Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Meditime 2 - Ndriēimi i mendjes (13)

Shkruan: Abdirahim IDRIZI

       NDRIĒIMI I MENDJES (13)

        Besimi nuk ėshtė vetėm fakt, por edhe akt. Pėr tė qenė besimi efektiv, ju duhet tė veproni, sepse besimi pa veprim ėshtė i vdekur. Bashkoni besimin dhe veprimin dhe do tė arrini suksesin tė cilin keni mundur vetėm ta ėndėrroni.

 

 

 

            Nėse doni tė merrni mė shumė nga jeta e pėrvoja

 

            Bėhuni pozitiv dhe meditoni, mos harroni se mendimtar pozitiv ėshtė ai qė:

            ‑ i sheh gjėrat e padukshme

            ‑ e ndien tė paprekshmen

            ‑ arrin tė pamundshmen.

            Njerėzit me njė qėndrim pozitiv sėmuren mė pak, po edhe kur sėmuren, ata shėrohen mė shpejt.

            Nėse doni tė merrni mė shumė nga jeta, atėherė ju duhet tė jepni mė shumė pėr tė.

            Sa mė shumė qė tė japėsh, aq mė shumė do tė marrėsh.

            Nėse ėndrrat janė fara e suksesit, atėherė cili ėshtė sekreti i suksesit?

            Pėrgjigjja ėshtė: durimi dhe kėmbėngulja.

            Ne duhet tė kemi besim nė veten tonė dhe tė zotohemi pėr tė qenė tė durueshėm, kėmbėngulės e qė tė mos dorėzohemi kurrė.

            Nėse dėshironi diēka nė jetė, duhet tė jeni tė gatshėm ta kėrkoni.

            Kėrkoni dhe do ta merrni.

            Kėrkoni dhe do ta gjeni.

            Nėse dėshironi tė merrni, atėherė edhe duhet ta kėrkoni.

            Dhe mos harroni se tė gjitha gjėrat janė tė mundshme vetėm nėse mund tė besoni dhe kėrkoni.

            Kėrkoni dhe do t'ju japin.

            Kėrkoni dhe do tė gjeni.

            Sepse ēdonjėri qė kėrkon, edhe do tė marrė.

            Ashtu siē e besoni, edhe do tė bėhet.

            Dhe nė fund trokisni dhe dera do t'ju hapet. Nėse trokisni, do tė thotė se jeni i gatshėm tė ngulni kėmbė e tė duroni.

 

            Bashkoni besimin dhe veprimin

 

            Besimi nuk ėshtė vetėm fakt, por edhe akt.

            Pėr tė qenė besimi efektiv, ju duhet tė veproni, sepse besimi pa veprim ėshtė i vdekur.

            Bashkoni besimin dhe veprimin dhe do tė arrini suksesin tė cilin keni mundur vetėm ta ėndėrroni.

            Dashuria jote ėshtė orientuar me mendje, ajo ėshtė:

            ‑ biologji

            ‑ fiziologji

            ‑ kėnaqėsi.

            Por nuk ėshtė pėrjetėsi.

            Sė pari hyni nė meditim, sepse dashuria ka lindur nga meditimi.

            Ajo ėshtė aromė e meditimit.

            Se ai qė ka mundėsi tė meditojė, ai ėshtė si njė trėndafil qė lėshon aromė. Aromėn e tij e thithin edhe ata qė ulen afėr tij. Por, tė rrallė janė ata qė dinė tė meditojnė.

            Meditojnė ata tė cilėt mollėn e kapin para se ajo tė bjerė nė tokė.

            Sepse, nėse molla bie prej degės, ajo nuk qėndron, prishet.

            Nėse e kėput para kohe, ėshtė e papjekur.

            Qė do tė thotė, para se tė bjerė, duhet ta presim qė tė piqet e ta kapim.

            Kėshtu, ai qė mediton ka mundėsi ta shfrytėzojė rastin e duhur nė kohė tė duhur.

 

            Pėr evropianėt e rėndėsishme ėshtė ora

 

            Libri i shenjtė, Kur'ani, i jep rėndėsi tė madhe kohės.

            Pėr amerikanėt koha gjithashtu ėshtė e rėndėsishme.

            Hulumtimet dhe zbulimet nė Amerikė zgjasin tre vjet.

            Hulumtimet dhe zbulimet nė Evropė zgjasin shtatė vjet.

            Kėshtu, amerikanėt janė katėr vjet pėrpara evropianėve.

            Evropa e kontrollon punėn dhe i pėrmbahet marrėveshjes pėr pagėn.

            Amerikanėt e kontrollojnė punėn, por stimulimi i punėtorit pėr punėn e suksesshme e tejkalon pagėn.

            Kėshtu, punėtori nė Amerikė vetė e kontrollon punėn dhe suksesin shkaku i fitimit, interesit personal.

 

            Kur e pėrjetoni qetėsinė

 

            Kur jemi objekt marrėdhėniesh, gjithnjė jemi nėn ndikimin e objekteve jashtė Unit tonė tė vėrtetė, qė pėrfshin situata, rrethana.

            Kur jemi objekt marrėdhėniesh, gjithmonė kėrkojmė miratimin e njerėzve tė nxitur nga nevoja:.

            ‑ pėr miratim

            ‑ pėr kontroll

            ‑ pėr ndikim tė jashtėm.

            Kėto nevoja janė pasojė e frikės sonė.

            Kur arrijmė ta realizojmė Unin tonė tė vėrtetė, atėherė do ta shporrim nga vetja frikėn.

            Nuk ka nevojė as pėr kontrollim e as tė bėjmė luftė pėr miratim, pushtet tė jashtėm.

            Atėherė jemi:

            - imunė ndaj kritikės

            - tė guximshėm para sfidave

            - tė pavarur

            - modestė

            - mbi askėnd nuk ndihemi tė plotfuqishėm.

 

 

            Dialogu juaj i brendshėm

 

            Nėse dėshironi tė kėnaqeni, nėse dėshironi ta pėrdorni krijimtarinė qė ndodhet nė vetėdijen e pastėr, atėherė duhet t'i qasemi asaj.

            Njė nga mėnyrat e qasjes kėsaj sfere ėshtė praktika ditore e mendimit, e meditimit dhe e mosgjykimit.

            Nėse kurrnjėherė nuk i ofroni vetes mundėsi ta pėrjetoni qetėsinė, ju keni pėr tė krijuar turbulencėn e dialogut tuaj tė brendshėm.

            Apo thjesht merruni vesh me vetveten qė ēdo ditė, nė njė kohė tė caktuar, ta ruani qetėsinė e brendshme.

            Nė fillim dialogu juaj i brendshėm ju trazon, ju ndieni nevojė tė fuqishme qė tė thoni diēka.

            Uni i vėrtetė, fryma e shenjtė, vėrtet ėshtė kontroll mbi veten dhe pikė.

            Kur tė pushojė dialogu i brendshėm, ju do tė filloni ta pėrjetoni qetėsinė e sferės sė pastėr.

            Mėnyra tjetėr pėr tė arritur qetėsinė ėshtė meditimi i pėrditshėm.

            Me anė tė meditimit keni pėr tė mėsuar qė ta pėrjetoni sferėn e qetėsisė sė pastėr dhe tė vetėdijes sė pastėr.

            Nė sferėn e qetėsisė dhe tė vetėdijes sė pastėr ndodhet sfera e forcės sė pakufishme.

            Qetėsia ėshtė kushti i parė pėr realizimin e dėshirave, pasi vetėm nė qetėsi ju arrini sferėn e potencialit tė pastėr, e cila mund tė harmonizojė hollėsi tė pakufishme.

            Uni juaj i vėrtetė do tė sjellė shėrimin e vėrtetė.

            E kur ta keni arritur njohjen e Unit tuaj tė vėrtetė e ta kuptoni natyrėn tuaj tė vėrtetė, kurrė mė nuk do ta ndieni veten fajtor pėr asgjė, meqė do ta kuptoni se esenca e tėrė begatisė materiale ėshtė energjia jetėsore.

            Esencė ėshtė potenciali i pastėr, ėshtė natyra juaj e lindur.

            Sa mė afėr natyrės tė vėrtetė, aq mė shumė mendime tė shėndosha dhe forcė krijuese.

            Pasi sfera e potencialit tė pastėr ėshtė po ashtu edhe sferė e krijimtarisė sė pafund dhe e dijes sė pastėr.

 

            Siguria e mbėshtetur nė paranė

 

            Uni i vėrtetė ėshtė burim i pasurisė dhe i begatisė.

            Ai ėshtė vetėdije qė di si t'i pėrmbushė tė gjitha nevojat e veta.

            Tė gjitha tė tjerat janė simbole, si automobilat, shtėpitė, rrobat, aeroplanėt, ari, ēifligu etj.

            Simbolet janė kalimtare, vijnė dhe shkojnė.

            Tė vraposh pas simboleve, do tė thotė t'i shkaktosh vetvetes tendosje, brenga, e kjo ka pėr pasojė zbrazėtinė e brendshme.

            Vetėdija e vėrtetė, uni i vėrtetė, ėshtė pasuri e madhe, ėshtė aftėsi pėr tė arritur ēdo gjė qė dėshironi.

            Ata qė e kėrkojnė sigurinė nė para dhe vrapojnė pas saj, ata kurrė nuk e arrijnė atė.

            Siguria e mbėshtetur nė paranė, gjithmonė ėshtė mashtruese dhe e tejdukshme, ajo krijon vetėm pasiguri.

            Gjėrat qė nuk shumėzohen, nuk kanė vlerė.

            Secila marrėdhėnie ėshtė dhėnie dhe marrje.

            Nė tė vėrtetė, dhėnia ėshtė edhe marrje. Sa mė shumė tė jepni,  mė shumė keni pėr tė marrė.

            Pra, ēdo gjė qė ka njėfarė vlere duhet tė shumėzohet.

            Nėse nuk shumėzohet, nuk ėshtė e denjė as tė marrim, as tė japim.

            Nėse nė aktin e dhėnies ndieni se diēka keni humbur, atėherė ajo nuk ėshtė dhuratė, sepse ajo nuk ka pėr t'u shumėzuar.

            Nėse jepni pa gėzim, ajo nuk pėrmban energji.

            Qėllim gjithmonė duhet tė jetė krijimi i kėnaqėsisė pėr atė qė dhuron dhe pėr atė qė pranon.

            Ndėrkaq, meqė lumturia e pėrmban dhe e pėrkrah jetėn, kėshtu krijohet edhe leverdia.

            Prandaj, akti i dhėnies duhet tė jetė i gėzueshėm.

            Nė kėtė mėnyrė, energjia e liruar nė aktin e dhėnies rritet shumėfish.

            Nė tė vėrtetė, kjo ėshtė shumė e thjeshtė:

            ‑ nėse doni gėzim, gėzoni tė tjerėt

            ‑ nėse doni dashuri, mėsohuni tė jepni shembull pėr dashuri

            ‑ nėse doni tė mira materiale, ndihmoni tė tjerėt tė bėhen tė pasur.

            Nėse nė jetėn tuaj dėshironi tė jeni tė bekuar me tė mirėn, mėsohuni qė me tė mirėn qetėsisht ta bekoni dhe ta ndihmoni secilin njeri.

            Kėshtu, edhe unė jam munduar dhe i kam mėsuar fėmijėt e mi qė sa herė qė t'i vizitojnė tė afėrmit, t'u dhurojnė atyre nga diēka.

            Vendosni tė jepni kudo qė tė keni shkuar, cilindo qė do ta keni takuar.

            Derisa jepni, keni pėrfituar shumė.

            Kjo mund tė jetė, qoftė edhe vetėm:

            ‑ kompliment

            ‑ lule

            ‑ lutje

            ‑ dhuratė

            ‑ pėrkujdesje

            ‑ falėnderim.

            Ne kemi trashėguar njė begati, sferėn e potencialit tė pastėr ‑ vetėdijen e cila di si ta pėrmbushė secilėn nevojė tonėn, duke pėrfshirė:

            ‑ gėzimin

            ‑ dashurinė

            ‑ harenė

            ‑ qetėsinė

            ‑ harmoninė

            ‑ diturinė.

            Unė kam vendosur qė sot kudo qė tė shkoj, cilindo qė ta takoj, t'i jap njė dhuratė.

            Dhurata mund tė jetė kompliment, lule a lutje.

            Sot me falėnderim kam pėr t'i pranuar tė gjitha dhuratat e natyrės:

            ‑ shkėlqimin diellor

            ‑ kėngėn e zogjve

            ‑ shiun pranveror

            ‑ borėn e parė

            ‑ erėn e barit kur kositet.

            Sa herė qė tė takoj dikė, kam pėr t'ia dėshiruar qetėsisht lumturinė, gėzimin, harenė.

 

            Lumturia, konfirmim i lirisė njerėzore

 

            Lumturia ėshtė konfirmim i pėrjetshėm i lirisė njerėzore.

            Mendimet tona, fjalėt dhe veprat tona janė fije tė rrjetės qė ne vetė i kemi thurur rreth vetes.

            Natyrisht, nėse duam ta krijojmė lumturinė nė jetėn tonė, duhet tė mėsohemi edhe ta kultivojmė farėn e lumturisė.

            Ju pėlqeu apo jo, krejt ēfarė ndodh nė kėtė moment ėshtė rezultat i rrugės qė ia keni zgjedhur vetvetes nė tė kaluarėn.

            Fatkeqėsisht, shumica prej nesh marrim vendime tė gabuara dhe pėr kėtė nuk jemi tė vetėdijshėm, prandaj pėr to edhe nuk mendojmė si pėr diēka qė kemi zgjedhur.

            Po qe se do t'ju ofendoja, sigurisht, ju do tė kishit zgjedhur tė mė provokonit.

            Po qe se do t'ju kisha lavdėruar, zgjedhja juaj do tė ishte tė jeni tė kėnaqur.

            Ēfarė mund tė mėsoj prej kėtij pėrjetimi‑pėrvojės sime jetėsore?

            Pėrse kjo po ndodh dhe ē'porosi gjithėsia‑perėndia‑Zoti po mė dėrgon?

            Nė ē'mėnyrė do tė mund ta pėrdorja kėtė pėrvojė pėr tė mirėn e njerėzve tė tjerė?

 

            Vazhdon...

 

(1)    (2)    (3)    (4)    (5)    (6)    (7)    (8)    (9)    (10)    (11)    (12)           (14)   (15)