Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

GAZETA METRO

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

RRĖNJĖT TONA

Meditime 3 - JU JENI MARGARITARI (2)

Bhagwan Shree Rajneesh - OSHO

Pėrktheu: Hasan HAMĖZBALA

JU JENI MARGARITARI (2)

 

A e keni zbuluar, vallė, ndonjėherė faktin se asgjė tė kėsaj bote nuk mund ta posedoni? Ju vetėm ndieni se i keni – por po tė njėjtat gjėra kanė qenė ku janė tash edhe para jush; para jush ato i ka poseduar dikush qė tashmė nuk ekziston.

 

  

Njėherė ka ndodhur: mbreti e ka ftuar nė darkė poetin e madh urdu, me emrin Galib. Sė bashku me tė ishin sė paku edhe pesėqind tė ftuar. Galibi ishte njeri i varfėr, meqė poeti e ka tė vėshtirė tė jetė i pasur nė sytė e huaj – i pasur ėshtė pėrbrenda, por ajo ėshtė krejt diēka tjetėr.

Miqtė e kėshilluan Galibin tė blente rroba tė reja, kėpucė tė reja, ndonjė shiezė tė bukur – meqė gjithė ato qė i kishte ai ishin tė grisura, e kėshtu nuk do tė dukej bukur nė mesin e tėrė atyre oborrtarėve tė krekosur.

Por Galibi gjithė atyre iu pėrgjigj: “Nėse i siguroj gjithė kėto gjėra, pėrbrenda do tė ndihem shumė pakėndshėm, meqė unė kurrė nga askush nuk kam huazuar gjė – kam jetuar pėrgjithmonė me forcat e mia. Nuk do tė ishte fare mirė t’i ndėrroj shprehitė vetėm shkaku i njė darke.”

Dhe kėshtu Galibi megjithatė ka shkuar nė darkė – por nė zhelet e veta. Kur rojeve ua ka treguar ftesėn, ata e kanė shikuar, ia kanė vėshtruar rrobat e tij – tė cilat kanė qenė rroba vetėm nė kuptimin simbolik – kanė qeshur me zė, dhe i kanė thėnė gjoja dashamirėsisht: “Vallė, ti – ku e ke vjedhur ftesėn? Mos u tall me ne, se edhe pak po u vakarrove para kėtyre dyerve, tė futėm nė burg!”

Galibi nuk ka mundur t’i besojė asaj qė ka ndier. “Unė jam i ftuar personalisht”, ka shpėrthyer i revoltuar; “dhe nėse nuk mė besoni, shkon deri tek perandori e pyeteni personalisht.”

“More mos dėrdėllis”, ia hodhėn rojtarėt. “Secili lypsar i gjorė mendon se ėshtė i ftuar nė kėtė darkė tė begatė – shumė kanė ardhur para teje me tė njėjtin vetėbesim. Ik nga kėtu gjersa akoma jemi nė disponim. Mos na rri para sysh me ato zhele, se mysafirėt – mysafirėt e vėrtetė veēsa nuk kanė arritur.”

Dhe kėshtu Galibi ėshtė detyruar tė kthehet. Miqtė e tij kaherė e kanė ditur se ēfarė ka pėr t’i ndodhur, ndaj qė mė parė i kanė siguruar gjithė ato qė – sipas tė gjitha gjasave – ka qenė e domosdoshme t’i ketė: rroba tė reja, kėpucė, shiezė tė re dhe imtėsira tė tjera. Pasi qė ėshtė veshur pėrsėri, Galibi ėshtė kthyer para portės sė oborrit perandorak. Rojtarėt nuk e kanė njohur nė dukjen e re, ndaj me pėrulėsi janė pėrkulur para tij, me fjalėt drithėruese: “Urdhėroni, hyni zotėri!”

Galibi ka qenė poet nė zė, ndaj edhe perandori ka qenė admirues i sinqertė i krijimtarisė sė tij – dhe i ka lejuar tė qėndrojė mu nė afėrsinė e tij. Tė gjithė njė afėrsi tė tillė e quanin nder tė lartė.

Por, kur ahengu ka filluar, Galibi ka zėnė tė bėjė diēka skajshmėrisht tė pazakonshme – saqė edhe mbreti ka menduar se Galibi thjesht ka shkalluar - ky ka ushqyer sakon e vet, duke i thėnė: “Hajt, e bukura ime, ha, ngopu! Se, ti ke kaluar nėpėr portėn oborrtare, e jo Unė!”

Ē’po bėn, Galib?”, u nxeh mbreti. “Vallė, u trenove nė pleqėri?!”

“Nuk jam trenuar”, tha Galibi plotėsisht i qetė. “Kur kam ardhur nė zhelet e mia, nė derė nuk mė kanė lėnė tė hyj. Tash kam ardhur nė rrobat e reja – e nė to ka qenė dashur patjetėr tė vij, se ato vetė nuk do tė mund tė vinin – pėrndryshe, po tė mos ishin rrobat, mua akoma para hyrjes kishin pėr tė mė shutuar.”

Por, kjo secilit i ndodh: JU nuk ju njohin, por asnjėri nuk lė pa njohur rrobat tuaja. Pėr kėtė, ju me aq ngulm vazhdoni qė ta stolisni vetveten, e t’i zbukuroni rrobat tuaja.

Meditimi ėshtė i nevojshėm pėr tė pushuar nga tė tjerėt. Ai ėshtė i domosdoshėm pėr t’u larguar nga sytė e huaj, nga pasqyrat qė ju pasqyrojnė. Harrojini ato! Sė paku disa minuta shikoni pėrbrenda – atėherė keni pėr tė ndier dhembje dhe vuajtje tė tmerrshme, meqė keni pėr ta kuptuar sesa tė zbrazėt qė jeni. Por, nga ai moment lind transformimi: nė atė moment fillon gjurmimi pas thesarit tė brendshėm, pas asaj pasurie e cila ndodhet e ndryer nė ju – derisa tėra thesaret e kėsaj bote mbesin pėrjashta, dhe bėhen gjithnjė e mė pak tė rėndėsishme nga ēasti nė ēast.

Janė tė shumėta thesaret e botės sė jashtme, e vetėm njė pasuri ėshtė nė ju. Pėrjashta ekzistojnė drejtime e drejtime - qėllimi i brendshėm ėshtė njėkahor. 

Isai tha: “Mbretėria e atit ėshtė si tregtari i cili e ka pasur dyqanin dhe e ka hasur njė margaritar. Tregtari ka qenė i arsyeshėm. E ka shitur dyqan dhe e ka blerė atė margaritar pėr vete.”

Tregimi shkon kėshtu: njė njeri ka shkuar nė njė vend pėrtejdeti pėr tė fituar pasuri. Ka grumbulluar shumė, ėshtė bėrė tregtar i madh, por nė ēastin e fundit ka hasur nė njė margaritar. Pa hamendje, njeriu e ka shitur tregtoren dhe ka blerė margaritarin. Duke u kthyer nė shtėpi me anije, stuhia e ka fundosur anijen, kurse njeriu fatlumėsisht ka notuar gjer nė breg – me margaritarin! Po ta kishte mbajtur atė pasurinė e madhe, ajo tash do tė ndodhej nė fund tė detit. Kėsisoji, tėrė pasurinė e tij e ka sjellė nė shtėpi.

Pėr kėtė Isai thotė: se njeriu duhet ta blejė njėjėsin pėr shumėsin tė cilin e ka poseduar mė herėt, kėshtu qė asgjė nuk mund tė jetė e humbur, madje edhe po qe se anija pėrmbytet. Njėjėsi mund tė tė shpėtojė, por jo shumėsi. Kur vdekja hyp nė fuqi, e kur anija e jetės suaj zė tė fundoset, po e patėt atė margaritarin, ju mund tė shpėtoni dhe tė notoni deri nė breg, por nėse e keni turmėn nė shpinėn tuaj, ajo ka pėr tė ju tėrhequr nė fund. Me margaritarin edhe mund tė pezulloni, por me dyqanin jo - ai ėshtė vėrtet tepėr i rėndė.  

Isai tha: “Mbretėria e atit ėshtė si tregtari i cili e ka pasur dyqanin dhe e ka hasur njė margaritar.”

Ka qenė i urtė, se teveqel ėshtė secili qė njėrin e ndėrron me shumėsin. Urti ėshtė t’i shesėsh tė gjitha gjėrat pėr njė tė vetme. Margaritari ėshtė simbol pėr atė njėrėn, atė tė brendshmen.

“Tregtari ka qenė i arsyeshėm. E ka shitur dyqanin dhe e ka blerė atė margaritar pėr vete.”

“A po kėrkoni ju thesar i cili nuk shkatėrrohet, i cili mbijeton, tė cilin molėzat nuk e atakojnė e as krimbat s’e brejnė?”

Jini edhe ju tė arsyeshėm si ai tregtari. Ēdo gjė qė fitoni nė botėn e jashtme nė fund do tė ju merret. A e keni zbuluar, vallė, ndonjėherė faktin se asgjė tė kėsaj bote nuk mund ta posedoni? Ju vetėm ndieni se i keni – por po tė njėjtat gjėra kanė qenė ku janė tash edhe para jush; para jush ato i ka poseduar dikush qė tashmė nuk ekziston. Sė shpejti edhe ju mė nuk do tė jeni, kurse gjėrat nuk kanė pėr tė luajtur nga vendi, dhe sikur e presin tė krisurin tjetėr i cili do tė pohojė: “Kjo ėshtė imja, kjo ėshtė vetėm imja!” Posedimet tuaja janė si ėndrrat: tash janė, tash nuk janė.

 

 

Njėherė ka ndodhur kjo ngjarje nė jetėn e mbretit Ebrahim... Njė natė, e kanė zgjuar rrapėllimat nga kulmi i pallatit – dikush ka shėtitur nėpėr kulm – ndaj mbreti me vėmendje ka pyetur: “Ēfarė po ndodh atje lart? Kush ėshtė ai?

I panjohuri me zė tė qetė ia ka kthyer: “Mos u brengos, ti vetėm fli – e kam humbur devenė, dhe krejt ēfarė dėshiroj ėshtė ta gjej pėrsėri.”

Njeriu po thotė se e ka humbur devenė – dhe atė nė kulmin e pallatit mbretėror?!

Ebrahimi ka qeshur me sqarimin e kėtij njeriu: “More zbrit poshtė, teveqel i marrė! Kur ke dėgjuar qė deveja humb nė kulm, dhe atė nė kulmin e pallatit mbretėror?! Shko tash ngadale nė shtėpi dhe kėrkoje nėpėr vendet e zakonshme.”

Sakaq, kur ėshtė kthyer nė krevat, mbreti nuk ka mundur t’i mbyllė as sytė, meqė ka qenė njeri qė ka menduar thellėsisht, ndaj nė kokė ka zėnė t’i lindė ideja tjetėr: “Ndoshta ai njeriu i panjohur nuk qe fare i marrė, e ndoshta fjalėt e tij janė simbolike. Zėrin e kishte pasur aq bindės – “mos u brengos, ti vetėm fli” – ishte njė qetėsi e panjohur e njė fuqi nė zėrin e tij.” Ebrahimi e ndiente se zėri nuk i ka takuar njė tė marri. Dhe i ra ndėr mend: “Kur mė tha se deveja i ka humbur nė kulm, ai me kėtė sikur dėshiroi tė mė tregonte diēka, meqė ngjyrėn e zėrit nė atė moment e kishte aq tė butė e depėrtuese... Nesėr nė mėngjes do tė urdhėroj qė ky njeri tė gjendet! Duhet ta shoh se kush ėshtė ai – ishte hyjnor apo ndonjė teveqel i zakonshėm, dhe se a ishte nė kulm nga marrėzia apo tė mė transmetonte ndonjė porosi.”

Tėrė natėn mbreti ėshtė rrotulluar nė krevat. Posa ka zbardhur, u ka urdhėruar oborrtarėve qė ta gjenin njeriun e pėrshkruar me zėrin karakteristik. Kryeqyteti ka qenė plotėsisht i bastisur, gur mė gur nuk kanė lėnė, por prej atij njeriu “as shenjė as dokė” – meqė, si vetėm nga zėri do tė mund tė gjendej krijesa njerėzore? Vėshtirė, tepėr vėshtirė.

Po atė tė njėjtėn ditė, ndėrkaq, mu rreth mesditės, njė varfanjak ėshtė lajmėruar para portės sė pallatit, dhe me zė ligjėrimtari i ėshtė drejtuar rojtarit: “Mė le tė hyj, meqė dėshiroj qė pėr disa ditė tė rri nė kėtė han. Mė lejo qė sė paku njė javė ditė tė jetoj nė kėtė bujtinė.”

“Kjo nuk ėshtė bujtinė”, i tha rojtari, “dhe unė vėrtet nuk di nga tė erdhi ty ideja se kjo ėshtė bujtinė – kjo ėshtė selia e mbretit, pallat i tij.”

“Mor ēfarė”, bėri me dorė varfanjaku, “po unė fare mirė e di se fjala ėshtė pėr bujtinėn: njerėzit vijnė e shkojnė. Nuk ėshtė kjo rezidenca e askujt, prandaj mė le qė pak tė flas me perandorin, meqė ai, siē duket, ėshtė naiv budalla.”

Reagimi i mbretit ka qenė i tmerrshėm; ėshtė hidhėruar kur i ka dėgjuar kėto fjalė, por megjithatė e ka ftuar tė hyjė. Kur rojet e kanė dėrguar deri tek dhoma e Ebrahimit, mbreti nuk ka mundur tė pėrmbahet: “Tregomė tash qartė – ēfarė po flet ti ashtu?”

“Kur para disa vjetėsh kam qenė nė kėtė pallat, kėtu ka qenė njė tjetėr njeri, e ai ka qenė i ngjashėm me ty, meqė edhe ai ka menduar se ndodhet nė rezidencėn e tij personale. Mund ta pėrkujtosh!”

“Mos u bėj i marrė”, i tha perandori, “por edhe mos u sill nė mėnyrė tė pakulturuar – ai njeri tė cilin e ke takuar kėtu ka qenė babai im, qė tashmė ėshtė i vdekur.”

“Mė lejo ta pėrfundoj” e luti varfanjaku. “Kur kam qenė tė parėn herė, nuk ke qenė. Tash je kėtu, por ta dish kėtė: kur tė vij herėn e tretė, ti mė nuk ke pėr tė qenė. Njė i dhjetė ka pėr tė qėndruar nė vendin tėnd – ndoshta ai do tė jetė yt bir i cili me kryelartėsi ka pėr tė pohuar: “Kjo ėshtė rezidenca ime!” Por, ē’rezidencė ėshtė kjo? Njerėzit vijnė e shkojnė – bujtinė si ēdonjė tjetėr!”

Vetėm pas kėtyre fjalėve, Ebrahimi ia ka njohur zėrin! “Domethėnė”, tha perandori i gėzuar, “ai i marri qė kishte humbur devenė mbi kulmin tim – ai ke qenė ti, apo jo?”

Varfanjaku pohoi: “Po, unė jam ai i krisuri i cili e kėrkon devenė aty ku s’e ka vendin, por ti je i krisur edhe mė i madh nga unė – se, nėse veten e kėrkon nė rrobat qė i bart, atėherė je mė budalla se unė qė e kėrkoj devenė mbi pullaze!”

Nė tė njėjtin moment, plotėsisht i befasuar me atė qė ka dėgjuar, Ebrahimi ėshtė ngritur nga froni, dhe nė kalim e sipėr i ka thėnė varfanjakut: “Ti, nėse do, qėndro sa ta kėnda qejfi nė kėtė bujtinė, por unė shkova. Kam qėndruar kėtu si budallai i fundit vetėm shkaku qė kam besuar se kjo ėshtė rezidenca ime, vatra ime, shtėpia ime personale. Por, jo: tash e kam tė qartė, dhe pėr kėtė dua ta gjej atė vend i cili ėshtė krejtėsisht imi – nėse veē nuk jam vonuar.”

Po atė ditė, Ebrahimi-mbret ėshtė shndėrruar nė Ebrahimin-mistik. Kur ėshtė bėrė i njohur anė e mbanė vendit si njeri i cili pėrsosurisht ėshtė zgjuar, tė gjithė kanė mundur ta shohin sesi ka shėtitur nėpėr vendet larg kryeqytetit tė tij personal! Dikur nė po kėtė kryeqytet e ka pasur pallatin – ka qenė nė tė gjithnjė derisa nuk e ka kuptuar se ka jetuar nė bujtinė.

Kėshtu Ebrahimi vazhdonte tė jetonte nėpėr vendet e vetmuara dhe kurdo qė njerėzit e takonin dhe e pyesnin se ku ndodhet qyteti, ai do t’i hutonte me pėrgjigjet e veta. Fjala “basti” do tė thotė qytet, “vend ku njerėzit banojnė.” Kurdo qė do ta pyesnin se ku ndodhej qyteti, ish-perandori me dorė do tė bėnte kah varret: “Vetėm shkoni drejt, dhe keni pėr tė mbėrritur tek basti qė ėshtė i vėrtetė – tek vendi “nė tė cilin njerėzit banojnė”.

Njerėzit do ta dėgjonin, dhe do tė ktheheshin tė ndezur nga tėrbimi: “Po ēfarė njeriu qenke ti? Tė pyetėm si njerėz se ku ėshtė qyteti, kurse ti na dėrgove nė varreza – ku ėshtė ēėshtja, tregona!”

Ebrahimi do t’ua sqaronte pėrmes gazit: “Eh, po duket sikur ne fjalėve iu japim kuptim krejtėsisht tė ndryshėm – se varri ėshtė rezidenca e vėrtetė e njeriut; kur nė tė hyn, mė nuk del dot nga ai. Ky ėshtė basti i vėrtetė: nuk ka ndalime tė shkurtra, nuk ka ndėrrime adresash, nuk ka hyrje e pastaj dalje. Nuk jemi kuptuar. Ju, sipas tė gjitha gjasave, keni kėrkuar t’jua tregoj paralagjen e varrezave – qe ku e keni atje! Dhe mė falni pėr keqkuptimin.”

“Koha e dikujt ka ardhur sot, e dikujt ka pėr tė ardhur nesėr, e dikujt pasnesėr apo kushedi kur, por secili qė ėshtė nė kėtė qytet, nė kėtė paralagje tė varrezave, secili pret qė nga para-basti tė arrijė nė basti. Ju po mė pyesni pėr vendin ku njerėzit banojnė? Kjo ėshtė varreza, marghati, apo jo? Pėrjashta tij janė vetėm ata qė e presin vdekjen, kurse brenda ėshtė vetė vdekja, se kurrgjė tjetėr pos vdekjes nuk ka.”

Jeta ėshtė vetėm pritje e vdekjes; kėshtu duket. Ēdo gjė na dėrgon nė kėtė konstatim: jeta ėshtė pėrgatitje pėr vdekjen. Por, si jeta mund tė jetė diēka momentale? Vallė, a do tė mund tė ishte e mundur qė jeta tė jetė vetėm ėndėrr – e se kemi pėr t’u zgjuar nė vdekje? Ėshtė kėtu, e si tė mos ishte, e pastaj vjen vdekja – dhe jetė vėrtet nuk ka mė! Kurse jeta duhet tė jetė diēka e pafund, por, jo: nėse edhe ju lypni diēka qė nuk kalon, atėherė jini si ai tregtari i arsyeshėm: shitni ēdo gjė qė keni grumbulluar! Shiteni shumėsin dhe blijeni njėjėsin, atė margaritarin e qenies sė brendshme i cili nuk mund tė pėrfundojė nė fund tė detit kurdo qė jeta tė pėrmbytet nė stuhinė e vdekjes – se JU JENI AI MARGARITARI! Vetėm veten mund ta posedoni – kurrgjė tjetėr nuk keni nė duar. Tė mashtroheni mundeni, por kjo ėshtė diēka tjetėr.

Mund tė mashtroheni me iluzionet se posedoni shtėpi tė madhe, gruan e kėtillė apo burrin e atillė, sesi keni fėmijė, por krejt kjo ėshtė vetėmashtrim i kulluar; herėt apo vonė kjo ėndėrr ka pėr t’u zhdavaritur si fatamorganė. Mund ta posedoni ekskluzivisht vetveten, se ajo ėshtė diēka qė kurrė nuk ka pėr t’u zhdukur. Qenia ėshtė e pėrjetshme, e pafund, dhe ajo ėshtė juaja pa kufizim kohor. Vetėm qenia juaj individuale nuk mund tė ju merret.

Kėtu qėndron i tėrė dallimi nė mes tė kėrkimit tė kėsobotshėm dhe tė atij shpirtėror: religjioni e kėrkon vetėm atė qė ėshtė e pėrjetshme, gjersa e pėrbotshmja bredh vetėm pas asaj qė ėshtė kalimtare. Kjo botė ekziston nė kohė, gjersa religjioni ėshtė i pakohė. T’i shikojmė faktet: kurdo qė i mbyllni sytė dhe mendimet ju zhduken, koha humb, zhduket, nuk ekziston. Koha zhduket me zhdukjen e mendimeve, por posa tė ringjallen mendimet, lajmėrohet koha.

Gjithkund rreth jush ndodhet oqeani i kohės, gjersa nė ju ėshtė ujdhesa e pakohėsisė. Kėtė ujdhesė kurrfarė batice nuk mund ta fundosė.

Pėr kėtė shkak, tė gjithė tė urtit e kėsaj bote thonė se, posa ta tejkaloni kohėn, jeni kthyer nė shtėpi, keni hyrė nė vete.

Njėherė ka ndodhur: njė varfanjak ka punuar nė fabrikė, dhe pasi qė vėrtet nuk ka pasur mjet tjetėr transportues, nė punė ka ardhur dhe nga puna ėshtė kthyer – me gomar.

Ndėrkaq, problemi ka ekzistuar nė atė se nga puna ėshtė kthyer tepėr vonė, dhe kurdo qė ėshtė kthyer, kurdo qė ka arritur nė shtėpi, gruaja e tij ka qenė e tėrbuar sa mė e tėrbuar nuk mund tė bėhej.

“Provo”, i tha ai njė ditė, “qė sė paku ta kuptosh problemin tim: “kurdo qė buria shpall fundin e orarit tė punės, gomari automatikisht niset pėr nė shtėpi. Madje, edhe nėse vonohem dy apo tre sekonda, ai nuk ka pėr tė pritur – kurse ti e di mbase se ē’tollovi krijohet nė portėn dalėse. Tė gjithė do tė dėshironin qė pėrnjėherėsh tė arrijnė nė shtėpi, dhe kurdo qė lirohem nga kjo bela, gomari veēse ėshtė nisur pėr shtėpi. Mė sė shumti qė mund tė mė presė ėshtė njė apo dy minuta, dhe nėse gjatė kėsaj kohe nuk i kėrcej mbi shpinė, ai shkoi! Pėrndryshe, nėse rastėsisht nuk arrij – e kjo ndodh mė sė shpeshti – atėherė mė duhet qė kur tė mundem tė arrij kėmbė-kėmbė.”

I kėnaqur me fjalėt e veta, ai iu kthye gruas me zėrin e njeriut me ndjenjė drejtėsie: “A e ke tash tė qartė se pse po vonohem? A po e kupton se ku ėshtė ēėshtja?”

“Si jo”, ia ktheu gruaja dashakeqe. “Madje edhe gomari po e di se kur ėshtė koha qė tė kthehet nė shtėpi!”

Pra, edhe gomarėt e marrė e dinė se kur duhet kthyer nė shtėpi – kurse ju ende nuk jeni tė vetėdijshėm se ku nė tė vėrtetė ndodhet shtėpia juaj. Bredhni, trokitni nėpėr dyert e huaja plotėsisht tė mbuluar me vetėharresė. Prandaj, nėse diku e keni pakėndshėm, ajo ndjenjė nuk ju pėrsėritet pa arsye. Vazhdoni tė udhėtoni nga skaji nė skajin tjetėr tė botės – por prej nga ajo marrėzi e zhvendosjes: nga njė qytet nė tjetrin, nga i dyti nė tė tretin, dhe kėshtu deri nė vdekje? Ēfarė kėrkoni ju kėshtu? Posa qė ndonjėri mbledh mjaft para, menjėherė niset pėr nė udhėtim. Njerėzit punojnė si robėr, mundohen pambarimisht, dhe atėherė e blejnė biletėn dhe ashtu sorollaten nėpėr botė – pėrse? Ēfarė fitojnė me tėra ato mundime?

 

Vazhdon...

 

1