Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegëza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZËRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRË

ZËRI I AMERIKËS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHËNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Psikologji 2 -        TË KUPTOSH NATYRËN E NJERIUT (1)

Alfred ADLER

www.pashtriku.org

TË KUPTOSH NATYRËN E NJERIUT (1)

 

       Që ta kuptojmë se ç’po ngjet me ndonjë njeri, është e nevojshme që ta shqyrtojmë sjelljen e tij ndaj të afërmëve. Njeriut i duhen përpjekje të mëdha që të sigurojë të drejtën e tij për ekzistencë dhe që të shpëtojë nga zhbërja. Shikuar nga këndvështrimi natyror, njeriu është qenie e dobët. Mirëpo, kjo dobësi e mpiksur në të dhe e cila vie nga vetëdija - si ndijim se është i shkëputur dhe i pasigurt, vepron si stimulim permanent që ai ta gjejë rrugën e përshtatjes në jetë.

 

 

            Në parathënien e librit „Ta kuptosh natyrën e njeriut“ të Alfred Adlerit, të botuar nga SHB „Fan Noli“ Tiranë 2010, shkruan: „Ky libër është një përpjekje për ta njohur lexuesin me bazat e psikologjisë së individit. Në të njëjtën kohë, në të bëhet fjalë për zbatimin praktik të parimeve psikologjike jo vetëm për rregullimin e marrëdhënieve tona të përditshme me botën që na rrethon dhe njerëzve tjerë, por edhe për organizimin e jetës sonë të brendshme. Në bazën e këtij libri është vënë cikli vjetor i leksioneve të lexuara përpara një auditori që përbëhet nga qindra burra dhe gra të të gjitha moshave e profesioneve në Institutin Popullor të Vjenës. Qëllimi i këtij libri është, së pari, të tregojë se si linja e zgjedhur jo drejt e sjelljes së një njeriu sjell mungesë harmonie në jetën tonë shoqërore; së dyti, t’i mësojë njerëzit e veçantë të njohin e të pranojnë gabimet e tyre dhe, më në fund, t’u tregojë atyre se si të përshtaten në mënyrë harmonike me mjedisin shoqëror. Gabimet në shkencë dhe në biznes kushtojnë shtrenjt dhe meritojnë keqardhje, kurse gabimet në zgjedhjen e rrugës jetësore mund të vënë nën rrezik vetë jetën. Në këtë mënyrë, detyra e këtij libri është të ndriçojë rrugën e njerëzimit për të kuptuar më mirë natyrën e njeriut.“

( Moderatori i www.pashtriku.org )

 

 

 

 

            NATYRA E PSIKËS SË NJERIUT

 

            Psikologjia individuale për objekt shqyrtimi ka veçantinë e çdo individi. Alfred Adler bëri shumë punë në studimin e mënyrës së jetës së individëve, duke u përpjekur që aty t’i gjejë rrënjët e zhvillimit të personalitetit. Duke u marrur me probleme jetësore në fusha të ndërveprimit me njerëzit e tjerë, çdo njeri përshtat një tip të veçantë të mënyrës së jetës.

            Natyra shoqërore e qenieve njerëzore u dikton atyre që të motivohen nga interesat e përgjithshme, duke hyrë në aso raportesh dashurie dhe bashkëpunimi me të gjithë. Fëmijët vuajnë nga kompelksi i inferioritetit dhe duke u rritur përpiqen deri në pjekuri t’i kompenzojnë dobësitë e tyre. Në këtë vazhdë ata mbikompenzojnë atë që synojnë dhe gradualisht zhvillojnë kompleksin e superioritetit. Theksi i Alfred Adlerit mbi proceset sociale dhe kognitive ka ndikuar edhe te teoricientët e tjerë të personalitetit. Në studimin e tyre të përbashkët më 1893 Brajer dhe Frojdi dëshmuan se simptomet histerike të të sëmurit mund të mënjanohen me gjetjen e shkaqeve të tyre psikologjike. Alfred Adleri konsideron se nevojat organike luajnë rol të parëndësishëm në jetën psikike të njeriut. Qëndrim të njëjtë mbajtën Horni dhe Fromi. Ajo që e vë njeriun në lëvizje nuk janë nevojat trupore por disa synime: si vullneti për fuqi tek Adleri dhe ankthi bazal te Fromi dhe Horni, që shkaktohen nga situata pa rrugëdalje e fëmiut në shoqëri. Të gjithë ne tepër pak e njohim njeriun, kjo ngase jemi në lidhje të izoluar me jetën tonë… Që nga fëmijëria mes nesh ka fare pak kontakte. Familja na izolon. Është fakt i dhembshëm se njërëzit edhe në fjalë, por dhe në vepër nuk kuptohen se nuk mund të gjejnë kontakte të përbashkëta, kështu që mbeten të huaj për njëri tjetrin, jo vetëm në ndonjë rreth të gjerë shoqëror, por edhe në vetë rrethin e ngushtë familjar. Njerëzit shumë më mirë do të jetonin në bashkësi sikur të njihnin më mirë natyrën njerëzore. Kështu që vëzhgimi i jetës psikike të fëmijëve u bë pika kryesore mbështetëse e shkencës sonë…

            Shumë punë iu përkushtuan studimit të atyre viteve të para jetësore. Njohja e njeriut duhet të paramendohet si një art me ç’rast kemi mjaft mjete në dispozicion… që duhet të na shërbejnë pikësëpari për shtimin e dijenive tona. Vështirësi në këtë pikë paraqet fakti se njerëzit përkitazi me këtë janë të ndjeshëm. Të pakët janë ata që nuk mendojnë për vete se janë njohës të njerëzve. Njerëzit shumë më mirë reciprokisht do të pajtoheshin dhe shumë më tepër do t’i afroheshin njëri - tjetrit atëherë kur kuptohen mirë. Zhvillimi i jetës psikike është i lidhur me lëvizjen… Të paramendojmë njeriun, të cilit ia privojmë çdo mundësi të lëvizjes, E tërë jeta e tij psikike do të jetë e gjykuar të stagnojë tërësisht. Ne as që mund të paramendojmë jetën psikike si të izoluar, por se vetëm si të tillë të rrethuar lidhur me gjithë atë që është e rrethuar dhe me qëllim kah i cili zhvillohet e tërë lëvizja dhe e gjithë dinamika e jetës psikike. Psikologjia individuale i sheh të gjitha dukuritë njerëzore (të psikës së njeriut) nga ky kënd, si të drejtuara kah ndonjë cak. Ideali dhe qëllimi i njeriut shfaqet qysh në muajt e parë të jetës së tij. Qysh atëherë do të luajnë rol ato ndjenja, në të cilat fëmija reagon me gëzim ose hidhërim.

 

 

            NJERIU ËSHTË QENIE E DOBËT

 

            Që ta kuptojmë se ç’po ngjet me ndonjë njeri, është e nevojshme që ta shqyrtojmë sjelljen e tij ndaj të afërmëve. Njeriut i duhen përpjekje të mëdha që të sigurojë të drejtën e tij për ekzistencë dhe që të shpëtojë nga zhbërja. Shikuar nga këndvështrimi natyror, njeriu është qenie e dobët. Mirëpo, kjo dobësi e mpiksur në të dhe e cila vie nga vetëdija - si ndijim se është i shkëputur dhe i pasigurt, vepron si stimulim permanent që ai ta gjejë rrugën e përshtatjes në jetë. Gjuha ka rëndësi të fuqishme dhe të thellë për zhvillimin e jetës psikike të njeriut. Mendimi logjik është i mundur vetëm me presupozimin e gjuhës, e cila na mundëson dallimin e koncepteve.

 

 

            FËMIJA DHE EDUKIMI I TIJ NË SHOQËRI

 

            Bashkësia na shtron kërkesa të shumta dhe kësisoj ndikon në të gjitha normat dhe format e jetës sonë, në këtë mënyrë edhe në zhvillimin e organit tonë të të menduarit. Në ato kushte të thjeshta dhe në atë synim të fëmiut që ta zotërojë dobësinë e vet, çka sërish nxit në zhvillimin e aftësive të ndryshme, bazohet aftësimi i fëmiut për edukim. Në një anë ky mjedis nga fëmiu i pranon përshtypjet armiqësore dhe këto përshtypje ia tregojnë botën si diçka armike… Nëse nuk ndërhyn edukata, psika e fëmiut të tillë mund të zhvillohet në drejtim të tillë që tërë botën ta konsiderojë si rreth armiqësor. Shpesh njeriu rritet në lidhje afrie vetëm me të vetmin person dhe s’mund ta zgjerojë rrethin e tij shoqëror tej një personi.. Fëmiu, i cili rritet në rrethin e tillë familjar ku të rriturit i drejtohen me fjalët: “Duhet të veprosh kështu ose ashtu, këtë ose atë, sepse përndryshe nuk të dua”, mësohet që gjithnjë përmes butësisë, me mjete të njëjta, ta shtojë edhe varshmërinë ndaj të tjerëve. Fëmiu mund të zhvillohet në kuptim tejet të dëmshëm në drejtim të arritjes së qëllimit të tij, por mund që të bëhet edhe i vlefshëm dhe me qëllim të dobishëm përpara vetes. Njeriun duhet ta vëzhgojmë domosdo si qenie shoqërore.

 

 

            PËRSHTYPJET E PARA TË FËMIUT NGA BOTA OBJEKTIVE

 

            Nevoja për t’iu adaptuar mjedisit, e zhvillon te njeriu aftësinë e pranimit të përshtypjeve dhe që përmes ndonjë mekanizmi të veçantë psikik gjithnjë të shkojë kah një qëllim… Lëvizjet psikike mund të përjetohen vetëm atëherë kur në ne tangon ndonjë qëllim para sysh. Fëmiu, i cili për herë të parë ngritet nga dyshemeja, në atë moment hynë në një botë tërësisht të re dhe ndjen një atmosferë armiqësore. Përshtypjet e tilla dhe këto ngjajre të cilat neve të rriturve na duken si imtësira të parëndësishme, ngjashëm ndikojnë në jetën psikike të fëmisë, para së gjithash në krijimin e imazhit e tij për botën. Bota e dukshme është e para gjë që në veçanti i imponohet njeriut dhe i shërben si pikëmbështetje e parë për përvojën e tij. Kësisoj sajohet imazhi vizuel i botës. Ne mund të kuptojmë një njeri, vetëm atëherë kur e dimë edhe atë se me cilin organ më së drejtëpërdrejti reagon në jetë. Njeriu shfrytëzon vetëm atë çka dhe si ia kërkon qëllimi i tij. Në trajtimin e fantazisë ajo hynë në sajesë artistike (ëndrrat ditore) e organit psikik që më vonë shfaqet në stadin e gjykimit të jetës reale dhe shërben që njeriu të tërhiqet nga jeta reale. Të gjitha përjetimet tona janë në lidhje të ngushtë me kënaqësinë. Është rrahur edhe problemi i ndikimit të njeriut mbi tjetrin përmes hipnozës dhe sugjestionit dhe reagimit të individëve në mënyrë nduarndurshme ndaj tyre.

 

 

 

            SI FILLON JETA PSIKIKE E FËMIUT

 

            Duhet pranuar fakti se jeta psikike fillon me ndjesinë e thellë, të pakët ose të tepërt të inferioritetit personal. Kjo është ajo forca lëvizëse nga e cila lindin dhe zhvillohen të gjitha synimet e fëmijërisë, fuqia që kërkon cakun e vet, kurse kjo është kënaqësia dhe sigurimi i jetës në të ardhmen. Në këtë pozicion specifik të fëmijës, që është ngusht i lidhur me organet e tij të aftësimit, qëndron baza e mundësisë për edukimin e tij. Secili fëmijë, përpos se është ndodhur në mes të të rriturve është i ekspozuar faktit që veten ta konsiderojë të imët dhe i krijuar me pafuqi. Në këtë disponim ai s’mund të ketë besim në vete se do të mund efektivisht dhe pagabim t’u përgjigjet detyrave që shtrohen dhe si ato nga ai priten. Poqëse nga fëmiu presim së tepërmi do t’ia mbjellim në shpirt edhe më fuqishëm ndjesinë e faktorit kurrfare. Ndjesia e vlerës së pakët, pasigurisë dhe lënies pa ndihmë, shkakton parashtrimin e qëllimit në jetë. Qysh në ditët e para të fëmijërisë te fëmiu hetohet synimi që të shquhet dhe që të tërheq vëmendjen e prindërve në gjithçka. Këto janë shenjat e para të synimeve të zgjuara të njeriut se vlen diç, synim ky që zhvillohet nën ndjenjën fëmijërore të dobësisë dhe motivit të fëmiut që t’i shtrojë vetes qëllim ashtu që do të dukej më dominant mbi rrethin e tij. Organi psikik nën presionin e kërkushësisë, dobësisë dhe ndijesisë së inferioritetit do të orvatet me vrullshmëri që ta mbizotërojë atë ndijesi dhe ta menjanojë. Synimi për fuqi dhe predominancë kalon në sëmundje. Fëmijët e tillë më nuk janë të kënaqur me rutinën e jetës normale. Atyre më tepër u përshtatet distancimi (distanca sa më e madhe), dallimi më i theksuar mes tyre dhe të tjerëve, që t’i nënvlerësojnë të tjerët etj. Bartjen e ndijesisë së vlerës së pakët te fëmiu mund ta shkaktojnë edhe metodat e ashpra edukative. Ka fëmijë që në shkollë sillen krejtësisht ndryshe sesa në familje. Nëse e kuptojmë se mendimi dhe veprimi njerëzor i nënshtrohet një qëllimi do ta kuptojmë edhe atë se prej nga rrjedhin gabimet më të mëdha në jetën individuale. Sa më tepër që njeriu të gjitha sukseset dhe triumfet e tij të jetës i kthen në mënyrën e vet, aq edhe më me vetëmohim i shfrytëzon ato që edhe më fuqishëm t’i verifikojë shabllonet e tij individuale të jetës dhe linjën e jetesës. Kjo ndodhë ngase njeriu asgjë nuk analizon, por se veç pranon dhe përvetëson në errësirën e vetëdijes dhe pavetëdijes. Shkenca do të ndihmojë që të sillet drita në mënyrë që të zbulojmë dhe të kuptojmë gjithë atë që ngjet. Përshtypjet fëmijërore gjithnjë rishtazi veprojnë në jetën e njeriut.

 

 

            PËRGATITJA E NJERIUT PËR JETË

 

            Një ndër pikëpamjet themelore të psikologjisë individuale thekson që çdo dukuri e shfaqur e jetës psikike duhet kuptuar si pranim për ndonjë qëllim të parashtruar. Përrallat, tregimet dhe bindjet fetare dëshmojnë dhe tregojnë se për parajsë, ringjallje, reinkarnim shpirtëror, te njeriu asnjëherë nuk shuhet shpresa për ardhmëri të lumtur. As lojën s’duhet kuptuar kurrsesi si prodhim i shpikur nga pridërit dhe edukatorët, por veç si ndihmesë edukimi, ngritje shpirtërore, e fantazisë dhe lëvizshmërisë, si përgatitje për ardhmëri. Në lojë vërehet se si fëmiu sillet ndaj jetës. Në lojë para së gjithash plotësohet ndjenja për afilacion. Fëmijët të cilët eskivojnë lojën gjithnjë janë nën dyshimin se kanë ndonjë mungesë (mangësi). Frika se rolin që u jepet do ta luajnë dobët, është shkaku kryesor i shfaqjes së tendencës që ata në inkuadrimin e tyre brenda lojës me të tjerë ose duan të tërhiqen ose e prishin lojën. Ka shumë lojra në të cilat theksohen në veçanti momentet krijuese. Në jetë shpesh ka ndodhur që njerëzit më parë të kenë qepur rrobe për kukulla e pastaj për njerëz. Loja nuk mund të ndahet nga zhvillimi psikik i fëmijës. S’duhet trajtuar si humbje kohe.

            Vëmendja është veçori e organit psikik, shpreh qëndrim gatishmërie, lidhshmëri personale me faktet, gadishmëri për sulm ose mbrojtje, për shkak të ndonjë nevoje ose ndonjë situate jo të zakonshme, me ç’rast e gjithë fuqia e jonë vihet në shërbim të ndonjë qëllimi.

            Faktori më i rëndësishëm për zgjimin e vëmendjes është interesimi thellësisht i rrënjosur. Vëmendja e zvogëluar sjell gjer te harresa dhe humbja e lëndëve të rëndësishme. Kjo ndodhë për shembull, kur fëmijët i humbin librat e tyre, amviset që gjithnjë i hudhin diku ose i humbin çelsat e tyre. Harrojnë ata që nuk duan të jenë hapur vigjilent, por për këtë edhe me harresën e tyre janë privuar nga interesimi dhe kanë përkushtim të dobët për detyrën e tyre.

            Ka edhe aftësi të organit psikik, të cilat s’mund të gjinden në sferën e vetëdijes, por të pavetëdijes. Kësisoj ekzistojnë edhe dy tipe njerëzish: 1) që jetojnë objektivisht pa iu frikuar asgjëje dhe me vetëdije dhe 2) që udhëheqin me pavetëdije.

            Shumë njerëz zhvillojnë në veten e tyre aso forcash vepruese e që për to ata nuk dinë gjë. Ato forca të pavetëdijshme ndikojnë në jetën e njeriut dhe mund të sjellin gjer te pasojat e rënda nëse nuk i zbulojnë. Për shembull, njerëzit të cilët pahijshëm i hanë thonjët dhe rrëmihin në hundë, ata as që dinë për shkaqet që i kanë sjellur gjer tek ato shprehi të këqija. Ajo çka na ndihmon bëhet pra, e vetëdijshme kurse e pavetëdijshme mbetet ajo çka do të mund të pengonte argumentin tonë. Problemet e jetës së njeriut zbulohen në ëndrra. Të gjitha ëndrrat nuk mund t’i kuptojmë ashtu thjeshtë. Në të vërtetë ëndrrën menjëherë ose e harrojmë ose nëse le mbresë zakonisht nuk e kuptojmë se ç’fshihet pas saj. Në ëndërr përmes krahasimit dhe simboleve shihet linja e lëvizshmërisë së njeriut.

 

 

            RAPORTI PRIVILEGJUES I MASHKULLIT NDAJ FEMRËS

 

            Ndarja e punës është faktor kyq për mbajtjen e shoqërisë njerëzore. Ajo kërkon që secili kudoqoftë të luajë rolin e vet. Ai që nuk dëshiron të marrë pjesë në këtë, bie nga roli ndërmarrës dhe bëhet prishës i qetësisë. Vlera e njeriut varet nga ajo se si ai e plotëson vendin, të cilin ia ka ndarë ndarja shoqërore e punës. Çdo individ simbas aftësive të tij merr (pjesë) zë vendin në procesin e tërësishëm produktiv të shoqërisë njerëzore. Ndarja e punës doli si e tillë që grupet e privilegjuara, meshkujve u është siguruar e drejta më e madhe dhe për shkak të pozitës së tillë të fortë që ushtrojnë ata në dobi të tyre decidivisht ndikojnë në pozitën e femrës në ndarje të punës dhe në procesin prodhues. Siç qëndrojnë tash punët me tendencën e meshkujve për mbisundim ndaj femrave shtohet nga ana tjetër edhe pakënaqësia e femrave për shkak të kësaj predominance. Edhe edukimi i sotëm familjar sikur është krijuar që t’i ndihmojë synimit për fuqi e lidhur me këtë edhe tendencës që privilegjet mashkullore të vlerësohen më tepër dhe që për to më shumë të trumbetohet. Mashkulli si prind më shpesh i ekspozohet fëmiut si ndonjë simbol fuqie. Fëmiu shpejtë e heton rolin dominant që luan babai, ngase ai ngre zërin, urdhëron dhe udhëheq me të gjitha, pra në çdo pikëpamje mashkulli në sy të fëmijës duket i fortë dhe me pushtet.

            Sa i përket prejardhjes historike të pozitës më të fortë të mashkullit, vlen të thuhet se kjo nuk është rrjedhë e faktorit natyror, ngase kalimi i fazës prej matriarkatit në patriarkat është shoqëruar me luftë. Të mendojmë vetëm për atë se çdo të thotë fakti për fëmiun ku në çdo kënd para syve i shfaqet pozita superiore e mashkullit. Qysh kur ka lind është pritur shumë më me gëzim sesa vajza dhe është pritur si princ. Fakt i njohur është dukuria e shpeshtë që prindërit duan të kenë fëmijë (Kanti: “Në gjendjen kulturore çdo femër do të donte të bëhej mashkull”). Ato i duan më tepër ato lojra dhe profesione që janë për djem, për shembull: ngjiten në dru (lis). Këto dukuri mund t’i kuptojmë si rrjdhojë e dominimit mashkullor.

 

 

            PARAGJYKIMI PËR VLERËN E PAKËT TË FEMRËS

 

            Në koncilet fetare është debatuar bujshëm rreth çështjes se a ka femra psikë. Janë shkruar diskutime rreth çështjes se në përgjithësi a është femra në të vërtetë njeri. Nëpër shekuj njihen dëshmitë keqardhëse për djegien e tyre nën pretekstin e djegies së shtrigave. Shpeshë është akuzuar femra se prej saj rrjedhin të gjitha të këqijat në këtë botë. Anegdodat dhe kritikat ndaj grave, të cilave u mvishet pasaktësia dhe torollaksia (flokët e gjata ment e shkurta). Mprehtësi e fortë mendore është shfrytëzuar në drejtim që të tregohet inferioriteti i saj, si p.sh: Strindbergu, Mebiusi, Shopenhaueri, Vajningeri. Madje shtohej edhe numri i madh i femrave që pranonin inferioritetin e gruas dhe pozitën e saj. Edhe në pagesë puna e saj gjithnjë paguhet më dobët pa marrë parasysh se a ka qenë ajo punë e barabartë me të mashkullit. Është e njohur gjithashtu se ka meshkuj të cilëve s’mund t’u bëjmë ofendim më të madh se sa nëse u themi se janë tip femre, gjersa njëkohësisht natyra mashkullore te vajzat nuk ka domethënie të keqe. Theksi gjithnjë bie në atë që gjithçka që kujton në femër tregohet si diç e ulët.

 

 

            PARAGJYKIMI PËR VLERËN E MANGËT TË FEMRËS

 

            Për femrat që eskivojnë punëve femërore, shumica mendojnë se tek ato fshihet ndonjë faktorë i lindur, ndonjë substancë mashkullore që i detyron të mbajnë qëndrim të tillë. Duhet theksuar edhe një dukuri, sepse edhe kjo shpesh merret si pretekst për kritikë që nënçmon femrën. Kjo reflektohet në vitet e 50’ta në kuptim të ashpërsimit gjatë ndryshimit të psikës në aspekt të karakterit.

            Ndryshimet fizike bëjnë që femrës t’i imponohet mendimi se tash arriti koha në të cilën ajo tërësisht do ta humb edhe vlerën e fundit të mbetur. Paragjykimi për vlerën e mangët të femrës e që lidhet me botëkuptimin e dominimit të mashkullit pengon harmoninë gjinore. Në këtë suazë të mendojmë vetëm se sa të shumtë janë ato vajza e djem që martesën e konsiderojnë si një e keqe e domosdoshme. Mosbesimi që mbretëron ndërmjet gjinive rrëmih çdo sinqeritet dhe kështu nga kjo vuan i gjithë njerëzimi.

            Nuk kemi kurrfarë arsye që të ngritemi kundër lëvizjes feministe për liri e barazi. Nga përpjekjet që janë bërë që mes dy gjinive të vendosen marrëdhënie më të mira, theksojmë këtu koedukimin, që ka edhe edhe përkrahës edhe kundërshtarë.

 

 

            PRIVILEGJET E FËMIUT TË PARË

 

            Fëmiu i parë i fshatit qysh nga fëmijëria e di se çka e pret në të ardhmen, se shtëpia do të kalojë në duar të tij, me ç’rast ai kalon në pozicion më të mirë sesa fëmijët e tjerë. Përndryshe shumë familje llogarisin në atë se djali i madh do të bëhet zot shtëpie. Për të parin fuqia është diçka që vetëvetiu kuptohet, diç që ka vlerë dhe që duhet dëshmuar në vepër.

            Djali i hasretit i është ekspozuar sulmeve edukative të rrethit. Edhe prindërit me gjithë elanin e tyre edukativ jepen pas tij. Ai gjithkund pret se si dikush do t’ia tregojë rrugën, bëhet i varur dhe vazhdimisht kërkon ndonjë mbështetje. Fëmijët e tillë do të kenë vështirësi në çdo veprimtari të pavarur dhe mund të bëhen në jetë të paaftë. Disa herë jeta e tyre gjason në jetë parazite. Në veçanti është e rëndë situata e një djali në mes të shumë vajzave. Motivi i tij për t’u treguar i vlershëm has në tensionime kur lipset demonstruar në vepër. Frika e tij mund të shkojë aq larg sa ai ndonjëherë pozitën mashkullore mund ta ndjejë si veçori e dobët.

            Kur ta vëzhgojmë njeriun në zhvillimin e tij psikik, atëherë në figurën që kemi para nesh duhet shikuar jo vetëm të kaluarën e tij, por pjesërisht edhe të ardhmen e tij. Vetëm atëherë njeriu bëhet për ne në kuptim të vërtetë i gjallë.

 

 

            ÇKA ËSHTË KARAKTERI

 

            Karakteri është nocion social që manifestohet me shfaqjen e formave të caktuara të shprehjes së psikës njerëzore, që synon shtrimin e detyrave vetëvetes. Për karakterin mund të flasim vetëm atëherë kur të kemi në mendje lidhshmërinë me të cilën njeriu është i lidhur me rrethin. Karakteri është mënyra me të cilën sillet njeriu ndaj mjedisit të tij. Nuk është siç mendon shumica: dhunti e lindur nga natyra e dhënë.

 

 

            NDJENJA E BASHKËSISË NË ZHVILLIMIN E KARAKTERIT

 

            Përveç synimit për fuqi rol me rëndësi për karakterin luan edhe ndjenja e bashkësisë. Njeriu është pranues i jashtëzakontë i ndjenjës së inferioritetit të çdo lloji. Mu në çastin kur të paraqitet ndjenja e vlerës së pakët fillon procesi i vërtetë i jetës së tij psikike. Nga kuptimi i ndjenjës së vlerës së pakët rrjedhin rregullat se si duhet të sillemi ndaj fëmijës. Çështja kryesore e këtyre rregullave është kërkesa e përgjithshme që të mos i bëhet fëmiut jeta aq e idhët, që fëmiut t’i ruhet prezentimi kryesisht i anëve të errëta të jetës dhe që në masë më të madhe tregohen edhe anët e ndritshme të jetës.

 

            Vazhdon...

 

   (2)    (3)