Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Meditimi 3 - BISEDAT ME ZOTIN (1)

Shkruan: Neale Donald WALSCH

Shqipėruar nga: Hasan HAMĖZBALA

 

Kapitulli i tretė

 

BISEDAT ME ZOTIN (1)

* njė dialog i pazakonshėm *

 

Mendimi ėshtė energji e pastėr. Ēdo mendim qė ke, tė cilin ndonjėherė e ke pasur e tė cilin ndonjėherė do ta kesh ėshtė kreativ. Energjia e mendimeve tuaja kurrė nuk ndalon. Kurrė. Ajo i lė qeniet tuaja dhe kokat dhe shkon nė gjithėsi, duke u vazhduar pėrgjithmonė. Mendimi ėshtė pėrgjithmonė.

 

 

 

 

Por unė nuk kam zgjedhur qė tė mė godet kamioni! Unė nuk kam zgjedhur qė tė mė sulmojė plaēkitėsi apo tė mė dhunojė maniaku. Njerėzit kėshtu mund tė thonė. Ka njerėz nė botė qė kėtė e thonė.

 

Krejt ju nė rrėnjė jeni shkaktarė pėr kushtet qė ekzistojnė e tė cilat shkaktojnė nė plaēkitėsin dėshirėn apo nevojėn pėr tė vjedhur. Krejt ju e keni krijuar vetėdijen e cila dhunimin e bėn tė mundshėm. Atėherė kur ju nė vetvete e shihni atė qė e ka shkaktuar krimin, ia filloni, mė nė fund, t’i shėroni konditat nga tė cilat ka buruar ai.

Ushqejini tė uriturit tuaj, jepuni dinjitet skamnorėve tuaj. Afrojuni shansin atyre midis jush tė cilėt kanė pasur mė pak fat. Ndėrprisni paragjykimet ndaj masave tė cilat mbahen nė nėnēmim e hidhėrim, me pak gjasa pėr tė nesėrmen mė tė mirė. Hidhni ndalesat tuaja absurde dhe kufizimet qė i janė imponuar energjisė seksuale – nė vend tė kėsaj ndihmojuni tė tjerėve qė vėrtet ta njohin mrekullibėrjen e asaj energjie dhe ta orientojnė drejt. Bėjeni kėtė dhe do tė bėni hap tė madh kundrejt ērrėnjosjes sė plaēkitjes dhe tė dhunimit pėr tė gjitha kohėt.

Kurse sa u pėrket tė ashtuquajturave “raste fatkėqija” – kamioni i cili vjen nga pėrtej bėrrylit, tulla e cila bie nga lartėsitė – mėsohu qė ēdo fatkeqėsi tė tillė ta shikosh si pjesė tė vogėl tė mozaikut mė tė madh. Ke ardhur kėndej qė ta bėsh planin personal pėr shpėtimin vetanak. Por, shpėtimi nuk do tė thotė shpėtim i vetvetes nga kurthet e djallit. Realisht nuk ekziston diēka e tillė siē pėrfytyrimet tuaja mbi djallin, e as qė ekziston ferri. Ti vetveten e shpėton nga harresa e mos-realizimit.

Nė kėtė betejė nuk mund tė humbasėsh. Nuk mund tė dėshtosh. Kjo fare nuk ėshtė luftė, por thjesht proces. Porse, nėse kėtė nuk e di, do ta pėrjetosh atė si luftė tė pėrhershme. Madje mund tė besosh nė luftė mjaft gjatė saqė rreth saj tė ndėrtosh njė religjion tė tėrė. Ai religjion do tė mėsojė se lufta ėshtė kuptimi i ēdo gjėje. Ai ėshtė mėsim i gabuar. Nuk ėshtė lufta ajo qė e bėn procesin. Dorėzimi ėshtė ai me tė cilėn sigurohet fitorja.

Fatkeqėsitė ndodhin shkaku se ndodhin. Elementet e caktuara tė procesit jetėsor bashkohen nė mėnyrėn e caktuar dhe nė kohėn e caktuar me rezultate tė caktuara – rezultate tė cilat ju sipas zgjedhjes suaj i quani fatkėqija, nga arsyet tuaja tė caktuara. Megjithatė, ato fare nuk duhet tė jenė fatkėqija, duke pasur parasysh programin e shpirtit tuaj.

Dėgjo: Nuk ekziston rastėsia dhe asgjė nuk ndodh “rastėsisht”. Secilėn ngjarje e ndodhi tek ti e ka ftuar Uni yt pėr tė mundur tė krijojė pėrvojė mbi atė se Kush nė tė Vėrtetė Je. Tė gjithė Mėsuesit e vėrtetė kėtė e dinė. Pėr kėtė arsye Mėsuesit mistikė mbeten indiferentė kundrejt pėrvojave mė tė hidhura jetėsore (siē ju kishit pėr t’i definuar).

Mėsuesit e mėdhenj tė religjionit tuaj kristian kėtė e kuptojnė. Ata e dinė se Jezui nuk ka qenė i befasuar me kryqėzimin, por se e ka pritur. Ka mundur tė shkojė, por nuk e ka bėrė. Ka mundur ta ndėrpresė procesin nė ēfarėdo momenti. E ka pasur atė fuqi. E nuk e ka ndėrprerė. Ai ka lejuarta gozhdojnė pėr tė mundur tė jetė shpėtimi i amshuar i njeriut. Shikoni, ka thėnė, se ēfarė mund tė bėjė. Shikoni ē’ėshtė e vėrteta. Dhe dijeni se kėtė dhe shumėēka tjetėr edhe ju keni pėr ta bėrė. Se, vallė a nuk ju kam thėnė se ju jeni zotėr? Por, ju nuk besoni. Nėse nuk mund tė besoni nė veten, besoni nė mua.

E kėtillė ka qenė bashkėndjesia e Isait saqė ėshtė lutur pėr mėnyrėn – dhe e ka krijuar atė – qė tė ndikojė nė botė, ashtu qė tė gjithė tė mund tė vijnė nė qiell (vetėrealizimi) – nėse jo tjetėr ndryshe, atėherė pėrmes tij. Sepse, ai e ka mundur mjerimin dhe vdekjen. Ashtu kishit mundur edhe ju.

Mėsimi mė i madh i Krishtit nuk ka qenė ai se do tė keni jetė tė pėrjetshme, por se e keni; jo se do tė keni vėllazėri nė Zotin, por se e keni; jo se do tė keni krejt ēfarė kėrkoni, por se atė e keni.

Krejt ēfarė ėshtė e nevojshme ėshtė qė kėtė ta dini. Se, ju jeni krijues tė realitetit tuaj, dhe jeta nuk mund t’ju shfaqet nė asnjė mėnyrė tjetėr pėrveē asaj mėnyre nė tė cilėn mendoni se ka me u shfaqė.

Ju i jepni kuptim nė ekzistencė. Ky ėshtė hapi i parė nė krijim. Zoti Baba ėshtė i matur. Mendimi juaj ėshtė prindi i cili i lind tė gjitha gjėrat.

 

Ky ėshtė njė nga ligjet tė cilin duhet mbajtur mend.

 

Po.

 

 

A mund tė m’i thuash tė tjerėt?

 

T’i kam thėnė tė tjerėt. Tė gjitha t’i kam thėnė, qė nga fillimi i kohės. T’i kam rrėfyer pėrsėri e pėrsėri. Ju kam dėrguar mėsues pas mėsuesi. Ju nuk i dėgjoni mėsuesit e mi. Ju i vrisni.

 

Po pėrse? Pėrse i vrasim mė tė shenjtit nė mesin tonė? I vrasim ose i ēnderojmė, qė ėshtė e njėjta gjė. Pėrse?

 

Pėr atė se ata ngrihen kundėr ēdo mendimi tuajit me tė cilin mė mohoni Mua. E mund tė mė mohoni mua, nėse keni ndėr mend ta mohoni vetė~Veten.

 

E pėrse unė do tė doja tė tė mohoj Ty apo vetveten?

 

Sepse ke frikė. Dhe pėr atė se premtimet e mia janė sė tepėrmi tė mira pėr tė qenė tė vėrteta. Sepse ti nuk mund ta pranosh tė vėrtetėn mė tė madhe. Dhe kėshtu duhet tė katandisesh nė shpirtėroren e cila ta mėson frikėn, varėsinė dhe jo~tolerancėn, nė vend se dashurinė dhe fuqinė e miratimin.

Ju jeni tė mbushur frikė – kurse frika juaj mė e madhja ėshtė ajo se premtimi Im mė i madhi do tė mund tė ishte gėnjeshtra mė madhe jetėsore. Dhe kėshtu e krijoni trillimin mė tė madh... Ju pohoni se ēdo premtim i cili ju jep fuqi dhe ju garanton dashuri nga Zoti duhet tė jetė premtim i rremė i djallit. Zoti kurrė nuk do tė jepte premtim tė tillė, i thoni vetes – ky do tė mund tė ishte vetėm demoni, pėr t’ju tunduar dhe pėr t’ju bėrė ta mohonit vetinė e vėrtetė tė Zotit – tė qenies mbi qeniet – i tmerrshėm, gjykues, xheloz, hakmarrės, qenie qė ndėshkon.

Megjithėqė ky pėrshkrim mė tepėr u pėrgjigjet vetive tė djallit (sikur ai tė ekzistonte), ju vetitė djallėzore ia pėrshkruani Zotit dhe ashtu e bindni veten pėr tė mos e pranuar Zotin – premtime tė ngjashme Krijuesit tuaj apo Zotit – veti tė ngjashme vetė~Vetes.

Kjo ėshtė fuqia e frikės.

 

Unė po provoj tė ēlirohem nga frika ime. A do vallė, pėrsėri, tė mė thuash diē mė tepėr mbi ligjet?

 

Ligji i parė ėshtė ai se mund tė jesh, tė bėsh dhe tė kesh krejt atė qė mund ta mendosh. Ligji i dytė ėshtė ai se e tėrheq atė gjė prej sė cilės ke frikė.  

 

Pse ėshtė kėshtu?

 

Emocioni ėshtė forca qė tėrheqė. Atė prej sė cilės mė fort ke frikė, do ta provosh. Shtaza, tė cilėn e konsideroni trajtė mė tė ulėt tė jetės (megjithėqė shtazėt sillen mė ndershmėrisht dhe konsekuent sesa njerėzit) reagon shumė mė mirė ndaj njerėzve qė e duan sesa ndaj atyre tė cilėt nuk e duan.

Kjo nuk ėshtė rastėsisht. Nė gjithėsi nuk ka rastėsi – vetėm plan tė madh; njė “fjollė bore” e pabesueshme.

Emocioni ėshtė energji nė lėvizje. E kur e lėvizni energjinė, krijoni efekt. Nėse lėvizni energji tė mjaftueshme, e fitoni materien. Secili Mėsues e kupton kėtė ligj. Kjo ėshtė alkimia e gjithėsisė. Ky ėshtė sekreti i tėrė jetės.

Mendimi ėshtė energji e pastėr. Ēdo mendim qė ke, tė cilin ndonjėherė e ke pasur e tė cilin ndonjėherė do ta kesh ėshtė kreativ. Energjia e mendimeve tuaja kurrė nuk ndalon. Kurrė. Ajo i lė qeniet tuaja dhe kokat dhe shkon nė gjithėsi, duke u vazhduar pėrgjithmonė. Mendimi ėshtė pėrgjithmonė.

Tė gjitha mendimet valėzojnė; tė gjitha mendimet i takojnė mendimet tjerat duke u thurur nė njė labirint tė pabesueshėm tė energjisė, duke krijuar modelin e bukurisė sė papėrshkrueshme dhe tė ndėrlikueshmėrisė sė pabesueshme, i cili pėrherė ndryshon.

Energjia e ngjashme e tėrheqė energjinė e ngjashme duke krijuar (thėnė nė mėnyrė tė thjeshtėzuar) “grumbullime” tė energjisė tė sė njėjtit lloj. Kur tė kryqėzohen mjaft “grumbullime” tė ngjashme simotra, kur tė ndeshen, ato “ngjiten” njėra pėr tjetrėn (ta thjeshtojmė pėrsėri). E nevojshme ėshtė sasi pabesueshmėrisht e madhe e energjisė sė ngjashme ashtu “e ngjitur sė bashku” pėr t’u krijuar materia. Por, materia do tė krijohet prej energjisė sė pastėr. Nė tė vėrtetė, kjo ėshtė e vetmja mėnyrė nė tė cilėn ajo mund tė krijohet. Kur njėherė energjia bėhet materie, ajo mbetet materie pėr njė kohė jashtėzakonisht tė gjatė – pėrpos nėse konstruksionin e saj nuk e ērregullon ndonjė trajtė energjie e kundėrt apo jo e njėjtė. Ajo energji jo e njėjtė e cila ndikon nė materien, nė tė vėrtetė e copėzon materien duke liruar energji tė njomė prej sė cilės ka qenė e pėrbėrė.

Kjo ėshtė nė vija themelore teoria e cila fshihet prapa bombės suaj atomike. Einstein mė tepėr se cilido njeri para apo pas tij i ėshtė ofruar zbulimit, sqarimit dhe veprimit tė sekretit krijues tė gjithėsisė.

Tash, besoj, mund ta kuptosh mė mirė sesi njerėzit e mendimit tė njėjtė mund tė punojnė bashkėrisht pėr ta krijuar realitetin e dėshiruar. Thėnia se “Kurdo qė dy vetė apo mė tepėr bashkohen nė emrin Tim” kėshtu bėhet shumė mė e kuptueshme.

Natyrisht, kur shoqėri tė tėra mendojnė nė mėnyrėn e caktuar, shumė shpesh ndodhin gjėra tė habitshme, prej tė cilave tė gjitha nuk janė domosdoshmėrisht tė dėshirueshme. Pėr shembull, shoqėria e cila jeton nė frikė, shumė shpesh – nė tė vėrtetė pashmangshėm – e krijon atė sė cilės mė sė tepėrmi i frikohet.

Ngjashėm me kėtė, bashkėsitė e mėdha apo kongregacionet shpeshherė zbulojnė fuqi ēudibėrėse nė tė menduarit e kombinuar (disa kėtė e quajnė lutje tė pėrbashkėt).

Duhet tė sqarohet ajo se madje edhe individėt – po qe se mendimi i tyre (lutja, shpresa, dėshira, ėndrra, frika) ėshtė ēuditėrisht e fuqishme – munden nė vete dhe pėr veten tė prodhojnė rezultate tė tilla. Jezui kėtė rregullisht e ka bėrė. Ai e ka kuptuar si pėrdoren energjia dhe materia, si transformohen ato, si ndahen, si mund tė mbikėqyren. Shumė Mėsues kėtė e kanė ditur. Shumė kėtė edhe sot e dinė.

Ju kėtė mund ta dini. Pikėrisht tash.

Kjo ėshtė njohja e sė mirė dhe sė keqes nga e cila janė nisur Adami dhe Eva. Derisa ata kėtė nuk e kanė njohur, jeta nuk ka mundur tė jetė siē ju e njihni. Adami dhe Eva – emra mitikė tė cilėt ju ua keni lėnė pėr tė shėnuar Burrin e Parė dhe Gruan e Parė – kanė qenė Babai dhe Nėna e pėrvojės njerėzore.

Ajo qė ėshtė pėrshkruar si rėnia e Adamit, ka qenė nė tė vėrtetė ngritja e tij – ngjarja mė e madhe individuale nė historinė e njerėzimit. Sepse pa kėtė nuk do tė ekzistonte bota e relativitetit. Akti i Adamit dhe Evės nuk ka qenė mėkat burimor, por nė tė vėrtet urata e parė. Duhet qė sinqerisht t’iu falėnderoheni nga thellėsitė e shpirtit, sepse me atė se kanė qenė tė parėt qė kanė bėrė “zgjedhje tė gabuar”, Adami dhe Eva kanė krijuar mundėsinė pėr ēfarėdo zgjedhjeje.

Ju nė mitologjinė tuaj Evėn e keni bėrė anėn “e keqe” – grua tundonjėse e cila e ka kafshuar pemėn e njohjes tė sė mirės e tė sė keqes dhe e cila thjeshtėsisht e ka ftuar Adamin qė t’i bashkohet. Ky trillim mitologjik jua ka mundėsuar qė prej atėherė e kėndej, gruan ta karakterizoni si “shkatėrrim” tė mashkullit, gjė qė ka prodhuar lloje tė ndryshme realitetesh tė shtrembėruara – e le tė mos pėrmendim pikėpamjet e ēoroditura seksuale dhe ērregullimin (si mund tė ndjeheni aq mirė pėr diēka aq tė keqe?).

Nėse do t’i frikėsoheni asaj qė pėr ju paraqet turp tė madh, frika atė ka pėr ta tėrhequr kah ju sikurse magneti. Tė gjithė librat tuaj tė shenjtė – tė cilitdo besim fetar dhe tradite qė keni krijuar – pėrmbajnė vėrejtje tė qartė: mos u frikėsoni. A mendon vallė se kjo ėshtė rastėsisht?

Ligjet janė shumė tė thjeshta:

1. Mendimi ėshtė kreativ.

2. Frika e tėrheqė energjinė e njėjtė.

3. Dashuria ėshtė ēdo gjė qė ėshtė.

 

            Vazhdon...

 

 

  (2)      (3)      (4)     (5)