Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Shkencė 2 - KOHA! MUNDĖSIA E UDHĖTIMIT NĖ DY DREJTIMET E KOHĖS! (2)

Pėrgatiti: Shefki OLLOMANI

      

KOHA! MUNDĖSIA E UDHĖTIMIT NĖ DY DREJTIMET E KOHĖS! (2)

 

            Ne jemi nje moment i kohes astronomike! Truri jone me rudha nuk ka kapacitet te zbuloje shume mistere te kohes dhe hapesires! Truri jone eshte me shume i aktivizuar ne aspektet tona te jetes, dashurine, luften, urrejtjen, gjuetine, vrasjet, vjedhjet, poshtersite etj! Pavaresisht nga intiligjenca jone e kufizuar mund te themi se kemi evuluar ne menyre te sukseseshme. Kemi arritur qe te hapim disi perden e Universit per te hedhur drite mbi shume gjera qe njeriu nuk i ka pas ditur.

 

 


            Nese do kesh mundesi te krijosh nje disk rrotullues te madh, aq sa mund te mbaje njerez nga mbrenda, dhe ta rrotullosh aq shume saqe shpejtesia e tij rrotulluese te jete e perafert me shpejtesine e drites, a mund te ndaloje koha per njerezit mbrenda diskut rrotullues?

           

            Nga ana teorkike nje dicka e tille mbase duket e arsyeshme!  Neqoftese ky disk rrotullohet aq shume saqe shpejtesia e tehut te jashtem te diskut ti afrohet shpejtesise se drites, atehere koha do ngadalsoje per njerezit mbrenda diskut. Nese njerezit nga mbrenda do i hedhin nje sy ambientit nga jashte, ditet dhe netet do jene duke qarkulluar teper shpejt. Keshtu qe njerezit mbrenda diskut do moshohen shume ngadale ne lidhje me njerezit jashte diskut. Nga ana esenciale kjo mund te krijoje nje mekanizem kohe qe lejon njerezit qe ndodhen mbrenda diskut te udhetojne ne kohe.

            Kurse nga ana praktikale, kjo ide ndesh me probleme per arsye te forces centrifugale (qendrore) te cilen disku do prodhoje. Disa nga objektet me te shpejta rrotulluese ne ditet tona jane rrotullat teper te shpejta fluturuese! Keto rrotulla vertiten mbi guzhineta magnetike ne nje fole (mbeshtjellje) vakumi ku ferkimi eshte pothuajse zero. Keto rrotulla fluturuese kane mundesi te arrijne shpejtesine prej 200.000 rrotullime per minut. Problemi kryesor me rrotullat fluturuese me kete lloj shpejtesie vjen ne trajten e disintegrimit, forcat e jashtme ne rrotull jane gjigande. Edhe sikur ta supozosh se nje rrotull me perimeter 1 meter dhe diameter 32 cm rrotullohet me nje shpejtesi prej 1 milion rrotullimesh ne minute, pjesa e jashtme e rrotulles do jete duke udhetuar me nje shpejtesi prej 55.000 km per ore qe nuk eshte asgjekundi afer me shpejtesine e drites e cila udheton 299.000 km per sekond.

            Nje tjeter varjant mund te jete krijimi i nje disku teper gjigand! Thuaj, per hir te argumentit, ndertojme nje rreth aq te madh sa distanca e tokes nga dielli apo dicka me diameter 300.000.000 km! Nese perimetri i saj do jete 942.000.000 km. Ky rreth duhet te rrotullohet te pakten 1 rrotullim per ore (ne krahasim me token qe kryen 1 rrotullim ne vit) qe te arrije njefare shpejtesie te afert me shpejtesine e drites. Te ndertosh nje rreth te tille, dhe pastaj te gjenerosh force per ti dhene rrotullim nje dickaje te tille do ishe nje projekt i madh, po....tingellon si c'menduri ngaqe eshte e pamundur.

            Krijimi i nje dickaje te tille mund te mendohet vetem duke perdorur anije kozmike qe udheton ne linje te drejte neper hapesire. Problemi tjeter qe vjen pastaj eshte rritja e shpejtesise. Supozojme se duam ta rrismim shpejtesine diku afer me shpejtesine e drites dhe jemi te gatshem te veme dy pasagjere kundrejt forces GS (Dyfishi i forces se gravitetit, njerezit qe peshojne 80 kg do u duket sikur peshojne160 kg) per te rritur shpejtesine. Keta dy pasagjere u duhet te perpallojne ate force per te pakten 1 vit. Pa harruar pastaj shumen e lendes djegese qe do nevojitet per te krijuar kete rritje shpejtesie.

 

 

Kjo foto me poshte paraqet skicen e nje rrotulle fluturuese (flywheel)

 

 

 

            Ainjshtani dikure ka thene: "Analogjia e relativitetit mund te dergohet ne nje perfundim logjik". Nese koha fillon te ngadalesohet me rritjen e shpejtesise, tregon se me shpejtesine e drites koha ndalon plotesisht dhe pas kesaj pike koha fillon te vershoje pas".

            Me udhetim ne kohe nenkuptojme nisjen e nje personi nga nje pike e planetit ne nje kohe te caktuar dhe arritjen e ketij personi ne te njeten pike te planetit por ne tjeter kohe. Paradokest e udhetimit ne kohe shfaqen nga fakti qe nisja fillon pas mberritjes nga pikpamja e njerit, dhe para mberritjes nga pikpamja e tjetrit. Pra... a eshte udhetimi ne kohe me te vertete i mundur apo thjesht nje fenomen ku fjala "i pamundur" nenkupton "natyra eshte me e quditshme sesa na duket?"

            Pikesepari, relativiteti lejon udhetimin ne te ardhmen dhe shumica e shkencareve ne ditet tona bien dakort se udhetimi ne te ardhmen eshte i mudur. Ashtu siq kemi thene me siper nese udheton me nje shpejtesi teper te madhe do kthehesh perseri ne toke po disa vite ne te ardhmen. Kjo sigurisht nuk duhet te nenvlehtesoje faktin qe ne nuk mund te udhetojme me nje shpejtesi te afert me shpejtesine e drites (te pakten ne kohen tone dhe per ca gjenerata te tjera ma ha mendja).

            Ne ditet e sotme dihet qe udhetimi ne kohe buron nga Sci-Fiction, filma te Hollywoodit apo spekulime te teoricientave te fizikes. Sidoqofte eshte dicka qe me teknologjine e duhur dhe kohen e duhur mund te behet i mundur,perderisa eshte i pranueshem nga ligjet e fizikes. Nje nga kontributet me te medha te Newtonit ne shkence ish illustrimi matematikal mbi ndryshimin e levizjes me kohen! Newtoni tregon se forca qe ndikon mbi nje kokerr molle te bie nga pema eshte e njejta force qe krijon levizjet planetare dhe prodhon valet tide. Newtoni ish i quditur nga fakti se graviteti dukej te kryente efekt me te forte ne distance me te madhe! Newtoni e pranonte se kish mundesi vetem ta spjegonte si fenomen por qe nuk kuptonte arsyen perse? Jo... deri ne momentin qe erdhi teoria e pergjithshme e Ainjshtanit mbi relativitetin e cila sjell ndryshimin e gravitetit si force, ne levizje te nje materiali ne hapesire te shkurter, ne nje hapesire kohe te dredhuar. Per Newtonin edhe koha edhe hapesira ishin absolute! Newton gjithashtu besonte se Universi ish i shpalusur mbi nje kohe absolute e cila mund te simbolizohej nga nje ore imagjinare diku ne hapesire! Mirpo i madhi Ainjshtain ndryshoi gjithcka me teorine e tij mbi relativitetin dhe per kete, dikur shkruante.... Me fal Newton!

            Ne jemi nje moment i kohes astronomike! Truri jone me rudha nuk ka kapacitet te zbuloje shume mistere te kohes dhe hapesires! Truri jone eshte me shume i aktivizuar ne aspektet tona te jetes, dashurine, luften, urrejtjen, gjuetine, vrasjet, vjedhjet, poshtersite etj! Pavaresisht nga intiligjenca jone e kufizuar mund te themi se kemi evuluar ne menyre te sukseseshme. Kemi arritur qe te hapim disi perden e Universit per te hedhur drite mbi shume gjera qe njeriu nuk i ka pas ditur. Pyetjet e shtruara nga fizikante si Newtoni, Ainshtani, Kurt Godel, Stefan Hauking, jane pyetjet me gjigande qe mund te shtrojme!

            A eshte koha dicka e vertete? A vershon koha vetem ne nje drejtim? A ka koha fillim dhe mbarim? C'fare eshte pafundesia? Asnje nga keto pyetje nuk eshte pergjigjur me konfidence te plote shkencore! Sa me teper pesha e ketyre pyetjeve rendon trurin e njeriut, aq me shume drite sjell ne shkence kerkimi i pergjigjeve.

 

 

            Mendimet e eksperteve mbi wormholes dhe  mekanizmat e kohes


            Duke u bazuar zbulimeve shkencore te Roman Buiny dhe Stefan Hsu, wormholet traversale dhe mekanizmat e kohes nuk mund te jene te qendrueshme dhe te parashikueshme. Albert Ainjshtan dhe Nathan Rosen bublikuan gazeten e tyre te pare shkencore ne lidhje me wormholes (te quajtur Ainjshtan-Rosen Bridges) ne vitin 1935, duke pershkruar se si mund te jete e mundur per dyzona te largeta te kohes te lidhen njera me tjetren nepremjet nje shkurtice te ngjashem me tunel.

            Ideja baze e wormholes rrjedh nga nje analogji e thjeshte! Nese Universi eshte si lekura e molles, nje krimb qe mundohet te kaloje ne anen tjeter te molles do i duhet shume me pak kohe duke hapur nje vrime nepermes molles, nga njera ane ne tjetren, sesa ti bie rreth e qark molles ne distance te larget perimetrike. Nje version tjeter i kesaj analogjie eshte mundesia e afrimit te dy pikave te largeta te nje letre te bardhe duke e palosur ate. Rezultimi i nje wormhole do prembaje dy ose me teper porta (anglisht te quajtur goje "mouths") ne siperfaqe te lidhura me anen e nje gurmazi qe kryen pasimin.

 

 


 

            Nje wormhole traversale mund te shrebeje si per kalimin nga nje kohe ne nje tjeter, po ashtu dhe kalimin nga nje pike e universit ne nje pike tjeter. Fatkeqesisht, ne baze te shkrimeve te tyre efektet e kuantum (nga quantum, shuma minimale nga e cila faktore te veqante si energjia p.sh. mund te ndryshojne) jane te demosdoshme per formimin e nje wormhole transversale ne menyre te stabilizuar. Ndryshe, mbase nuk mund ta dish se kure dhe ku del nga wormhole! Eshte veshtire qe wormholes dhe mekanizmat e kohes te jene te parashikueshme. "Ne nuk po themi se mund te ndertojme Wormhole. Por wormholet qe do deshiroje te perdorje, te parashikueshmet ku ti mund te thuash "Zoti Spock tė kaloje ne NY City sot ne oren 2pm, te tilla ka mundesi te krijojne avari", thote Stefan Hsu. Kjo nuk tingellon shume e gezueshme per te gjithe admiruesit e sci-fictions. Wormholet jane perdorur nga shkrimtaret e SF per te mudesuar udhetimin e anijeve kozmike nga nje yll ne nje yll tjeter ne te njejte sasi kohe qe te duhet per te kthyer faqen e nje libri. Ne historine e tij te 1934'es shkrimtari Jack Williamson shkruan: "Une mund ta palos hapesiren ne te njejten menyre qe ti palos nje leter. Une mund te udhetoj ne hyperspace ku distanca nuk ka asnje kuptim".

 

 

            Ne kundershtim me ligjet e fizikes

 

            Pra, ne baze te studimeve te reja nga Stefan Hsu dhe Roman Buniy ne Universitetin e Oregon ne SHBA, perpjekja e realizimit te nje wormhole traversale mund te gremiset ne menyre fatale! Ne nje shkrim te publikuar ne arkiv pre-print server, autoret parashtrojne ate lloj wormhole ne te cilen tuneli i kohes tregon nje permbajtje te dobet ne strukure, po ta shohesh nen driten e ligjeve klasike te fizikes. Llogaritjet e bera nga zbuluesit e Oregon tregon se nje wormhole permban materje exotike (materije eksotike-mase e humbur, masa e materjes qe nuk mund te observohet) me hapesire-kohe to jete fundemenalisht e c'stabilizuar. Wormholes, qe drejtohen plotesisht nga ligjet e mekanizmit kuantum, do kete shume mundesi te transportojne nje objekt ne nje vend dhe kohe te padeshiruar. Nje studim i pavarur nga Kris Feuster i universitetit te York ne UK, dhe i Tomas Roman, SHBA i afrohet ne nje menyre te ndryshme qeshtjes se wormholes. Ndermes te tjerash, analizojne mundesi duke hedhur propozimin se nje gurmaz wormhole mund te mbahet hapur duke perdorur sasi te vogla matterje exotike. Llogaritjet e Fewster dhe Roman tregojne se edhe sikur te ish e mundur ndertimi i nje wormhole te tille, gurmazi i saj mbase do ish teper i vogel per udhetim ne kohe. Teorikisht mund te jete i mundur gradimi gjeometrik i nje wormhole, saqe gurmazi i saj te kish madhesi te pershtatshme per te kaluar nje person neper te, thote Fewster. Shoqersht them, s'besoj te jete e mundur dicka te tille te ndertohej nga ana engjinierike.

 

 

            Mendime perkrahese

 

            Megjithate, ka plot mendime qe perkrahin idene e wormholeve traversale. Nje fizikant thote ne lajmet e BBC'se se mund te kete problem me konkluzionet e Hsu's dhe Buniy's! Shtirja fizike e wormholes nuk ka dyshim, dicka rreht te ciles gjithe qe zbuluesit bien dakort. Por qeshtja kryesore dhe munduese eshte spjegimi si mund te krijosh ne menyre engjinierike nje wormhole me madhesi te nevojsme per ta perdorur!  Astrofizikanti i Cambridges, Stefan Hauking eshte ndermes ketyre zbuluesve qe kerkon te hedhe drite mbi pyetjen e wormhole. Ne 1980, Hawking argumentonte se dicka fondamentale ne ligjet e fizikes mund te pengoje perdorimin e wormholes per udhetim ne kohe.

            Nese do gjendeshe ne mbrendesi te nje wormhole, teorikisht to gjasonte ne nje menyre te tille si ne kete foton me poshte.

 

 

            Udhetimi ne kohe! Do ngelet Sci-Fiction apo realitet?

 

            Sa here njerzimi ka dyshuar mbi mundesine e shkencareve per te krijuar dicka qe koha e ka vertetuar te sukseseshme?

            Ne vite te panumerta, nga experienca jone njerzore kemi mesuar se c'do gje e imagjinuar nga njeriu nje dite mund te kthehet ne realitet. Nese shekuj me pare do shtrohej qeshtja e shkeljes se Henes nga kemba e njeriut, udhetimi i njeriut ne hapesire, apo disa nga arritjet me te medha te shkences tone, per ate kohe do tingellonte e pamundur. Sidoqofte te tilla gjera jane parashikuar kohe me pare dhe koha e ka vertetuar te jene te realizueshme.

            Dikur eshte shikuar vetem si fantazi dhe Sci-Fiction, por momentalisht udhetimi ne kohe eshte thjeshte nje problem engjinierik. Fizikantet e brumosur nga ligjet e Newtonit besonin se koha levizte ne nje vije te drejte, te stabilizuar, te pandrysheshem, tamam si nje shigjete. Pastaj vjen Ainjshtani me teorite e tij qe tregojne se koha vershon me teper ne trajten e nje lumi. Sa me teper mase energjie ushtron mbi te, aq me shume ndryshon rryma e saj rreth jush. Edhe pas Ainjshtanit, shume fizikante besonin se tik-taku i ores ecen vetem ne nje drejtim. Ndrekohe qe leviz me shpejtesine e drites, ne baze te ekuacioneve te Anjshtanit prapseson shigjeten e kohes (reverse-kthen prapsht), nje levizje kaq e shpejte do ishe e pamundur per arsye se c'do objekt qe arrin ate kulm shpejtesie mund te shnderrohet ne nje mase infinite. Keshtu qe udhetimet ne te kaluaren ishin nje dicka absurde!

 

            Vazhdon...

 

(1)           (3)