sherupė, ku lakon nė jug kah lėndinat e Shtirovicės, duke
u ndarė kėshtu nga Korabi dhe kufiri jugor vazhdon nė drejtim tė Gropės sė
Madhe, Moravės dhe Vrutokut".
Ami Bue thot se "Mali Sharr ėshtė i shpėrndarė
qė nga Luboteni nė veri deri nė Gjallicė, ndėrmjet lumenjve Luma dhe Drini i
Zi. Kjo gjatėsi sipas tij ėshtė rreth 8 deri 9 milja dhe arrihet pėr nėntė
ose dhjetė orė nė kėmbė". Po ashtu, Bue Sharrin e vė diku midis Kumanovės
dhe Vranjes".
Disa studiues nė pėrbėrje tė Sharrit nuk e
pėrmendin Koritnikun. Disa tė tjerė nė kuadėr tė Sharrit e pėrmendin edhe
Korabin, Koritnikun dhe Pashtrikun. Po ashtu mes kėtyre studiuesve ka
ndryshime edhe rreth gjatėsisė sė tij. Disa thonė se gjatėsia e tij ėshtė 87
km apo 25 orė ecje nė kėmbė e disa tė tjerė thonė se gjatėsia e Sharrit
ėshtė 100 km prej Dibrės deri nė Kaēanik.
Nė njė publikim zyrtar tė vitit 1932 nga
ministria e tregtisė dhe industrisė sė Jugosllavisė sė Vjetėr thuhet se
Pashtriku dhe Koritniku janė pjesė tė Sharrit. Po ashtu botanisti slloven
Eduard Pajniq shkruan se "Sharri pėrfshinė hapėsirėn gjeografike nga Dibra
nė Kaēanik dhe pjesė tė tij janė edhe Deshati, Korabi dhe Koritniku".
Lartėsia e Maleve tė Sharrit
Sharri kah ana e Tetovės ka rėnie tė butė, pa
ndonjė diferencim tė dukshėm tė kreshtave tė larta, ndėrsa kah ana e
Prizrenit ka rėnie mė tė dalluar dhe kreshta tė larta malore.
Karakteristikė tė veēantė morfologjike paraqesin numri i madh i qafave
malore ndėrmjet majave dhe ujėndarėsve tė cilat mundėsojnė lidhjet brenda
Sharrit dhe pėrtej tij.
Pėr lartėsinė mė tė madhe tė Sharrit plot 70
vjet kanė insistuar tė dinė shumė studiues. Kėshtu deri nė vitin 1840 nuk
ėshtė ditur lartėsia maksimale e Sharrit. Nė kėtė vit Ami Bue nė kumtesėn e
tij pėr lartėsinė e disa majave malore, me hamendje pėrcakton lartėsitė e
Lubotenit dhe tė Kobilicės, tė cilat sipas tij janė nga 2.533 deri 2. 635
metra. Nė vitin 1876 inxhinieri austriak Jenish bėri matje trigonometrike
dhe konstatoi se Luboteni ėshtė i lartė 2. 510 metra. Nė vitin 1890 me
hipsometėr pėrcaktohet lartėsia e Lubotenit qė ėshtė 2. 740 metra. Rreth
lartėsisė sė Lubotenit janė interesuar edhe shumė tė tjerė.
Matje mė precize pėr majat malore tė Sharrit
janė bėrė nė vitin 1953 nga Instituti Gjeografik i APJ, kur me matje
nivelore ėshtė konstatuar se kuata mė e lartė e Sharrit nuk ėshtė maja e
Lubotenit. Gjatė kėtyre matjeve u konstatue se kuota mė e lartė e Sharrit
ėshtė 2.747 metra dhe kjo ėshtė Maja e titos (Titov-Vėrh). Ky emėrtim ėshtė
i ri sepse ėshtė bėrė pas Luftės sė Dytė Botėrore pėr nderė tė kryetarit tė
Jugosllavisė Komuniste. Gjatė kohės sė sundimit osman kjo maje malore ėshtė
quajtur Turqinė. Popullsia e malėsisė sė Tetovės ka ruajtur dhe konservuar
emrin e vėrtetė dhe mė tė hershėm i cili ka etimologji shqiptare dhe kjo
maje realisht nga popullata e kėsaj malėsie quhet Maja e Diellit por edhe
Maja e Zezė.
Megjithatė, Luboteni pėr nga mprehtėsia dhe
pamja e tij magjepse, ėshtė maja mė atraktive e Sharrit Thuhet se Sharri
pikėrisht pėr shkak tė tij ėshtė bėrė i njohur. Maja e Lubotenit ngritėt nė
formėn e piramidės dhe ėshtė i dukshėm nga tė gjitha anėt dhe nga largėsitė
e mėdha. Tė gjithė ata qė kanė shkruar pėr Lubotenin kanė pėrdorur
komplimente: i fortė, i thyer, krenar, madhėshtor, impresiv, magjik etj.
Luboteni dominon nė tėrė rrethinėn e vet. Kur nė rrafsh ėshtė errėsirė nė
majėn e tij vėrehen reflektimet e shndritjeve tė diellit, nė mbrėmje, kur
rrafshin e pėrfshinė muzgu, maja e Lubotenit akoma ndritė. Pėr tu ngjitur nė
majėn e Lubotenit duhet udhėtuar 2 orė e gjysmė.
Vazhdon...
(2)
|