Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegëza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZËRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRË

ZËRI I AMERIKËS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHËNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Tema të tjera 3 - ILLYRICUM SACRUM NUK MUND TË QUHET YLLI I DAVIDIT! (2)

Shkruan: Isa MULAJ

www.pashtriku.org

Zbulim i mistershëm arkeologjik:

ILLYRICUM SACRUM NUK MUND TË QUHET YLLI I DAVIDIT! (2)

 

      Lulen e Jetës e gjeni kudo nëpër djepa të familjeve shqiptare, kryesisht me gjashtë petale, tash me siguri më rrallë, por unë e mbaj mend djepin tim dhe të tjerëve që ka pasur disa të tilla te secili djep. Aq i shpeshtë ka qenë ky simbol në djepa sa që atëherë mendoja se përpunuesit e drurit ose prodhuesit e djepave nuk ditkan tjetër gjë pos ta vizatojnë këtë simbol.

  

 

            Rifati u bë nervoz se donte ta shihte gurin para se të kthehej në Berlin. Kishte bërë përpjekje për ta gjetur vendin në bazë të fotografisë 4, dhe kishte kërkuar konsulencë të gjithanshme se ku mund të jetë bërë fotografia 4. Disa herë më ka pyetur dhe nuk i kam treguar, gjersa nuk isha në dijeni rreth përpjekjeve të tij. I supozonte edhe vendet duke m’i përmendur, dhe i thosha: “Qasajde dikah!” Hipëm në xhip të tij me Dukagjin Rexhën, fqinjit e tij të parë. Kur qe, edhe Dukagjini menjëherë e merr llafin e gurit! Euuu! “S’paska mbet njeri në Istog që nuk qenka informuar për këtë guri”, i thash Dukagjinit, ndërsa ky i indoktrinuar me historinë e rrejshme të shqiptarëve, thoshte: “Moti e kanë marrë vesh këtë punë.” Edhe ky asi shqiptari siç i kishte përshkruar Karl Marksi shqiptarët në përgjithësi, insistonte me nervozë t’ia tregoj vendin e gurit.

            Pasi kthehem nga Stambolli, Shaban Uça (fqinj i Rifatit dhe Dukagjinit) më ndal në Istog dhe më tregon se si Rifati dhe Enveri kanë kërkuar shumë ton ditën e lume nëpër përrua, gardhiqe, stomit t’prronit e përgjatë shelgjeve për gjetjen e gurit deri sa u kishte dalë gjuha përjashta! E dija fort mirë se ishin në ekspeditë për gjetjen e gurit, por nuk e kam menduar se do të shpenzojnë kaq mund të madh që ma përshkroi Shabani. Shabani më përgëzoj qe nuk u kam treguar, dhe më tha se duhet me ta qit një kafe për këtë. Unë i thashë se ti e meriton një drekë prej meje jo pse më tregova sepse edhe ashtu e dija qëllimin e tyre në prapavijë, por vetëm se e ke këtë bindje se puna në besim nuk duhet tradhtuar për interesat e të tjerëve në kurriz timin. Meqenëse isha për ngut, i premtova Shabanit të qëndroj andej pari nesër se do të vij dhe kemi kohë për kafe e për drekë. Në përmbyllje i tregova Shabanit se këta istogasit për këtë punë të madhe me rëndësi përtej Kosovës janë askushi, prandaj ky konspiracion është poshtërimi më i tmerrshëm që po më bëhej. Dhe pas bisedës me Shabanin, dy gurët tjerë në lokalitet tjetër që mund të jenë dëshmi edhe më të mira si ky që po e paraqes, do të “mrizojnë” dhe nuk do të zbulohen. Vetëm kur të dua unë ata kanë për t’u zbuluar. Kushdo mund të nisë ekspeditën për gjetjen e tyre derisa t’u del gjuha nga mundi duke kërkuar! Mund të filloni edhe të boni hajgare si istogasit e hupt! Por ta dini vetëm një gjë: se këto artefakte, duke mos përfshirë edhe dy gurët tjerë që për shkaqe objektive do të bllokohen “krrup”, nuk janë “cerrtana” ose “buggs bunny” sikur ajo “Hyjnesha në Fron” që nuk do të thotë gjë kush e di se çka, por fakte që mund ta tronditin botën. Prandaj, ai/ajo që e ndien veten pjesë e trashëgimisë dhe shkencëtar i vërtetë, duhet t’i denoncoj ashpër istogasit e hupt, e pse jo edhe shumicën e institucioneve të Kosovës të cilat nuk i kemi edhe krejt kot e kot, por të dëmshme.

 

            Po ua paraqes edhe një fotografi të gurit, sepse ende nuk i keni parë anët tjera të rëndësishme të tij:

 

 

Fotografia 6: Gravurat dhe simbolet në Illyricum Sacrum: 1) Gushak i rendit të zgjatur; 2) Gushak i rendit të parë; 3) shkallë/cep për lidhje me pjesët tjera të objektit; 4) Lulja e Jetës me katër petale; 5) E pa njohur (vrimë për lidhjen e gurit me anë të shufrës metalike nëpërmjet “Gushakut të rendit të parë” me direkun e drurit – në këtë rast drurin e bungut); 6) “Syri i Masonëve” në gjashtëkëndëshin e Yllit të “Davidit”; 7) Ylli i “Davidit” (Illyricum Sacrum); 8) Pema e Jetës; 9) Lulja e Jetës me pesë petale.

©Isa Mulaj, 2013

 

 

 

            Lulen e Jetës e gjeni kudo nëpër djepa të familjeve shqiptare, kryesisht me gjashtë petale, tash me siguri më rrallë, por unë e mbaj mend djepin tim dhe të tjerëve që ka pasur disa të tilla te secili djep. Aq i shpeshtë ka qenë ky simbol në djepa sa që atëherë mendoja se përpunuesit e drurit ose prodhuesit e djepave nuk ditkan tjetër gjë pos ta vizatojnë këtë simbol. Unë (dhe disa të tjerë) e vizatoja me kompas kur isha nxënës i shkollës fillore. Së pari bëja rrethin, pastaj në formë të harqeve nxirrja një lule me gjashtë petale, e nganjëherë edhe pesë. Më dukej punë zbavitje dhe mënyrë se si për ta humbur kohën! Mos të harrojmë se gjeometria dhe astronomia në antikë kanë qenë shumë të përparuara. Nëse bëni vizatime të shumë rrathëve dhe mundoheni të nxirrni diçka duke i bashkuar pikat, u del edhe Ylli i “Davidit” sikur në fotografinë më poshtë:

 

 

 

Figura 1: Heksagrami dhe Lulja e Jetës të bashkuara

©Publik

 

 

            A po e kuptoni tash pse Lulja e Jetës dhe Ylli i “Davidit” gjenden së bashku në gurin që është gjetur në Shushicë? Pyetja është: Nga rrjedh Ylli i “Davidit” dhe çka simbolizon? Mund të gjeni përgjigje dhe interpretime deri në pakufi. Unë po ua sjelli vetëm një nga disa prej atyre që njiheshin nga ilirët (të tjerat ua siguroj më vonë pasi të marrë frymë pak nga konspiratorët!).

 

            Çka është Illyricum Sacrum?

 

            “Sacrum” nga gjuha latine i thonë ashtit më të madh në trupin e njeriut që gjendet në pjesën e mesme të trupit, ose pjesës që lidh trupin me këmbët. Në anatomi sot e quajmë “legeni” ose “kombliku”. E ka formën e trekëndëshit dhe në formë simbolike paraqitet si trekëndësh. Me trekëndësh simbolikisht është paraqitur mashkulli, ndërsa me trekëndëshin në pozitë të kundërt femra. Kur bashkohen të dy trekëndëshet ose mashkulli dhe femra, na jep këtë figurë:

 

Mashkulli Femra

 

 

Figura 2: Ky nuk është simbol i judaizmit, e as Yll i “Davidit”, por Illyricum Sacrum. ©Isa Mulaj, 2013

 

 

            Pema e Jetës mund të paraqes pemët që gjendet në vendin ku është gjetur Illyricum Sacrum. Në të vërtetë, e mbaj mend kur kam qenë fëmijë se ai vend dukej si Kopshti i Edenit! Edhe sot në atë lokalitet, ndonëse është shëmtuar shumë, ka shumë pemë, sidomos dardha.

 

            Çfarë rëndësie ka Illiricum Sacrum për të kaluarën, të sotmen dhe të ardhmen?

 

            Shumë:

            - Lulja e Jetës është simbol mjaft i përdorur nëpër botë. Unë ua solla dëshminë nga terreni për vjetërsinë e saj;

            - Gushaku përdoret praktikisht edhe sot;

            - Ylli i Davidit është term i shpifur si për kah etimologjia, ashtu edhe për kah historia dhe arkeologjia. As Davidi e as Sollomoni nuk kanë jetuar para 4.000 viteve;

            - Pema e Jetës në Illyricum Sacrum duket sikur pendla, por në fund e ka bishtin në formë të zgjeruar që sugjeron se është pemë ose dru. Nga pendla ose l’pendra siç i thuhet në Dukagjin, ka rrjedhë emri penda, sepse pendla ose pupla e shpezëve është përdorur si mjet për të shkruar. Edhe në anglisht emri pen (laps) e ka burimin nga ky emër shqip.

 

            Në bazë të të gjeturave nga Illyricum Sacrum dhe atyre që do t’i gjejmë nga dy gurët tjerë, vijmë në këtë përfundim:

 

 

 

Fotografia 7: Illyricum Sacrum në Flamurin e Izraelit

©Publik

 

 

 

Fotografia 8: Illyricum Sacrum si harrni i verdhë për identifikimin e hebrenjve gjatë kohës së nazizmit

©Publik

 

 

 

Fotografia 9: Illyricum Sacrum në kishë

©Publik

 

 

 

Fotografia 10: Illyricum Sacrum në Vulën e Madhërishme të SHBA-së

©Isa Mulaj, 2013

 

 

 

Fotografia 11: Autori duke treguar Yllin e “Davidit” në xhaminë Sulltan Ahmet. Shikoni dritaren me grila të hekurta që përmban Lulen e Jetës (për një shikim më të qartë shikoni Fotografinë 12 më poshtë)

©Publik

 

 

 

Fotografia 12: Autori duke bërë me gisht te struktura e rrethojës me yje të “Davidit” brenda xhamisë Sulltan Ahmet

©Isa Mulaj, 2013

 

 

 

Fotografia 13: Autori te dritarja e xhamisë Sulltan Ahmet. Në sfond, rrethoja e hekurt me Lulen e Jetës. Nuk po i bie X meqenëse qenka me 6 petale!

©Isa Mulaj, 2013

 

 

 

Fotografia 14: Autori te muret e oborrit të Aja Sofia-s në Stmaboll (gjendet përballë xhamisë së Sulltan Ahmetit) duke pozuar te Ylli i “Davidit” i shekullit XVII-të. Edhe kësaj nuk po i bie X pasi nuk i paska këndet e prera si Illyricum Sacrum!

©Isa Mulaj, 2013

 

 

            Vazhdon...

 

 (1)           (3)