Përshëndetje, unë jam Luiz Hej. Mirë se vini në këtë tekst
(kasetë) të Afirmimeve pozitive me titull "Pa stres".
E kam krijuar këtë kasetë specifike për t'iu ndihmuar atyre që
do të donin ta lirojnë stresin që si duket e prodhojmë në ekzistencën tonë
të përditshme. Stresi është reagimi me frikë ndaj jetës dhe ndaj ndryshimeve
të vazhdueshme të jetës. Stresi është bërë fjalë e përditshme dhe ne e
përdorim si arsyetim për mosmarrje të përgjegjësisë për ndjenjat tona. Nëse
mund ta zëvendësojmë fjalën stres me fjalën frikë atëherë mund të fillojmë
ta eliminojmë nevojën për frikë në jetën tonë. Një person paqësor, i
relaksuar nuk është as i frikësuar dhe as i stresuar. Pse jemi të frikësuar?
Pse e çojmë dëm fuqinë tonë? Si mund ta eliminojmë atë frikë dhe të lëvizim
nëpër jetë duke u ndier të sigurt? Mund ta bëjmë këtë duke e ndryshuar të
menduarit tonë.
Përmes përdorimit të afirmimeve në këtë kasetë, ju do t'i
zëvendësoni mendimet tuaja të vjetra, shtrënguese e plot frikë me mendime të
gëzimit, të paqes e të harmonisë dhe të lëshimit të stresit.
Do të doja të shpjegoj për ushtrimet me audio-kasetë afirmuese,
apo me lexim. Qëllimi i kasetave afirmuese është të riprogramohen modelet
negative të mendimit në nënvetëdije. Mendja jonë e nënvetëdijshme është
jogjykuese dhe prandaj pranon çfarëdo mendimi që ia japim. Mendja jonë e
vetëdijshme shpesh i reziston afirmimet pozitive sepse ajo beson se ato nuk
janë të vërteta. Prandaj afirmimet, sidomos para gjumit apo menjëherë pas
zgjimit, janë kaq të fuqishme dhe efektive në të ndihmuarit e njerëzve që të
shkojnë përtej problemeve të veta. Afirmimet e tilla e arrijnë mendjen e
nënvetëdijshme thuajse direkt pa u interferuar nga mendja e vetëdijshme dhe
kjo forcohet me përsëritje të dëgjimit apo leximit.
Pra unë do t'i deklaroj këto afirmime pozitive, derisa mendja
jote e nënvetëdijshme i pranon fjalët e mija duke i dhënë këto deklarime
pozitive e të dashura të të vërtetës.
Rekomandoj që ta dëgjosh këtë kasetë apo t’i lexosh afirmimet
çdo ditë për të paktën 30 ditë për të pranuar benefite optimale.
Shënime të përkthyesit
·
Materiali zanor origjinal mund të shkarkohet nga
http://hayhouse.edgeboss.net/download/hayhouse/louisehay/audio/stressfreelouisehaycd1.mp3
·
Preferohet të lexohet libri nga autorja e njëjtë, ‘Mendimet e zemrës’ i
përkthyer nga Daut Demaku.
·
‘Leksiku me afirmime pozitive’ është lojë e përpiluar dhe e programuar nga
Artan Bunjaku. Programi e zgjedh një afirmim pozitiv nga kjo listë, dhe ju
duhet t'ia qëlloni se cili është ai duke e zbuluar shkronjë për shkronjë.
Kjo është një mënyrë e shkëlqyeshme e metabolizimit të të vërtetave pozitive
përmes lojës. Programi mund të shkarkohet nga
https://sites.google.com/site/kalabuli/jetes%C3%AB
·
Materiali është përkthyer në qershor 2011
Online
Ky publikim mund të gjendet online në faqet:
http://sa-kra.ch/
http://www.syri3.com/
Faqja në Facebook: |:( |:) Publikimet RB
http://sites.google.com/site/kalabuli/
Përkthyesi i falënderon autorët e ueb-faqeve për kontributin në
shpërndarjen e dijes.
Pjesë nga materiali me afirmime "Pa stres"
|