Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

GAZETA METRO

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

RRĖNJĖT TONA

Meditime 3 - JU JENI MARGARITARI

Bhagwan Shree Rajneesh - OSHO

Pėrktheu: Hasan HAMĖZBALA

JU JENI MARGARITARI

 

Ne jetojmė nė sytė e huaj: identiteti ynė ėshtė i pėrbėrė nga mendimet qė tė tjerėt kanė pėr ne. Pikėpamjet e huaja janė pasqyra nė vetė ne, kėshtu qė ne veten e shohim me ndihmėn e rrethit tonė. Dhe kėtu ėshtė problemi – se tė tjerėt nuk janė nė gjendje tė shohin atė qė vėrtet jemi: qenien tonė tė brendshme. Shpirti nuk mund tė shihet nė pasqyrė, kurse trupi mundet.

 

 

Nėse shikoni rreth vetes, keni pėr ta gjetur botėn e shumėsit, gjersa, po shikuat pėrbrenda, do ta shihni botėn e njėjėsit. Dhe tash – nėse niseni kah bota e jashtme, keni pėr tė arritur shumėēka, por keni pėr ta humbur atė njėrėn: kjo njė ėshtė qendra juaj individuale, pėrfaqėsia mė e thellė e qenies suaj. Nėse kėtė e huqni, i keni huqur tė gjitha. Mund tė tuboni vėrtet gjėra tė panumėrta, por ato nė fund nuk kanė pėr tė ju bėrė si diēka tė madh e tė rėndėsishėm, se gjithnjė derisa uni i vėrtetė nuk realizohet, asgjė nuk ėshtė e realizuar.

Nėse jeni tė huaj nė raport me vetveten, nuk ka pėr tė ju pėrmbushur as nėse tėrė botėn keni pėr ta pėrvetėsuar. Nėse nuk keni depėrtuar nė qenien tuaj, atėherė tėra ato begati kanė pėr tė ju bėrė mė tė varfėr sesa keni qenė mė parė. Dhe kjo gjithmonė ndodh: sa mė shumė pasuri tė kesh zėnė, pėr aq mė qartė e ndien varfėrinė nė tė cilėn ndodhesh. Begatia e jashtme atėherė shėrben vetėm si bazė e mirė pėr varfėrinė e brendshme. Nė kėtė fshihet paradoksi tė cilin e ndiejnė tė gjithė pasanikėt e kalbur: thesari gjithnjė e mė i madh, gjithnjė e mė i madh mjerimi. Sa mė shumė tė ketė, aq mė i zbrazėt ėshtė – pasi qė zbrazėtia e brendshme nuk mund tė zvogėlohet me grumbullimin e gjėrave tė jashtme. Ajo qė ėshtė e jashtme nuk mund tė hyjė nė qenie.

Zbrazėtia e brendshme pėrmbushet vetėm me hyrjen tuaj nė qenien individuale. Kijeni kėtė dallim plotėsisht tė qartė: bota e jashtme janė tė gjithė shumėsat, por nė ta mungon vetėm ai njėjėsi – e ai njėjėsi ėshtė qėllimi. Ai ėshtė nė ju, ndaj pėr kėtė shkak – keni pėr ta huqur atė qė vlen nėse nuk kėrkohet nė vendin ku ndodhet. Kurrgjė nuk ka pėr tė ju ndihmuar. Ēfarėdo qė tė bėni, ēfarėdo nga jashtė qė tė siguroni, megjithatė do tė jeni pa atė mė tė rėndėsishmen.

Mendja ka pėr tė vazhduar tė pėrsėrisė: “Bėje kėtė dhe do tė jesh i pėrmbushur!” – por, posa qė ajo gjė realizohet, mendja shton: “Tash diēka tjetėr! Vetėm edhe kėtė zije, dhe ke pėr tė parė, do tė jesh shumė mė mirė.” Mendja gjithmonė ka pėr tė pėrsėritur: “Nėse nuk ke pasur sukses, kjo ėshtė vetėm shenjė se nuk je pėrpjekur mjaft. Duhet tė investosh shumė mė tepėr energji. Nėse nuk po arrin, ēėshtja qėndron ekskluzivisht nė atė se nuk po vrapon mjaft shpejt.” Nėse e dėgjoni logjikėn e njė mendjeje tė atillė – e vetmja qė duket logjike, por nė esencė ėshtė nebuloze – atėherė keni pėr tė vrapuar e pėr tė vrapuar e pėr tė vrapuar, por nė fund... kurrgjė pėrpos vdekjes.

Shumėsia ėshtė regjion i vdekjes; regjioni i tė pavdekshmes i takon atij njėrit. Gjurmuesi duhet tė gjurmojė, por jo jashtė vetes, por NĖ VETE. Duhet t’i rrotulloni sytė, qė shikimin personal ta ktheni kah ai qė shikon. Pėrmes kėtij rrotullimi duhet tė kaloni, qė sytė tė cilėt kanė shikuar kah jashtėsia tė mund tė shohin fare nė brendėsi. Por, si ka pėr tė ndodhur kjo?

Gjithnjė derisa nuk jeni plotėsisht tė penguar me kėtė botė, ky rrotullim nuk ndodh. Madje edhe nėse lidheni me ndonjė shpresė gjysmė tė vdekur, do tė vijoni tė shikoni nė botėn e jashtme, nė botėn e shumėsisė e tė vdekjes. Dėshtimi ėshtė i madh, por kur tė ju ndodhė kjo katastrofė lidhur me botėn e jashtme, ndodh fillimi i ri. Sa mė parė tė dėshtoni nė botėn e vdekjes e tė sė vdekshmes, aq mė mirė. Sa mė parė qė tė pengoheni, aq mė parė keni pėr tė filluar tė hulumtoni rrugė tė reja – sepse dėshtimi nė tė jashmen ėshtė hapi i parė nė rrugė kah brendėsia.

Para se tė dalim tek ajo thėnie e Isait, duhet t’i kuptojmė disa gjėra: si e para – cili ėshtė i urti? Ai i cili ėshtė i gatshėm ta humbasė shumėsin shkaku i njėjėsit. E cili ėshtė budallai? Ai i cili e ka shitur vetveten pėr tė blerė marrėzira tė pavlera, ai i cili e ka shitur Mjeshtrin dhe e ka mbushur shtėpinė me gjėra tė pavlera.

Kam dėgjuar tė ketė ndodhur njėherė: miku i Mulla Nastradinit ka qenė pasanik qė s’mund tė merret me mend, e kurdo qė dikush tė pasurohet, ai dėshiron t’u kthehet miqve tė vjetėr, nė vendlindjen e tij – tė tregojė sesi gjėrat kanė ndryshuar. Pėr kėtė ai pasaniku kishte ardhur nė fshat nga kryeqyteti. Nė stacion e kishte takuar Nasradinin: “Miku im, nuk di a e di, por unė kam pasur sukses nė jetė. Jam bėrė aq i pasur – ti kėtė nuk mund as ta parafytyrosh! Momentalisht e kam shtėpinė me pesėqind dhoma. Mor ēfarė shtėpie, ai ėshtė pallat, pallat mbretėror!”

“Mor nuk ėshtė kjo gjė”, i tha Mulla Nastradini; “unė i di sė paku disa njerėz me kaq pasuri, me tėra kėto dhoma dhe me gjėra tė ngjashme.”

Pasaniku megjithatė nuk i lejoi vetes tė habitej: “Por, unė i kam edhe dy terrene golfi me nga tetėmbėdhjetė vrima, tri pishina olimpike, pyje tė tėra – gjelbėrim me kilometra katrorė!”

“As kjo s’ėshtė gjė”, u bė Nasradini i pamarrur vesh. “Njihem me njerėz qė kanė aq.”

“Nė shtėpi?”, i ngriti vetullat pasaniku.

“Dėgjo – ti ndoshta ke fituar shumė tė holla, por as unė nuk jam aq keq: unė e kam gomarin, shumė kuaj, derra, buaj, lopė, pula...”

I pasuri zuri tė qeshej: “Po, Nasradin, ti e di mirė se shumė njerėz e kanė tėrė kėtė bagėti!”

“Nė shtėpi?”

Por, ēfarėdo qė tė keni arritur – terrene pėr golf me nga tetėmbėshjetė vrima, mijėra dhoma, pishina olimpike, apo gomarė, kuaj dhe lopė – ēfarėdo qė tė keni grumbulluar nga bota e jashtme, nuk mund tė ju bėjė tė lumtur, se ju edhe mė tej do tė mbeteni tė zbrazėt. Tė gjitha gjėrat e jashtme mbesin jashtė – nuk ekziston mėnyra qė t’i vendosim pėrbrenda. Kurse varfėria ėshtė e brendshme. Sikur ajo tė ndodhej diku jashtė, problem nuk do tė kishte.

Po qe se e keni ndier varfėrinė e jashtme, atėherė ajo mund tė zbutet me shtėpi, automobila, kuaj, por zbrazėtia gjithmonė ndihet nga brenda, edhe pakuptimėsia e ekzistencės, po ashtu. Kjo nuk ėshtė e lidhur me shtėpinė e madhe dhe nuk ėshtė kjo ajo qė krijon pakėnaqėsi – ēėshtja ėshtė nė atė se ju nga brenda keni prekur pakuptimėsinė personale. Pse ekzistoni? Pėr kė gjithė ky mundim? Pse fare tė jemi gjallė? Ku na dėrgon ne e tėrė kjo?

 

 

Pėr ēdo mėngjes zgjoheni pėr tė shkuar – ku? Nuk keni ku tė shkoni. Pėr ēdo mėngjes visheni, e veēse e dini se gjer nė mbrėmje nuk keni pėr tė bėrė asgjė qė ėshtė e denjė tė pėrmendet, asgjė qė ėshtė e qėndrueshme dhe e rėndėsishme. Prapė hyni nė krevat, dhe prapė nė mėngjes lėvizni nė rrugėtimin idiotik – njė biznes plotėsisht i pavlerė! Prandaj, me gjėrat e jashtme ju mund t’i mashtroni tė tjerėt, por veten nuk mund ta bartni matanė lumit. E, edhe si kishit pėr tė mundur?

Sa mė shumė gjėra tė tuboni, aq mė pakuptimshėm e keni harxhuar jetėn, meqė pėr ēdo gjė qė keni arritur – keni paguar ēmim tė lartė, ēmimin e jetės suaj. Jeni gjithnjė e mė tė pagjallėrishėm, vdekja nga ēasti nė ēast ju ofrohet gjithnjė e mė afėr, kurse gjėrat shtohen e shtohen – grumbulli i plehut rritet, kurse pėrbrenda jehona ėshtė gjithnjė e mė e thellė, shkaku se zbrazėtia ėshtė rritur nė ndėrkohė. Dhe atėherė frika ju kaplon: “Ēfarė kam realizuar kėshtu? Ku po shkoj unė kėshtu? Ēfarė bėra me jetėn time?”

E kthim nuk ka. Koha tė cilėn pakuptimisht e keni harxhuar nuk mund tė ju kthehet. Tash nuk mund ta kėrkoni tamblin qė e keni derdhur e tė thoni: “O, mua mė vjen shumė keq, por sikur tė kisha mundur...” E po nuk mundeni! Me kohė plakeni gjithnjė e mė tepėr, dhe jeni gjithnjė e mė tė dėshpėruar. Ai pikėllim nuk lajmėrohet shkaku i viteve, veēse shkaku i pikėpamjes – ēfarė gjatė gjithė kėsaj kohe i keni bėrė vetes: keni ndėrtuar shtėpinė e madhe, keni pasur suksese, jeni pasuruar, nė sytė e tė tjerėve statusin e keni nė lartėsi marramendėse – por ēfarė ėshtė ai nė sytė tuaj personalė?

Tash e ndieni vuajtjen shkaku i jetės sė rrėnuar; vdekja sė frikti ka pėr tė ardhur dhe ka pėr tė ju thyer copė-copė, kurse duart i keni tė zbrazėta. Kjo zbrazėti ėshtė krejtėsisht e brendshme, dhe nuk mund tė pėrmbushet me gjėra – mund tė pėrmbushet vetėm me atė qė ėshtė. Sė kėndejmi Isai insiston e thotė: “Mė lehtė deveja e ka tė pėrbirohet nėpėr vrimėn e gjilpėrės sesa i pasuri tė arrijė nė mbretėrinė qiellore.” Pse? Pse kjo pėr tė ėshtė kaq gjė e vėshtirė?

Ajo se ai ka grumbulluar pasuri tė madhe nuk ėshtė edhe gjithaq keq, por problemi qėndron nė atė se e ka harxhuar jetėn duke grumbulluar gjėra tė pavlera tė kėsaj jete. Kjo pėrafėrsisht edhe kishte pėr tė qenė pėrcaktimi i pasanikut - dhe tash e ka tė vėshtirė tė hyjė nė mbretėrinė e qiellit, meqė hyn vetėm ai i cili e ka arritur atė thesarin e brendshėm. Borgjezi nuk mund tė mashtrojė nė hyrje tė parajsės. Para vdekjes ka pėr tė qenė tėrėsisht i dėrmuar, i rrėnuar, i thyer; nuk ėshtė nė gjendje tė luajė para portės qiellore, tė kėndojė nga gėzimi e lumturia. Kurrfarė dėshmie – se diēka ka realizuar – nuk mund tė tregojė si biletė para dyerve tė parajsės. Ai nga brenda ėshtė i ērrėnjosur: posedon shumė, por nuk e posedon veten – dhe kjo, pėrafėrsisht, do tė ishte definicioni i varfėrisė. Nėse e posedon veten, vėrtet je i pasur, por nėse nuk e ke atė qė je, atėherė mund tė jesh edhe perandor i madh – por, jo: nė esencė akoma je skamnor.

Gjėja e dytė qė duhet tė kuptohet ėshtė kjo: pse ne me aq ngulm mbledhim e grumbullojmė objekte tė pavlera? Pra, e vėrteta ėshtė vėrtet ashtu pafundėsisht e papėrsėritshmėrisht e qartė, por ne, si i dehuri, verbėrisht, e kuptojmė kėtė si diē tė kaluar, si diē e shkuar. Askush nuk e dėgjon Isanė, askush nuk ėshtė nė gjendje ta dėgjojė njė Budė. Madje edhe po e dėgjuat, madje edhe po e kuptuat se ku qėndron problemi themelor, nuk ju bjen ndėrmend ta jetoni atė qė e keni kuptuar. Sigurisht qė pėr diēka tė kėtillė – pėr njė marrėzi tė kėtillė – ekziston arsyeja e thellė dhe serioze. Dhe kėshtu – Buda e Isai nuk janė pėrfillur, kurse ju vazhdoni tė sorollateni poshtė e lart shtigjeve qė askund nuk ēojnė. Ngandonjėherė ju rrėmben dyshimi, por vetėm pėr kohė tė shkurtėr – e shkundni kokėn, rregulloheni dhe marrėzia vazhdon me intensitet tė pazvogėluar. Duhet tė ekzistojė diēka me rrėnjė pabesueshmėrisht tė thella – meqė as Buda e as Isai nuk po janė nė gjendje t’jua shkulin kėtė nga koka. E ēfarė ėshtė nė esencė kjo rrėnjosje e thellė?

Ne jetojmė nė sytė e huaj: identiteti ynė ėshtė i pėrbėrė nga mendimet qė tė tjerėt kanė pėr ne. Pikėpamjet e huaja janė pasqyra nė vetė ne, kėshtu qė ne veten e shohim me ndihmėn e rrethit tonė. Dhe kėtu ėshtė problemi – se tė tjerėt nuk janė nė gjendje tė shohin atė qė vėrtet jemi: qenien tonė tė brendshme. Shpirti nuk mund tė shihet nė pasqyrė, kurse trupi mundet. Madje edhe po tė ndalemi para pasqyrės mė tė pastėr, ajo ka pėr tė shprehur vetėm trupėsinė. Asnjė sipėrfaqe nuk mund ta reflektojė atė pjesė tė brendshme.

Dhe ēfarė ndodh atėherė? Sytė e huaj pasqyrojnė vetėm pasurinė tuaj, rrobat dhe tė arriturat pėrbrenda kuadrit tė kėsaj bote. Por, vėrtet, asgjė nga kjo nuk ju pasqyron ju. Kur shihni se tė tjerėt po mendojnė se jeni tė varfėr – domethėnė, se nuk keni rroba tė bukura, automobil tė mirė dhe shtėpi tė madhe – ju filloni qė automatikisht tė lėvizni nė kėtė kahje. Vetėm pėr ta njohur veten si tė pasur nė sytė e tė tjerėve, ju filloni tė mundoheni duke grumbulluar gjėra. Atėherė sytė e huaj fillojnė tė ju japin vlerė, flasin se keni arritur njė fuqi, prestigj, status tė caktuar. Pra, identiteti juaj ėshtė i themeluar mbi pasqyrimet, kurse njerėzit tjerė mund tė reflektojnė vetėm gjėra dhe kurrgjė mė tepėr – ju nuk jeni nė atė qė me ndihmėn e syve tė huaj ėshtė pasqyruar. Shkaku i tėrė kėsaj, meditimi ėshtė absolutisht i domosdoshėm.

Meditimi ėshtė mbyllja e syve, ndėrprerja e tė shikuarit nė pasqyrime, dhe fillimi i vrojtimit tė qenies suaj. Ju edhe ashtu tėrė ditėn jeni tė zėnė me tė tjerėt. Natėn ose jeni tė zėnė duke fjetur, gjė qė nuk ėshtė shumė e dobishme, ose pėrsėri jeni me tė tjerėt – pėrmes ėndrrave. Kjo jetesė vazhdimisht me tė tjerėt paraqet problem: jeni tė lindur nė shoqėri, jetoni nė tė, nė tė edhe vdisni – e tėrė ekzistenca juaj thjesht ėshtė sociale. Kurse shoqėria nuk ėshtė kurrgjė mė shumė sesa sytė qė ju pasqyrojnė.

Dhe tash – ēfarėdo qė sytė e shoqėrisė tė reflektojnė, ju jeni tė magjepsur me atė pasqyrim. Nėse tė gjithė fillojnė tė flasin se ju jeni njė njeri shumė i mirė, ju ndiheni shkėlqyeshėm, mrekullueshėm, bukur, por kur tė tjerėt zėnė tė flasin sesi ju jeni njė mjeran, njė person i keq, gjendja juaj pėrkeqėsohet me shpejtėsi tė pabesueshme, apo jo? Nėse tė tjerėt mendojnė se jeni tė sėmurė, pėrnjėherė – me tė vėrtetė nuk ndiheni mirė. Identiteti juaj varet nga njerėzit tjerė – kjo, thėnė me fjalė tė thjeshta, ėshtė hipnozė pėrmes ndėrmjetėsuesit. Shkoni nė vetmi – madje edhe mund tė jeni me ndokė, por nuk dėrmoheni me qėndrime, mendime, bindje tė huaja.

Sė paku njė orė nė ditė kalojeni nė meditim, me sytė mbyllur – ajo orė paraqet mbyllje nė raport me ndikimin e shoqėrisė, dhe atėherė jeni vetėm, askush nuk ėshtė pėrpos jush – ashtu qė nė kėtė kohė mund tė jeni nė gjendje qė drejtpėrdrejt ta shihni e ta pėrjetoni vetveten. Njėherė nė vit shkoni pėr disa ditė nė bjeshkė, apo nė shkretėtirė, ku askush nuk ju pengon, ku plotėsisht jeni vetėm. Pėrndryshe, tė jetuarit pandėrprerė nė turmė vetėm sa ka pėr ta thelluar hipnozėn ekzistuese, e duke iu falėnderuar kėsaj edhe ju vijoni t’i mahnitni tė tjerėt, tė ndikoni mbi ta. Me vetė kėtė, duket sikur pikėrėndesa nuk ėshtė nė atė qė ta jetoni njė jetė vėrtet tė begatė dhe pėrmbajtėsore, veēse qė tek tė tjerėt tė krijohet pėrshtypja – sesi ju jetoni nė begati, sesi edhe vetė jeni tė pasur, por kėto vėrtet janė dy gjėra plotėsisht tė ndryshme.

Nė tė tjerėt ndikon krejt ajo qė ju posedoni, e jo ajo qė ju vetė JENI. Nėse e takoni Aleksandrin e Madh nė ndonjė ēajtore nė tė cilėn rrinė vetėm skamnorėt, ju nuk keni pėr ta njohur. Nėse lypsari, i cili deri pak mė parė ėshtė zvarritur rrugėve, vendoset nė fron, ju menjėherė keni pėr t’i rėnė tek kėmbėt – sepse keni pėr “ta njohur”, apo jo?

 

Vazhdon...

 

 2    3