KAPITULLI 5
Ekzistencës nuk i pëlqen kopja karbonike
21 shkurt 1986 paradite
Pyetje nga “Ta-nea” – Greqi
Pyetja e parë
Si kishit dashtë t’i prezantoheni popullit grek?
Oh Zot! Nuk po mund të më njihni? Unë jam personi i njëjtë të
cilin e keni helmuar para njëzet e pesë shekujsh. Ju më keni harruar, por
unë nuk ju kam harruar. Dhe pikërisht për këto dy ditë, kam menduar se për
njëzet e pesë shekuj Greqia do të evoluoj në drejtim të një kualiteti më të
mirë, më shumë kah njerëzimi, më shumë kah e vërteta. Por po ndihem i
pikëlluar, sepse vetëm për dy ditë në gazetat greke kanë shkruar gënjeshtra
absolute për mua, pohimet e të cilave nuk bazohen në realitet, absurditete.
Për shembull, një gazetë ka shkruar se unë po fshihem këtu nga
qeveria amerikane, dhe se qeveria amerikane është në ndjekjen time të më zë
dhe të më kthej mbrapa në Amerikë, për të më dënuar për krime siç janë:
vrasjet, orgjitë seksuale, shpërndarjen e drogës – ju e keni cekë këtë, dhe
kjo është këtu. E vërtetë është se Amerika i frikësohet hyrjes sime në
Amerikë. Gjyqi i tyre ma ka dhënë vendimin për mos hyrje për pesë vjet. Unë
nuk mund të hy në Amerikë.
Prej nga, kësaj gazeta, ideja se unë po fshihem këtu…? E kjo na
qenka mënyrë për t’u fshehur? Me mijëra njerëz do të vijnë këtu. Çdo ditë,
prej mëngjesit deri në mbrëmje, mediat do të jenë këtu…e kjo na qenka mënyrë
e të fshehurit? Por ajo gazetë, dhe të tjerët, e kanë bindur një peshkop
këtu, i cili i ka thirrur banorët lokal të protestojnë kundër qëndrimit tim
këtu – dhe atë vetëm për dy ditë të kaluara këtu. Herën e fundit më kanë
lejuar tërë jetën time; vetëm në fund më kanë helmuar. Nuk mendoj se mund të
qëndroj më shumë se dy muaj këtu, edhe atë më së shumti.
Peshkopi sot ka shkruar dhe ka shpërndarë pamflete kundër meje.
Këtë të diele në mëngjes ai do të fletë kundër meje. Ai s’di asgjë për mua.
Dje ka qenë një marshim protestues. Thirrjet telefonike më kanë
ardhur ku thonë se do të hedhin gurë mbi tubimet e mia. Kjo më jep ndjenjën
se pikërisht jam në Greqi, por gjërat kanë ndryshuar në të keq.
Populli grek për njëzet e pesë shekuj ndoshta nuk ka mësuar, por
unë kam mësuar mjaft. Unë do t’i shmangem helmimit. Kjo është mënyrë në të
cilën kam dëshirë t’i prezantohem vendit tim.
Pyetja e dytë
Si dhe përse keni ardhur në Greqi?
Ky është vendi im, dhe kam dashtë ta shoh popullin tim. Kam
dashtë ta shoh se a është pjekur apo ende ka mbetur i retarduar. Dhe më vjen
keq që duhet thënë se kanë rënë edhe më thellë se që kanë qenë kur i kam
lënë. Atë ditë kur i kam lënë, Athina ka qenë në maje të inteligjencës,
elita më e lartë e botës. Tash është hiçësi. Kjo më s’ka vlerë në asnjë
hapësirë, në asnjë dimension.
Po ta kishin pasuar njerëzit Sokratin, po ta kishin pasuar
Platonin, Aristotelin, Heraklitin, Pitagorën, Epikurin, ata do të ishin sot
vetë kurora e botës. Por në vend se ta pasojnë Soktarin, ata i kanë pasuar
ata idiotë të cilët e kanë helmuar atë, ata janë akoma në duart e atyre
idiotëve të cilët shkaktojnë degradimin e tyre. Liderët religjioz,
politikanët janë në mënyrë konstante konspirative kundër çdo kombi.
Unë kam ardhur vetëm të shikoj. Unë nuk do të qëndroj këtu,
kështu që peshkopët dhe kardinalët nuk duhet të brengosen. Madje edhe nëse
ata dëshirojnë që unë të qëndroj këtu prapë nuk do të qëndroj. Mënyra se si
ata janë sjellë me mua herën e parë mjafton; nuk dua të përsëritet e njëjta.
Do të qëndroj këtu vetëm disa ditë, vetëm të njoftohem me ju, dhe t’ju jap
porosinë të cilën komplet e keni harruar, se ju e keni potencialin e
krijimit të Sokratit, Pitagorës, Heraklitit – dhe ju akoma nuk llogariten
askund në botë.
Këtu diku është gabimi kryesor të cilin po e bëni. Po i dëgjoni
njerëzit e gabuar. Ata po ju çojnë kah errësira më shumë se sa kah drita.

Pyetja e tretë
A besoni se në rast të qëndrimit tuaj në Greqi, apo në
Portugali, leja e qëndrimit do t’ju jepet për shkak se këto shtete do të
kenë dobi profitabile në mënyrë psikologjike, shpirtërore apo turistike?
Unë nuk di asgjë rreth turizmit dhe ekonomisë. Unë nuk jam
psikolog…sepse për mua psikologjia është pengesë në zhvillimin shpirtëror;
ajo është bërë surrogat.
Në Lindje kurrë s’ka pas diçka të ngjashme me psikologjinë.
Psikologjia është diçka e mendjes. Unë nuk jam psikolog, unë jam kundër
mendjes. I tërë mësimi im është të shkohet përtej mendjes, kështu që unë
mund ta them vetëm një gjë: nëse më lejohet të qëndroj në cilindo prej
këtyre shteteve, do të ketë vetëm ringjallje shpirtërore. Po të kishte qenë
vetëm turizëm, atëherë ata do të më kishin dashtë. Po të kishte qenë vetëm
psikologji, s’do të kishte pasur rrezik. Rreziku është se esenca e mësimit
tim është në transformimin e njeriut, dhe asnjë politikanë askund nuk ka
pasur trimëri të mjaftueshme ta lejojë këtë.
Ky njeri është plotësisht i gatshëm të robërohet dhe të
shfrytëzohet. Njeriu i transformuar nuk do të jetë.
Nuk ka kishë – krishtere, induse, islame, budiste – e cila do të
më lejoj të qëndroj në vendin e tyre, sepse nëse njerëzit e fillojnë
zhvillimin shpirtëror në vetën e tyre, ata s’do të kenë nevojë për asnjë
kishë, ata s’do të kenë nevoj për asnjë prift, ata s’do të kenë nevojë për
asnjë religjion. Person shpirtëror i cili nuk ka nevojë për asnjë religjion
në përgjithësi. Religjioni është surrogat i varfër, zëvendësim i
plastifikuar për shpirtëroren.
Kështu që nuk mendoj se asnjë prej këtyre vendeve do ta
konsideroj se shpirtërorja do të jetë bekim për ta. Ky do të ishte
revolucion, ky do të jetë bekim për njerëzit, por jo edhe për interesat
absolute. Dhe nëse më lejojnë diku të qëndroj, kjo do të jetë nga mosdija.
Ata nuk e dinë se çfarë do të thotë revolucioni shpirtëror.
Ata do të më lejojnë të qëndroj për t’i joshur miliona turistë;
ata do të më lejonin të qëndroj për t’ju ndihmuar njerëzve në stabilitetin
mendor. Por kjo është e mundur vetëm atëherë kur nuk e kuptojnë punën time.
Kushdo që do të më lejoj të qëndroj nëse është njeri i rrallë në politikë –
ai nuk është politikan por njeri në politikë – apo nga mosdija, duke mos
ditur se çfarë rreziku ai ka ftuar.
Sa më përket mua, unë dua të jem i qartë. Unë nuk dua ta
mashtroj askënd. Unë më me ëndje do të udhëtoj me aeroplanin tim rreth
botës, t’i takoj njerëzit e mi kudo që është e mundur, sepse nuk mund t’i
pranoj kushtet.
Mbreti i Nepalit ka qenë i gatshëm të më jep rezidencë dhe
komunë, por kushti i tij ka qenë të mos flas kundër hinduizmit. Nepali është
mbretëri hinduiste, e vetmja mbretëri hinduiste në botë.
Kam refuzuar. I kam thënë: “Kurrë nuk planifikoj se çfarë do të
flas dhe çfarë nuk do të flas. Nuk mund të premtoj. Dhe nëse shoh diçka keq,
atëherë nuk është me rëndësi se a është hinduizëm, krishtenizëm apo
myslimanizëm, unë do të flas kundër saj.”
Qeveria Indiane ka qenë e gatshme, por kushtet e saj kanë qenë
që unë mos t’i lejojë sanjasinët e huaj të vijnë në Indi të më
takojnë, dhe mos t’i lejoj asnjë gazete jashtë Indisë të kenë çfarëdo qoftë
kontakti me mua. Mandej iu thash: “Harroni të gjitha rreth kësaj. Nuk e dua
tokën e juaj, nuk dua kurrfarë komune. Unë mund të pranoj vetëm pa
kushtëzime, me dashuri, me kuptueshmëri të plotë të asaj që bëj dhe për atë
çfarë do të thotë për të ardhmen e njerëzimit.”
Shpresoj se disa shtete do të mund të bëhen nikoqire për mua.
Dhe se vendi do të ketë të ardhme shumë më të ndritur se çdo vend tjetër në
botë. Ai vend do të ketë njerëz inteligjent më shumë se çdo vend tjetër në
botë. Ai vend do të ketë shumë ma shumë njerëz meditativ, shumë ma shumë të
qetë, shumë ma shumë të dashur, shumë ma shumë të lirë se sa të gjithë të
burgosurit në të shkuarën, dhe shumë më shumë të gatshëm për të gjitha
risitë e teknologjisë, dhe për shkencat e reja të cilat mund të ndryshojnë
gjithçka në botë dhe ta bëjnë atë parajsë.
Unë kurrsesi nuk ligjëroj për parajsën pas vdekjes.
Unë ligjëroj për parajsën para vdekjes.
Pas vdekjes është vetëm për hipokritët, gënjeshtarët. Ata të
cilët dëshirojnë t’ju gënjejnë dhe t’ju mashtrojnë, ata flasin për parajsën
pas vdekjes. I tërë theksimi im është këtu dhe tani.
Pyetja e katërt
Çfarë është raporti juaj me zorba, si sajim i kazanzakis,
dhe çfarë ka zorba të përbashkët me juve? E di se ai s’ka pasur kurrfarë
pasurie…[T[t[ tani. [[igj[[mua[t[d[[d n[imit
t[--------------------------------------------
----
Zorba paraqet për mua, çdo mashkull, çdo femër është gjendje
natyrale. Kjo paraqet për mua humanoidin e përkryer animal, që kënaqet në
çdo çast në gjëra të vogla, që nuk brengoset për asnjë zhvillim shpirtëror.
E tërë filozofia e tij është të ha, të pi dhe të jetë i lumtur.
Unë e dua atë, sepse ky është themeli prej të cilit Budat mund
të krijohen. Për njëzet e nëntë vjet të jetës së tij, Buda s’ka qenë asgjë
tjetër, veçse Zorba.
Do t’ju nevojitet pak shpjegim. Kur ka lindur Gautam Buda,
astrologët kanë thënë se as ai nuk do të bëhet mbret i tërë botës, apo ai do
ta braktisë botën dhe të bëhet më i madhi i ndritur ndonjëherë. Ka qenë i
vetmi djalë i babës; babai ka qenë mbret. Ai ka qenë plak, dhe ka qenë i
brengosur. I ka thënë astrologëve: “Më ndihmoni. Më këshilloni se si ta
ndaloj atë të mos largohet nga bota. Unë dua ta shoh djalin tim si mbretin
më të madh të botës.”
Ata ia kanë sugjeruar disa gjëra. Ata kanë sugjeruar: “Të
ndërtojë tre pallate për të, për stinë të ndryshme, në tre vende të bukura
pitoreske. Me vajzat më të bukura të mbretërisë që do ta shoqërojnë. Të mos
lejohet asnjë plak, apo plakë të shihet nga ai. Të mos lihet asnjë gjethe e
rënë apo e vyshkur në kopshtin e tij. Gjatë natës duhet gjithçka të
pastrohen që ai mos ta mësoj se një ditë edhe ai do të plaket, se një ditë
edhe ai do të vdes…dhe të jetë i rrethuar me të gjitha të mirat, me të
gjitha vajzat e bukura, valltar e muzikant. Le të jetojë në luksin total. Ai
kurrë s’do të mendojë për braktisjen e botës."
Por këshilla e tyre ka dështuar. Për njëzet e nëntë vjet ai ka
jetuar në atë gjendje, por astrologët nuk kanë mundur ta kuptojnë
psikologjinë e njeriut…
Nëse njeriut i jepen të gjitha të mirat e mundshme, në mënyrë
konstante, pa kurrfarë përpjekje nga ana e tij, atij i bëhet kjo e
mërzitshme. Ato vajza të bukura për të më s’kanë qenë të bukura; ai ato i ka
pasur të gatshme. Muzika, vallëzimi të gjitha që kanë ngjarë – si vorbull –
njëzet e katër orë në ditë – ai shumë shpejtë është ngopur me këtë.
Në moshën njëzet e nëntë vjeçe ai është ftuar ta hapë festivalin
e të rinjve të tërë mbretërisë, ta inaugurojë atë. Rrugët kanë qenë të
pastruara, pleqve iu është thënë të mos dalin jashtë; por të menaxhohet
pallati mbretëror ka qenë diçka tjetër, e krejt diçka tjetër ka qenë të
menaxhohet i tërë qyteti. Dikush kishte vdekur. Një plak kishte qenë i
shurdhër, dhe ai nuk e kishte dëgjuar lajmërimin, ia kishte pre rrugën
karrocës së Budës – dhe Buda ishte tmerruar.
E kishte pyetur karrocierin: “Çfarë i ka ngjarë këtij njeriu?”
Karrocieri, i cili e kishte dashur Gautam Buda nga fëmijëria e
hershme si djalin e vet, nuk ka mundur t’ia thotë të pavërtetën. Ai I kishte
thënë: “Më vjen keq që duhet të ta them, por babai yt të ka ndaluar ta
njohësh realitetin. Kjo i ngjanë të gjithëve. Mosha e vjetër është e
detyrueshme të vij.”
Buda e pyet: “Edhe tek unë gjithashtu?”
Karrocieri i përgjigjet: “Askush nuk është i përjashtuar.”
Pas pak ka kaluar kufoma e një plaku, ai ka pyetur: “Çfarë ka
ndodhë tash? Përse po e bartin njeriun i cili po duket se po flenë në lese?”
Karrocieri i përgjigjet: “Ai nuk po flenë; ai ka vdekur. Kjo
ndodhë pas moshës së pleqërisë, kjo është shkalla pasuese.”
Kur Buda e ka parë sanjasin me rroba të kuqe, ka pyetur:
“Çfarë është ky njeri, dhe përse i ka të veshura rrobat e kuqe?
Karrocieri i përgjigjet: “Ky njeri ka hequr dore nga bota dhe
është bërë gjurmues i të vërtetës. Ai dëshiron ta di se kush është dhe
dëshiron ta di se jeta e tij a është e amshueshme apo vetëm fenomen kohor. A
do ta mbijetojë vdekjen e trupit apo jo? Nëse nuk do të mbijetojë pas
vdekjes, atëherë gjithçka është e pakuptimtë. Atëherë ai nuk ka shpirt,
atëherë është vetëm materie.”
Buda i kishte thënë karrocierit: “Ktheje karrocën në shtëpi. Nuk
po shkoj në inaugurim; dikush tjetër mund ta bëj këtë sepse unë jam në
shqetësim të madh shpirtëror. Plaku, i vdekuri, sanjasini…”
Po atë natë ai është larguar nga pallati i tij. Është mërzitur
prej të gjitha atyre lukseve, është mërzitur prej të gjitha atyre bukurive,
dhe për të parën herë ai e ka parë se çfarë do të bëhet më vonë: mosha e
pleqërisë, sëmundja, vdekja. Dhe para se të vij vdekja, e vërteta duhet të
gjendet.
Gautam Buda ka qenë Zorba deri në moshën njëzet e nëntë vjeçare.
Gjashtë vjet meditimi të thellë e transformon njeriun. Ai është bërë i
ndritur.
Kështu, kur unë e quaj njeriun e ri Zorba Buda, unë kam arsye ta
quaj kështu. Çdo njeri është i lindur si Zorba. Religjioni juaj nuk ju lejon
të jetoni si Zorba, kështu që ju nuk do të mërziteni prej tij. Ata nuk ju
lejojnë të jetoni totalisht që ta përfundoni me të. Religjionet e juaja ju
ndalojnë të bëheni Buda. Fjala “Buda” do të thotë njeri i ndritur, njeri i
zgjuar.
Religjionet e juaja ju mbajnë në gjumë. Ato pikërisht
funksionojnë si opium.
Përpjekja ime është që për të parën herë t’ju bëj Zorbas total,
plotësisht Zorbas, intensivisht Zorbas, kështu që ju mund ta kapërceni Zorba
dhe të hyni në fazën tjetër të vetëdijes suaj – zgjuarsi.
Zorba është themel i tempullit.
Buda është tempulli vetë.
Por këtu është një pengesë e madhe për rritje për çdo qenie
njerëzore: e para, ju është thënë se Zorba ka qenë kundër Budës; kjo nuk
është e vërtetë. Zorba është përvojë e cila ju qon drejtë Budarisë, drejtë
zgjuarsisë. Kjo është arsyeja përse e dua Zorba-n. Ky me të vërtetë është
njeri u bukur.
Por mos u ndalni tek Zorba…ai është vetëm themel. Nëse vetëm i
ndërtoni themelet dhe nuk e vazhdoni ta ndërtoni tempullin, kjo është e
pakuptimtë.
Ka shumë njerëz të cilët jetojnë në themele, duke menduar se ai
është vend i shenjtë. Por ka edhe miliona njerëz të cilët kanë menduar se
mund të ndërtojnë tempull pa themele. Ata janë budallenj.
Te dytë janë gabim. Zorba dhe Buda mund të ekzistojnë vetëm së
bashku. E Zorba ka prioritet. Ai vjen i pari, ai është themel natyral. E
Buda është zhvillim përfundimtar, maja përfundimtare e arritjes së njeriut,
vetëdijes njerëzore.
Për njeriun e ri kam dhënë emrin Zorba Buda. Unë nuk dua
skizofreni, me ndarje në mes materies dhe shpirtit, në mes të rëndomtës dhe
të shenjtës, në mes të kësaj bote dhe asaj bote. Unë nuk dua asnjë ndarje
sepse çdo ndarje është ndarje brenda jush. Personaliteti, njerëzimi i ndarë
kundër vetvetes, do të çmendet të marrëzohet. Dhe ne jetojmë në botën e
çmendur dhe të marrë. Ajo mund të jetë normale vetëm nëse ndarja kapërcehet.
Zorba duhet të bëhet Buda, dhe Buda do ta kuptojë dhe respektojë
themelin vetjak. Rrënjët mund të jenë të shëmtuara, por pa këto rrënjë atje
s’mund të ketë asnjë lule. Lulet mund të jenë të bukura, aromatike, por të
gjitha lëngjet dhe aromat e tyre vijnë nga rrënjët. Ju nuk mund ta preni
pemën në dysh dhe të thoni se rrënjët janë të shëmtuara; ju do ta
shkatërroni pemën. Ju do ta shkatërroni njeriun nëse e preni në dysh, në të
ulët dhe në të lartë, në materiale dhe shpirtërore.
E gjithë përpjekja ime është t’ju mësoj se kuptueshmëria është
gjë e thjeshtë, se rrënjët mund të jenë të shëmtuara, por ato janë vetë jeta
për lulet më të bukura. Lëngjet që arrijnë tek lulet vijnë nga vetë rrënjët.
Pa Zorba, Buda është shenjtor i vdekur, vetëm kufomë pa shpirt. Pa Budën,
Zorba është vetëm shtazë, akoma nuk ka evoluar në njeri.
Vizioni im për të ardhmen e njeriut është që mos të jetë i
ndarë, dhe ne do të jemi të gatshëm ta bëjmë këtë botë dhe atë botë një,
trupin dhe shpirtin një, Zorba dhe Buda një.
Vazhdon...
(2)
(3)
(4)
(5)
(6)
|