Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

GAZETA METRO

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

RRĖNJĖT TONA

Meditime 3 - JU JENI MARGARITARI (3)

Bhagwan Shree Rajneesh - OSHO

Pėrktheu: Hasan HAMĖZBALA

JU JENI MARGARITARI (3)

 

Malet ndryshojnė, ndryshojnė retė; vetėm qielli mbetet i pandryshuar – ai qėndron. Njėsoj ėshtė edhe pėrbrenda jush: retė e zakonshme ndėrrojnė nga jashtė, retė mentale ndėrrojnė nga brenda – por qielli i Unit tė vėrtetė, qielli i krijesės dėshmitare, mbetet gjithmonė ai i njėjti. Ky ėshtė ai margaritari: Uni qė dėshmon. Ai ėshtė i patrajtė – pėr kėtė edhe nuk ndryshon.

 

 

 

E kam dėgjuar kėtė tregim: njė gjuetar amerikan, duke udhėtuar nėpėr botė, ėshtė kthyer edhe deri tek njė vullkan grek. Kur ka ardhur gjer tek maja, ka shikuar nė grykė, e atėherė i mahnitur, i ka thėnė udhėrrėfyesit: “Pėr Zotin! Ky vullkan po i ngjaka ferrit!”

“Ah, ju amerikanėt!” – ofshani udhėheqėsi. “Po patėt mundėsi, ju do tė shkoni edhe nė ferr!”

Por, prej nga pamundėsia qė njeriu tė rri nė njė vend? Pėr ē’arsye secili prej nesh thellė nė vetvete ėshtė bredhėritės? Meqė, secili e kėrkon vendin qė ėshtė vetėm i tiji – secili ėshtė nė kėrkim pas vatrės sė vet. Ndoshta drejtimin e keni tė gabuar, por nė ēdo mėnyrė, parehatia juaj flet mjaft. Kudo qė tė ndodheni, nuk jeni nė shtėpi – e, kėtu ėshtė problemi! Pėr kėtė jeni nė kėrkim tė pandėrprerė – madje edhe deri nė ferr mund tė shkoni – por, asgjė nuk keni pėr tė gjetur, dhe kjo vetėm shkaku i njė arsyeje tė vetme: kjo shtėpi ndodhet nė ju! Sakaq, edhe njė gomar e di se kur ėshtė koha pėr t’u kthyer nė shtėpi!

Ėshtė koha e fundit! Mos e kėrkoni tek tė tjerėt, mos e kėrkoni nė gjėra, mos e kėrkoni pėrjashta – atje keni pėr ta gjetur vetėm shumėsin. Kjo ėshtė ajo qė hindusėt e quajnė iluzion – maya.

Maya do tė thotė shumė, shumėsi, ajo qė ėshtė e panumėrt. Ju vazhdoni tė kėrkoni, kėrkoni pa pushim, kurse rrugės s’i shihet kund fundi. Kjo ėshtė bota magjike, botė e fanitjeve - maya do tė thotė magji e shumėsisė, trillimet e sė panumėrtės. Magjia nuk humbet – nga kėtu (vjen) bredhėritja juaj theqafėse nėpėr botė. Kurrė kurrgjė nuk mbėrrini; po edhe si kishit pėr tė mbėrritur – e tėra kjo ėshtė magji! Kurdo qė tė jeni afėr ēkadoqoftė, ajo e njėjta gjė ju zhduket si ylberi. E bukur ėshtė vetėm nga largėsia, thjesht ju josh, ju deh, dhe ju jeni tė pushtuar me tė, dhe nė ėndrra ju perėndon – vėrtet do tė dėshironit ta rrėmbeni ylberin, por aq sa ju jeni kėmbėngulės t’i ofroheni, aq ėshtė ai kėmbėngulės tė largohet.

Kudo qė tė arrini, keni pėt ta kuptuar se nuk keni arritur asgjė: ylberi ka qenė vetėm ėndėrr e cila me realitetin kurrfarė lidhjeje nuk ka. Hindusėt kėtė botė qė nga lashtėsia e kanė quajtur bota e shumėsisė - kjo ėshtė maya – sikur kėtė plan ta ketė bėrė ndonjė magjistar i rafinuar. Asgjė nuk ekziston vėrtet, meqė ēdo gjė qė ekziston, ekziston vetėm pėrmes dėshirave dhe ėndrrave. Ju gjithė kėto gjėra tėrheqėse i krijoni nga dėshirat tuaja; po tė mos qe dėshira, nuk do tė kishit mundur tė ishit krijimtar – dėshira ėshtė krijimtar i botės sė shumėsisė.

Automobili, njė automobil i stėrbukur ndodhet kėtu. Po tė mos kishte njeri nė kėtė tokė, ku do tė ishte vlera e atij objekti? Kush do ta vlerėsonte? Zogjtė do tė ishin indiferentė, shtazėt po ashtu. Askush nuk do t’ia kishte bartur gajlen dhe – automobili me kohė do tė shndėrrohej nė pleh. Por, nėse aty diku ėshtė i pranishėm edhe njeriu, shfaqet edhe vlerėsimi. Prej nga vie pėrshkrimi i vlerės qė i bėjmė? – Nga dėshira. Atė qė e dėshironi, sipas jush ėshtė e vlefshme. Vlera zhduket nė ēastin qė nuk tregoni kurrfarė dėshire. Pra, kuptimi nuk ėshtė nė vlerėn, por nė dėshirėn qė atė e krijon.

Ligji i vjetėr i ekonomisė thotė: kudo qė ėshtė kėrkesa, aty ėshtė oferta. Por tash ligji plotėsisht ka ndėrruar: ju diēka siguroni, dhe atėherė ndodh pretendimi, kėrkesa. A mund ta imagjinoni: njė person, nė kohėn e Budės, tė mendojė pėr automobilin? Kjo nuk ka mundur tė jetė problem, se pajisje nuk ka pasur – e si atėherė do ta dėshironi atė qė nuk ekziston? Tash e tėrė bota e biznesit zė fill nė krijimin e ofertave tė reja. Ata sė pari e krijojnė ofertėn, e pastaj vijnė shpalljet, reklamat, propaganda – dhe nė fund ju vetėmjaftoheni, meqė shihni: “Po kjo qenka gjė shumė e bukur! Kėtu ėshtė kuptimi i jetės. Deri nė kėtė moment i kam harxhuar ditėt e mia, por tash – tashmė qėllimin mė nė fund e kam tė njohur! Njėherė kur kam pėr ta realizuar, i kam realizuar tė gjithė nė kėtė botė!”

Por biznesmenėt vazhdojnė tė zbulojnė gjėra gjithnjė e mė tė reja e mė tė reja, sakaq me propagandė nuk pushojnė t’i zgjojnė dėshirat. Ēdo vit, ama bash ēdo vit, afaristėt plasojnė nė treg herė veturė tė re, herė tip tė ri shtėpie, herė kėtė, herė atė, por “qėllimet jetėsore” tė reja arrijnė pa pushim. Biznesmenėt pa pra ju mbushin me arsye qė tė lėvizni kah jashtėsia – nuk ju lėnė asnjė sėkondė qė pak mė mirė tė mendoni pėr tė gjitha. Ndoshta vetura juaj ėshtė krejtėsisht nė rregull, por afaristėt inteligjentė thonė: “Ka dalur njė model i ri, e ai ėshtė shumė mė i mirė.” Tashmė ėshtė gati turp ta vozitni atė modelin e vjetėr. Ndoshta ai automobili i ri fare nuk ėshtė mė i mirė – ndoshta ai i vjetri ėshtė dyfish mė kualitativ – por modeli i kėtij viti duhet tė sigurohet me ēdo kusht. Do ta dėshironi automjetin e ri vetėm shkaku se fqinjėt tuaj e kanė blerė atė, shkaku se tė gjithė flasin vetėm pėr tė.

Njė zonjė ka ardhur tek mjeku duke e lutur qė ky t’i bėnte njė opoerim ēfarėdoqoftė.

“Si, ju lutem?”, ėshtė habitur mjeku. “Po mirė, a jeni trenuar? Ēfarė po ju nevojitet operacioni, sqaromani, ju lutem. Sa po mund tė vėrej unė, ju jeni plotėsisht tė shėndoshė.”

“Paaj”, filloi gruaja, “kjo ėshtė vėshtirė tė sqarohet. Saherė qė shkoj nė Shoqatėn e grave, secila e rrėfen rrėfimin e vet: njėrės ia kanė nxjerrė bajamet, tjetrės zorrėn e verbėt, dhe unė po ndihem disi jonormale – thjesht nuk po kam se ēfarė tė them. Mė nxirrni ēfarėdoqoftė, ju pėrbej, sepse po mė duket se kanė pėr tė menduar se po distancohem prej tyre.”

Madje edhe sėmundja ėshtė fushė lufte! Duhet tė jeni para tė gjithėve, nė ballė, nė vend tė parė, pavarėsisht nga flijimet. Ēfarėdo qė tė jenė pasojat, ju duhet i pari ta ngulni flamurin tuaj nė majė.

Tre burra, tė cilėt shkaku i punės kanė udhėtuar ēdo ditė me tren, kanė biseduar nė njė rast edhe pėr gratė e tyre. I pari ka thėnė: “Unė me bashkėshorten time jam martuar para nja dhjetė vjetėsh, por ajo, akoma, pėr ēdo natė, kur kthehem nga puna, del e mė pret nė stacion.” E pamundur!

I dyti ka thėnė: “Kėtė mund ta kuptoj plotėsisht, pasi qė unė jam nė martesė qe njėzet vjet, e mė ndodh e njėjta gjė – gruaja ime mė pret pėr ēdo mbrėmje nė stacion.” Edhe kjo, natyrisht, ėshtė plotėsisht e pamundur.

Kurse i treti qeshi: “Ha, ha; unė jam mė i miri. Fitova, kam fituar! Tridhjetė vjet jam nė martesė, kurse gruaja vjen tė mė presė pėr ēdo natė – edhe pse unė nuk jam i martuar me tė.”

Madje edhe nėse njerėzit gėnjejnė, ju duhet tė jeni nė majė – dhe atė pavarėsisht se a kemi tė bėjmė me idiotizmin apo me urtinė. Nėse stili i veshjes ėshtė ndėrruar, dhe nuk ju pėlqen – ta zėmė se ėshtė dukshėm neurotik dhe idiotik - ju megjithatė duhet ta bartni po atė pleh. Askush nuk ėshtė nė shtėpi, e, ē’ėshtė edhe mė e ēuditshme, secili troket nė dyert e huaja.

Mbajeni nė mend mirė: pėr ju kurrgjė nuk duhet tė jetė qėllim, pėrpos qenies suaj individuale. Ju jeni qėllimi, prandaj duhet ta arrini vetveten – ēdo gjė tjetėr ėshtė e pavlerė, nėse krahasohet me Unin e vėrtetė.

Kjo ėshtė ajo qė thotė Isai:

            “Mbretėria e atit ėshtė si tregtari cili e ka pasur dyqanin dhe e ka hasur njė margaritar.

“Tregtari ka qenė i arsyeshėm. E ka shitur dyqanin dhe e ka blerė atė margaritar pėr vete.

“A po kėrkoni ju thesar i cili nuk shkatėrrohet, i cili mbijeton, tė cilin molėzat nuk e atakojnė e as krimbat s’e brejnė?”

Kėrkojeni atė qė ėshtė e pavdekshme dhe jini tė zgjuar: mos e harxhoni kohėn tuaj me gjėrat qė janė afatshkurtra, me atė qė ndryshon, me atė qė ėshtė pjesėz e kėsaj bote.

E atėherė... ēfarė po mendoni: Ē’ėshtė ajo qė kurrė nuk shkatėrrohet? A keni hasur diēka qė jua ka krijuar ndiesniė e tė pėrhershmes, amshueshmėrisė? Kjo botė e dukshme ėshtė gjithkund rreth jush – nė tė nuk ka gjėra qė nuk shkatėrrohen. Madje as bjeshkėt pėrjetėsisht nuk kanė pėr tė qenė siē kanė qenė; edhe ato do tė plaken, se madje edhe kontinentet e mėdha botėrore janė zhdukur pa gjurmė.

Himalajet nuk kanė qenė aty ku janė sot. Nė ditėt e Vedave nuk ka dėshmi pėr Himalajet, e kjo vėrtet ėshtė e pamundshme! Ato nuk ėshtė lehtė tė mos pėrmenden! Nė Rig Vedėn burimore nuk ka asnjė shkronjė pėr vargmalet e Himalajeve. Pėr kėtė arsye Llokmanja Tilak ka shkruar se Vedat kanė lindur para shtatėdhjetė e pesė mijė vjetėsh. Ndoshta kjo ėshtė vėrtet ashtu; ndoshta pjesa e shkruar e Vedave ėshtė diēka qė ka ndodhur para dhjetėra mija vjetėsh, por ligjėrimi gojor ėshtė sė paku disa herė mė i gjatė sesa i shkruari. Mu nga ky shkak, pėr Himalajet nuk ka asnjė fjalė tė vetme.

Tash shkencėtarėt thonė se vargmalet e Himalajeve janė pjesa mė e re e sipėrfaqes tokėsore: mė e larta, por mė e reja pjesė. Himalajet akoma rriten, se ato janė vėrtet bjeshkė tė reja – pėr ēdo vit rriten nga disa metra. Vindhya ėshtė bjeshka mė e vjetėr nė botė; ndoshta pėr kėtė shkak kėrruset - si ndonjė plak i cili ngadalė po vdes. Hindusėt lidhur me kėtė bjeshkė e kanė tregimin e tejmrekullueshėm...

Njė profet, Agastya, nė rrugėn e tij pėr jug, ėshtė nisur nėpėr Vindhye; ka qenė gati e pamundur tė kalohen nė ato ditė, se kurrfarė mjetesh nuk ka pasur. Bukuria e tregimit pėrbėhet nga kjo: kur Agastya ka hapėruar nėpėr bjeshkė, nė vetė prekjen e shputave tė profetit, bjeshka ėshtė kėrrusur qė Agastyas t’i vinte mė i lehtė udhėtimi.

“Rri nė tė njėjtėn pozitė”, i tha profeti, - “unė sė frikti do tė vij.”

Porse, ka vdekur nė jug, dhe kurrė mė nuk ėshtė kthyer, kurse Vindhya ka mbetur e kėrrusur si ndonjė plakushe - ajo edhe ashtu ėshtė pjesėza mė e vjetėr ė sipėrfaqes tokėsore.

Madje edhe bjeshkėt janė tė vjetra e tė reja, sepse edhe ato linden, mu sikur njerėzit. Nė botėn e jashtme pėrhershmėria nuk ekziston. Shikojini drunjtė, lumenjtė: tė gjitha kėto dukuri krijojnė ndiesinė e pėrherėsisė, por nėse shikoni pak mė thellė, ajo ndiesi ka pėr t’u zhdukur nė ēast.

Ēfarė ju mbetet atėherė: hyni nė vete dhe soditni mendimet tuaja – ato janė edhe mė afatshkurtėra madje edhe se objektet e jashtme. Ato pandėrprerė lėvizin: para disa sekondash keni qenė tė hidhėruar dhe mendja nga maja e deri nė fund ka qenė e mbushur me mendimet pėrplot hidhėrim tė rreptė. Pas kėsaj ju ka kapluar gazi, se mendimet e mėparme janė zhdukur – sikur tė mos kishin qenė fare. Mendimet vijnė e shkojnė si retė nė qiell: gjithmonė e ndėrrojnė trajtėn – ngjashmėria ėshtė absolute.

Meditoni nė retė, dhe do tė shihni se trajta e tyre ėshtė nė ndryshim tė pandėrprerė; nėse nuk shikoni, pėr kėtė nuk do tė jeni tė vetėdijshėm, por madje as pėr disa sekonda reja nuk mund ta mbajė atė tė njėjtėn formė. E njėjta gjė ndodh edhe pėrbrenda mendjes: mendimi ėshtė re mentale, dhe trajtat mendimtare ndėrrohen pandėrprerė. Pėr kėtė njerėzit e kanė tė vėshtirė tė koncentrohen, meqė me koncentrimin nėnkuptohet pėrherėsia e trajtave mendimtare. Kjo ėshtė problem, pasi qė gjėrat ndryshojnė – pėrhershmėria gati se ėshtė e pamundur. Ēfarėdo qė tė bėni, ajo ndėrron: njė mendim tash bėhet ky, pastaj ai, njėra formė kalon nė tjetrėn, e kėshtu me radhė e kėshtu me radhė. Bota e mendimeve nuk ėshtė diēka qė manifeston qėndrueshmėri.

Malet ndryshojnė, ndryshojnė retė; vetėm qielli mbetet i pandryshuar – ai qėndron. Njėsoj ėshtė edhe pėrbrenda jush: retė e zakonshme ndėrrojnė nga jashtė, retė mentale ndėrrojnė nga brenda – por qielli i Unit tė vėrtetė, qielli i krijesės dėshmitare, mbetet gjithmonė ai i njėjti. Ky ėshtė ai margaritari: Uni qė dėshmon. Ai ėshtė i patrajtė – pėr kėtė edhe nuk ndryshon. Nėse ekziston forma, ndryshimi ėshtė i pashmangshėm. Por, nėse formė nuk ka, prej nga atėherė ndryshimi? Ēfarė do tė ndryshojė? Qielli i brendshėm ėshtė i pandryshueshėm. Uni qė dėshmon ėshtė nirakar, i patrajtė.

Nėse i shkoni nė takim asaj pjese tė patrajtė tė vetvetes, nė fillim ajo ka pėr tė ju dukur e zbrazėt, se ju s’e njihni atė qė ėshtė e patrajtė – vetėm jeni njoftuar me zbrazėtinė. Por, mos u frikėsoni, mos tė ju rrėmbejė paniku: hyni lirisht nė tė. Kur ta bėni shprehi, atėherė zbrazėtia ka pėr t’u bėrė patrajtėsi, e kur kėtė ta rezalizoni, e keni margaritarin. Atėherė e keni blerė njėjėsin sakaq e keni shitur shumėsin. Ju tash, momentalisht, e bėni pikėrisht gjėnė e kundėrt: duke shitur njėjėsin vini gjer te shumėsi. Njėjėsi ėshtė margaritari, shumėsi ėshtė gurina e padobishme. Gurėzit mund tė ju duken tė vlefshėm – por kjo nuk ėshtė ashtu, se shumėsi nuk qėndron shumė.

Qėndrueshmėria, nityata, pėrjetėsia e paraqet kriteriumin pėr tė vėrtetėn; kėtė mbajeni nė mend njėherė e pėrgjithmonė. Ē’ėshtė e vėrteta? Ajo qė qėndron amshueshmėrisht. E ē’ėshtė ėndrra? Ajo qė fillon e qė pėrfundon. Prandaj, kėrkojeni atė margaritarin tė cilin askush nuk mund t’jua marrė – madje as vdekja. Vdekja ka pėr ta asgjėsuar trupin, edhe mendimet do tė zhduken – por ju? Ju do tė vazhdoni tė ekzistoni.

Vdekja ndodh gjithmonė afėr jush, por kurrė s’u ndodh vetė juve. Ndodh nė fqinjėsi, por jo edhe nė votrėn tuaj. Ndodh nė periferi, por kurrė – e pėrsėris – kurrė nė qendėr. Kurrė nuk e keni shijuar vdekjen, e as qė ndonjėherė keni pėr ta shijuar. Bjeshkėt zhduken, retė zhdavariten, por qielli ėshtė gjithmonė ai i njėjti. E ju jeni ky qiell. Natyra e Unit ėshtė mu sikur hapėsira: e zbrazėt, e pafund, e amshueshme, e patrajtė. Ēdo gjė ndodh pėrbrenda tij, por asgjė nuk i ndodh atij. Nė kėtė Isai ka menduar kur ka thėnė:

            “A po e kėrkoni ju thesarin i cili nuk shkatėrrohet, i cili mbijeton, tė cilin molėzat nuk e atakojnė e as krimbat s’e brejnė?”

 

Nga libri "Fara Hyjnore"

 

 

  1    2