I tėrė problemi i njerėzimit pėrbėhet nga zgjedhja nė mes tė
momentales dhe tė sė pėrjetshmes. Nėse e zgjidhni momentalen, ju atėherė e
ndėrtoni shtėpinė prej rėre e ajo ka pėr tė rėnė, nė kėtė ska dyshim.
Nėse e zgjidhni tė pėrjetshmen, atėherė keni ndėrtuar diēka qė ėshtė e
pėrhershme.
E asgjė mė pak sesa ajo e pėrjetshmja nuk ėshtė nė
gjendje tė ju kėnaqė. Gjėrat momentale sjellin lehtėsim, por jo
mjaftueshmėri. Pikėrisht ndodh e kundėrta: gjėrat momentale ju bėjnė edhe mė
tė etur e mė tė uritur. Ato janė mu sikur vaji i cili hidhet nė zjarr qė ky
tė shuhet... sakaq, kjo bėhet ushqim shtesė pėr flakėn, dhe zjarri ka pėr
tu rritur si tharmi i bukės. Momentalja ėshtė si vaji nė zjarrin e
dėshirave tuaja i ndihmon mendjes tė marroset nga dėshirat; ai ėshtė
ushqim vitaminor. Vetėm e pėrjetshmja mund ta shuajė kėtė etje; nuk ekziston
ndonjė rrugė tjetėr.
Por, kur them: Nėse e zgjidhni tė pėrjetshmen, vetėm
atėherė e ndėrtoni shtėpinė tuaj nė bjeshkėn e lartė, nė diēka stabile e tė
qėndrueshme, dhe pėrpjekja juaj nuk ka pėr tė qenė e kotė, ēfarė unė mendoj
esencialisht me atė zgjedhjen e sė pėrjetshmes? se ajo e pėrjetshmja nuk
mund tė zgjidhet. Nėse veē mund tė zgjidhni, atėherė gjithmonė keni pėr ta
zgjedhur kalimtaren; zgjedhja ėshtė ēėshtje e cila sipas rregullit gjithmonė
i takon momentales. Po ēfarė ėshtė atėherė ajo qė e nėnkuptoj me tė
zgjidhet e pėrjetshmja? Nėse mund ta kuptoni se krejt ēka ėshtė momentale
ėshtė plotėsisht e padobishme se keni pėr tė qenė tė etur e tė uritur qė
nė minutėn tjetėr, se ai lloj i ujit nuk ka pėr ta shuar etjen; nėse kėtė e
kuptoni, momentalja bie, bėhet e papėrdorshme, dhe ju thjesht vini tek
momenti ku e kuptoni kotėsinė e kalimtares. Dhe vetėm kur kjo bie, e
pėrjetshmja ėshtė e zgjedhur ju vetė kurrė nuk e zgjidhni.
Kur momentalja bie, ajo qė ėshtė e pėrjetshme hipėn nė fuqi,
por gjėrat kalimtare duhet tė bėhen absolutisht jopjellore. Me momentalet,
mossuksesi juaj duhet tė jetė gjithėpėrfshirės. Tė lumtur janė ata
qė nuk patėn sukses nė kėtė botė kjo lumturi duhet tu shtohet lumturive
tė tjera tė Isait.
Mos kini sukses nė kėtė botė! Por, jo: ju e provoni
pikėrisht tė kundėrtėn tė jeni sa mė tė suksesshėm. Por, mu kur ta keni
realizuar suksesin, ai ka pėr tė qenė mossuksesi i vėrtetė, shkaku se
atėherė keni mbetur nė kuadrin e momentales por asnjėherė asnjeri nuk
sukseson deri nė fund. Lumtė ne qė ėshtė kėshtu. Krejt ēka mundeni ėshtė qė
ta shtyni mossuksesin, dhe kjo ėshtė e tėra. Mund ta shtyni atė edhe
deri nė jetėn tjetėr, deri kushdi te cili inkarnim, por nė kėtė botė
asnjėherė asnjėri nuk prosperon deri nė fund, e si cilido kishte pėr ta
realizuar suksein nė kėtė kalueshmėri, ku ēdo gjė na rrėshqet nga dora? Si
mbi kėtė mund tė ngrihet shtėpia? Si nėpėrmjet kėsaj kalueshmėrie mund tė
ndėrtohet shtėpi? Nė ēastin kur projekti ėshtė gati, momenti i volitshėm
ėshtė zhdukur. Pėr kėtė shkak ju pandalim e ndieni se jeni tė penguar, por,
jo: gjithmonė nga fillimi e bėni atė tė njėjtėn gjė.
Duket sikur ju fare nuk jeni tė vetėdijshėm, se fare nuk
dini ēfarė bėni po mė duket se kurrgjė nuk keni nxjerrė, kurrfarė mėsimi,
nga pėrvojat e deritashme. Keni mbetur tė paditur; ndoshta keni shumė dituri
tė ashtuquajtur, ndoshta e dini si ndėrtohet shtėpia ndoshta jeni
inxhinier apo arkitekt por akoma nuk e keni mėsuar se mbi themelet e
kalimtares nuk mund tė ngritni shtėpi tė qėndrueshme. Kjo ėshtė gjėja e parė
tė cilėn e thekson Isai.
Ėshtė ngritur qyteti nė bjeshkėn e lartė, qytet i
fortifikuar, qytet i cili as tė bjerė nuk mundet e as tė jetė i fshehur.
Pėrbrenda kėsaj thėnieje ka aq shumė tė thėnė; sė pari:
qyteti... nė bjeshkėn e lartė...
Ju gjithmonė ngritni diēka nė luginė! Tėra kėto janė
simbole: lugina ėshtė natė e errėt, kurse maja e malit paraqet diēka
shumė mė tė vetėdijshme, e sa mė tė vetėdijshėm tė jeni, aq mė lart jeni
ngritur. Kur tė jeni absolutisht tė vetėdijshėm, ndodheni nė Everest. Pėr
kėtė arsye hindusėt thonė se Shiva Zoti suprem banon nė Gaurishankar,
apo Everest, sepse Shiva ėshtė simbol i vetėdijes mė tė lartė. Ai Zot nuk
ėshtė person veēse gjendje e asaj vetėdijshmėrie absolute. Vetėdija e
pėrsosur jeton nė Gaurishankar, nė bjeshkėn mė tė lartė.
Kur jeni tė pavetėdijshėm bini nė errėsirėn e luginės nata
juaj ėshtė lugina, gjumi juaj po ashtu. Kur jeni tė vetėdijshėm, filloni tė
ngjiteni. Nė atė moment qė jeni plotėsisht tė pavetėdijshėm, keni ardhur
deri tek pika mė e ulėt e ekzistencės nė nivel tė shkėmbinjve, mineraleve,
nė shkallėn mė tė ulėt. As guri nuk ėshtė i vdekur, por ėshtė absolutisht i
pavetėdijshėm. Sakaq, edhe ai rritet, piqet, vjetėrsohet dhe vdes. Shkėmbi
kalon nėpėr tė njėjtat faza mu si edhe ju, por pavetėdijshėm ata janė
hallka e fundit e jetės. Ju ngandonjėherė jeni mu si guri: kur jeni nė gjumė
tė thellė, ēfarė ėshtė dallimi nė mes tė gurit dhe jush? Kur nga ju nuk
buron asnjė fije vetėdijshmėri, me ēfarė atėherė dalloni nga toka mbi tė
cilėn ecni. Nuk ka dallim.
Nė gjumė ju lėvizni kah lugina. Mėkatari ėshtė ai i cili
pandalim ėshtė nė gjumė, kurse shenjtori ai qė ėshtė i zgjuar madje edhe
nė gjumin mė tė thellė. Nė Bhgavad Gita, Krishna i thotė Arxhunit:
Kur tė gjithė janė nė gjumė, jogini ėshtė plotėsisht i zgjuar. Tėrėsia e
njė jogini kurrė nuk zotėrohet nga gjumi. Pika e vetėdijshmėrisė pėrherė
ėshtė e zgjuar, dhe ai ėshtė nė gjendje qė tė jetė dėshmitar madje edhe i
gjumit tė vet. Pėrmes gjumit bini, pėrmes zgjuarsisė ngriheni. Kur nė ju
asgjė nuk fle, kur e tėrė vetėdijshmėria juaj tė jetė shndėrruar nė dritė,
dhe kur nga e pavetėdijshmja nuk ka as gjurmė, kur e tėrė qenia juaj ėshtė e
mbushur shkėlqim kjo ėshtė ajo qė nėnkuptohet me natyrėn e Krishtit apo tė
Budės: nuk ka pavetėdijshmėri ajo ėshtė maja mė e lartė. Ky ėshtė kuptimi
simbolik i fjalėve tė Isait: Ėshtė ngritur qyteti nė bjeshkėn e
lartė...
Ju qytetet dhe shtėpitė tuaja i ndėrtoni nė luginė, dhe
duket se gjumi i zakonshėm nuk ju mjafton ju nevojiten drogat qė tė
zgjoheni nga gjumi. Ju madje kėrkoni metoda tė cilat do tė ju shtyjnė nė
pavetėdijshmėri edhe mė tė thellė meqė vetėdija ėshtė e lidhur me dhembjen
e mėrzinė. Por, pse? Buda dhe Isai thonė se vetėdija ėshtė lumturia mė e
madhe e mundshme, kurse pėr ju, vetėdija ėshtė e padurueshme dhe e
dhembshme. Pėr ēarsye? Dhe pse ju nė tė vėrtetė dėshironi qė ēdo gjė tė
harroni? Pse vetėdijshmėria ėshtė e dhembshme dhe mėrzitėse?
Ajo ėshtė e dhembshme vetėm nėse nėntėdhjetė e nėntė pėr
qind tė vetė jush ėshtė e pavetėdijshme, dhe nėse vetėm njė pėr qind ka
mbetur e vetėdijshme. Atėherė ai njėpėrqindshi vuan, meqė gjithkund rreth
vetes sheh vetėm kaos. Duke parė nėntėdhjetenėntėpėrqindshin nė ēmenduri tė
gjithėmbarshme, ai njėpėrqindėsh vuan pakuptimisht dhe atėherė, shkaku i
vuajtjes, kėrkon anestetikė: drogėn, alkoolin, apo seksin, muzikėn, mantrat
vetėm pėr tė krijuar gjendje autohipnoze. Pra, atėherė edhe ai
njėpėrqindėshi vuan dhe bėhet pjesė e tėrėsisė. Atėherė e keni mė lehtė,
pasi qė askush nuk ėshtė i vetėdijshėm pėr problemin nė dukje problemi
zhduket.
Kjo ėshtė ajo qė quhet logjika e strucit. Kurdo qė
struci vėren ndonjė armik, ai menjėherė e fut kokėn nė rėrė. Nė momentin kur
nuk mund tė shohė, logjika e tij punon pėrafėrsisht kėsisoji: Nėse nuk jam
nė gjendje ta vėrej armikun, atėherė ai edhe nuk ekziston. Siē duket struci
ėshtė ateist i pėrsosur, se ateistėt thonė: Nėse ne nuk mund ta shohim
Zotin, si ėshtė e mundur qė Ai tė ekzistojė? Diēka ka por vetėm kur ne ta
shohim si kur nga tė pamurit tuaj varet e tėrė ekzistenca. Njė gjė nuk
ekziston, nėse ju nuk e shihni; kėshtu sė paku duket.
Struci e ngul kokėn nė rėrė, i palon sytė, dhe frika
automatikisht zhduket se armik mė nuk ka. Por, asnjė armik nuk beson nė
njė sistem tė tillė tė shushatur tė logjikės, kurse ju edhe ashtu bėheni
viktima e vetvetes. Keni mundur tė ikni, por tash tė ikurit ėshtė i pamundur
pasi qė jeni tė bindur se armik nuk ka. Ndoshta nga ky shkak ndieni
shkarkesė momentale dhe kjo jo shkaku se armiku nuk ekziston, por shkaku i
asaj se ju po e ndieni se ai nuk ekziston. Ju e ndieni lumturinė momentale
posa qė tė jeni nėn ndikimin e ndonjė materie dehėse: atėherė probleme ska,
armiqtė janė zhdukur, mėrzia mė nuk ekziston pasi qė pėr njohjen e tėra
kėtyre ju nevojitet vetėdija, kurse ju nė plotni e keni humbur atė.
Kur e tėrė qenia tė jetė bėrė e vetėdijshme, atėherė vie
gjer tek lumturia se e tėrė mėrzia ėshtė zhdukur dhe Buda ka plotėsisht
tė drejtė. Edhe ju po ashtu keni tė drejtė, meqė pėrvoja juaj ju thotė se,
sa mė tė vetėdijshėm qė jeni, aq mė shumė i shihni problemet nė tė cilat
ndodheni. Shkaku i kėsaj, duket se mė mirė ėshtė tė jesh nė somnambulizėm,
nė njė gjumė tė pėrjetshėm pikėrisht shkaku i kėsaj tė gjithė ne i
ndėrtojmė qytetet tona nėpėr lugina, e jo nė majė tė kodrės.
Ekziston edhe njė arsye.

Ėshtė ngritur qyteti nė bjeshkėn e lartė, qytet i
fortifikuar, qytet i cili as tė bjerė nuk mundet e as tė jetė i fshehur.
Ne qytetet tona i ndėrtojmė nė kėtė mėnyrė, mbi bazėn ashtu
kalimtare, saqė ato janė krejt gati qė nė secilin moment tė shndėrrohen nė
rrėnoja. Pse? Shkaku se mund ta shohim vetėm atė qė ėshtė momentale;
vėzhgimi ynė nuk ėshtė gjithėpėrfshirės. Na ėshtė mundėsuar ta shohim vetėm
atė qė ndodhet nė afėrsinė tonė tė drejtpėrdrejtė. Nė gjendje jemi tė shohim
vetėm momentin e sheh njė moment tė vetėm, ai kalon, e pastaj e sheh
tjetrin, e pastaj edhe ai humbet, e kėshtu me radhė. Vėzhgimi i tėrėsishėm
gjithnjė na rrėshqet i shohim vetėm momentet tė cilat vijnė e shkojnė.
Pėr vėzhgim tė pėrsosur nevojitet vetėdijshmėri e pėrsosur.
Atėherė mund ta shihni tėrė jetėn dhe jo vetėm atė, por edhe tėrė botėn.
Kėtu ėshtė kuptimi i fjalėve tė xhainėve se Mahaviri, pas pėrndritjes, ka
mundur ta shohė edhe tė kaluarėn edhe tė tashmen edhe tė ardhmen tėrė
kohėn. Ēdo tė thotė kjo? Kjo do tė thotė se gjithėpėrfshirshmėria e
ekzistencės ju ėshtė bėrė e qartė, dhe kur tėrėsinė e keni nė dispozicion,
ju atėherė jeni nė gjendje ta ngritni atė qytetin e fortifikuar tė Isait.
Deri atėherė ju vetėm mund tė ndėrtoni kulla nė erė.
Ju nuk keni ide se ēfarė ka pėr tė ju ndodhur njė moment mė
vonė. Ēfarėdo qė ju bėni, momenti tjetėr mund tė jua prishė tė gjitha
planet. Krejt ēka bėni varet nga momenti, e jo nga pėrjetėsia.
Njėherė ka ndodhur: mjeshtri kinez e ka mėsuar njė nxėnės
amerikan, dhe kur ky ka qenė dashur tė kthehej nė vendin e vet, Mjeshtri i
ka dhėnė dhuratė njė kutizė tė stėrbukur prej druri: Por, i ka thėnė nė
fund nxėnėsit tė tij, me njė kusht; madje edhe nėse kėtė kutizė ia jep
ndokujt, kushtin e caktuar duhet ta respektosh. Premtomė! Se, edhe unė
njėherė e kam plotėsuar kėtė tė njėjtin e kjo nuk ėshtė gjė e re; fjala
ėshtė pėr diēka shumė tė lashtė, pėr zakonin qė bartet nga brezi nė brez.
Do tė plotėsoj ēdo gjė qė kėrkohet prej meje tha nxėnėsi
i gatshėm. Ka qenė ajo kuti vėrtet tejet e bukur, jashtėzakonisht e vlefshme
dhe shumė e vjetėr, ndaj nxėnėsi premtoi: Pa marrė parasysh kushtet, do ta
mbaj premtimin...
Kushti nė esencė ėshtė tepėr i thjeshtė: duhet kėtė kutizė
ta mbash nė shtėpinė tėnde tė kthyer kah ana lindore e botės. Kėshtu prej se
mbahet mend ėshtė vepruar me tė, ndaj do tė ishte urtėsi qė edhe ti ta
respektosh zakonin.
Nuk ka problem, tha nxėnėsi. Do ta bėj atė qė thoni.
Por kur e ka lėnė kutinė nė vendin e caktuar nė anėn
lindore tė botės e ka kuptuar se ajo fare nuk po pėrputhej me tėrėsinė. E
tėrė dhoma ka filluar tė duket skajshmėrisht absurde. Prandaj ka vendosur qė
tė gjitha gjėrat nė dhomė tia pėrshtasė dhuratės sė Mjeshtrit. Por, as kjo
nuk ka ndihmuar tash e tėrė shtėpia ėshtė dukur qesharake. Nė fund ka qenė
i detyruar ta ndryshojė tėrė shtėpinė nga maja gjer nė fund por,
pėrnjėherėsh, kopshti ka qenė disi i tepėrt. Nė fund nxėnėsi ka qenė
absolutisht i dėrmuar, ndaj me forcėn e fundit i ka shkruar Mjeshtrit letėr:
Kjo kuti ėshtė tepėr e rrezikshme, se pėr tė qenė nė harmoni, mu ka dashur
ta ndryshoj edhe shtėpinė edhe selishtėn, e as kjo nuk vlen gjė. Tash, mė
duket, duhet tė filloj me ndryshime tek fqinjėt... Nxėnėsi, sipa tė gjitha
gjasave, ka qenė tejet sensitiv prandaj edhe e ka ndier vlerėn e dhuratės.
Nėse jetėn e ndėrtoni mbi momentin, keni pėr ta pasur mjaft
vėshtirė me tėrėsinė se ajo thjesht nuk do tė pėrputhet. Harmonia gjithnjė
ka pėr tju rrėshqitur, se diēka patjetėr ka pėr tė marrė teposhtėzėn.
Tėrėsia duhet tė shqyrtohet me kujdes para se ta filloni ngritjen e
qytetetit tuaj. Vetėm pas shqyrtimit tė tėrėsisė mund tė kaloni nė ndėrtimin
e vendbanimit jetėsor. Vetėm atėherė ekzistenca juaj ka pėr tė qenė
harmonike dhe nė rehati. Pa kėto pėrgatitje, keni pėr tė qenė gjithmonė
ngapak ekscentrikė, jashtė botės, tė parrėnjėzuar.
Secili njeri ėshtė ekscentrik. Fjala ėshtė tepėr e bukur:
diēka jashtė qendrės, diēka qė i mungon qendra, diēka qė nuk ėshtė siē do tė
duhej tė ishte. E pėr ēarsye ēdo qenie njerėzore ėshtė ekscentrike, e
paqendėr? Shkaku se secili provon qė jetėn e vet ta harmonizojė me
momentalen, kurse momenti nuk ėshtė tėrėsia. Momenti ėshtė pjesėz e imėt e
pėrjetėsisė, dhe si keni pėr tiu pėrshtatur diēkahi qė ėshtė e pėrjetshme
kur me kėmbėngulje pėrpiqeni qė tė harmonizoheni me momentet? Prandaj Isai
thotė: Krijoje jetėn tėnde nė atė mėnyrė qė gjithmonė tė jetė nė harmoni me
tė pėrjetshmen, e jo me momentalen.
Vazhdon...
(2)
(3)
(4)
|