Njė nga parimet mė tė rėndėsishme, qė mėsohet nė kėtė mėnyrė, ėshtė ai se
puna e vėrtetė shkollore duhet njėkohėsisht tė zhvillohet nė tri drejtime.
Puna qė rrjedh nė njė apo nė dy drejtime nuk do tė mund tė quhet punė e
vėrtetė shkollore.
Cilat janė kėto tri drejtime?
Nė ligjėratėn e parė kam thėnė se kėto ligjėrata nuk e paraqesin shkollėn.
Tani do tė mundem edhe tė sqaroj se pėrse kėto nuk janė shkolla.
Njė here, nė ligjėrata, dikush mė pati parashtruar pyetje: Njerėzit qė e
studiojnė kėtė sistem, vallė, punojnė vetėm pėr veten e tyre apo edhe pėr
njerėzit tjerė? Tani do tė pėrgjigjem edhe nė kėtė pyetje.
Drejtimi i parė paraqet studimin e vetvetes dhe studimin e sistemit,
gjegjėsisht gjuhėn. Puna nė kėtė drejtim ėshtė pa dyshim punė pėr veten.
Drejtimi i dytė paraqet punėn me njerėzit tjerė nė shkollė, dhe njeriu duke
punuar me ta nuk punon vetėm me ta, porse edhe pėr ta. Kėshtu ai duke
punuar nė drejtimin tjetėr mėson pėr tė punuar me njerėzit dhe pėr njerėzit.
Prandaj pėr disa njerėz drejtimi i dytė ėshtė jashtėzakonisht i vėshtirė.
Drejtimi i tretė ėshtė puna pėr shkollėn. Nė tė punohet pėr
shkollėn. E pėr tė punuar dikush pėr shkollėn, mė sė pari duhet tė
kuptojė punėn e shkollave konkrete, qėllimet e tyre dhe nevojat e tyre.
Kurse pėr kėtė nevojitet kohė, pėrveē nėse dikush ėshtė vėrtet mirė i
pėrgatitur. Disa njerėz madje mund tė fillojnė edhe nga drejtimi i
tretė, respektivisht shumė lehtė mund ta gjejnė atė.
Kur kam thėnė se kėto ligjėrata nuk e paraqesin shkollėn, kam menduar nė atė
se kėto e mundėsojnė punėn vetėm nė njėrin drejtim, pėrkatėsisht studimin e
sistemit dhe vetėstudimin.
E vėrteta ėshtė se njerėzit edhe kur mėsojnė sė bashku e mėsojnė fillimin e
punės nė drejtimin e dytė, apo sė paku mėsojnė qė ta durojnė
njėri-tjetrin, e po qe se mendojnė mjaft gjerėsisht dhe po qe se vėrejnė
mjaft shpejt, e mundur ėshtė qė madje edhe tė kuptojnė diēka mbi punėn nė
drejtimin e dytė e tė tretė. Megjithatė, nga vetė ligjėratat nuk mund tė
pritet shumė.
Me rastin e punės nė drejtimin e dytė tė organizimit komplet shkollor
njerėzit duhet jo vetėm tė bisedojnė, por edhe tė punojnė sė
bashku, kurse ajo punė mund tė jetė shumė e ndryshme. Ajo punė pėrherė duhet
tė jetė, nė kėtė apo nė atė mėnyrė, e dobishme pėr shkollėn. Kjo do tė thotė
se njerėzit duke punuar nė drejtimin e parė e studiojnė tė dytin, kurse duke
punuar nė drejtimin e dytė e studiojnė tė tretin. Mė vonė keni pėr ta mėsuar
se pėrse janė tė domosdoshme tri drejtimet dhe pėr ēarsye vetėm puna nė tri
drejtimet mund tė zhvillohet suksesshėm dhe tė na dėrgojė tek qėllimi i
caktuar.
Madje edhe tani mund ta kuptoni arsyen kryesore se pėrse ėshtė e domosdoshme
puna nė tri drejtimet, po qe se e kuptoni se njeriu fle dhe se nė secilėn
punė tė cilėn e fillon shumė shpejt e humb interesimin dhe atė e vazhdon
mekanikisht. Puna nė tri drejtimet ėshtė e domosdoshme para sė gjithash
sepse njėri drejtim e zgjon atė i cili ka fjetur nė ndonjė tjetėr. Nėse
ndokush vėrtet punon nė tri drejtimet, atė kurrė mė nuk mund ta zėrė gjumi
plotėsisht; nė ēdo variant, nuk mund ta zėrė mė gjumi ashtu ėmbėlsisht si mė
parė; pėrherė ka pėr tu zgjuar dhe ka pėr tė vėnė re se puna e tij ėshtė
ndėrprerė.
Mund tjua tregojė edhe njė dallim tejet karakteristik midis tri drejtimeve.
Duke punuar nė drejtimin e parė njeriu nė radhė tė parė punon nė studimin e
sistemit dhe nė vetėstudim e vetėvrojtim dhe duhet qė nė punėn e vet tė
tregojė iniciativėn e caktuar nė raport me vetveten.
Ai i cili punon nė drejtimin e dytė ėshtė i lidhur me punėn e caktuar
organizative dhe duhet tė bėjė vetėm atė qė i thuhet. Nė punėn nė
drejtimin e dytė nuk ėshtė e nevojshme dhe nuk ėshtė e lejuar kurrfarė
iniciative, kurse gjėnė kryesore nė tė e paraqet disiplina dhe tė
pėrmbajturit saktėsisht sipas asaj qė tė ėshtė thėnė, pa pėrfshirė kurrfarė
idesh personale, madje edhe nėse ato duken mė tė mira sesa ato qė ofrohen.
Me rastin e punės nė drejtimin e tretė njeriu pėrsėri mund tė shfaqė
iniciativė, por gjithnjė duhet ta verifikojė vetveten dhe nuk guxon qė
vetvetes ti lejojė tė sjellė vendime tė cilat bien ndesh me rregullat dhe
parimet apo me atė qė i ėshtė thėnė.
Veēse kam thėnė se puna fillon me studimin e gjuhės. Do tė jetė shumė e
dobishme nėse tani e kuptoni se veē e dini njė numėr tė caktuar fjalėsh tė
asaj gjuhe tė re dhe nėse provoni qė kėto fjalė tė reja ti numėroni e ti
shėnoni tė gjitha. Duhet, ndėrkaq, ti shėnoni pa komentim, domethėnė pa
interpretim komentet dhe interpretimi, gjegjėsisht sqarimet, duhet tė jenė
tė pėrmbajtura nė tė kuptuarit tuaj. Nuk mund ti qitni nė letėr. Po tė
ishte e mundur kjo, studimi i mėsimeve tė psikologjisė do tė ishte tepėr i
thjeshtė. Do tė kishte qenė mjaft tė shtypej ndonjė lloj fjalori dhe
njerėzit prej tij do tė mėsonin krejt ēfarė duhet ditur. Kjo, sakaq, pėr fat
apo fatkeqėsi ėshtė e pamundur dhe secili duhet tė mėsojė e tė punojė pėr
veten.
Tani duhet pėrsėri tu kthehemi qendrave dhe tė shohim se pėr ēarsye nuk
jemi nė gjendje qė tė zhvillohemi mė shpejt, pa pasur nevojė pėr punė
shkollore afatgjate.
E dimė se pėrherė kur diēka mėsojmė nė kujtesėn tonė akumulojmė material tė
ri. Po ēėshtė kujtesa jonė? Pėr ta kuptuar kėtė, duhet tė mėsohemi
qė ēdo qendėr ta shohim si makinė tė veēantė dhe tė pavarur e cila pėrbėhet
prej materies sė ndjeshme, e ngjashme me masėn me tė cilėn ėshtė i
mbėshtjellė cilindri fonografik. Ēdo gjė qė na ndodh, ēdo gjė qė shohim,
ēdo gjė qė ndjejmė, ēdo gjė qė dėgjojmė dhe ēdo gjė qė mėsojmė regjistrohet
nėpėr kėta cilindra. Kjo do tė thotė se tė gjitha ngjarjet e jashtme dhe tė
brendshme lėnė, mbi cilindrat, pėrshtypje tė caktuara. Fjala pėrshtypje
ėshtė shumė e mirė, duke qenė se kėtu vėrtet kemi tė bėjmė me pėrshtypjen
(impresionin), domethėnė me gjurmėt. Pėrshtypja mund tė jetė e thellė apo
tejet sipėrfaqėsore, apo megjithatė mund tė jetė vetėm vezullim i cili shumė
shpejt zhduket dhe mbas vetes nuk lė kurrfarė gjurme. Por qofshin tė thella
apo sipėrfaqėsore, ato janė pėrshtypje. Kurse kėto pėrshtypje mbi cilindrat
janė e tėra qė kemi, i tėrė thesari ynė. E tėra qė dimė, e tėra qė kemi
mėsuar dhe e tėra qė kemi pėrjetuar ndodhet nė cilindrat tanė. Tė gjitha
proceset tona mendimtare, pėrllogaritjet, spekulimet, pėrbėhen gjithashtu
vetėm nga krahasimi i shėnimeve nė cilindra, pėr atė se ata gjithnjė nga e
para lexohen nė tentimin qė nėpėrmjet lidhjes nė mes tyre tė kuptohen, e
kėshtu me radhė. Nuk jemi nė gjendje tė mendojmė pėr asgjė tė re, pėr asgjė
qė nė cilindrat tanė nuk ndodhet. Nuk mundemi as tė themi, as tė bėjmė asnjė
gjė qė nuk i pėrgjigjet ndonjėrit prej shėnimeve nė cilindrat tanė. Nuk mund
tė sajojmė mendim tė ri, mu ashtu siē nuk jemi nė gjendje tė marrim me mend
(pėrfytyrojmė) as shtazėn e re, pasi qė tė gjitha idetė tona mbi shtazėt
kanė lindur duke i vėshtruar shtazėt tė cilat veēse ekzistojnė.
Shėnimet, gjegjėsisht mbresat nė cilindra janė tė lidhura midis tyre
nėpėrmjet asociacioneve. Asociacionet lidhin mbresat qė janė pranuar
njėkohėsisht apo tė cilat nė ndonjė farė mėnyre midis tyre janė tė ngjashme.
Nė ligjėratėn time tė parė kam thėnė se kujtesa varet nga vetėdishmėria (tė
qenėt i vetėdijshėm) dhe se i kujtojmė vėrtet vetėm momentet nė tė cilat
kemi pasur vezullime tė vetėdijes. Ėshtė, prandaj, krejtėsisht e qartė se
mbresat e ndryshme tė njėkohshme qė midis tyre janė tė lidhura nė kujtesė do
tė ruhen mė gjatė sesa mbresat e palidhura. Me rastin e vezullimit tė
vetėdijes pėr veten, apo madje vetėm po qemė afėr kėtyre vezullimeve, tė
gjitha mbresat e njė ēasti janė tė lidhura dhe tė tilla mbesin edhe nė
kujtesėn tonė.
Fund i ligjėratės sė tretė
(1)
(2)
|