Sipas
popujve Boshongo tė Afrikės Qendrore, nė fillim ekzistonte vetėm errėsira,
uji dhe Zoti i madh Bumba. Bumba njė ditė, nga njė dhimbje e fortė stomaku,
vjell Diellin. Dielli thau njė pjesė tė ujit, duke nxjerrė nė pah pjesė
toke. Ende nė dhimbje tė forta stomaku, Bumba vjell sėrish, duke nxjerrė
kėtė herė Hėnėn, Yjet dhe pastaj disa kafshė, leopardin, krokodilin,
breshkėn dhe mė nė fund njeriun.
Ky mit i
krijimit tė Gjithėsisė, si shumė tė tjerė, pėrpiqet tė japė pėrgjigje pėr
pyetjen qė ne tė gjithė ngremė: Pse jemi kėtu? Nga kemi ardhur ne?
Pėrgjigjja qė jepet nė pėrgjithėsi ėshtė se njerėzit kanė njė origjinė
relativisht tė kohėve tė fundit, sepse kjo gjė duhet tė ketė qenė e qartė,
edhe nė kohė tė hershme, se raca njerėzore ėshtė zhvilluar nė sajė tė
pėrmirėsimit nė njohuri dhe
teknologji.
Kėshtu qė origjina e racės njerėzore nuk mund tė ketė qenė shumė e gjatė,
sepse nė rast tė kundėrt ajo do tė kishte pėrparuar edhe mė shumė. Pėr
shembull, sipas Peshkopit Usher, Libri i Zanafillės vendos krijimin e
Gjithėsisė nė orėn 9 nė mėngjes, mė datė 27 tetor, tė vitit 4004 BC. Nga ana
tjetėr objekte tė tilla si malet dhe lumenjtė, kanė ndryshuar shumė pak
gjatė kohės sė ekzistencės sė racės njerėzore. Kėto objekte ishin menduar si
njė sfond i vazhdueshėm i jetės dhe pėr mė tepėr se kanė ekzistuar nė shekuj
si njė peizazh bosh ose ėshtė menduar se janė krijuar nė tė njėjtėn kohė
sikurse edhe raca njerėzore.
Megjithatė jo gjithkush ishte i lumtur me idenė se Gjithėsia kishte njė
fillim. Pėr shembull, Aristoteli, mė i famshmi prej filozofėve grekė,
besonte se Gjithėsia kishte ekzistuar pėrgjithmonė. Diēka e pėrjetshme ėshtė
mė e pėrsosur se diēka e krijuar. Ai sugjeroi qė arsyeja qė ne shohim
pėrparim nė racėn njerėzore ishte fakti se
pėrmbytjet
ose fatkeqėsitė e tjera natyrore, e kanė kthyer nė mėnyrė tė pėrsėritur
qytetėrimin nė fillimet e tij. Motivimi pėr tė besuar nė njė Gjithėsi tė
pėrjetshme ėshtė dėshira pėr tė shmangur ndėrhyrjen Hyjnore pėr tė krijuar
Gjithėsinė dhe pėrparimin e saj. Nga ana tjetėr, ata qė besonin se Gjithėsia
kishte njė fillim, e pėrdorin atė si njė argument pėr ekzistencėn e
Perėndisė, si shkak i parė apo forcė lėvizėse kryesore e Gjithėsisė.
Nėse
dikush beson se Gjithėsia kishte njė fillim, pyetja qė shtrohet ėshtė qartė:
Ēfarė
ka ndodhur
para fillimit? Ēfarė bėnte Zoti pėrpara se tė krijonte kėtė botė? A mos
vallė Ai po pėrgatiste Ferrin pėr njerėzit qė bėjnė pyetje tė tilla?
Problemi nėse Gjithėsia kishte apo jo njė fillim, ishte njė shqetėsim i madh
pėr filozofin gjerman, Immanuel Kant . Ai e ndjeu se kishte kontradikta
logjike nė kėtė gjė. Nė qoftė se Gjithėsia kishte njė fillim, pse u desh tė
prisnim njė kohė tė pafund para se tė kishim fillimin? Ai e quajti kėtė gjė
tezė. Nga ana tjetėr, nė qoftė se Gjithėsia kishte ekzistuar pėrgjithmonė,
pse u desh tė prisnim njė kohė tė pafund pėr tė arritur fazėn e tanishme? Ai
e quajti kėtė gjė antitezė. Qoftė teza, ashtu edhe antiteza, varen
thellėsisht nga supozimi i Kantit, sė bashku me pothuajse tė gjithė
bashkoheshit e tij, se koha nė vetvete ka karakter absolut. Kjo ėshtė
njėlloj si tė thuash se vijmė nga njė e kaluar e pafund dhe shkojmė nė njė
tė ardhme tė pafund, nė mėnyrė tė pavarur nga fakti nėse Gjithėsia ekziston
apo jo.
Ky parim
ėshtė ende nė mendjen e shumė shkencėtarėve tė sotėm. Megjithatė nė 1915,
Einstein-i paraqiti nė qarqet akademike europiane teorinė e tij
revolucionare, Relativitetin e Pėrgjithshėm. Nė kėtė teori, hapėsirė-koha
nuk ėshtė absolute, pra nuk ėshtė mė njė sfond i fiksuar i ngjarjeve nė
kontinumin katėr-pėrmasor. Nė kėtė teori, hapėsira dhe koha janė madhėsi
dinamike tė cilat janė formuar nga energjia dhe lėnda nė Gjithėsi. Kėto
madhėsi janė pėrcaktuar nė kuadėr tė ekzistencės sė Gjithėsisė, kėshtu qė
nuk ka asnjė kuptim logjik tė flasim pėr kohėn para krijimit tė Gjithėsisė.
Kjo ėshtė njėlloj si tė kėrkojmė njė pikė e cila ndodhet nė Jug tė Polit tė
Jugut!!!
Nėse
Gjithėsia nė thelb ėshtė e pandryshueshme nė kohė, siē pėrgjithėsisht
mendohej nga shkencėtarėt para viteve 1920, nuk do tė kishte arsye qė koha
tė mos pėrcaktohej nė mėnyrė arbitrare larg nė tė kaluarėn. Ēdo i
ashtuquajtur fillim i Gjithėsisė do tė jetė artificial dhe nė kėtė kuptim
dikush mund tė shtrijė historinė e Gjithėsisė prapa, nė kohė tė hershme. Nė
kėtė mėnyrė mund tė themi se Gjithėsia u krijua vitin qė shkoi, muajin e
kaluar ose dje, por me tė gjitha kujtimet dhe dėshmitė fizike, duket si tė
ishte shumė mė e vjetėr. Kjo gjė ngre shqetėsime tė thella filozofike rreth
kuptimit tė ekzistencės. Personalisht do tė merrem me kėtė gjė duke pranuar
atė qė ėshtė quajtur pėrafrim pozitivist apo filozofi pozitiviste. Thelbi i
filozofisė pozitiviste qėndron nė faktin se ne interpretojmė tė dhėnat qė
marrim nga shqisat tona nė bazė tė njė modeli qė ne kemi ngritur pėr
Gjithėsinė. Nė kėtė mėnyrė nuk mund tė pyesim nėse modeli paraqet
realitetin.
Pyetja qė mund tė bėjmė ėshtė a funksionon ky model apo jo? Njė model thuhet
se ėshtė njė model i mirė, nė qoftė se, sė pari, ai interpreton njė gamė tė
gjerė tė vėzhgimeve tė kryera dhe fakteve eksperimentale, nė kushtet e njė
modeli tė thjeshtė dhe elegant dhe sė dyti, nė qoftė se modeli bėn
parashikime tė caktuara qė mund tė verifikohen apo tė hidhen poshtė prej
eksperimentit.

Duke u
bazuar nė filozofinė pozitiviste mund tė krahasohen dy modele tė Gjithėsisė,
njė model sipas tė cilit Gjithėsia u krijua vitin e kaluar dhe njė model nė
tė cilin Gjithėsia ka ekzistuar shumė mė gjatė se njė vit. Modeli nė tė
cilin Gjithėsia ka ekzistuar pėr shumė kohė mund tė shpjegojė gjėra tė tilla
si binjakėt identik, qė kanė njė kauzė tė pėrbashkėt nė kohėra tė hershme
ndėrsa modeli nė tė cilin Gjithėsia ėshtė krijuar vitin e kaluar nuk mund tė
shpjegojė kėto ngjarje. Pra themi se modeli i parė ėshtė mė i mirė. Nė
filozofinė pozitiviste nuk mund tė ngremė pyetje tė tipit: A ka ekzistuar
vėrtet Gjithėsia pėrpara apo thjesht na shfaqet kėshtu? Nė filozofinė
pozitiviste kjo ėshtė e njėjta gjė.
Nė njė
Gjithėsi statike nuk ka njė pikė tė pėrcaktuar natyrshėm si fillim. Situata
ndryshoi nė mėnyrė radikale rreth viteve 1920 kur astrofizikani i famshėm,
Edwin Hubble filloi vėzhgimet me njė teleskop 10 inē nė malin Wilson,
California.
Hubble
zbuloi se yjet nuk janė tė shpėrndara nė mėnyrė uniforme nė tė gjithė
hapėsirėn, por janė mbledhur sė bashku nė grupe tė mėdha tė quajtura
galaktika.
Duke
matur dritėn qė vinte nga galaktikat, Hubble arriti tė pėrcaktojė
shpejtėsitė e lėvizjes tyre. Ai priste qė shumė galaktika tė vinin drejt
nesh dhe po ashtu shumė tė tjera tė ishin duke u larguar. Kjo gjė do tė
sillte si pasojė njė Gjithėsi tė pandryshueshme me kalimin e kohės. Por pėr
habinė e tij, Hubble gjeti se gati tė gjitha galaktikat janė duke u larguar
nga ne, pasi ai mati zhvendosjen e dritės qė vinte nga galaktikat dhe kjo
zhvendosje ishte drejt sė kuqes dhe referuar efektit Doppler, burimi i
dritės largohet nga marrėsi me njė shpejtėsi qė pėrcaktohet nga zhvendosja e
frekuencės. Pėr mė tepėr ai zbuloi se sa mė larg nesh tė ishin galaksitė aq
mė shpejt ato largoheshin prej nesh. Gjithėsia nuk ėshtė statike nė kohė,
sikurse tė gjithė mendonin nė atė kohė, ajo ėshtė nė zgjerim. Distanca midis
galaktikave tė largėta vjen duke u rritur me kalimin e kohės.
Zgjerimi
i Gjithėsisė, ishte njė nga zbulimet mė tė rėndėsishme shkencore tė
shekullit tė 20, apo tė ēdo shekulli. Ky zbulim transformoi nė mėnyrė
radikale debatin nėse Gjithėsia kishte njė fillim apo jo. Nė qoftė se
galaktikat janė duke u larguar prej nesh, kohė mė parė ato duhet tė kenė
qenė mjaft afėr me njėra-tjetrėn. Nėse shpejtėsia e tyre konsiderohet
konstante, ato do tė kenė qenė tė gjitha nė njė vend, rreth 15 miliardė vjet
mė parė. A ishte ky fillimi i Gjithėsisė?
Shumė
shkencėtarė janė ende tė
pakėnaqur
me njė Gjithėsi qė ka njė fillim sepse duket sikur kjo gjė nėnkupton se
ligjet e fizikės thyhen. Disa mund tė angazhojnė njė agjenci e jashtme, tė
cilėn pėr lehtėsi e quajmė Zot, pėr tė pėrcaktuar se si e pati fillimin
Gjithėsia. Disa tė tjerė kanė avancuar duke propozuar teori nė tė cilat
Gjithėsia ėshtė nė zgjerim nė kohėn e sotme, por nuk ka njė fillim. Njė nga
kėto teori ėshtė Steady
State Theory
, e propozuar nga Bondi, Gold, dhe Hoyle nė 1948.
Nė
Steady State Theory ideja ėshtė qė veē largimit tė galaktikave kemi edhe
formimin prej materies tė galaktikave tė reja, tė shpėrndara nė mėnyrė
uniforme nė tė gjithė hapėsirėn. Nė kėtė mėnyrė Gjithėsia ka ekzistuar
pėrgjithmonė dhe na shfaqet e njėjtė nė ēdo kohė. Kjo veti e fundit ka njė
virtyt tė madh nga pikėpamja pozitiviste, mund tė japė njė parashikim tė
caktuar i cili mund tė verifikohet me anė tė vėzhgimit. Grupi i
radio-astronomisė nė
Cambridge,
nėn udhėheqjen e Martin Ryle, nė fillim tė viteve 1960 bėri njė studim tė
burimeve tė radiovalėve. Ata arritėn nė pėrfundimin se kėto burime janė tė
shpėrndara nė mėnyrė uniforme nėpėr qiell, duke treguar se shumica e
burimeve ėshtė jashtė galaksisė tonė.
Steady
State Theory parashikoi formėn e grafikut tė numrit tė burimeve kundrejt
fuqisė sė tyre. Por vėzhgimet treguan se burimet ishin mė tė dobėta se sa
ishin parashikuar nga teoria, duke arritur nė pėrfundimin se densiteti i
burimeve ishte mė i lartė nė tė kaluarėn. Kjo ėshtė nė kundėrshtim me
supozimin bazė tė Stady State Theory, sipas tė cilit ēdo gjė ishte
konstante nė kohė. Pėr kėtė, dhe tė tjera arsye, Steady State Theory u
braktis.
Njė
tjetėr pėrpjekje pėr tė shmangur njė Gjithėsi e cila ka njė fillim, ishte
sugjerimi se ka pasur njė fazė tė mėparshme kontraktuese tė Gjithėsisė, por
pėr shkak tė rrotullimit dhe parregullsive lokale, materia nė Gjithėsi nuk
ėshtė pėrqendruar e gjitha nė tė njėjtėn pikė. Nė kėtė mėnyrė pjesė tė
ndryshme tė materies do tė shmangin njėra-tjetrėn dhe Gjithėsia do tė jetė
sėrish nė zgjerim, me njė densitet i cili mbetet i fundėm. Dy shkencėtarė
rusė, Lifshitz dhe Khalatnikov, kanė vėrtetuar se njė tkurrje tė
pėrgjithshme pa praninė e njė simetrie tė saktė, gjithmonė do tė ēojė nė njė
fryrje tė Gjithėsisė, me densitet i cili mbetet i fundėm. Ky rezultat ishte
shumė i pėrshtatshėm pėr materializmit dialektik Marksist-Leninist sepse
shmang mjaft pyetjeve tė vėshtira nė lidhje me krijimin e Gjithėsisė.
Kur
Lifshitz dhe Khalatnikov publikuan pohimin e tyre, Hawking ishte njė student
21-vjeēar, duke kėrkuar diēka pėr tė pėrfunduar tezėn e tij tė doktoraturės.
Hawking nuk i besoi tė ashtuquajturės teorema Lifshitz-Khalatnikov, dhe sė
bashku me Roger Penrose vendosėn tė zhvillonin teknika tė reja matematikore
pėr tė studiuar kėtė ēėshtje. Ata treguan se Gjithėsia nuk mund tė pėsonte
fryrje. Nė qoftė se Teoria e Pėrgjithshme e Relativitetit e Einstein-it
ėshtė e saktė, atėherė do tė ketė njė singularitet, njė pikė me dendėsi dhe
lakueshmėri tė hapėsirė-kohės tė pafundme, pikė nė tė cilėn koha pati
fillimin e saj .
Provat e
para eksperimentale pėr tė konfirmuar idenė se Gjithėsia kishte njė fillim
shumė tė dendur, erdhėn nė tetor 1965, disa muaj pas rezultatit tė parė tė
Hawking nė lidhje me singularitetet, me anė tė zbulimit tė njė sfondi tė
dobėt mikrovalėsh nė tė gjithė hapėsirėn. Kėto mikrovalė janė tė njėjta si
ato nė furrat tona me mikrovalė, por shumė, shumė mė pak tė fuqishme. Kėto
mikrovalė do tė ngrohnin njė pica nė vetėm -271.3 gradė celsius, gjė qė nuk
mjafton pėr tė shkrirė pican e jo mė gatimin e saj. Tė gjithė ne nė fakt
mund tė vėzhgojmė kėto mikrovalė duke vendosur televizorin nė njė kanal
bosh. Disa pėrqind tė pikave tė bardha qė ne shohim nė ekran, shkaktohen nga
ky sfond i mikrovalėve. I vetmi interpretim i arsyeshėm i kėtij sfondi ėshtė
se ky ėshtė njė rrezatimit i mbetur nga njė gjendje fillestare tepėr e
nxehtė dhe e dendur e Gjithėsisė. Me zgjerimin e Gjithėsisė, rrezatimi ėshtė
ftohur dhe sot shikojmė vetėm disa mbetje tė zbehta tė kėsaj tė kaluare
pėrvėluese.
Vazhdon...
(2)
|