KRIZA E VULLNETIT
SHKURAJIMI
"Fati ynė nuk ėshtė jashtė nesh, por brenda nesh: tek
vullneti ynė"
Confucio
Dua - duke folur pėr kėtė krizė tė vullnetit -
tė vė nė dukje njė fenomen tė cilin tė gjithė, pak a shumė, e takojnė nė
jetėn e tyre: njė fenomen depresioni qė ushtron nė disa periudha tė
ekzistencės, ndonjėherė tepėr tė gjata, njė ndikim shkatėrrues.
Edhe ti do tė kesh kaluar tė paktėn njė nga kėto
periudha tė errėta, tė zymta, tė tmerrshme, gjatė sė cilės duket se njė
ankth torturon trurin, paralizon vullnetin, ashpėrson shumė nervat. Vetėm
ata qė nuk kanė bėrė kurrė asgjė, qė nuk kanė ndėrmarrė kurrė asgjė, qė
kanė ndjekur me pasivitet rutinėn e jetės sė tyre monotone, tė zakonshme, tė
lehtė, nuk e njohin shkurajimin. Ata qė, si ty, pėrpiqen tė shmangen nga
automatizimi i karrierės sė tyre tė vogėl, pėr tė krijuar njė jetė mė tė
denjė, janė vazhdimisht tė ekspozuar ndaj kėtyre periudhave tė zymta tė
depresionit moral, sepse, jo tė gjitha pėrpjekjet janė tė prirura tė
realizohen pa kontraste tė rėnda; e ēdo vėshtirėsi me njė farė mase, ēdo
mossukses, ēdo rezultat negativ, krijon nė vetvete njė reagim shkurajimi, qė
nėse nuk pėrballohet e mbytet para se tė jetė thelluar e zhvilluar - mund tė
paragjykojė fatkeqėsisht tėrė tė ardhmen. Njė nga karakteret mė tė dėmshme e
tė rrezikshme tė shkurajimit qėndron pikėrisht nė kėtė prirje tė tij pėr t'u
zmadhuar, pėr t'u intensifikuar, pėr t'u thelluar e pėr tė pėrmbysur me njė
goditje tė vetme - tėrė energjitė e njė njeriu: kurajėn, vullnetin, shpirtin
e besimin nė vetvete, besimin nė sistemin e vetė nervor.
Pėrplasjet e jetės krijojnė me mijėra nga kėto
"kufoma tė gjalla". Klinikat janė mbushur me persona tė infektuar nga kjo
sėmundje, pėr tė cilėn janė gjetur - pėr tė pakėsuar shqetėsimet e tė
vuajturve - emrat mė tė ndryshėm: nevralgji, ipokondri, depresion psikik:
por nė realitet ėshtė gjithmonė e njėjta dhe e vetmja sėmundje: shkurajimi!
E jo vetėm klinikat: por bota ėshtė plot me fatkeq qė zvarriten si nėn
peshėn e njė dėnimi tė pariparueshėm, tė njė sėmundje tė pashėrueshme, njė
fati tė keq: me individė qė ecin nė jetė si hije: tė pakėnaqur, tė
nervozuar, gati pėr t'u nxehur, shkėputur nga realiteti: me njė fjalė, tė
mundur.
Ēdo riparim fizik, ēdo kurė dietike, ēdo terapi
mjekėsore tregohet absolutisht e paefektshme, mbi kėta tė sėmurė nga nervat.
Ilaēin, secili e ka brenda vetes; por tė pakėt, shumė tė pakėt, janė ata
qė dinė tė arrijnė kėtė zbulim e tė ndėrmarrin kurėn qė do tė mund shėronte;
njė kurė; me karakter thelbsisht moral.
Flas me bindje tė thellė pėr kėtė: unė vet kam
pėsuar - si tė gjithė ata qė bėjnė njė jetė tė ethshme e ripėrtėrijnė, si
mund ta themi ēdo ditė, njė pėrpjekje qė mund tė ketė sukses o mund tė
dėshtojė - goditje shkurajimi. Por, ndryshe nga pjesa mė e madhe e personave
qė bien nė mossukses, nuk i kam lėnė kurrė kohė goditjes e mundėsisė pėr tė
pėrfunduar nė krizė. Shkurajimi, siē kam thėnė, ėshtė njė sėmundje
progresive: fillon tė shfaqet si njė fenomen i izoluar i jetės tonė e arrin,
nėse nuk mbytet nė kohė, tė thithė tėrė personalitetin tonė, mendimet tona,
botėn tonė tė brendshme. Sekreti i kurės qėndron nė vetėdijen pėr ta kapur
nė kohė.
"Unė nuk e kam lejuar kurrė shkurajimin tė mė
sundojė mė shumė se njė ēerek ore - mė thoshte njė ditė Rockfelleri - Ja
pėrse kam arritur tė ēaj nė situata qė kushdo do t'i kishte pėrcaktuar tė
dėshpėruara, absurde, tė patolerueshme. Nėse i nisur nga asgjė, kam
arritur tė realizoj punėra qė kanė ēuditur Amerikėn, nuk ka ndodhur vetėm
sepse unė jam njė punėtor i madh, njė inteligjent i madh, o njė fatlum: ia
dedikoj suksesin tim, mbi tė gjitha, se kam pasur besim: se nuk e kam lėnė
kurrė veten gjatė nė krizė shkurajimi, se kam transformuar, me kėmbėngulje e
optimizėm, njė dėshtim nė njė sukses, se kam besuar atje ku tė tjerėt do tė
ishin tė dėshpėruar. Ky besim nė tė ardhmen,
tek fati nė dobinė e pėrpjekjeve tė mija, ka ngulitur nė tėrė qenien time
atė gjurmė dinamizmi, qė e ka bėrė tė pėlqyeshme e interesante pėr mua, tė
admirueshme pėr tė tjerėt".

MOS BESO NĖ PARIPARUESHMĖRI
Lumturia ėshtė "vullnet i kėnaqur". Ai qė nuk ka
arritur, nė ndonjė rrethanė tė jetės, tė realizojė vullnetin e tij e nuk ka
ditur tė fshijė pėrshtypjen e pafuqisė qė i ėshtė krijuar prej kėsaj, ai qė
nuk ka ditur tė frenojė nė kohė ndjenjėn e shkurajimit, ėshtė i prirur tė
mbajė nė jetė njė peshė qė do t'i prishte ēdo gėzim.
Mjafton njė mossukses pėr tė krijuar njė "tė
falimentuar": kur kėtij mossuksesi i ngjitet njė krizė e papėrcaktuar
shkurajimi. Ja, pėr ty, metoda qė duhet tė pėrdorėsh nė momentet e rėnda e
tė vėshtira tė jetės.
Kur ndjehesh i goditur nga njė fatkeqėsi, nga
njė padrejtėsi, nga njė mossukses, mos krijo nė veten tėnde atė paragjykim
tė tmerrshėm qė quhet: pariparueshmeri. Asgjė nuk ėshtė e pariparueshme nė
botė. Mos i thuaj vetvetes: jeta ime ka mbaruar. Jeta gjithmonė mund tė
rifilloje. Mos mendo: unė nuk jam i prirur pėr tė pasur sukses. Tė gjithė
janė tė prirur pėr tė arritur sukses.
Kam parė individė, qė kanė ēuar me kurajo
deri nė fund punėra nė tė cilat kanė qenė penguar nga njė kompleks
kundėrshtimesh tė mėdha. Kam njohur njerėz qė kanė pasur kurajon tė
rindėrtojnė njė jetė tė re mbi rrėnojat e shkatėrrimit moral financiar:
njerėz qė njė ditė kanė vėnė re shembjen e tėrė fatit tė krijuar me durim nė
dhjetėra vjet sakrificė e punė, e qė mėngjesin tjetėr kanė ditur tė gjejnė
nė veten e tyre forcėn pėr tė rifilluar nga e para: njerėz qė dhjetė herė
kanė falimentuar nė njė pėrpjekje, e nė tė njėmbėdhjetėn kanė arritur
suksesin: njerėz qė dukeshin tė humbur, qė nė gjykimin e njerėzve tė
zakonshėm quheshin tė dėshtuar, e qė kanė ditur tė pėrmbysin situatėn e
dėshpėruar.
Mos u shkurajo kurrė. Sado tė rėnda tė jenė
rrethanat nė tė cilat ti pėrplasesh, sado kritike tė jenė kushtet e tua,
gjejė nė veten tėnde forcėn pėr tė mos u rrėzuar kurrė. Mbi tė gjitha mos u
dėshpėro kur je i detyruar tė luftosh kundėr vėshtirėsive me karakter
financiar. Pesėdhjetė pėrqind e njerėzve aktualisht mė tė pasur tė botės
kanė vuajtur nė rini - e shpesh edhe nė vitet e pjekurisė - nga uria.
E nė ēdo kohė, nė ēdo vend, ka qenė gjithmonė
kėshtu. Tė gjithė ata qė ia kanė dalė tė bėjnė diēka tė madhe nė botė e qė
kanė pretenduar tė ngrihen mbi masėn, kanė luftuar ashpėr kundėr varfėrisė e
mjerimit.
Karli i VII, mbret i Francės, para se tė dilte
fitimtar nga lufta kundėr kundėrshtarėve tė tij, ndodhej nė njė gjendje tė
keqe. Po kėshtu edhe Luigji i XII.
Aleksandėr Dumas ishte vazhdimisht i ndjekur nga
ftuesit e gjykatės. Kjo kategori nėpunėsish pėrbėnte pėr tė njė ankth tė
vėrtetė. Njė ditė qe ftuar pėr tė dhėnė njė kartėmonedhė njėzet frangash pėr
varrosjen e njė ftuesi tė vdekur nė mjerim. Dumas dha dyzet, duke thėnė: Ja
40 franga: varrosni dy.
Gjėja e parė, pra, ruaje nga gjykimi "i
pariparueshėm" veten tėnde. Nuk them se ti duhet t'i durosh me indiferencė
tė plotė provat e hidhėrimet e jetės: stoicizmi absolut nuk ekziston veē nė
teori, nė realitet ėshtė i parealizueshėm. Por ekziston njė gjendje e
zakonshme shpirtėrore, pikėrisht pėr njeriun qė, duke marrė parasysh humbjen
e pėsuar, di ta durojė mė mirė se njė tjetėr: ėshtė kalitja morale, qė mund
tė arrihet e forcohet duke e ushtruar pėrditė nė rastet mė me pak rėndėsi.
Kush ushtrohet te notojė nė njė pėrrua, do tė dijė nesėr, tė notojė edhe nė
oqean; ai qė di tė dėgjojė pa u tronditur zhurmėn e njė porte tė pėrplasur
natėn, do tė mundet, nesėr, tė dėgjojė pa frikė buēimėn e njė topi. Kushdo
mund, duke u stėrvitur, tė durojė me indiferencė goditjet e jetės sė
pėrditshme, do tė arrijė ta sundojė veten e tė ruaj njė humor tė tillė tė
pandryshueshėm, njė qetėsi tė tillė, njė gjendje tė tillė sigurie e
superioriteti, sa tė mund tė pėrballojė pa frikė edhe kundėrtitė mė tė rėnda
e mė tė papritura tė jetės.
Njėherė, dy minj ranė nė njė enė plot me
qumėsht.
I pari, qė ishte pesimist e i prirur lehtė nga
shkurajimi, rėnkoi:
- Jam i humbur, addio!..
- E la veten tė fundosej e u mbyt.
Por i dyti, qė ishte optimist e nuk humbte kurrė
gjakftohtėsinė e tij, i tha vetes:
- Nuk dua tė vdes; jeta ėshtė tepėr e bukur.
E filloi tė lėvizte kėmbėt me tėrė forcėn, saqė
qumėshti u ngurtėsua, duke u kthyer nė gjalpė. Miu u ngjit sipėr, qė aty u
hodh nė tavolinė, e nga tavolina nė strofkėn e tij tė vogėl.
"Jeta ėshtė tepėr e bukur"! Kujtojeni, edhe
nė rrethanat mė tė kėqija tė jetės. Ėshtė fjala vetėm pėr tė thyer rrethin e
dėshpėrimit, pėr tė hequr nga sytė pėlhurėn e zezė tė shkurajimit, pėr t'i
bėrė apel, me tėrė energjitė e brendshme, vullnetit instiktiv pėr tė
rrojtur, qė nuk e braktis individin as edhe nė momentet e agonisė.
Vazhdon...
(2)
|