Ē'ėshtė parafytyrimi kreativ?
Parafytyrimi kreativ ėshtė teknikė e
shfrytėzimit tė fantazisė suaj pėr tė krijuar atė qė e dėshironi nė jetė.
Nuk ka asgjė tė re, tė panjohur dhe tė parėndomtė pėrkitazi me
parafytyrimin kreativ. Ju atė e aplikoni ēdo ditė, bile edhe nė ēdo moment.
Kjo ėshtė aftėsi e natyrshme e imagjinatės - e bazės sė energjisė kreative
tė cilėn gjithnjė e shfrytėzoni, pavarėsisht se a jeni tė vetėdijshėm apo
jo.
Shumė nga ne, parafytyrimin kreativ, e kemi
shfrytėzuar relativisht nė mėnyrė tė pavetėdijshme, bile, edhe negativisht.
Pėr shkak tė rrėnjosjes sė thellė tė koncepteve negative nė jetė,
automatikisht kemi konkluduar se tė metat, kufizimet, vėshtirėsitė dhe
problemet tona janė parapėrcaktim i kismetit (fatit).
Ky libėr do t'ju mėsojė se si, nė mėnyrė tė
vetėdijshme, ta shfrytėzoni parafytyrimin kreativ, kėshtu qė me ndihmėn e
metodave tė parafytyrimit kreativ, ju do tė realizoni atė qė nė tė vėrtetė e
dėshironi - dashurinė, kėnaqėsinė, fatin, marrėdhėniet e mira, punėn qė ju
shpėrblehet, paramendimin, bukurinė, prosperitetin, qetėsinė e brendshme
dhe harmoninė... dhe tė gjitha ato qė zemra ju dėshiron. Aplikimi i
parafytyrimit kreativ na jep ēelėsin pėr t'u bashkuar me tė mirat natyrore
dhe me begatitė e jetės.
Imagjinata ėshtė aftėsi pėr tė krijuar idenė a
pasqyrėn shqisore nė intelektin tuaj. Nė parafytyrim kreativ shfrytėzojeni
imagjinatėn pėr tė krijuar figurėn e qartė diēka qė dėshironi tė realizoni.
Pastaj koncentrohuni pėr atė ide a figurė rregullisht, duke i dhėnė asaj
energji derisa tė bėhet realitet objektiv..., me fjalė tė tjera, derisa me
tė vėrtetė nuk arrini atė qė e keni paramenduar.
Qėllimi juaj do tė jetė: fizik, emocional,
mendor a shpirtėror. Mund tė paramendoni shtėpinė e re, tė punoni nė punė tė
re ose tė pėrjetoni diēka tė mrekullueshme, do tė ndjeheni tė qetė dhe tė
matur, do tė keni kujtesė dhe aftėsi tė pėrmirėsuar pėr mėsim. Mund tė
paramendoni se si do ta zgjidhni situatėn e rėndė pa mund apo, si qenie e
hareshme, me shumė dritė dhe dashuri. Mund tė punoni ēfarėdo pune qoftė dhe
rezultatet nuk do t'ju mungojnė... pėrmes pėrvojės do t'i konstatoni figurat
dhe taktikat qė mė sė shumti ju shėrbejnė.
Po e zėmė, si pėr shembull, keni vėshtirėsi me
ndokėnd dhe do tė dėshironit qė tė krijonit marrėdhėnie mė tė pajtueshme me
atė person.
Sė pari vetveten bjereni nė gjendje tė thellė,
tė qetė dhe meditative, e, mandej, paramendoni se si ju dhe ai person
reciprokisht komunikoni nė mėnyrė tė hapur, me respekt dhe nė harmoni.
Tentoni qė vetes t'ia rrėnjosni ndjenjėn e mundshme tė pasqyrės shqisore;
pėrjetojeni atė sikurse po ndodh.
Pėrsėriteni shpesh kėtė ushtrim tė thjeshtė e tė
shkurtėr, dy a tri herė nė ditė, ose sa herė qė ju duhet. Po qe se jeni tė
sinqertė ndaj dėshirės dhe qėllimit tuaj dhe po qe se do tė jeni tė gatshėm
nė ndėrrime, sė shpejti do tė vėreni se marrėdhėniet do tė jenė tė
qėndrueshme, tė lehta dhe tė pėrzemėrta. Gjithashtu, edhe personi tjetėr do
t'ju bėhet mė i dashur dhe se me tė mė lehtė do tė komunikoni. Nė fund do tė
vėrtetoni se problemi do tė zgjidhet plotėsisht, nė kėtė a nė atė mėnyrė,
me kėnaqėsi reciproke.
Duhet tė theksojmė se kjo teknikė nuk mund tė
shfrytėzohet pėr "kontrollin" e sjelljes sė tė tjerėve, ose t'i detyroni tė
tjerėt tė veprojnė kundėr dėshirės suaj. Efekti i tillė aplikohet pėr tė
mėnjanuar pengesat tona tė brendshme tė vetėdijes dhe tė harmonisė sė
natyrshme, duke u lejuar tė gjithėve qė tė shprehen nė mėnyrė mė pozitive.
Pėr tė shfrytėzuar parafytyrimin kreativ nuk
ėshtė e nevojshme tė besoni nė idetė metafizike dhe spirituale, edhe pse
duhet tė jeni tė pėrgatitur pėr tė pranuar koncepte tė caktuara si tė
mundshme. Nuk ėshtė i nevojshėm "besimi" nė cilėndo forcė jashtė vetes suaj.
Pikėrisht ėshtė e domosdoshme qė dėshirat tuaja
t'i pasuroni me dije dhe me pėrvojėn tuaj, si dhe tė mos ngurroni pėr tė
tentuar nė diēka tė re nė kuptimin pozitiv,
Mėsojini parimet; pėrsosini metodat pa
paragjykime; pastaj vlerėsojini vetė se a thua ju janė tė dobishme?!
Po qe se janė, vazhdoni t'i aplikoni dhe t'i
zhvilloni, sė shpejti ndėrrimet nė ju dhe nė jetėn tuaj do t'i kapėrcejnė
tėrė ato qė nė fillim keni mundur t'i paramendoni...
Parafytyrimi kreativ ėshtė magji nė kuptimin mė
tė lartė tė kėtyre fjalėve. Ajo pėrfshin tė kuptuarit dhe pajtueshmėrinė me
parimet natyrore tė cilat e drejtojnė funksionimin e universit tonė, si dhe
mėsimin se si ato parime tė shfrytėzohen nė mėnyrė sa mė tė vetėdijshme dhe
mė kreative.
Se asnjėherė nuk keni parė lule tė bukur a
perėndim magjik tė diellit, e ndokush kėto ju ka pėrshkruar, do tė mendoni
se kjo ėshtė mrekulli (qė nė tė vėrtetė edhe ashtu ėshtė). Por, kur diē tė
tillė edhe keni parė dhe pėrjetuar, filloni tė kuptoni se si ato fenomene
ekzistojnė; ēdo gjė ju duket e natyrshme dhe asgjė e ēuditshme.
Po kėshtu vlen edhe pėr proceset e
parafytyrimit kreativ. Ajo qė nė fillim mund tė na duket e pamundshme dhe e
zhytur pėr mendjen tonė racionale, mbetet plotėsisht e kuptueshme kur
fillojmė t'i mėsojmė dhe t'i ushtrojmė parimet themelore.
Kur kėtė e realizoni, do t'ju duket se po
krijoni mrekulli nė jetėn tuaj... e kėtė nė tė vėrtetė ju po e bėni.

Si vepron parafytyrimi kreativ?
Pėr tė kuptuar se si vepron parafytyrimi
kreativ, duhet shikuar disa parime reciprokisht tė lidhura.
Universi fizik ėshtė energji
Bota shkencore ėshtė duke zbuluar atė qė
mėsuesit e metafizikės dhe tė shkencave shpirtėrore e kanė ditur me shekuj.
Universi ynė fizik nė tė vėrtetė nuk ekziston nga "materia"; komponenta e
saj themelore ėshtė ndonjė fuqi a esencė (qenėsi), tė cilėn mund ta quajmė
energji.
Sendet duhet tė jenė tė forta dhe tė ndara nga
njėra-tjetra nė nivelin nė tė cilin shqisat tona fizike normalisht veprojnė.
Mirėpo, nė nivele tė imta, atomike dhe ndėratomike, shihet se nė tė parė
materia ėshtė e fortė dhe e pėrbėrė nga tė gjitha ato grimca dhe thermi nė
kuadėr tė grimcave, pėr tė cilat nė fund do tė konstatohet se janė energji e
pastėr.
Fizikisht ne jemi vetėm energji dhe tė gjitha nė
ne (dhe rreth nesh) janė pėrbėrė nga energjia. Tė gjithė ne jemi pjesė e njė
fushe tė madhe energjike. Sendet qė i vrojtojmė si tė forta dhe tė ndara, nė
brendi janė forma tė ndryshme tė energjisė sonė themelore, e qė pėr tė
gjithė ne ėshtė e pėrbashkėt. Ne tė gjithė jemi njė, ashtu edhe nė kuptimin
bukval fizik.
Energjia vibron nė shkallėzime tė Llojllojshme
tė shpejtėsisė dhe ashtu pėrfiton cilėsi tė ndryshueshme, nga e imta deri te
dendėsia. Kuptimi ėshtė relativisht i zgjedhur, i formės sė lehtė tė
energjisė dhe pėr kėtė mjaft lehtė dhe shpejt ndėrrohet. Materia
relativisht ėshtė e dendur, energjia e formės kompakte; pėr kėtė shkak me
ngadalėsi largohet dhe ndėrrohet. Edhe nė materie ekzistojnė vibracione tė
mėdha. Indi i gjallė relativisht ėshtė i imėt dhe shpejt ndėrrohet dhe nė te
mjaft lehtė ndikojnė shumė sende. Shkėmbi ėshtė i formės sė dendur, mė
ngadalė ndėrrohet, pra edhe mė rėndė ndikojnė nė te. Ndėrkaq, edhe nė shkėmb
ndikon dhe ndėrrohet uji i hollė dhe i lehtė i energjisė, si pėr shembull,
tė gjitha format e energjisė janė tė varura ndėr vete dhe mund tė veprojnė
nė njėra-tjetrėn.
Energjia ka veti magnetike
Njė ndėr ligjet e energjisė ėshtė edhe energjia
e cilėsisė sė caktuar, apo vibracioni tėrheq energjinė e cilėsisė pėrkatėse
a tė vibracionit.
Mendimi dhe ndjesia kanė energjia vetjake
magnetike, e cila tėrheq energjinė pėrkatėse tė natyrshme. Mund tė shikojmė
se si ky parim vepron kur, pėr shembull, "rastėsisht" ta takojmė ndokėnd tė
cilin mu nė atė moment e kemi paramenduar, ose "rastėsisht" tė marrim nė
dorė mu atė libėr i cili i ka tė dhėnat qė nė atė moment na janė tė
nevojshme.
Forma pėrcjell idenė
Mendimi ėshtė i shpejtė, i lehtė, i formės
mobile tė energjisė. Pėr ndryshim nga format e dendura, siē ėshtė materia,
paraqitet nė moment.
Kur diēka krijojmė, paraprakisht atė e krijojmė
nė formė mendimi. Mendimi a ideja gjithnjė i paraprin realizimit . "Mendoj
tė pėrgatis darkėn", ėshtė ideja ajo qė i paraprin pėrgatitjes sė racionit.
"Dėshiroj fustan tė ri'", do t'i prijė shkuarjes pėr tė blerė fustan tė ri.
"Mė ėshtė e nevojshme puna", do t'i prijė gjetjes sė punės.
Artisti sė pari e ka idenė e frymėzimit, pastaj
e krijon figurėn. Ndėrtimtari sė pari e bėnė projektin, pastaj me tė e
ndėrton shtėpinė.
Ideja ėshtė si plani themelor: e krijon figurėn
e formės, e cila pastaj magnetizohet dhe energjinė fizike e orienton pėr t'u
hedhur nė atė formė e qė nė fund manifestohet me energji tė barabartė.
I njėjti parim ėshtė i saktė bile edhe atėherė
kur nuk e marrim drejtpėrdrejt veprimin fizik pėr t'i realizuar idetė tona.
Thjesht, idenė a mendimin qė e mbajmė nė vete ėshtė energji qė tenton tė
tėrheqė e tė krijojė kėtė formė nė materialin e njėjtė. Po qe se gjithnjė
mendoni nė sėmundje, ju do tė sėmureni; nėse beson se je i bukur, do tė
mbetesh i bukur.
Ligji i ndriēimit dhe i tėrheqjes
Ky parim ėshtė parim qė do t'ju kthejė tėrė atė
qė e emitoni nė univers ("Ēka mbjell, korr").
Nga aspekti praktik, kjo do tė thotė se ne
gjithnjė nė jetėn tonė e tėrheqim atė qė mė sė shumti e paramendojmė, atė
qė mė sė shumti e besojmė, qė presim ose mė qartė atė qė e paramendojmė.
Kur jeni tė frikėsuar, tė pasigurt dhe tė
shqetėsuar (tė indisponuar), do tė tėrhiqni mu ato pėrvoja, situata apo ata
njerėz qė do tė donit t'u shmangeshit. Po qe se jeni pozitivisht tė
disponuar, duke pritur dhe duke paramenduar kėnaqėsi, lumturi dhe fat, do
t'i tėrhiqni njerėzit, situatat dhe ngjarjet qė u pėrgjigjen pritjeve tuaja
pozitive. Sa mė tepėr energji pozitive qė jepni, aq mė tepėr energji do tė
fitoni.
Pėrgatitja e parafytyrimit kreativ
Procesi i ndėrrimeve nuk paraqitet nė nivele
sipėrfaqėsore, por nė paramendime pozitive". Ky kėrkon hulumtime, zbulime
dhe ndėrrime tė qėndrimeve tona mė tė thella dhe mė themelore ndaj jetės.
Kjo ėshtė arsyeja e mėsimit se si duhet shfrytėzuar parafytyrimin kreativ
pėr tė mbetur procesi i thellė dhe pėrmbajtjesor i zhvillimit. Nė kėtė
proces shpesh zbulojmė mėnyrat qė nė vetvete i kemi penguar dhe i kemi
pamundėsuar pėr tė arritur kėnaqėsi dhe pėrmbajtėsi nė jetė, e gjithė kjo
pėr shkak tė frikėsimeve dhe koncepteve tona negative. Kur njihen kėto
qėndrime tė kufizuara, ato mund tė mėnjanohen me procesin e parafytyrimit
kreativ, duke i liruar hapėsirė gjendjes sė natyrės sonė tė lumtur, duke
pėrmbushur edhe dashuri...
Nė fillim parafytyrimin mund ta ushtrojmė nė
kohėn e caktuar dhe me qėllim tė pėrcaktuar. Se si do tė krijoni shprehi pėr
ta aplikuar dhe pėr tė filluar tė besoni nė rezultatet e mundshme, do tė
konstatoni se ajo do tė bėhet pjesė juaja e paramendimit. Ekziston
vetėdije e pėrhershme, gjendje e zgjuar, pėr tė cilėn gjė do tė jeni tė
vetėdijshėm se jeni kreator i pėrhershėm i jetės suaj personale.
Kjo ėshtė pika pėrfundimtare e parafytyrimit
kreativ - qė ēdo moment tė jetės sonė e bėjmė moment krijues ēudibėrės, ku
ne natyrisht vetėm e zgjedhim jetėn mė tė mirė, mė tė suksesshme dhe mė tė
bukur paramenduese.
Vazhdon...
(2)
(3)
(4)
|