Duhet ta kuptoni se këtë nuk e them nga kurrfarë pikëpamje morale. Akoma nuk
kemi ardhur tek çështja mbi atë se çfarë vetvetiu është mirë, e çfarë keq.
Flas vetëm nga pikëpamja praktike, nga pikëpamja e asaj çfarë është e
dobishme ose e dëmshme për studimin e vetvetes dhe zhvillimit personal.
Ai i cili fillon në këtë mënyrë shumë shpejt do të mësojë t’i zbulojë
shenjat sipas të cilave në vetvete mund t’i njohë dukuritë e dëmshme. Ai
zbulon se ndonjë dukuri mund t’i bëjë dëm aq më pak sa më shumë që ky është
në gjendje ta kontrollojë, dhe nëse më pak është në gjendje ta kontrollojë,
domethënë nëse ajo është më shumë mekanike, dukuria e tillë mund të bëhet më
e dëmshme.
Kur këtë ta kuptojë, njeriu fillon t’i frikësohet gënjimit, prapë jo nga
arsyet morale, por për arsye se gënjimin e vet nuk është në gjendje ta
kontrollojë dhe sepse gënjimi e udhëheqë atë, gjegjësisht funksionet tjera
të tij.
Vetinë tjetër të rrezikshme të cilën (njeriu) e gjen në vetvete është
fantazia. Sapo ta ketë filluar vetëvrojtimin do të vijë në përfundim se
pengesën kryesore në vrojtim e paraqet fantazia. Ai dëshiron të vrojtojë
diçka, porse në vend të kësaj ai fillon të fantazojë mbi po këtë objekt dhe
e harron vrojtimin. Shpejt e kupton se njerëzit fjalëve fantazi, gjegjësisht
imagjinatë, ia përshkruajnë një domethënie krejtësisht të panatyrshme dhe
jomeritore, duke e konsideruar kreative, domethënë funksion selektiv. Ai e
kupton se imagjinata është funksi-on destruktiv, se kurrë nuk
mund ta kontrollojë dhe se ajo përherë e devijon nga vendimet e tij të
vetëdijshme në kahjet kah të cilat nuk është nisur të shkojë. Fantazia
gati se është njësoj e keqe sa gënjimi, në të vërtetë ajo paraqet
gënjimin e vetvetes. Njeriu zë të mendojë diçka me të cilën do ta kënaqte
vetveten, e pastaj shumë shpejt fillon të besojë në atë që vetë e ka sajuar,
apo së paku në diçka prej saj.
Pastaj, e ndoshta edhe para kësaj, zbulon shumë pasoja të këqija të të
shprehurit të ndjenjave negative. Nocioni “ndjenja negative” shënon të
gjitha ndjenjat e dhunshme dhe të gjitha ndjenjat depresive: ankimin e
vetvetes, mllefin, dyshimin, frikën, trishtimin, melankolinë, mërzinë,
mosbesimin, xhelozinë etj. Kjo shprehje e ndjenjave negative rëndom pranohet
si krejt e natyrshme, madje edhe e domosdoshme. Shumë shpesh e quajnë
“sinqeritet”. Natyrisht se kjo me sinqeritetin nuk ka kurrfarë lidhjeje. Kjo
thjesht paraqet shenjë të dobësisë së njeriut, shenjë të tabiatit të tij të
keq dhe paaftësisë që vështirësitë e veta t’i mbajë për vete. Këtë e vërejmë
kur provojmë t’iu kundërvihemi, prej nga mund të nxjerrim edhe një mësim.
Mësojmë se manifest-timet mekanike nuk mjafton vetëm t’i vrojtojmë, por se
atyre duhet t’iu kundërvihemi, sepse po qe se nuk iu kundërvihemi, nuk jemi
në gjendje t’i vrojtojmë. Ato ndodhin aq shpejt, aq lëmuet dhe aq
pahetueshëm saqë ai i cili nuk bën përpjekje për t’i penguar nuk mundet
madje as t’i vërejë.
Pas shprehjes së ndjenjave negative njeriu tek vetja dhe tek njerëzit tjerë
fillon të vërejë edhe një veti mekanike tejet interesante. Kjo është të
folurit (dërdëllisja). Në vetë të folurit nuk ka asgjë të keqe. Por tek
disa njerëz, e veçanërisht tek ata që këtë më së paku e vërejnë, kjo bëhet
e metë e vërtetë. Ata flasin tërë kohën, more kudo qofshin, në punë,
në rrugë, madje edhe në gjumë. Kurrë nuk ndalen së foluri dikujt, nëse
ndokush është, e nëse nuk është askush, ata flasin vetë me vete.
Dhe këtë duhet jo vetëm ta vrojtojmë, por edhe t’i rezistojmë sa të jetë e
mundur. Ai që nuk i kundërvihet dërdëllisjes nuk mund të vrojtojë asgjë, dhe
të gjitha rezultatet e vrojtimit të tij do të avullohen domosdo nga
dërdëllisja e vet.
Vështirësitë që i konstaton me rastin e vrojtimit të këtyre katër
manifestimeve – gënjimit, imagjinimit, shprehjes së ndjenjave negative
dhe dërdëllisjes – ia dëshmojnë njeriut mënyrën plotësisht mekanike (të
veprimit) dhe pamundësinë që t’i kundërvihet kësaj mekanike nëse nuk ka
ndihmë, domethënë pa dije të reja dhe pa ndihmë konkrete prej anash. Ai në
të vërtetë, madje edhe kur merr materialin e caktuar, harron që atë material
ta shfrytëzojë, harron të (vetë)vrojtohet; me fjalë tjera, përsëri bie në
gjumë dhe e domosdoshme është që dikush përherë ta zgjojë.
Kjo “rënie në gjumë” ka vetitë e veta të caktuara të cilat në psikologjinë e
zakonshme janë të panjohura, apo së paku nuk janë të shenjuara dhe të
emërtuara. Ato veti duhet posaçërisht të studiohen.
Gjithsej janë dy. E para quhet identifikim. “Të identifikuarit”,
gjegjë-sisht “identifikimi”, paraqet gjendje interesante në të cilën njeriu
e kalon më tepër se gjysmën e jetës së vet. Ai identifikohet me çdo gjë: me
atë që flet, me atë që ndjen, me atë në çfarë beson dhe me atë që nuk e
beson, me atë që dëshiron dhe që nuk dëshiron, që e tërheqë dhe e refuzon. E
gjithë kjo plotësisht e kaplon dhe ai nuk është në gjendje që vetveten ta
ndajë nga idetë, ndjenjat apo objektet që e preokupojnë. Kjo do të thotë se
ai i cili ndodhet në gjendjen e identifikimit nuk është në gjendje që
objektin e identifikimit të vet ta shikojë pa anim. Vështirë është të
gjendet edhe gjëja më e vogël me të cilën njeriu nuk do të ishte në gjendje
“të identifikohet”. Njëkohësisht, ai në gjendjen e identifikimit ka kontroll
edhe më të vogël mbi reaksionet e veta mekanike. Për dukuritë e tilla, siç
është gënjimi, imagjinimi, shprehja e ndjenjave negative dhe të folurit e
pandalshëm (dërdëllisja) është i nevojshëm identifiki-mi. Ato pa
identifikimin nuk mund të ekzistojnë. Sikur të mund të çlirohej nga
identifikimi, njeriu do të mund të çlirohej edhe nga shumë dukuri të
pakuptim-shme dhe të padobishme.
Identifikimi, kuptimi i tij, shkaqet dhe pasojat janë jashtëzakonisht të
përshkru-ara bukur në Filokalia, e cila përmendet në ligjëratën e
parë. Në psikologjinë moderne, ndërkaq, nuk mund të gjendet as një gjurmë e
të kuptuarit të këtyre dukurive. Këto janë një “zbulim psikologjik”
krejtësisht i harruar.
Gjendja e dytë të cilën e shkakton gjumi, simotër me identifikimin, është “të
dhënët rëndësi”. “Të dhënët rëndësi” në të vërtetë paraqet
identifiki-min me njerëzit. Kjo është gjendje në të cilën dikush përherë
brengoset mbi atë se çfarë njerëzit tjerë për të mendojnë; a po i japin atë
që i takon, a po mrekullohen me të mjaftueshëm, e kështu me radhë. “Të
dhënët rëndësi” luan rol me shumë rëndësi në jetën e gjithsecilit, por tek
disa njerëz kjo bëhet obsesion. Ata tërë jetën e kanë të mbushur me “të
dhënët rëndësi”, përkatësisht me brengën, dyshimin dhe dilemën, dhe në të
nuk mbetet vend për asgjë tjetër.

“Kompleksin e inferioritetit” dhe “komplekset” tjera i kanë krijuar dukuritë
jo qartë të vërejtura, edhe më pak të kuptuara, të “identifikimit”
dhe të “të dhënit rëndësi”.
Edhe “identifikimi” edhe “të dhënët rëndësi” duhet të shqyrtohen në mënyrën
më serioze. Vetëm dituria e plotë mbi to është në gjendje për t’i zvogëluar.
Në qoftë se nuk mund t’i vërejë në vetvete, njeriu lehtë mund t’i shohë ato
tek njerëzit tjerë. Duhet, sakaq, që të kihet parasysh edhe ajo se askush
nuk dallon nga të tjerët. Në këtë kuptim të gjithë njerëzit janë njësoj.
Nëse tani kthehemi në atë që kemi thënë më parë, duhet të provojmë që më
qartë ta kuptojmë sesi zhvillimi i njeriut duhet të fillojë dhe se në
ç’mënyrë studimi i vetvetes mund ta ndihmojë atë fillim.
Që nga vetë fillimi hasim në vështirësi të natyrës gjuhësore. Të themi se
dëshirojmë të flasim mbi njeriun nga pikëpamja e evolucionit. Fjala “njeri”
në kuptimin e zakonshëm nuk lejon, ndërkaq, kurrfarë variacionesh e as
gradacioni. Njeriu që kurrë nuk ka qenë dhe nuk është i vetëdijshëm dhe i
cili kurrë nuk dyshon se është ashtu dhe njeriu i cili lufton të
bëhet i vetëdijshëm – në gjuhën tonë është krejt një. Në çfarëdo qoftë
kuptimi fjala është për “njeriun”. E që kësaj vështirësie t’i iket dhe
nxënësit t’i ndihmohet t’i klasifikojë idetë e reja që ka fituar, sistemi
njerëzit i ndan në shtatë kategori.
Tri kategoritë e para praktikisht janë në të njëjtin nivel.
Njeriu nr. 1
është njeriu në të cilin qendra motorike, gjegjësisht instiktive dominon mbi
atë emocionale dhe intelektuale. Ky është njeriu fizik.
Njeriu nr. 2
është njeriu në të cilin qendra emocionale dominon mbi atë intelektuale,
motorike dhe instiktive. Ky është njeriu emocional.
Njeriu nr. 3
është njeriu në të cilin qendra intelektuale dominon mbi atë emocionale,
motorike dhe instiktive. Ky është njeriu intelektual.
Në jetën e zakonshme takohemi vetëm me këto tri kategori njerëzish. Secili
prej nesh dhe secili që e njohim është numër 1, numër 2 ose numër 3.
Ekzistojnë edhe kategoritë më të larta, por njerëzit në to nuk lindin. Të
gjithë lindin si numri 1, 2 ose 3 dhe në kategorinë më të lartë mund
të kalojnë vetëm përmes shkollës.
Njeriu nr. 4
nuk lind si i tillë. Ai paraqet produkt të kulturës shkollore. Ai nga njeriu
nr. 1, nr. 2 dhe nr. 3 dallon me diturinë për vetveten, me të kuptuarit nga
ana e tij e pozicionit të vet dhe, të shprehemi teknikisht, me atë se ka
fituar epiqendër të përhershme. Kjo e fundit do të thotë se ideja mbi
arritjen e unitetit, vetëdijes, “un-it” të përhershëm dhe vullnetit, pra
ideja mbi zhvillimin e tij, për të është bërë më e rëndësishme nga
interesimet tjera të tij.
Karakteristikave të njeriut nr. 4 duhet t’u shtohet dhe ajo se funksionet e
tij dhe qendrat janë më të ekuilibruara në mënyrën në të cilën nuk do të
mund të bëheshin pa punuar me vetveten, në harmoni me parimet dhe metodat
shkollore.
Njeriu nr. 5
është njeriu i cili ka mbërritur unitet dhe vetëdijesim për veten.
Ai prej njeriut të thjeshtë dallon me atë se në të veç punon një nga qendrat
e larta dhe se ka shumë funksione dhe aftësi të cilat njeriu i rëndomtë, pra
njeriu nr. 1, 2 dhe 3, nuk i posedon.
Njeriu nr. 6
është njeriu që ka arritur vetëdijen objektive. Në të punon edhe një
qendër më e lartë. Ai ka shumë më tepër veti të reja dhe aftësi të cilat e
tejkalojnë të kuptuarit e njeriut të zakonshëm.
Njeriu nr. 7
është njeriu i cili i ka arritur të gjitha që njeriu mund t’i arrijë. Ai e
ka “unin” e përhershëm dhe “vullnetin e lirë”. Në gjendje është që
vetvetes t’ia kontrollojë të gjitha gjendjet e vetëdijes dhe nuk mund të
humbasë asgjë prej asaj që ka mbërritur. Sipas një këndvështrimi tjetër,
ai është i pavdekshëm në kufijtë e Sistemit Diellor.
Të kuptuarit e kësaj ndarjeje të njerëzve në shtatë kategori është shumë i
rëndësishëm, duke qenë se kjo ndarje ka vërtet shumë zbatim në të gjitha
aspektet e mundshme të studimit të aktivitetit njerëzor. Kjo, atij që e
kupton, i jep në dorë instrumentin tejet të fuqishëm dhe shumë preciz,
përkatësisht mjetin për definimin e dukurive që pa këtë nuk është e mundur
t’i definosh.
Të marrim, për shembull, nocionin e përgjithshëm të religjionit, të artit
apo filozofisë. Këtu, po filluam nga religjioni, menjëherë mund të vërejmë
se duhet të ekzistojë patjetër religjioni i njeriut nr. 1, do të
thotë të gjitha trajtat e fetishizmit pavarësisht sesi quhen ato; religjioni
i njeriut nr. 2, do të thotë religjioni emocional, sentimental i cili
ndonjëherë kalon në fanatizëm, trajtat më të vrazhda të intolerancës,
ndjekja e heretikëve e të ngjashme; religjioni i njeriut nr. 3, i
cili teorikisht është religjion skolastik, përplot debat mbi nocionet,
format dhe ritualet, që bëhen më të rëndësishme se çdo gjë tjetër;
religjioni i njeriut nr. 4, do të thotë religjioni i njeriut i cili
punon në zhvillimin e vet; religjioni i njeriut nr. 5, do të thotë
religjioni i njeriut i cili e ka mbërritur unitetin (integritetin e
brend-shëm) dhe i cili mund t’i shohë dhe të njohë shumë gjëra të cilat
njerëzit nr. 1, 2, dhe 3 nuk i njohin dhe nuk i shohin; ekziston,
pastaj, dhe religjioni i njeriut nr. 6 dhe religjioni i njeriut
nr. 7, mbi të cilët nuk mund të dimë asgjë.
E njëjta ndarje vlen edhe për artin, shkencën dhe filozofinë. Duhet të
ekzistojë arti i njeriut nr. 1, njeriut nr. 2 dhe njeriut
nr. 3; shkenca e njeriut nr. 1, nr. 2 dhe nr. 3,
nr. 4 e kështu me radhë. Për këtë arsye duhet që vetë të provoni t’i
gjeni shembujt.
Ky zgjerim i nocioneve në masë të madhe rrit aftësinë tonë për të gjetur
zgjidhje për shumë nga problemet tona.
E kjo do të thotë se sistemi na e jep mundësinë që të hulumtojmë gjuhë të
re, pra gjuhën që është e re për ne dhe e cila ka për të na i lidhur në mes
veti idetë e kategorive të ndryshme të cilat në të vërtetë janë unikate,
kurse ka për të na i ndarë idetë në dukje të kategorive të njëjta të cilat
në të vërtetë janë të ndryshme. Ndarja e fjalës “njeri” në shtatë fjalë:
njeriu nr. 1, 2, 3, 4, 5, 6 dhe 7, me të gjitha që prej kësaj burojnë,
paraqet shembullin e kësaj gjuhe të re.
Kjo na e jep definicionin e katërt mbi psikologjinë si studim i gjuhës së
re. Ajo gjuhë e re është gjuhë universale, të cilën njerëzit
ngandonjëherë provojnë ta gjejnë apo ta sajojnë. Shprehja “gjuhë
universale” ose “gjuhë filozofike” nuk guxon të kuptohet
metaforikisht. Kjo gjuhë është universale në kuptimin siç janë universale
edhe simbolet matematikore. Kjo, përpos tjerash, përfshin krejt çfarë
njerëzve ka mundur t’u bie ndërmend. Madje edhe vetëm disa fjalë të kësaj
gjuhe që veçse ju janë shpjeguar e japin mundësinë që të mendoni dhe të
flisni më me precizitet sesa që është e mundur në gjuhën e zakonshme, qoftë
dhe me shfrytëzimin more të cilësdo qoftë terminologji apo nomenklaturë
ekzistu-ese shkencore ose filozofike.
Fund i ligjëratës së dytë
(1)
(2)
|